Në fillim po përcaktoj se si do ta përdor fjalën “lajm” në këtë post. Lajmi është një ngjarje që në vetvete përcjell diçka të re, për të cilën nuk ishe i sigurt se do të ndodhte deri në momentin që e dëgjove. Për shembull, të thuash në vitin 2013 se toka rrotullohet rreth diellit, nuk përbën lajm pasi është diçka e ditur. Lajmi është më i madh dhe më i fuqishëm atëherë kur ngjarja është e jashtëzakonshme dhe e papritur.
"Para pak ditësh Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat të Bashkimit Europian".
"Shqipëria festoi ndërrimin e viteve".
Këto dy lajme kanë të përbashkët më shumë nga sa duket. Në radhë të parë asnjëri prej tyre nuk përbën lajm, por janë thjesht ngjarje. Kishte ndonjëri shpresa se do na e jepnin këtë vit? Po vitin e ardhshëm? Kush pretendonte me të vërtetë statusin këtë vit ose nuk jeton në Shqipëri ose nuk ka parë "jashtét" me sy. Ka dhe disa që kanë mbetur pa fjalë sepse Shqipëria ndodhet në kontinentin europian, atëherë pse nuk pranohet në BE? Por Skifteri nuk ka pasur asnjëherë konsideratë për këta dhe u është drejtuar gjithmonë në mënyrën e vetë.
![]() |
BE shpjegon qartë ku kemi gabuar... |
Ta sqarojmë menjëherë arsyen pse s'na e dhanë statusin sepse as shkaku nuk përbën lajm. Nuk na e dhanë sepse nuk jemi gati dhe as nuk u përgatitëm që t'i plotësonim detyrat elementare që na caktuan. Ne u paraqitëm në ekzaminim si studenti që shkon në provim pa mësuar, aq sa vlerësuesit e BE-së as që e kishin të vështirë të shkruanin raportin, modifikuan pak atë të herës së kaluar.
Arsyeja e vërtetë pse nuk mësuam për provim do përbënte një lajm vetëm për faktin se do pranohej publikisht por jo se nuk dihet. Ateherë le të zgjedhim një arsye tjetër më të butë: "kishim mamin sëmurë, s'na ranë pyetjet që kishim mësuar, s'na lanë të kopjonim".
Fjala kyçe që bashkon këto dy ngjarje është pra periodiciteti. Nëse Shqipëria çdo 365/366 ditë feston Vitin e Ri, me një frekuencë të përafërt pret dhe refuzimin e vendit kandidat.
Atëherë kush do përbënte një lajm të vërtetë dhe të fuqishëm? Lajm do të përbënte një parashikim real i vitit në të cilit Shqipëria do hyjë në BE. Për këtë le të reflektojmë mbi pyetjen: a duan shqiptarët të hyjnë në BE (u intereson)? Sigurisht, nuk bëhet fjalë për popullin shqiptar për të cilin fjala europian tingëllon trendy. Bëhet fjalë për të urtët e vendit. Do të ishte tragjike sikur për dikë të dyja ngjarjet e mësipërme të ishin festa.
Skifteri që është gjithmonë i ndjeshëm ndaj çështjeve të rëndësishme, përpiqet që të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve drejt integrimit europian. Këtë ai e realizon duke iu drejtuar pjesës më të madhe që janë bastexhinjtë. Edhe sa festa ndërrim viti do festojë Shqipëria para se të hyjë në BE? Koefiçientët janë si më poshtë:
1-5 ---> 20
6-10 ---> 3.4
11-15 ---> 1.7
më shumë se 15 ---> 6.7
Gjeniu i vogël: Flamuri evropian ka 12 yje sepse kur është caktuar BE ka pasur 12 shtete.
Me kete statusin na lodhen, jo vetem keta tanet, por edhe keta te BE, te cilet mua sme duken shume transparente. Te raporti i fundit vertet nuk merrej vesh ku calonte puna, vetem llafe te vageta, jo skeni arritur sic duhet kete, po as kete...
ReplyDeleteNe fakt kesaj radhe u kalua thuajse ne heshtje nqs e mbani mend, nuk i leverdiste njeriu ta hapte si teme...
ReplyDeleteNuk ishte lajm, por u perdor si lajm qe keta te gjenin pretekst per te akuzuar njeri-tjetrin.
ReplyDeleteNjera pale duhet te justifikohej duke fajesuar tjetren, tjetra akuzonte ne kuader te zgjedhjeve.
si mund te flasim per te dyja palet? pozita kur ka nevoje per ligje qe intereson i miraton pa pasur nevoje per opoziten. tani pse pret opoziten te hyj ne BE? pse s'e ben vetem?
DeleteSepse ligjet e rendesishme me te cilet mund te besh reforma nuk miratohen me shumice te thjeshte, por me 3/5 psh, kshu qe ka nevoje per opoziten?
DeleteU kuptuam tani I Love Edi Rama? :)
norma qe duhen 3/5 se jeni mesuar qe te beni si te doni. nje ligj qe deshi me shume vota ngecet. kjo eshte qeverisje?
DeletePer sa kohe e majta nuk shkon ne parlament i jep nje justifikim te djathtes per gjithcka. Nuk e beme se s'erdhen keta ne parlament, statusin s'e morem se keta s'paraqiten, reforma s'bejme dot se keta s'duan...you're playing into the hands of Sali.
Deletete them te drejten s`e kuptoj gjithe kete deshire per nje cope status...duhen edhe 20 vjet pas statusit te hysh ne BE.
ReplyDeleteMe ardhjen e statusit vijne shume fonde dhe BE te monitoron me nga afer, te gjitha ketone leverdi te shqiptareve...
ReplyDeleteduke pare kete te dyten, mbase politikaneve shqiptare nuk u intereson proprio te marrin statusin kandidat :)
Kot s'te kane marre ne bruksel ty :)
DeleteKu e di ti qe jo? :)
Deletehahaha Po ajo femra qe te kishte thyer zemren? mos ishte kryetarja e parlamentit europian? :)
DeleteEla, sa per dijeni, ajo femer nuk me ka thyer zemren, jam akoma me te.
DeleteDiskutimi rreth saj ishte thjesht per te perforcuar nje argument timin ate dite, jo se isha me lot ne sy.
S`guxon njeriu te thote dicka nga vetja :)
Ela, iku shansi yt per t'i dhene nr e tel Farellit, qenka i zene :)
DeleteS'kam ngelur te gjej te dashur ne blog :)
DeleteNqs perben lajm Ciljeta shtatzane cdo gje mund te jete lajm.
ReplyDeletePastaj Skifter, televizionet marrin urdhera per cfare duhet te trasmetojne, nuk vendosin gazetaret.
Pastaj prape, audienca i ka pretendimet shume te uleta, pranon ca ti japesh, si zog qe pret ushqimin cdo dite :)
Farell qeke refugjat italie ti qe fliske kshu hahahah
ReplyDeleteKeto fotot e skifterit duan nje egjiptolog ti deshifrosh :)
ReplyDeleteLajmet e dates 2 janar:
ReplyDeleteKronika I: Tirana i rikthehet normalitetit
Kronika II: Shkodra i rikthehet normalitetit
Korinka III: Durresi i rikthehet normalitetit, por shume plehera perreth. (Mos eshte me PS Bashkia Durres, di gje njeri?)
Kronika IV: Elbasani i rikthehet normalitetit
Perfunduam keshtu lajmet e pasdites. Shikim te kendshem te programeve ne vijim.
A me Gogla, ti paske humbur lajmin qe eshte ne cdo televizion cdo 1 janar prej 20 vjetesh...
DeleteSali Berisha ne Maternitet duke takuar femijen e pare te 2013
Pastaj Nishani
Pastaj Edi Rama
Dikur Nano, Meta, Majko, Fino, Mejdani
Te gjithe kane qene te ky lajm :)
Po, bashkine Durres e ka PS, good observation :)
ReplyDeletehaha meverte? bukur bukur. me duket eshte e qarte gjithashtu qe lajmet i kam pare te klani :)
DeletePer nje njeri qe ka pare lajmet te Klani me habit konkluzioni yt per Bashkine Durres, normalisht duhet te fajesoje edhe ti bashkine dhe kaq :)
Deleteedhe kur ra faja prej fikut ka bo buje :))))))
ReplyDeleteKu iku komenti im se marr vesh
ReplyDeletenejse po thoja o Farell o refugjat shife se gogla flet per daten 2 janar ti per njishin ske faj tu punu kamarier anej e ke humb fare hahahahah
sa i fiksum per nji koment dilni ne privat me farelin po ashtu :))))
DeletePlumbi u bere xheloz ti hahahah
Deletejo jo vazhdoni vetem mos beni zhurm :)))))
DeleteUne po e ve nje 10 mije leksh per 6.7 :)
ReplyDeleteUne kisha degjuar se Shqiperia refuzoi BE-ne dhe jo anasjelltas :)
ReplyDeletehahahaha this comment made my day
Deletehahaha...po pra ne splasem per BE :p
DeleteAtehere, urime per temen. Une mendoj se te ne mungon informacioni per kete teme. Te them te drejten, une nuk i di arsyet zyrtare, megjithese mund ta marr me mend pse na refuzuan. Edhe mediat kane faj ne kete drejtim. Une nuk di cfare progresi eshte bere nga 2001 deri me sot ne kete drejtim. Psh te themi kishim 1000 probleme per te zgjidhur sot kemi vetem 500.
ReplyDeleteErdhi kjo qe fillon me ATEHERE ca trashjeee hahahah
DeleteEdhe dy komente te fundit se do e mbylli skifteri hahaha
ReplyDeleteSot qe flasim jashte procesit te zgjerimit (konkretisht pa status kandidat) jane Shqiperia, Bosnja dhe Kosova. Shqiperia me nje histori shtetformuese 100 vjecare mesa duket ende nuk ka mesuar qe disa pune nuk behen me duar e me kembe e as ne finish. Per me teper me duket sikur mungon vullneti politik. Thjesht sduan, u leverdis me fuqishem nje armate e madhe injorantesh me diploma kristali, ufoje, apo ku ta di une. Dhe natyrisht, tashme, ne te gjitha nivelet, barchelor, master dhe natyrisht phd..
ReplyDeletePres me kuriozitet skifterin, ne ndonje koment/shkrim ne lidhje me keto phd e kristalit, ufos apo vitrines. :)