December 27, 2012

[Survivor] Rëndësi ka mendimi

- Zemër, sa të bukura këto çorapet!
- Po... Në fakt doja të të blija... po ti e di që kohët e fundit...
- E di shpirt, rëndësi ka mendimi.

Është periudhë festash, ku dhurata bëhet një nga personazhet kryesorë. Personazhet e tjerë janë ushqimi, zgjedhja e pub-it dhe ata që na duan dhe i duam. Ka njerëz që kanë shumë qejf të bëjnë dhurata, duke filluar që nga zgjedhja e tyre e deri te paketimi. Në ekstremin tjetër ka njerëz që urrejnë të bëjnë dhurata.

Arsyet janë nga më të ndryshmet: përtesa, kopracia, vështirësia e zgjedhjes, ose thjesht destinacioni nuk e meriton dhuratën por "duhet". Dikush prej jush do pyesë veten me të drejtë: pse të bësh dhuratë kur nuk e ndjen? Eh, pse nuk e kanë provuar kujtoni ju të mos bëjnë dhuratë? Kanë marrë qortime, sharje dhe ja ku janë sot të "detyruar" të bëjnë dhurata. Do ndalemi te kjo kategori e cila ka përdorur (shpikur?) fjalë të urta e shprehje popullore duke i shndërruar në parime që respektohen ad litteram. Ja disa grimca të zgjedhura rëndom por jo të rëndomta, të shkëputura nga Skifteri Progress Report (SPR).

Shumë e për lumë, pak e saktë. Sokrati nga Tepelena i dha 200 lekë të reja djalit që t'u jepte shokëve një drekë.

Trimi i mirë me shokë shumë. Indriti nga Kombinati (Tr) mblodhi lacat e lagjes që t'i gjenin dhuratë të dashurës dhe vajtën nga TEG-u. Lacat u treguan shumë proaktivë dhe sugjeruan goxha variante: varëse me gur Swarovski, shall nga Zara, paketë masazhesh, një orë Swatch. Indritit i kishte thënë e ëma "pyet shtatë vetë e bëj si di vetë". Kështu që ai i bleu një çadër te çamët dhe një kartolinë të lezetshme.

Hermiola nga Tirana: "Gjithkush që leu mendjen e tij pëlqeu. Më mirë jepu lekë dhe e dinë vetë ç'të blejnë".

Një i ri nga Fieri, nuk i bleu dhuratë së dashurës për Shën Valentin sepse "më mirë një mik se sa një thesar dhe dhurata më e shtrenjtë për ty jam unë". Mirëpo e dashura paskësh dëshiruar më mirë thesarin, kështu që për pak kohë e la djaloshin fierak për një lac nga Tirana.

Bashkimi, një polic, tip familjar nga Shkodra e ka si parim që në familje s'duhet të bësh dallime, prandaj djalit të vogël i bleu një pistoletë lodër, vajzës një pistoletë lodër, kurse gruas një pistoletë lodër. Pistoleta e gruas qëlloi skarco, po ç'rëndësi ka? "Nuk do rrojë më shumë se ne". Që të kursente për vete mbajti pistoletën e punës dhe filluan të luajnë së bashku.

Muharremi nga Tirana edhe natën e Vitit të Ri punoi si roje te firma X sh.p.k. I ati, pak pijanec nga natyra, i thoshte gjithnjë se ai që të rreh të do. Në mëngjesin e 1 janarit, kur u kthye në shtëpi Muharremi i bëri dhuratë një dru gruas që ta mbante mend për gjithë jetën.

Skifteri i kupton të gjitha, po ato statujat prej porcelani s'i ka kuptuar ndonjëherë si dhurata. Sa pa fantazi duhet të jesh? Janë lirë? Apo ta kanë bërë dhuratë dhe s'di ta heqësh qafe?

Gjeniu i vogël: I ka shumë qejf surprizat. Kështu që s'i bëra asnjë dhuratë.

80 comments:

  1. Mirmengjesi... I preferuari im qenka indriti nga kombinati... simple yet sweet :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po po kshu thone tgjithe, kur ta marresh ti te njejten dhurate hyr dhe na thuj sa u lumturove :)

      Delete
    2. do ju them posi... me cadren e cameve jam shume e kenaqur sidomos tani qe vetem mi vjedhin neper lokale tek hyrja ku lihen "ne mirebesim per komunitetit".

      Delete
    3. Mos ka qen nji e kuqe me pika tzeza? se e mora padashje :)))))

      Delete
    4. Ti dashke nje set cadrash me 12 cope atehere paske shpenzime ti :)

      Delete
    5. Plumbi vjedh cadra me ngjyra hahahh plumbi plumbiii

      Delete
    6. not necessarily, do me kenaqte vetem nje, ama te jete bashke me kartolinen e lezetshme, tamam sic ka menduar indriti nga kombinati.

      Delete
    7. E cuditshme si jane mbledhur gocat me pak materialiste ne Shqiperi...nuk dalin keto? :)

      Delete
    8. Jane mbledhur te ky blog doja te thoja...

      Delete
    9. Farell, je shume cinik. Nuk e di pse e sforcon situaten qe dalin njerzit e keqinj.

      Delete
    10. Sepse une skam njof ndonje goce qe te kenaqej me nje cader dhe kartoline, do kem pas une ters...

      Delete
    11. Farell, cfare dhurate ke bere dhe vajza nuk ka qene e kenaqur? Te kuptojme limitin qe te ka bere ty t krijosh kete koncept ne pergjithesi...

      Delete
    12. I kam kenduar nje kenge komplet ne nje karaoke me dedikim, e kam bere video dhe ja kam derguar (nuk jetoj ne Shqiperi)...te shpresojme mos lexojje Skifterin :)

      Delete
    13. Jo po recito vargjet e asdrenit hahahah paske ik fare ti, thuj te drejten te peshtyu nepermjet ekranit hahahah

      Delete
    14. @Genti

      A good troll is a dead troll.

      Delete
    15. awwww paska qene dhurate shume e bukur... Sorry Farell, your bad luck qe ajo s'e ka vleresuar... Nje nga vajzat permendi diku ketu qe procesi i te menduarit per dhuraten per tia pershtatur sa me mire the targeted person, eshte i rendesishem gjithashtu, prandaj mend per here tjeter.

      Delete
    16. Farell sapo fitoi me shume lufte keqardhjen e gocave te blogut, duke u bere gjithmone e me patetik. Me ca menyrash kenaqen njerezit sot...

      Delete
    17. "prandaj mend per here tjeter" - Gogla, ti po presupozon qe Farell te kete 1 mend dhe 2 te kete edhe nje here tjeter, qe dmth nje goce tjeter, parashikim shume optimist, 2 gjera te pamundura :)

      e shef ti ca tipi qeka ky, kendon ne karaoke dhe filmohet hahah

      Sorry Farell ;p

      Delete
    18. Hahahaha i shkreti Farell, shikon filma dhe do t'i aplikoje ne Shqiperi. Ja dhe nje rast ku vajza eshte treguar dhi si dhe ne nje shkrim te meparshem te skifterit.
      @ gogla jam pjeserisht dakord me ty. Ok Farelli pati ters, po ky duhet te ishte rasti klasik i "mendimi ka rendesi"

      Delete
    19. Po ndoshta s'i ka pelqeyer kenga :/

      Pastaj nuk mund te krijohet nje personazh (vajzat ne pergjithesi) ne baze te nje personi (kjo "dhia" e Farell)

      Delete
    20. Po pra, kenga s'eshte gje, po vlersoj perpjekjen. Thanks farell. Keshtu duhet te ishte. Kurse farellit i paska ngel mendja.
      Sa per vajzat, une sjam maskilist, po ky ishte nje shembull dhie. Kur te kemi nje shembull fisnikerie do ta them :)

      Delete
    21. Gogla, pikerisht per kete po lodhen disa sot, sic nuk mund te pergjithesosh per kete gocen me Farellin, nuk mund te pergjithesosh per "mendimi ka rendesi".

      Delete
    22. Tani po shikoj qe qenka bere goxha diskutim. L, ajo qe shkruajta une ishte nje argument qe i sherbente diskutimit dhe kaq, jeta ime zhvillohet jashte ketij blogu.

      Gogla, nuk ka nevoje per awww, mund te ishte edhe thjesht nje rast i degjuar, jo personal...keni devijuar shume...per kete teme them se s'kemi me cfare te diskutojme, u be si Top Show :)

      Delete
  2. Njerez dhe fate hahhahah

    ReplyDelete
  3. :)) lacat jane uno per tutti e tutti per uno

    ReplyDelete
    Replies
    1. Diti po e nxjerr koken avash avash hahahah

      Delete
  4. te kishte perdor dhe merre me long se mishi u maru :))))

    ReplyDelete
  5. Shume bukur e ke shkruar Skifter, po nuk u kuptua nese Bashkimi pervec lekeve kurseu edhe plumbat? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pyet Plumbin per kete, ai do behet si Bashkimi hahaha

      Delete
  6. Ne fakt ca njerez ta kerkojne dhuraten me zor. Me mire si Hermiola :)

    ReplyDelete
  7. Neve na ka ndodhur te shtime te gjithe nga 10 mij leke dhe t'ja japim. Ndonjehere s'i di gustot e njerezve :)
    Kurse ato statujat i kam urryer shume. Me kane dhene dhe mua njehere :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. Statujen ta kane dhene per cmimin oscar aktorja lagjes hahaha

      Delete
  8. Skiftero, nuk i le lacat as sot. Paske nisur fushate. Mire qe nuk hyjne lacat ne keshtu blogjesh :)

    ReplyDelete
  9. Shyqyyyr qe skrujti njeri per kete, ma ka shpif gjithmone kjo mendimi ka rendesi, nuk vlen per asnji

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk jam dakord. Nqs mendimi eshte i sinqerte ka me shume vlere se sa nje dhurate e shtrenjte. Nese abuzohet si ky fieraku, atehere mire t'i behet :)))

      Delete
    2. Mendim i sinqerte eshte edhe nje kopse, vlen?

      Delete
    3. Vlen si nuk vlen. Nqs ajo kopse ka nje domethenie simbolike :)

      Delete
    4. te ishte kopsa prej djamanti, spyste njeri per simbolin :)))))

      Delete
    5. Une them qe varet nga personi, ka njerez qe kane shume ide, nuk shpenzojne shume por prape bejne dhurata shume te bukura...por receiveri sduhet te jete as ai materialist..,

      Delete
    6. Ka dale ne mode kjo "anglo-shqipja"?
      Na falni per vonesen por si i ri ne blog, helbete lexojme ca kemi humbur

      Delete
  10. Ben mire mos ti largosh lacat Skiftero se jane ne mazhorance :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. gjysma e lacave kane qef te jene laca, ndersa gjysma tjeter mendojne se jane perjashtimi. kshuqe nuk mendoj se do largohen lacat nga Skifteri :)

      Delete
    2. lac nuk bohesh lac lind

      Delete
    3. Vetem une s'kam pare asnje lac ketu?

      Delete
  11. ore skifteri, edhe te dhuratat fut hundet :) apo sqepin? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Koment iluminues, kontribut i madh per kete teme...

      Delete
    2. E kuptova ironine, po nuk eshte se komenti yt dha ndonjefare kontributi :)

      Delete
    3. Atehere je ne rregull, po sdhashe une pse do japesh ti? :)

      Delete
    4. Duket qe je chatist i thekur :p

      Delete
  12. Replies
    1. Duket Tedi qe punon ne shpk :)

      Delete
    2. Tedi se niska dot diten pa dopjo raki hahahh se ca shkru

      Delete
    3. shkru nga lloto :)))

      Delete
    4. Te pakten keta te tjeret dine me shkrujt, Plumbi 22 shkronja arriti me mesu e la pastaj se Shkoi coban hahahh

      Delete
    5. Tedi eshte kundra kumarit. se normal qe skan lek njerezit se i lejn ne lloto

      Delete
    6. Tedi eshte edhe kunder vetes se pare, flet me veten e trete per veten, presim te kuptojme pse :)

      Delete
    7. Tedi po ironizonte mbi komentet e te tjereve se cfare ben Tedi (si zgjohet, ca pin, nga shkruan) dhe jo mbi "korrigjimin ligjor" qe beri :). Prandaj perdora veten e trete (perfshire dhe ne kete mesazh), dhe pse pranoj jo shume ide e gjetur :D

      Delete
    8. L pelqen gjithe kete sqarim autokritik te Tedit ndaj nje anonimi qe thjesht po ngacmonte :)

      Delete
    9. me fal o L (qe meqe ra fjala mendoja ishe AnonimE-se di pse por shkronja L gjithmon me eshte dukur femerore :D) qe ta prisha ngacmimin duke te dhene sqarime. E di qe eshte 'big turn off' per dike qe thjesht po perpiqej te ngacmonte :)

      Delete
    10. AnonimE jam, kshu qe besoj do flasim prape Tedi :)

      Delete
  13. Per mua nje dhurate duhet te jete e miremenduar, jam dakord qe cmimi ska rendesi, por e miremenduar...mendimi ka rendesi, po ka mendim e mendim

    ReplyDelete
    Replies
    1. Duket nje dhurate qe s'eshte bere me deshire. Keshtu qe ne kete rast ajo behet sa per te te mbyllur gojen. Deshe dhurat na merre. Per mua mund edhe te mos beje fare :)

      Delete
    2. Ela, po nqs vjen dhe te thote "nuk te bera dhurate se nuk e ndieva, sa ta beja me detyrim vendosa te mos bej gje fare" do ishte ok?

      Delete
    3. 100 here me mire. E di qe ke nje mik me pak. Ndryshe nuk i thua dot qe shiko dhurata séshte gje, se ngjan ti keq, do thote qe je materialiste dhe do hysh ne debat kush quhet dhurate e mire. Gje qe sja vlen

      Delete
    4. Nuk jam dakord, ose me mire teoria ndryshon shume nga praktika, ose me mire akoma, skam pare njeri ta besoje vertet kete mendimi ka rendesi...qe te jem me i qarte une s'e kuptoj si shprehje fare, cfare dmth?

      Delete
    5. Do te thote qe kur ti nuk ke mundesi te besh dhuraten qe deshiron sepse ske leke, ose nuk e gjete, ose ske pasur kohe mjaftueshem, atehere mjafton edhe deshira e mire, dmth perpjekja. Duket dikush qe eshte perpjekur.

      Delete
    6. U perpoqe po asgje sta mbushi mendjen, do besh kompromis apo mund tja shpjegosh qe u perpoqe shume po sqe e thene?

      Delete
  14. Te dashures sime per festa do i blej nje cader pistolete :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ve bast qe ti je nga ato qe marrin bashkimin ne tel mjes per mjes

      Delete
  15. Si perfundim ska dy njerez njelloj, ca do njeri sdo tjetri, nuk perkufizon dot asgje ditet e sotme.

    ReplyDelete
  16. Shkruni shpejt ca keni per te ahkruar se ne oren 3 mbyllet ky blogu hahahah

    ReplyDelete
  17. Pika 2. bravo per skifterin qe mori inisiativen e blogut dhe pika 7. leksion per komentuesit me tendenca negative:

    http://www.linkedin.com/today/post/article/20121226153548-5799319-7-habits-of-web-savvy-entrepreneurs

    ReplyDelete
  18. Une te dashurit(ës) time do t'i bej nje kartoline 'handmade' qe ta kuptoj vertet se edhe pse nuk kam lek se eshte fund muaji (dhe nuk i kam lene leket ne lloto sigurisht), perseri kam menduar per dicka qe do ta bente te lumtur. Meqe ra fjala njoh disa njerez qe bejne kartolina handmade me porosi, kundrejt nje pagese simbolika. Presim porosi nga ju qe urreni te beni dhurata :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Tedo s'e ke vendos akoma te dashurit apo te dashures? Apoo po pret ca ofron secili? :)

      Delete
    2. nuk dua te paragjykoj preferencat seksuale te njerezve.prandaj nuk perdora gjini :).per solidaritet :D

      Delete
  19. postova nje link une ketu, nga LinkedIn ku vleresoheshin bloggers, ku humbi? e kisha per kompliment per skifterin, megjithate si te doni :(

    ReplyDelete
  20. Skiftero si perfundim ca bone ti per dhurate

    ReplyDelete