January 3, 2013

[Ku është lajmi] Wait, oh donkey for the grass to grow

Episodi I

Në fillim po përcaktoj se si do ta përdor fjalën “lajm” në këtë post. Lajmi është një ngjarje që në vetvete përcjell diçka të re, për të cilën nuk ishe i sigurt se do të ndodhte deri në momentin që e dëgjove. Për shembull, të thuash në vitin 2013 se toka rrotullohet rreth diellit, nuk përbën lajm pasi është diçka e ditur. Lajmi është më i madh dhe më i fuqishëm atëherë kur ngjarja është e jashtëzakonshme dhe e papritur.

"Para pak ditësh Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat të Bashkimit Europian".
"Shqipëria festoi ndërrimin e viteve".

Këto dy lajme kanë të përbashkët më shumë nga sa duket. Në radhë të parë asnjëri prej tyre nuk përbën lajm, por janë thjesht ngjarje. Kishte ndonjëri shpresa se do na e jepnin këtë vit? Po vitin e ardhshëm? Kush pretendonte me të vërtetë statusin këtë vit ose nuk jeton në Shqipëri ose nuk ka parë "jashtét" me sy. Ka dhe disa që kanë mbetur pa fjalë sepse Shqipëria ndodhet në kontinentin europian, atëherë pse nuk pranohet në BE? Por Skifteri nuk ka pasur asnjëherë konsideratë për këta dhe u është drejtuar gjithmonë në mënyrën e vetë.
BE shpjegon qartë ku kemi gabuar...

Ta sqarojmë menjëherë arsyen pse s'na e dhanë statusin sepse as shkaku nuk përbën lajm. Nuk na e dhanë sepse nuk jemi gati dhe as nuk u përgatitëm që t'i plotësonim detyrat elementare që na caktuan. Ne u paraqitëm në ekzaminim si studenti që shkon në provim pa mësuar, aq sa vlerësuesit e BE-së as që e kishin të vështirë të shkruanin raportin, modifikuan pak atë të herës së kaluar.

Arsyeja e vërtetë pse nuk mësuam për provim do përbënte një lajm vetëm për faktin se do pranohej publikisht por jo se nuk dihet. Ateherë le të zgjedhim një arsye tjetër më të butë: "kishim mamin sëmurë, s'na ranë pyetjet që kishim mësuar, s'na lanë të kopjonim".

Fjala kyçe që bashkon këto dy ngjarje është pra periodiciteti. Nëse Shqipëria çdo 365/366 ditë feston Vitin e Ri, me një frekuencë të përafërt pret dhe refuzimin e vendit kandidat.

Atëherë kush do përbënte një lajm të vërtetë dhe të fuqishëm? Lajm do të përbënte një parashikim real i vitit në të cilit Shqipëria do hyjë në BE. Për këtë le të reflektojmë mbi pyetjen: a duan shqiptarët të hyjnë në BE (u intereson)? Sigurisht, nuk bëhet fjalë për popullin shqiptar për të cilin fjala europian tingëllon trendy. Bëhet fjalë për të urtët e vendit. Do të ishte tragjike sikur për dikë të dyja ngjarjet e mësipërme të ishin festa.

Skifteri që është gjithmonë i ndjeshëm ndaj çështjeve të rëndësishme, përpiqet që të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve drejt integrimit europian. Këtë ai e realizon duke iu drejtuar pjesës më të madhe që janë bastexhinjtë. Edhe sa festa ndërrim viti do festojë Shqipëria para se të hyjë në BE? Koefiçientët janë si më poshtë:

1-5 ---> 20
6-10 ---> 3.4
11-15 ---> 1.7
më shumë se 15 ---> 6.7

Gjeniu i vogël: Flamuri evropian ka 12 yje sepse kur është caktuar BE ka pasur 12 shtete.

36 comments:

  1. Me kete statusin na lodhen, jo vetem keta tanet, por edhe keta te BE, te cilet mua sme duken shume transparente. Te raporti i fundit vertet nuk merrej vesh ku calonte puna, vetem llafe te vageta, jo skeni arritur sic duhet kete, po as kete...

    ReplyDelete
  2. Ne fakt kesaj radhe u kalua thuajse ne heshtje nqs e mbani mend, nuk i leverdiste njeriu ta hapte si teme...

    ReplyDelete
  3. Nuk ishte lajm, por u perdor si lajm qe keta te gjenin pretekst per te akuzuar njeri-tjetrin.

    Njera pale duhet te justifikohej duke fajesuar tjetren, tjetra akuzonte ne kuader te zgjedhjeve.

    ReplyDelete
    Replies
    1. si mund te flasim per te dyja palet? pozita kur ka nevoje per ligje qe intereson i miraton pa pasur nevoje per opoziten. tani pse pret opoziten te hyj ne BE? pse s'e ben vetem?

      Delete
    2. Sepse ligjet e rendesishme me te cilet mund te besh reforma nuk miratohen me shumice te thjeshte, por me 3/5 psh, kshu qe ka nevoje per opoziten?

      U kuptuam tani I Love Edi Rama? :)

      Delete
    3. norma qe duhen 3/5 se jeni mesuar qe te beni si te doni. nje ligj qe deshi me shume vota ngecet. kjo eshte qeverisje?

      Delete
    4. Per sa kohe e majta nuk shkon ne parlament i jep nje justifikim te djathtes per gjithcka. Nuk e beme se s'erdhen keta ne parlament, statusin s'e morem se keta s'paraqiten, reforma s'bejme dot se keta s'duan...you're playing into the hands of Sali.

      Delete
  4. te them te drejten s`e kuptoj gjithe kete deshire per nje cope status...duhen edhe 20 vjet pas statusit te hysh ne BE.

    ReplyDelete
  5. Me ardhjen e statusit vijne shume fonde dhe BE te monitoron me nga afer, te gjitha ketone leverdi te shqiptareve...

    duke pare kete te dyten, mbase politikaneve shqiptare nuk u intereson proprio te marrin statusin kandidat :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kot s'te kane marre ne bruksel ty :)

      Delete
    2. Ku e di ti qe jo? :)

      Delete
    3. hahaha Po ajo femra qe te kishte thyer zemren? mos ishte kryetarja e parlamentit europian? :)

      Delete
    4. Ela, sa per dijeni, ajo femer nuk me ka thyer zemren, jam akoma me te.

      Diskutimi rreth saj ishte thjesht per te perforcuar nje argument timin ate dite, jo se isha me lot ne sy.

      S`guxon njeriu te thote dicka nga vetja :)

      Delete
    5. Ela, iku shansi yt per t'i dhene nr e tel Farellit, qenka i zene :)

      Delete
    6. S'kam ngelur te gjej te dashur ne blog :)

      Delete
  6. Nqs perben lajm Ciljeta shtatzane cdo gje mund te jete lajm.

    Pastaj Skifter, televizionet marrin urdhera per cfare duhet te trasmetojne, nuk vendosin gazetaret.

    Pastaj prape, audienca i ka pretendimet shume te uleta, pranon ca ti japesh, si zog qe pret ushqimin cdo dite :)

    ReplyDelete
  7. Farell qeke refugjat italie ti qe fliske kshu hahahah

    ReplyDelete
  8. Keto fotot e skifterit duan nje egjiptolog ti deshifrosh :)

    ReplyDelete
  9. Lajmet e dates 2 janar:

    Kronika I: Tirana i rikthehet normalitetit
    Kronika II: Shkodra i rikthehet normalitetit
    Korinka III: Durresi i rikthehet normalitetit, por shume plehera perreth. (Mos eshte me PS Bashkia Durres, di gje njeri?)
    Kronika IV: Elbasani i rikthehet normalitetit

    Perfunduam keshtu lajmet e pasdites. Shikim te kendshem te programeve ne vijim.

    ReplyDelete
    Replies
    1. A me Gogla, ti paske humbur lajmin qe eshte ne cdo televizion cdo 1 janar prej 20 vjetesh...

      Sali Berisha ne Maternitet duke takuar femijen e pare te 2013

      Pastaj Nishani

      Pastaj Edi Rama

      Dikur Nano, Meta, Majko, Fino, Mejdani

      Te gjithe kane qene te ky lajm :)

      Delete
  10. Po, bashkine Durres e ka PS, good observation :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. haha meverte? bukur bukur. me duket eshte e qarte gjithashtu qe lajmet i kam pare te klani :)

      Delete
    2. Per nje njeri qe ka pare lajmet te Klani me habit konkluzioni yt per Bashkine Durres, normalisht duhet te fajesoje edhe ti bashkine dhe kaq :)

      Delete
  11. edhe kur ra faja prej fikut ka bo buje :))))))

    ReplyDelete
  12. Ku iku komenti im se marr vesh


    nejse po thoja o Farell o refugjat shife se gogla flet per daten 2 janar ti per njishin ske faj tu punu kamarier anej e ke humb fare hahahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. sa i fiksum per nji koment dilni ne privat me farelin po ashtu :))))

      Delete
    2. Plumbi u bere xheloz ti hahahah

      Delete
    3. jo jo vazhdoni vetem mos beni zhurm :)))))

      Delete
  13. Une po e ve nje 10 mije leksh per 6.7 :)

    ReplyDelete
  14. Une kisha degjuar se Shqiperia refuzoi BE-ne dhe jo anasjelltas :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahaha this comment made my day

      Delete
    2. hahaha...po pra ne splasem per BE :p

      Delete
  15. Atehere, urime per temen. Une mendoj se te ne mungon informacioni per kete teme. Te them te drejten, une nuk i di arsyet zyrtare, megjithese mund ta marr me mend pse na refuzuan. Edhe mediat kane faj ne kete drejtim. Une nuk di cfare progresi eshte bere nga 2001 deri me sot ne kete drejtim. Psh te themi kishim 1000 probleme per te zgjidhur sot kemi vetem 500.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Erdhi kjo qe fillon me ATEHERE ca trashjeee hahahah

      Delete
  16. Edhe dy komente te fundit se do e mbylli skifteri hahaha

    ReplyDelete
  17. Sot qe flasim jashte procesit te zgjerimit (konkretisht pa status kandidat) jane Shqiperia, Bosnja dhe Kosova. Shqiperia me nje histori shtetformuese 100 vjecare mesa duket ende nuk ka mesuar qe disa pune nuk behen me duar e me kembe e as ne finish. Per me teper me duket sikur mungon vullneti politik. Thjesht sduan, u leverdis me fuqishem nje armate e madhe injorantesh me diploma kristali, ufoje, apo ku ta di une. Dhe natyrisht, tashme, ne te gjitha nivelet, barchelor, master dhe natyrisht phd..

    Pres me kuriozitet skifterin, ne ndonje koment/shkrim ne lidhje me keto phd e kristalit, ufos apo vitrines. :)

    ReplyDelete