Skifteri, siç e dini mirë të gjithë, ndodhet në Timbuktu duke negociuar për një paqe afatgjatë. Në fundjavë, për arsye të ngjashme, atë mund ta gjeni në Aleppo ose West Bank.
Pavarësisht këtyre, Skifteri dëgjonte aq shpesh një fjalë, sa për pak filloi të dyshonte se po dëgjonte zëra. Kjo fjalë ishte në gojën e të gjithëve, si një mantra, sikur kishin frikë mos e harronin.
Argo, Argo, Argo…
Pastaj u mor vesh. Qenka një film. Gjysma e së keqes.
Pastaj erdhën dhjetëra njerëz që flisnin për këtë, paska fituar këtë dhe këtë çmim, është nominuar për këtë dhe këtë çmimin tjetër. Disa e kishin parë, disa kishin dëgjuar për të, disa kishin lexuar për të…Argo po merrte statusin e një legjende. Avash avash po tingëllonte si emër bajlozi.
Skifteri mblodhi ca çuna denbabaden Timbuktuje dhe pasi falënderoi Zotin 3 herë që i ofroi këtë shans, pa filmin.
Dy orë nga jeta të çuara dëm.
Një ngjarje e vërtetë, që kishte shumë potencial të kthehej në një film që mbetet në kujtesë, ishte kthyer në një film banal, pa suspans, plot me cliché (e mbani mend Chuck Norris? Është më i besueshëm), me një fund skandaloz ku aktori protagonist 30 sekondat e fundit bashkohet me gruan, e cila nuk merret vesh nga doli sepse filmi vetëm për atë që s`ishte.
Domethënë, ky aktori shpëtoi disa amerikanë duke i marrë nga Irani i sapokthyer në teokraci pas revolucionit dhe pasi mbaron çdo gjë, kujtohet që është që është, t`i fusi një pajtim me gruan.
Do ishte më koherent si film në qoftë se ky aktori më pas do hapte një fast-food të suksesshëm, pastaj do mërzitej shumë nga vdekja e gjyshes, do merrte gjyshin të jetonte me të dhe do zgjidhte një telefon Android para iPhone.
Pastaj Skifteri vuri re diçka. Regjizori ishte po ky aktori që sapo folëm.
Ben Affleck. Njeriu më i patalentuar në botë. Absolutisht asnjë shprehje në fytyrë, asnjë rol të vështirë, gjithmonë mediokër, një copë druri që duhet të punonte në një agjensi funerale, shpresa e çdo njeriu të zakonshëm që edhe një pemë mund të bëhet dikush.
![]() | |
Një fytyrë më shprehëse se Ben Affleck |
Aty gjithçka mori kuptim, ky film mund të ishte vetëm pasqyra e regjizorit, një ngjarje lineare që nuk shkakton asnjë emocion përveç antipatisë për këtë tipin.
Por mbetej një problem i vogël. Një pjesë e vogël e këtyre njerëzve që ia kishin mburrur filmin Skifterit ishin vërtet njohës të kinematografisë, dinin të dallonin një klloun si Ben Affleck nga një Scorsese…
Viktima të kritikës. Duhet shumë guxim të dalësh kundër një “universal critical acclaim” dhe shumë çmimeve. Sepse vjen direkt fjalia "nga dole ti tu e shajt ai ka fitu 500 çmime, merr vesh ti"...
Skifteri u betua që nuk do shihte më kurrë ndonjë filmim që kishte të implikuar këtë personazhin që folëm sipër, u kërkoi falje çunave të Malit që kishin lënë përgjysmë luftën për këtë “Une, Ti dhe Kasandra” amerikan dhe u nis për në Algjeri për të zgjidhur ca çështje urgjente.
Gjeniu i vogël: Ben Affleck ka lujt vetë te ky filmi se s`kishte buxhet për aktor kryesor.
Kisha ndermend ta shifja keto dite...kaq i dobet??? Une prape po ja jap nje mundesi :)
ReplyDeletehahaha une hyj vetem per kto fotot ketu
ReplyDeleteNuk jam fare dakort, une e pashe dhe me ka pelqyer shume fare...
ReplyDeletePor jam dakort per Ben Afleck, cope cope eshte
ReplyDeleteTe jep me shume emocion te lexosh nje dokument ne internet sesa te shohesh filmin
ReplyDeleteMe mire sulejmani i madherishem se ky, stallem, me film pa lidhje....
ReplyDeletefilm leshi. bravo ti
ReplyDeleteSi The Artist, si Hurt Locker. Te bazohesh te kritika...
ReplyDeleteSkifter, ca eshte gjithe ky fiksim me vendet ne lufte????
ReplyDeleteUaaaaaaa shyqyyyr qe doli nje ta thote qe esht film idiot te puth skifter :))
ReplyDeletemos i lesho puthjet kaq kollaj miii
DeleteSkifter te puth prape megjithese ka kundershtime nga salla je shum i lezecem :)
DeletePrandaj e paska hapur Skifteri blogun hahahaha
DeleteNuk ishte dhe aq i dobet sa e beni ju. Normal qe ne filma historite duhet te jene cik te vecanta :)
ReplyDeleteUne jam 100 here me i mir se Beni.
ReplyDeleteAbsolutely
DeleteE pse s'na ftove per te pare filmin??? Keshtu mund te jepnim nje mendim...Ca te themi tani??:)
ReplyDeleteSkifteri nje kafe sna ka dhen :)
DeleteKur eshte dita e skifterave?
DeleteMe verte, sa skiftera jane? Sa veta shkruajne ketu?
DeletePo nja 10-12 skiftera po njehere, plus ndonjw shqiponje tek tuk.
DeleteShqiponja ca specializimi ka? Shenjat e pikesimit?
Deletes'e di :) me duket se eshte angazhuar me lajmet urbane
DeleteNa beni nje ze kur te hapen vende pune:P
Deleteakoma nuk e kam pare Argo, por Ben Affleck nuk eshte dhe aq regjisor i keqsa thote skifteri, psh tek "gone baby gone" mua me ka pelqyer shume. as "the town" nuk ishte keq.
ReplyDelete