January 28, 2013

[Anatomi] Djemtë tanë


Të dashur miliarda lexonjës,

Skifteri propozon ta nisim të hënën me gjëra pozitive, me zemër të lehtë, pa qenë cinikë. Prandaj sot do festojmë hapat galopantë të femrës në Shqipëri.

Një duatrokitje për femrën shqiptare! (“bravooo!”)

Tani, femra shqiptare në këto 20 vjet ka ecur vërtet përpara. Pavarësia gjithnjë e më e madhe ekonomike pastaj ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, i ka dhënë vetëbesim të mëtejshëm femrës sonë.
Një grua 18-vjeçare duke gatuar (asokohe)

Për shembull, një 30-vjeçare në fillim të viteve `90 thjesht mbaronte detyrimet e lindjes së fëmijëve dhe priste të vdiste, duke treguar një rënie fizike të tmerrshme. Tani është plot me 30-vjeçare moderne, që mbajnë trupin në formë, kujdesen për shëndetin, kanë një karrierë që lulëzon dhe jetojnë në vend që të mbijetojnë.


Dëgjon gjithnjë e më shpesh për femra që vendosin të jetojnë vetëm ose me një shoqe vetëm për hir të pavarësisë, dëgjon për aspiratat e tyre dhe vë re diçka:

Mashkulli përmendet gjithmonë e më pak.

Varësia ndaj mashkullit ka rënë në mënyrë drastike. Femra nuk ëndërron më jetën shtëpiake me 3 fëmijë, me punë shtëpie, duke gatuar dhe duke pritur të veshura me përparëse burrin që kthehet nga puna, nuk jetojnë më vetëm për një fjalë të mirë të burrit që i pëlqeu gjella, dhe që me shumë mundësi do u ofrojë edhe seks si rrjedhojë.

Çudi, gati gati na kishin mbushur mendjen që vetë femra e donte këtë jetë, jo se s`kishte zgjedhje, por kështu ishte ndërtuar që në zanafillë, për të shërbyer, për të rritur fëmijë. Meqë kështu donte, ne i kishim plotësuar dëshirën, qejf të ketë.

Na kishin mashtruar. Ose më saktë, ne, meshkujt, e kishim shpikur këtë version, sepse kështu na leverdiste. Secili ka bërë gjithmonë atë që i ka leverdisur. Kështu edhe femra, sa pa hapësira për të avancuar, nuk humbi kohë dhe fitoi lirinë që i takonte. Gjithçka këtu është natyrale.

Makthi i mashkullit shqiptar

Tani, ku është mashkulli shqiptar në gjithë këtë transformim të femrës?

Një hap mbrapa, duke u munduar t`i mbushë mendjes që ky zhvillim është anormal, që këto janë një pakicë që e kanë kuptuar gabim emancipimin, sepse vendi i femrës është në kuzhinë ose në një park lojërash me fëmijët.

Pastaj i sheh tek acarohen kur fillojnë një bashkëjetesë, sepse ndodh që femra refuzon të jetë kafshë pune, të dy punojnë njëlloj, pra edhe punët e shtëpisë do duhet t`i ndajnë. Pastaj kjo femra e emancipuar që aq shumë i kishte pëlqyer mashkullit në lidhje pikërisht për këtë arsye, pretendon të ketë një jetë sociale të ndarë nga ai, kolegë pune, udhëtime me shoqet…dhe këtu mashkulli fillon të irritohet. Pse acarohen?

Përgjigja është gjithmonë e njëjtë; sepse nuk u leverdis.

Mashkulli shqiptar lodhej pak dhe investonte derisa lidhja konsolidohej, pastaj që kur fillonte bashkëjetesa, fillonte jetën sedentare sepse femrën “e kishte në xhep”. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe një mashkull duhet të luftojë vazhdimisht për të mbajtur femrën që ka zgjedhur të kalojë jetën, sepse ajo mund ta lërë në çdo çast, pasi nuk është më e varur prej tij dhe fizikisht është shumë mirë, pra është akoma e kërkuar.

Është vështirësuar puna për mashkullin e shkretë, këto femrat e emancipuara paskan punë.

Si përfundim, Skifteri u sugjeron meshkujve shiptarë ta pranojnë idenë dhe të përshtaten, festa mbaroi, tani duhet të djersitim.

Falenderoni Zotin që s`jeni në Suedi, mos u qani.

Gjeniu i vogël: Femrat karrieriste janë kurva.

74 comments:

  1. Kendveshtrim i vecante, Skiftero, e ke vene re qe edhe ne teleshopping kane futur edhe burra qe po bejne pune shpie qe te jene fair me femrat? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahaha edhe un e kam par, burri duke pre perimet gruja duke perzier gjellen

      Delete
    2. Nuk besoj se jane futur per te qene fair me femrat, por jane thjesht pasqyrimi i shoqerise ne vendet perendimore, nga ku me shume mundesi vijne keto reklama.

      Delete
  2. I madh ky gjeniu jo i vogel..sikur ma lexoi ne koke kete shprehjen..

    ReplyDelete
  3. Skiftero ky artikull eshte shume i goditur, kjo periudhe tranzicioni eshte e veshtire, sepse eshte e pamundur te evolojne te dy me te njejtin ritem, njera pale (ajo qe "demtohet") do beje cmos t`i rezistoje ndryshimit dhe te bazohet te tradita per argument...

    ReplyDelete
  4. Ketu me duket sikur po flasim per nje pakice ne Shqiperi, si femrat ashtu edhe meshkujt...keta lidhen me njeri-tjetrin, keshtu qe...ka ende shume rruge per te bere femra shqiptare.

    ReplyDelete
  5. Keto femrat tona e kerkojne te gjitha te bejne karriere por nuk e mbajne dot barren e barazise. Bej nje femer kryetare familje do ti beje te gjitha leket manikyr, pedikyr, fustane e kepuce :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Keto stereotipet...pse meshkujt si i shpenzojne parate? Makina, birra?

      Delete
    2. Meshkujt jane me te pergjegjshem: cigare, bilardo, lloto, femra... :))po te pakten kenaqesh me cunat.

      Delete
    3. Lana, sa femra ke pare/degjuar te mbajne llogarine e familjes???

      Delete
    4. Sa te duash, pse ka fjale nikoqire dhe jo nikoqir?

      Delete
    5. hahaha Nardi po pertoja te komentoja po me ke shkri

      Delete
    6. Nikoqire dmth qe lan , shplan, gatuan, rrit femijet. Kaq!

      Delete
    7. Nuk e ditke kuptimin...nikoqire = qe ekonomizon

      Delete
  6. Jo re, ketu ne Bubullime te Lushnjes nuk ka nga keto goca.

    ReplyDelete
    Replies
    1. shko ne tropoj shife emancipimin e femres si e ha drunin para dhe pas buke

      Delete
    2. Per ate pune edhe ne mes te TR e ha drurin...ca lidhje ka?

      Delete
    3. Jo mer vlla ktu e varim kokposht me dal ne dritare e jo me me bo numra jena rehat do binjakezohemi me bubullimen :))))))))

      Delete
    4. e kan vet qef rrypin nuk esht se dum ne

      Delete
  7. Duhet bere nje film per emancipimin e femres ne Shqiperi ne fakt. Po marr ne tel Charlize.

    ReplyDelete
  8. Pse pikerisht Suedi?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sepse ne Suedi meshkujt kane filluar te protestojne duke kerkuar barazi, kaq keq ka vajt puna :)

      Delete
    2. Ne Suedi femrat jane te gjithpushtetshme :)

      Delete
    3. Qeka ferri ne toke :)

      Delete
    4. Pyet Julian Assange c`ka hequr nga ato femra :)

      Delete
    5. Une atyre femrave aty qe jan te gjitha si modele do jua falja :)

      Delete
  9. O Skiftero he mor plak tashi se nuk durohet burri me mustaqe tu nder rrobat ne ballkon mos ja fut kot tashi

    ReplyDelete
  10. Skifter, je i papare. me pelqeu shkrimi. Bravo!!

    ReplyDelete
  11. Skiftero, me pelqen shume qe nuk predikon por flet me qetesi dhe prakticitet, sot shume bukur vertet. Ky skifteri eshte gazetar gje?

    ReplyDelete
  12. Kush i gjen dhe pershkruan fotot te ky blog eshte i madh.

    ReplyDelete
  13. Femra ne Shqiperi ka ecur me verte shume para, por une ama mendoj qe vertet nuk mund te ndahet cdo gje 50%, me femijet nuk mund te merren te dy njelloj psh, nena eshte ajo qe jep me shume. Nuk mund te shkojme kunder natyres deri ne esktrem, shikoni boten e kafsheve, nena eshte ajo qe perkujdeset per femijet, nuk mund te kete kurre barazi totale, diku njeri do beje dicka me shume.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo vetem kjo, por shtetet e tjera kane qindra vjet qe zhvillohen, nuk mund te pretendojme ne me 20 vjet te ndryshoje mashkulli dhe te mos paragjykohet nqs e gjen me perparese dhe me fshese ne dore.

      Delete
  14. Skifter, me kete shkrim ke fituar perfundimisht zemrat e te gjitha miliarda lexonjeseve femra.. :) good job!

    ReplyDelete
  15. p.s. barazia gjinore tani nuk eshte me ceshtje aktuale. Mbase diskriminimi pozitiv ndaj femres po ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume e drejte, diskriminimi pozitiv eshte pa kuptim. Keto kuotat per punonjeset femra une s`i kam kuptuar kurre, dakord qe femra duhet te integrohet, po jo te futet ne cdo fushe te jetes me detyrim.

      Imagjinoni qe eshte liruar nje vend bosh ne nje dikaster shteteror ku ka kuote per prezence femerore. Si rrjedhoje ate postin mund ta fitoje vetem nje femer, sepse nje mashkull nuk futet dot per shkak te kuotes...

      Delete
    2. Barazia gjinore s`eshte fare aktuale pyt njehere Plumbin dhe shoket e vet tullaxhinj ca i bejne gruas hahahah

      Delete
  16. Une si femer e ndjej qe nuk eshte, ka pastaj femra te tjera qe kane lirine te zgjedhin te shoqerohen me Pllumbin (qe nuk e di di kush eshte) dhe shoket e tij dhe pranojne te nenshtrohen, kjo eshte zgjkedhja e tyre!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Qe ti nuk e ndien dmth qe nuk eshte aktuale? As une s`jam gay, po me duket goxha teme aktuale kjo psh...ca arsyetimi...

      Delete
    2. E cfar lidhje ka te qenit gay?!

      Delete
    3. Nuk eshte aktuale ne aspektin qe tani nuk eshte me problem i shoqerise.

      Delete
    4. Dmth ne Shqiperi ka barazi gjinore, eshte zgjidhur si problem, kete po thua ti?

      Delete
  17. Po mire, pse nuk e mendoni se kjo eshte dhe si rrjedhoje e deshires sa mashkullit per tu shnderruar dita dites ne femer? Sa te tille ka kohet e fundit?

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahahahahahahahahah ky ishte komenti me i bukur qe kam lexuar te ky blog hahahahah cdo here qe e lexoj behet me i bukur ku jeton ti te te porosis nje birre

      Delete
    2. Jepja Skifterit nje birre, e ka hallall!

      Delete
    3. @anonimi 3:07

      Droga vret, lere sa je ne kohe :)

      Delete
    4. @Dionisi se sot me vune emrin:)

      Droga vret qelizat nervoze..Ngelen vetem ato te shendetshmet:P

      Delete
  18. Ndryshimi i ka rrenjet te edukimi: femrat shqiptare po shkollohen me shume se meshkujt. Normal qe njohurite nuk nuk do i perdorin vetem ne guzhine per te matur djametrin e qofteve apo per te llogaritur perqindjen e yndyres. Do i perdorin per t'u bere te pavarura financiarisht, dhe ktu fillon gjith ndryshimi :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Femrat shqiptare po shkollohen me shume se meshkujt?! Kush e tha kete?

      Delete
    2. Statistikat. Konsultohu me INSTAT.

      Delete
    3. Nje qe shkruan "djametri" veshtire te jete konsultuar me INSTAT...link pls?

      Delete
    4. Me konkretisht. Nr. studenteve qe jane regjistrohen ne Univ. Publike ne vitin 2009-2010 jane 55.1% femra vs. 44.8% meshkuj. Link? google it! Apo eshte shume e komplikuar?!

      Delete
    5. Duke konsideruar kompleksitetin e ceshtjes, po te lehtesoj pak jeten: http://www.instat.gov.al/al/themes/arsimi.aspx?tab=tabs-5

      Delete
    6. Cunat rekuperojne me universitetet private :)

      Pastaj kush i ka penguar ndonjehere femrat te edukohen?

      Delete
    7. Statistikat prap tregojne qe as uni. private nuk ndihmojne (po i njejti link). Per mos marr pastaj ne konsiderate % e kalueshmerise.
      Kjo i drejtohej pergjijes tende te nxituar.. Kush i ka penguar pastaj eshte teme tjeter.

      Delete
    8. Jo, nuk eshte as teme tjeter dhe as argument per emancipimin. Ne komunizem femrat kishin te njejtat te drejta shkollimi dhe shkolloheshin njelloj me meshkujt, si tani. Pavaresisht kesaj dhe megjithese mund te kishin rroge te perafert me burrin, trajtoheshin shume keq ne shtepi, burri ishte zot.

      Delete
    9. Teme tjeter nga shqetesimi jot mbi vertetesine/burimin e informacionit.

      Delete
    10. Ne fillim the qe ndryshimi i ka rrenjet te edukimi, jemi te e njejta teme, edhe pse ky nuk eshte korrigjim hartimi, duhet ta dish :)

      Delete
    11. Mbase duhat ta dish ti qe u more fillimisht me korigjim..

      Delete
    12. Ok, bravo, fitove, e the ti fjalen e fundit :)

      Delete
    13. Mendoj se edukimi eshte amplifikues i te gjithe procesit. Shkaku fillestar qe ka sjell edhe edukimin, eshte hapja e shoqerise ndaj botes, emigrimi, media etj. Por pavaresisht se mund t'i dish gjerat, pa edukim dhe rrjedhimisht pa pavaresi financiare, asgje s'mund te besh.
      Komunizmi nuk e ndryshoi thelbin patriakal te shoqerise, pavaresisht makiazhit te sforcuar. E drejta per edukim kurdo pas 1946 njelloj ka qene per te gjithe, por frekuentimi faktik kaq i larte nga femrat s'ka qene asnjehere keshtu.

      Delete
  19. Mua ky artikull nuk me duket fare per femrat, skifteri eshte shum kopil duket sikur po flet per femrat po gjith shkrimi esht per meshkujt

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ty s`te shpeton gje qeke i tmerrshem hahahahahahh

      Delete
  20. Ketyre femrave te sotme i duhet barazia duke ringjallur E. Hoxhen dhe ta shofin kooperativen, oficinen mekanike, tornon, zborin, etj etj... Jepi kete barazi dhe shikoni kur te pergjerohen te bejne shtepiaken. :))
    Boooo sa vone jam. Ta kisha shkruar qe ne 12:00 do kisha hap shume debat. Nese e lexon dikush rikthehemi neser. :p

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dil jashte tani se do e mbylli Skifteri hajde boll ste rri goja ahahah

      Delete
    2. Po pra arto barazi vetem kur dun kto se u bje mire futi iher te bohen marangoze ta shofin barazin :)))))))

      Delete
    3. Arti eshte kunderprova per ate anonimen qe thoshte qe barazia gjinore s`eshte me problem ne Shqiperi :)

      Delete
    4. Do bej referendum qe neser mos publikoje gje skifteri, gocat shume pasive per kete ceshtje kaq te rendesishme per to.:)) prisja zjarr e tym. :p

      Delete
    5. Nuk ka nevoje per zjarr e tyn, thjesht ti nuk ja ke idene ku konsiston barazia mashkull-femer...e ke keqkuptu si ceshtje. Ka pak per te komentuar ketu...

      Delete
    6. Kjo pra eshte e gjitha, ceshtje konceptesh. Ne s'kemi asgje kundra barazise per aq kohe sa ju te jeni te qarta per kerkesat tuaja... :p

      Delete
    7. Te jem e qarte: ne duam te drejta te barabarta, flm edhe per te drejten e te punuarit ne torno, por nuk na pelqen si pune dhe kaq, duhet te punojme me zor aty? Ca lidhje ka me barazine kjo?

      Delete
  21. Kam shume ankesa per keto anonimat, jane shtuar shume. Ndonje dite do replikojne me vetveten. :)))

    ReplyDelete
  22. Vallaj na cmenen rob pa vule

    ReplyDelete