January 18, 2013

[Survivor] Vox populi


Skifteri zbulon; ylli i kinemasë quhet Nicolas Cage. 
Ditën e hënë, ora 09:00 intervista ekskluzive, një sukses i gazetarisë shqiptare për t`u treguar brez pas brezi.

....................................................................................................................

Kjo ngjarje është bazuar në një histori të vërtetë.

Karimi 25-vjeçar shikonte në mënyrë obsesive lajmet në internet për revolucionin në Tunizi. Mendonte:
“Kur u bënë këta plehrat të ngrenë krye…ne rrimë durojmë Mubarakun, popull i korruptuar dhe pasiv, na rroftë historia”.

Karimi ishte një i ri idealist i shkolluar me bindje të majta, ëndërronte një Egjipt me barazi sociale, me dinjitet dhe jo të përkulur 90 gradë ndaj SHBA, një regjim të zgjedhur dhe të mbështetur nga populli, liri shtypi, një vend demokratik ku të drejtat e njeriut të respektoheshin dhe ekonomi në linjë me resurset e vendit.
Kur pa edhe dorëheqjen dhe arratisjen e diktatorit Ben Ali nga Tunizia u irritua edhe më shumë. Po Egjipti i tij i dashur?

Nuk do vononte. 

Në 25 janar 2011, Egjipti fillon protestën. Karimi ishte në radhët e para, ulëriti sa s`kishte më zë, duroi shkopa gome, dëgjoi qindra plumba që i fishkëllyen afër. Nuk kishte rëndësi, ai e ndiente që kishte më në fund dritë në fund të tunelit. Kjo ishte një protestë ndryshe nga çdo gjë tjetër, nuk kishte organizator kryesor, as agjitacion të përgatitur nga forca të errëta që bluajnë si minj nën dërrasa, as ndërhyrje të shërbimeve sekrete të huaja, ky ishte revolucioni i popullit të tij, popullit egjiptian, prandaj asgjë nuk mund t`i ndalte.

Ndihej krenar për Egjiptin, një shembull për të gjithë popujt e shtypur nëpër botë, do hynte në librat e historisë si një mësim për çdo tiran; po dole kundër vullnetit të popullit nuk e ke të gjatë. As në ëndrrat e tij më të çmendura s`mund ta kishte imagjinuar këtë. Ishte i lumtur.

Pas shumë plumbash, gazi lotsjellës, dhe mbi 800 të vrarë nga banda kriminale të paguara nga qeveria dhe policia sekrete, Mubaraku rrëzohet. Karimi nuk ishte ndarë thuajse për asnjë moment nga sheshi Tahrir, ishte edhe ai një pjesë e një momenti historik. 


Karimi duke folur me disa protestues, majtas lart
Orgazma e Karimit do vazhdonte për disa muaj. Një regjim ushtarak provizor ngriu kushtetutën dhe përgatiti vendin për zgjedhje. Zgjedhje të lira, ëndrra në sirtar e Karimit. Le të vendosë populli, të vendosë shumica, më në fund…

Zgjedhjet mbahen, fiton Vëllazëria Myslimane. 

Çuni që udhëheq këta tipat pa humbur kohë i jep vetes fuqi të pakufizuara “për të mbrojtur vendin”, dënon kë të dojë për arsyet që vendos ai, fillon ta kthejë vendin në një republikë islamike. Shkurt, Egjipti drejt mesjetës.

Mubaraku ishte pishtar i demokracisë para këtij.

Ëndrra për një Egjipt demokratik, modern dhe të zhvilluar vdiq pa filluar. Shumica kishte patur një ëndërr të ndryshme nga Karimi, por atij s`i kishin thënë gjë. Për shumicën rëndësi kishte të mos i bindeshin Amerikës dhe ta rrënjosnin Islamin thellë në kushtetutë, këto detajet si të drejtat e njeriut, ekonomia, respektimi i mendimit të lirë…kush ka nevojë për këto?

Karimi vodhi gurin e mullirit të gjyshit, e lidhi fort me litar në qafë dhe u hodh në lumin më të afërt pasi u sigurua që ishte thellë. 

Karim Karim…kot ka thënë Skifteri që kjo shumica seç ka diçka që s`shkon?


Kërkimet për gurin e mullirit
Ky post u dedikohet të gjithë atyre që vijnë dhe mbrojnë një argument me “Ua, po këtë e thonë të gjithë, nga dole ti ndryshe”. 

From Skifteri with love.

Gjeniu i vogël: Toka është 6.000 vjeç (cit. Bibla)

35 comments:

  1. Mengjesi... ahhahhah gurin kekojne keta te fotos nr.2 huhhhh, se per Karim idealistin e shkrete s'ia ndjen njeriu. Karimi ishte ne vendin e gabuar ne kohen e duhur.

    ReplyDelete
    Replies
    1. ky karimi qeka alamet cuni e pe pozen tjeter :))))))))))

      Delete
    2. Plumbit i duket vetja te portokallia sa nigjoi Karim hahahha

      Delete
    3. robi qe ka jet nuk rri gjith diten nblog, dil se ka dal djelli :))))))

      Delete
  2. duke kerku gurin :))))))))))))

    ReplyDelete
  3. Skiftero per foton skam ca them hahahhh

    ReplyDelete
  4. Bravo skiftero, te kujton pak ate minorancen intelektuale gjate komunizmit, qe i duhej te degjonte predikimet e sekretarit te pare duke aprovuar...ose te jetonte duke mburrur sistemin.

    No country for idealists :)

    ReplyDelete
  5. Nicolas Cage? Te Skifteri?!

    ReplyDelete
  6. Ky eshte nje artikull plot me humor, por ama i dhimbshem ne vetvete, ata te shkretet vdiqen pa fituar asgje, nderruan nje tiran me nje tjeter...

    Nicolas Cage ne Shqiperi, mezi po pres :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une them eshte interviste virtuale, nuk besoj te vije ne Shqiperi

      Delete
    2. Liljana nqs je me shume se 7 vjec duhet te shqetesohesh hahahahah

      Delete
    3. Genti, je nje femije i lumtur...kot e kam vene smileyn

      Delete
    4. Luca Cordero di MontezemoloJanuary 18, 2013 at 2:55 PM

      Nicolas Cage do vije ne Shqiperi, e tha dhe te ora news

      Delete
  7. Karimi mund te kishte emigruar dhe te shkruante poezi nga jashte shtetit, si atdhetaret tane :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. si pseudopatriotet tane, qe rrinin per qef ne stamboll po i digjte malli per atdheun...ose digjnin mall :)))

      Delete
  8. Hahah kam qeshur nga fillimi ne fund, sa ka si Karimi shkrete...leqe ne Afrike eshte tradite kjo, behet gjithe ajo lufte per te hequr nje diktator vetem per te vene nje tjeter :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ca te keqe ka kur shumica vendos keshtu?

      Delete
    2. Ne kete rast nuk po i vija faj shumices, thjesht po thoja qe zhgenjime te tilla ka plot.

      Delete
  9. E kuptoj zhgenjimin e Karimit, por nuk ka zgjidhje tjeter, nqs nje popull do Sharia Law, so be it, s`ke ca ti besh.

    ReplyDelete
  10. ku thote bibla qe toka eshte 6000 vjet?

    ReplyDelete
  11. hahahaha tu kerku gurin tgjithe

    vendet myslymane nuk duan demokraci, duan teokraci

    ReplyDelete
  12. Sa mire do ishte te kishte me shume si Karimi (my idol)...te pakten luftoi per dicka (jo si shqiptaret qe nuk luftojne per asgje)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Si sluftojne shqiptaret, s'i ke pa ti ca behet per nje vije uji ne malesi :))

      Delete
    2. Perfekte Marylou, shqiptaret nuk luftojne per asgje, madje hedhin plehrat nga dritarja se kujtojne se po ja fusin tjetrit...

      Delete
    3. Fiks, njerez te ngushte pa sens komuniteti, driteshkurter kete kuptim ka apo jo?

      Delete
  13. Kesaj i thone, me korrigjoni ne gaboj, te biesh nga shiu ne bresher

    ReplyDelete
  14. hahahaha i shkreti. pse nuk doli ne shesh te protestonte prape? u dorezua me te paren

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahaha he pra fiks fare pse sdoli prape ky pertonte...

      Delete
    2. nick me pa lidhje se kyci skam pa...

      Delete
  15. Kesaj i thone qe tu ra shi te te kape i rrufe :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te binte shi ne Egjipt, lum si ata...

      Delete
  16. kesaj i thone qe te bjere shi me bresher me rufe dhe te filloj dhe nje er

    ReplyDelete
    Replies
    1. kesaj i thone te shpetosh nga kanceri, te dalesh nga spitali per te qeras robt dhe te rruga para pubit te te shtypi makina

      Delete
    2. ose te shpetosh nga SIDA, te dalesh nga spitali per te qeras robt dhe te rruga para pubit te te shtypi makina

      Delete
    3. Anonima, do e mbylli Skifteri tani, futjani nga liqeni hahahaha

      Delete