January 17, 2013

[Flora dhe Fauna] Njeriu

Rikujtojmë: E hënë, datë 21 janar, një yll kinemaje në redaksinë e Skifterit!

.......................................................................................................................

Sot Skifteri do flasë për krijesën më të re të njerëzimit. Për çdo instikt të vetin njeriu ka shpikur në kohë nga një institucion. Ferma, martesa, mbretëria, haremi, skllavëria janë vetëm disa prej tyre. Pas 100 mijë vjetësh ekzistencë dhe 7 mijë vjetësh civilizim, ja ku skaliti më të rrezikshmen prej tyre, korporatën. Nëse mbretëria për nga vetë natyra nuk mund të mbjellë mbretër në popull, korporata mbjell korporatizëm. Për korporatat dihet çdo gjë, studiohen dhe në shkolla, por Skifteri nuk është tellall. Na intereson pjesëmarrja e njeriut në këtë shfaqje.

Korporatat fituan luftën me njerëzit në momentin kur vetë njerëzit (me shpirt të korruptuar) i konsideruan si të barabartë: "Unë do quhem person fizik, kurse ti do quhesh person juridik. Nëse gabojmë të dy paguajmë, secili me çfarë zotëron, prona, jetë, ekzistencë, çfarëdo që të jetë". U tha, u bë. Nëse një kriminel dënohet me burg, bota ka një kriminel më pak në qarkullim, nëse një korporatë shkrihet, një tjetër do ia zërë vendin sepse ka lënë një boshllëk në treg.

Pse është një korporatë kriminele? Le ta likuidojmë dhe këtë pyetje shpejt e shpejt me disa lajme zyrtare:
"Beijing’s total figure of six deaths would rank well below the toll in 2004, when Athens was the host of the Games. At least 14 workers died in Athens as the city raced to finish Olympic construction." (http://www.nytimes.com/2008/01/29/world/asia/29beijing.html?_r=0). Është krijuar dhe termi "death toll" që është një parametër si gjithë të tjerët. Korporata e ndërtimeve X do kryejë ndërtimet për olimpiadën e Rio de Janerio 2014, duke përgjysmuar costot dhe "death toll". Deal!

Si "deal"? Po të vdekurit?
"The human price is very high for me," Mr Nikolaou said. "This is something that I regret very much but in every country, in every workplace, accidents happen and people die." (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/3920919.stm)

Show must go on...

Po ç'bëjnë njerëzit e thjeshtë në një korporatë? Punojnë. Procesi i punës nëpër korporata është e ndërtuar në mënyrë të tillë që në qoftë se plani nuk realizohet ka gjithmonë një fajtor që evidentohet shumë lehtë. Shefi të thotë të bësh punën A dhe pas një ore të thotë të bësh punën B sepse është urgjente. Si punonjës i bindur dhe i sjellshëm t'i lë punën A dhe fillon punën B. Në fund të ditës shefi të tërheq vëmendjen sepse nuk ke mbaruar punën A. Megjithëse puna B ishte urgjente ti duhet ta kishe njoftuar se ajo do linte pa kryer punën A. Kjo ndodh sepse shefi nuk do që të fajësohet për punën A. Mësimi i parë: vithet pas murit se këtu është me të futur.

Vjen periudha e rritjes së rrogave dhe e promovimeve në detyrë dhe shefi të thërret në zyrë për të biseduar kokë më kokë. Dhe ndër të tjera të pyet për shokun e zyrës: "Po për Agimin ç'mendim ke?". Ti e di që për të gjithë departamentin tënd janë alokuar 10 000 $ dhe kjo shumë do ndahet sipas meritave, më i zoti do marrë shumën më të madhe. A është Agimi më i zoti se ty? Mbase është. Do ia thuash këtë shefit? Po Agimi, çfarë do ketë thënë vallë për ty? Sido që të shkojnë punët, shpërblimin më të madh dhe promovimin do e marrë ai që ka gënjyer më shumë. Dhe kjo ndodh në të gjitha nivelet e korporatës. Sa më lart të ngjitesh në hierarki aq më mjeshtra janë në këtë "zanat".

Po pronarët e korporatave e dinë këtë? U intereson që promovimi të bëhet në këtë mënyrë? Po dhe po. Aksionerët minoritarë kanë blerë disa aksione me vlerën X dhe duan t'i shesin me vlerën X + delta. Sido që të jetë mënyra, rëndësi ka që delta të jetë pozitive dhe sa më e madhe. Aksionerët mazhoritarë janë më në brendësi të ngjarjes. Fitimi në pesë vitet e fundit ka qenë gjithmonë në rritje me 10%. Mund të jesh i kënaqur me një biznes që është fitimprurës, por fitimi pse duhet të jetë në rritje nga viti në vit?

Pse jo?

"Zoti CEO, këtë vit ke për detyrë ta rrisësh fitimin me 12%... Si? Po pra, vjet e patëm një rritje të fitimit me 10%, këtë vit do numërojmë në vend? S'do kemi progres?". Për ata që dinë sadopak fizikë, kemi të bëjmë më nxitimin e fitimit. Babëzi 24 karat. Po sikur CEO të jetë njeri me ndërgjegje? Hahaha. Atëherë s'paske lexuar paragrafin e mëparshëm. Edhe sikur të ketë krizë ndërgjegjeje, me këto rroga do gjendet një gënjeshtar tjetër që ta garantojë rritjen e rritjes së fitimit. Money talks.

Ja pra që pozicioni i një personi në korporatë thotë shumë për karakterin e tij. Vetëm se  megjithëse te ky përfundim mund të arrish me dy hapa, të gjithë duan të ngjiten në karrierë. Të gjithë duan para. Sa veta e dinë që para jo më larg se 100 vjetëve mbi 95% e popullsisë ëndërronin të jetonin si një shqiptar me rrogë 300 mijë lekë të vjetra. Kurse sot duke parë që ka dhe rroga më të larta askush nuk kënaqet me këto të ardhura. Ja që zilia nuk është zakon ose ves, por një instikt.

Korporata i përshtatet NATYRËS së njeriut, jo ndërgjegjes, por subkoshiencës, instikteve...
Nuk është e drejtë, shefi i ka instiktet më të forta se të tuat? Epo dhe Darwin nuk ka folur kot gjithë kësaj kohe. Specia që adaptohet më shpejt mbijeton dhe evolucioni ka treguar se njeriu këtë aftësi e ka më të zhvilluar se speciet e tjera. Mund t'i ngarkosh me faj sepse janë njerëz? Njeriu është para çdo gjëje tjetër një specie, por specia e vetme me babëzi. Por për ironi, fjala "njerëzor" përdoret për shpirtmadhësi.

PS: Meqë më lart përmendëm lekët e vjetra, do vijë ndonjëherë dita që të flasim me shifrën mbi kartmonedhë/monedhë? Pse qeka kaq e vështirë? Dhe sikur mos mjaftonte shikon edhe ato emisionet idiote të së dielës:
"Me vetëm 100 lekë të reja ju mund të fitoni deri në njëqind mijë lekë...të vjetra"

Gjeniu i vogël: Shkërdhatë nacionaliste (cit. Unë, Ti dhe Kasandra).
Skifteri ofron një çmim surprizë për atë që shpjegon çfarë donte të thoshte ajo goca te filmi me këtë.

45 comments:

  1. Post sacrosanto. Korporatat jane rregulluar ne menyre te atille qe pergjegjesia e tyre te sherndahet dhe de facto te bejne c'te duan, maksimumi ndonje gjobe dhe vazhdojne para...

    Kjo shprehja eshte me verte te filmi?! Apo po talleni?

    ReplyDelete
  2. Ky eshte posti me i bukur i Skifterit. Korporatar vendosin gati gati gjithcka, se shpejti do dalin haptas si rulers of the world

    ReplyDelete
  3. I kam degjuar dhe une keto idete per korporatat. As me postin nuk kam gje kunder, te verteta jane. Por te pakten jane brenda ligjit. Keto jane rregullat. Me i forti le te fitoje. Dhe per nga organizimi korporatat jane me te fortat. Po te mos ishin ato do ishte ndonje gje tjeter

    ReplyDelete
    Replies
    1. jemi ne 2013, dhe akoma me rregulla xhungle, me i forti le te fitoje, mbreti le te jete luani...

      Delete
  4. Per fat te mire, ne Shqiperi akoma nuk ka hyre kjo kultura. Edhe neper banka, po me mik avancohet :)

    ReplyDelete
  5. Si me korporata si pa korporata thelbi i njeriut mbetet njelloj, ka te drejte Diti, do ishte ne menyre tjeter po mos ishin ato.

    Une, per sa kohe te gjithe e dime qe njeriu eshte kshu si eshte, nuk shof gje te keqe, madje asnje ndryshim, kshu ka qene gjithmone, edhe pa korporata.

    Greed, for lack of a better word, is good. :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Si gjithmone e ekzagjeroni pak me kete cinizmin. E para, bota me keto korporatat nuk eshte dhe aq e keqe se na mbathen me leke. Punoni ne shtet, nese keni dicka kunder. E dyta, njerzit e kane ne dore te ndertojne nje bote me te drejte, s'ka pse fiton gjithmone e keqja...

      Delete
    2. Nuk ka cinizem, thjesht konstatim. Gjerat te bejne pershtypje ne fillim kur i kupton, pastaj merr vesh qe jane pjese integrale e jetes dhe bie ne paqe :)

      Delete
    3. Bini ne paqe me ligesine. Kshu eshte bota dhe pike. Ja qe ka njerez te ndershem, te cilet po te mobilizohen mund te ndryshojne dicka ne drejtim te se mires. Apo jeni nga ata qe mendojne se ndershmeria eshte naivitet?

      Delete
    4. Po, interesohu pak ca ka ndodhur me idealistet ne cdo revolucion dhe flasim prape :)

      Delete
    5. I kam lexuar. Por ti qenke nga ata qe i presin gjerat me thike:
      i lig= i zgjuar, i lexuar
      i mire= budalla, injorant

      Interesohu ti qe ka pasur leaders ne bote qe kane luftuar per ceshtje te mira.

      Delete
    6. Une di qe ne histori kane hyre pushtuesit, idealistet zakonisht permenden kur flitet per gijotinen :)

      Keto i mire i lig nuk bejne per mua, me sa shof je ti ai qe i ndan gjerat me thike...

      Pastaj edhe ky i miri qe thua ti...jepi cik pushtet dhe e shofim bashke transformimin.

      Delete
  6. Korporatat jane misherimi i eficiences, nqs do fitim te vazhdueshem dhe te mbijetosh duhet te genjesh, te jesh pa skrupuj dhe te shtypesh te tjeret, ndryshe do te shtypin ty.

    Gjeja me e bukur e artikullit eshte paralelizmi me Darvinin, kjo eshte logjika e kapitalizmit, pra e korporatave, mire keq drejt kesaj po shkon gjithe bota.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Farell, kur parashikon ti te hyjne korporatat dhe ne Shqiperi, se po na kallin daten.

      Delete
    2. Nuk me pelqen fare ky lloj mendimi, shiko vendet ne veri te Europes, korporatat nuk sillen keshtu, taksohen pa fund...

      Delete
  7. edhe ne qebabtore shum e veshtir jeta ta mer frymen kapitalisti :))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plumbi do vdese nga nje overdoze qoftesh hahahahah

      Delete
  8. Nice blog! Pse nuk lidheni me ndonje gazete? Besoj se shume pak veta dine per ju :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke ardh cik vone te kishe ardh para 10 min do kishe gjet njeri sa iken ca tersi hahahahah

      Delete
    2. Genti, ishim per kafe, si ben dhe ti :)

      Delete
    3. i dhe kafe mikut ti hahahahah

      Delete
    4. Ore Genti, shume i jep gojes ti. Mbase vete ti me miq...

      Delete
  9. Shkërdhatë nacionaliste = nacionalist koti

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kshu e kuptoj edhe une, po lidhja me drogen?????

      Delete
    2. Nacionalistet i shfarrosnin drogaxhinjt
      Skifter, ca ishte ajo surpriza?

      Delete
    3. hahahah bravo anonimo e ke vene skifterin ne veshtiresi duhet te japi cmimin tashi, hajde skiftero dil per dhurate sot apo rendesi ka mendimi hahahah

      Delete
  10. Skifteriii, mire ua bere ketyre korporatave so po na shtrydhin :) po ja qe i kane rrogat e mira :) sa per leket e vjetra, ato na duken me shume :) Me mire te ndryshojme kartmonedhen se sa te kalojme te leku i ri :P

    ReplyDelete
  11. "Greed, for lack of a better word, is good. :)"

    shprehje fantastike, eshte te nje film

    ReplyDelete
  12. Kjo intervista...Si esht puna?

    ReplyDelete
  13. interesant por i thjeshtezuar, mund ta titullosh: korporata per dummies. gjithsesi nuk ben keq ti thjeshtezosh gjerat here pas here per ti kuptuar thelbin.
    kam disa komente te tjera:
    nuk jam shume dakort me teorine tende sipas se ciles korporatat i pershtaten natyres se njeriut qe reduktohet ne te qenurit i babezitur. a jane njerezit te babezitur prandaj jane korporatat, apo ky sistem neoliberal krijon kushtet e tilla qe shtyn njerezit te levrojne babezitjen dhe kompetitivitetin sepse kjo i con drejt suksesit. veza apo pula... veshtire ti gjesh pergjigjen, madje do te thoja mjaft e padobishme tani per tani.
    ke lene nje faktor pa konsideruar, shtetin, qe ne teori, po ta thjeshtezojme sipas menyres tende, eshte institucioni i krijuar (dhe financuar) nga njerezit i cili ka per mandat te krijoje nje sistem ligjesh dhe normash per te mbrojtur njerezit dhe interesin publik nga interesat komerciale te korporatave. qe ta kryje kete rol sa me mire shteti duhet te jete i pavarur nga sistemi ekonomik, perndryshe krijohen situata me konflikt interesash...
    te vijme te realiteti, shteti i sotshem, pothuajse kudo neper bote eshte i kapur nga korporatat, si hapurazi nepermjet politikave qe perndjek, si dhe fshehurazi nepermjet lidhjeve personale apo institucionale. ky eshte problemi themelor qe kerkon zgjidhje.
    po e le me kaq, e vazhdojme kete diskutim ne ndonje rast tjeter ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk jam dakord me parimin veza pulen apo pula vezen ne kete rast, njeriu ka krijuar te gjitha ato gjerat qe ke rreshtuar ti, duke perfshire politikat neoliberale, qe jane produkt i Reagan dhe Thatcher, me perpara shteti kishte goxha rol nderhyres dhe nuk ishte perkulur kaq keq para korporatave.

      Qe shteti eshte i kapur nga korporatat nuk diskutohet, ato financojne fushatat e tua, nuk ke si u del kunder, ndryshe te fundosin.

      Te njeriu dalim sido qe ta kapim, fatkeqesisht...

      Delete
    2. epo kjo eshte shume e thjeshte, sigurisht qe njeriu i beri te gjitha se ndryshe do ishim akoma ne shpella... pyetja eshte me e holle se kaq, a jane keto rrjedhoja te pashmangshme te natyres se njeriut apo pabezia e disave ka krijuar nje sitem gracke ku pabezia shumohet dhe riperterihet...

      Delete
    3. pyes veten valle c'deshe te thoshe me 'fushatat e tua'?...

      dhe nje gje tjeter, qe shteti eshte kapur nga korporatat duhet diskutuar. eshte themelore. aty qendron zgjidhja, mos e merr si te qene

      Delete
    4. Vjosa, une po them dicka tjeter komplet:

      Babezia e disave i ka cuar gjithmone gjerat kshu, por korporatat jane relativisht te reja. Pakica e pasur gjithmone ka gjetur menyra per te qene "me e barabarte" se te tjeret, me perpara psh kishte rangje ne shoqeri, ishe aristokrat dhe si i tille trajtoheshe ndryshe.

      Me fushatat doja te thoja fushatat elektorale, sidomos ne USA, shifi si financohen.

      Sa per pakicen e babezitur qe thua, ka qene dhe do jete gjithmone, nuk kam si mos ti marr te mireqena keto duke pare gjithe historine e njeriut te civilizuar, gjithmone njelloj, kudo.

      Delete
    5. Bravo Vjosa, me ne fund nje aleat, ne nje det me cinizem :)

      Delete
    6. nuk e kuptoj se cfare gjeje tjeter komplet po thua, nga njera ane thua korporatat jane risi e koherave te fundit, nga ana tjeter njerezit kane qene gjithmne te babezitur. Athere cili ehte argumenti yt?

      mund te bie dakort qe gjithmone ka pasur nje pakice me te babezitur se pjesa tjeter, e thjeshte dhe kjo. ama qe prej atyre emrave te famshem qe permende vete, kjo pakice i ka krijuar kushtet aq te mira ekonomike dhe politike per veten, ne menyre qe vetem te grumbulloje e te grumbulloje pasuri, aq sa sot per sot 80 % e pasurise jane ne doren e 10% te popullsise ... korporatat ne kete mes jane nje mjeti, instrument. emblematike e ketij fakti jane te ashtequajtura 'hholdigs' te cilat nuk dihet se cfare prodhojne, kane aksione majtas djathtas ne cdo sektor, me qellimin e vetem fitimin. mos te flasim per fatin qe i duam aq shume korporatat saqe ne shume vende paguajne me pak taksa (ne proporcion) se sa klasa e mesme.

      fatmiresisht, korporatat nuk financojne te gjitha fushatat elektorale neper bote, rrofte europa welfariste :)

      Delete
    7. Argumenti im eshte ky:

      Korporatat jane risi e koherave te fundit, por njerezit kane qene te babezitur gjithmone...ku eshte kontradikta ketu? Babezia s'ka ndryshuar, ka ndryshuar forma jo substanca, tani pushteti shprehet ne korporata, me perpara s'kishte nevoje se elita nuk pyeste fare per te drejtat e shumices, s'kishte nevoje te quhej person juridik, sic thuhet edhe ne post.

      Mbase nuk po shprehem mire, me thuaj ca ka te paqarte...

      Delete
  14. Vjosa e nisi me vrull si perfundim tha te njejtat gjera si skiteri une thashe tashi e copetoi blogun hahhahh

    ReplyDelete