January 15, 2013

[Art dhe Kulturë] Bashkimi bën fuqinë

Le ta sqarojmë menjëherë që nuk është fjala për Bashkimin, moderatorin e Teuta TV. Dje pashë një reklamë të filmit The Expendables 2 dhe mu kujtua diçka që doja t'jua thoja prej kohësh. Për ata që s'e dinë, The Expendables 2 është një film ku takohen aktorë-heronj të viteve '80 dhe '90 si Rambo, Vandami, Arnoldi, ÇakNoris, Rroki, Bruce Willis, Ivan Drago, Jason Statham, Jet Li dhe Sylvester Stallone në rolin e personazhit kryesor. Këta kanë një armik shumë të lig që në fund të fundit e mundin.

Ne e njohim mirë secilin prej tyre, ua dimë bëmat. Mendimi i parë që i shkon gjithkujt në mendje është se vetëm ÇakNorsi i bën të flasë me vete armiqtë, atëherë pse ka nevojë të mblidhen të gjithë? Pastaj shikon trailerin dhe vë re se burrat janë plakur dhe ngjajnë më shumë me një tufë barkderrash që luajnë calcetto. Fintat dhe pasat me thembër u kanë mbetur por të gjithë luajnë duke ecur e jo duke vrapuar. Kështu justifikohet dhe pjesëmarrja e djelmoshave si Liam Hemsworth dhe Scott Adkins. Ashtu si në calcetto çerrat rrinë në portë, kështu dhe këta luajnë në plan të dytë.

Një biznismen do vërë re se megjithëse popullariteti i tyre ka rënë, shuma e popullariteteve do përbënte një popullaritet më të madh. Kështu që duke përqëndruar popullaritet e secilit arritën shumën aspak modeste të 300 milionë dollarëve. Kjo logjikë duket qartë kur numri i personazheve të njohur është dyfishuar në filmin e dytë (po, kanë bërë dy filma). Me pak bujari dikush mund të bënte një paralele me "Plaku dhe Deti", vetëm se këta vazhdojnë t'i bëjnë zbor armikut.

Kurse Skifteri e shikon këtë film si një përpjekje të dëshpëruar të disa burrave që kanë kaluar në andropauzë. Është njëlloj sikur Berisha, Rama, Meta, Topi dhe Spahiu të formojnë një parti, kurse në opozitë të jetë ndonjë i panjohur fare. Pra, një super-koalicion ku nuk do shtrohej problemi kush e ka fajin pozita apo opozita. Kjo që ne na duket një anekdotë në Gjermani ka ndodhur me të vërtetë. Kështu erdhi në pushtet A. Merkel dhe Gjermania është sot ekonomia më e shëndoshë në Evropë dhe nga të vetmet ekonomi në rritje në botë (përveç Shqipërisë). Problemi te ne do ishte kush nga çunat do ishte Sylvester Stallone.

Gjeniu i vogël: Rocky dhe Rambo janë i njëjti person.
Gjeniu absolut: Rocky, Rambo dhe Sylvester Stallone janë i njëjti person.

26 comments:

  1. hahaha Une the expandable I e kam pare, po dyshi mu duk i tepert. Mgjthse po shoh qe dyshi paska note me te larte ne imdb

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po ti shife dhe dyshin se su be qameti :)

      Delete
  2. po hajt mo po bohem un silvester stalone :))))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plumbi duhen 12-13 puntore llaci te bejne nje Sylvester Stallone hahahah shko futi i byrek qepe domate

      Delete
  3. Ca utopie kjo te bashkohen te gjithe ne nje parti, do ishte katasrofe. se imagjinoj dot.

    ReplyDelete
  4. ueee shum mire e keni kap si teme. e njejta gje ndodh dhe ne muzik dhe ne fusha te tjera

    ReplyDelete
  5. Skiftero sot me ke zhgenjyer totalisht...ka moshe Chuck Norris? :)

    ReplyDelete
  6. Ky fenomen ndodh edhe me futbollistet, shifni Maldinin...nuk terhiqej deri 40 vjec :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Paskemi shkruar ne te njejten kohe z. Farell :)
      Colin Farell kur do dale ne pension? :P

      Delete
    2. Per Maldinin mendohu 100 here para se ta permendesh :)

      Delete
    3. Do rrojme njesoj Ela :)

      Colin Farell do terhiqet kur te terhiqet Zanetti :)

      Delete
    4. Presupozoj qe je Farell...qenke shume i fiksuar pas futbollit, une jam juventine per vete :)

      Delete
    5. Po po une isha, scusa se e dergova anonim pa dashje.

      Shume keq qe je juventine, ne interistat jemi cik kundershtare me ju :)

      Delete
  7. Une jam e mendimit se suksesin e nje artisti e vendos publiku. Shoh qe keta paskan bere 300 milione, dmth qe mund te bejne dhe Expandable III :)

    ReplyDelete
  8. hahaha normal qe Sala do ishte Sylvesteri as diskutohet fare

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sala do ishte Rocky Chuck Norris Van Damme Ivan Drago...te gjitha vete

      te tjeret do ishin ushtare pa emer :)))

      Delete
    2. obobooo Kyci do jete nga ata qe marrin Bashkimin qe ne 7 pa 10 ne tel dhe ulerasin hahahah

      Delete
  9. Meqe u kapen futbollistat si rast...futbollistet, aktoret dhe profesione te tjera kaq specifike e kane veshtire te fillojne jete te tjera, ca profesioni mund te beje nje aktor pas nje karriere te lavdishme?

    ReplyDelete
  10. Ivan Drago fshin token me gjith kta plerat e vogla :)

    ReplyDelete
  11. se pari, komplimente per kombinimin expendables-merkel-politikanet shqiptare-keith richards :)
    ajo me te cilen nuk jam dakord pse te duket expendables 2 nje perpjekje e deshperuar?? nuk duhet te aktrojne me Stalone et al. vetem sepse kane kaluar ne andropauze?? mua me duket shume zbavites si film, sjell aksionin e viteve '80 kombinuar me nje doze humori (ok ndoshta jo sa per te marre nje 7 rating ne imdb)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Si me lidh Kinen - vezet e skuqura - alpinizmin - arrogancen :)

      Delete
    2. haha, jam e sigurt qe skifteri e gjen nje lidhje dhe mes tyre

      Delete
  12. Keta cunat siper mund te aktrojne, por jo duke nxjerre forcen fizike ne pah.

    Eshte si te luaje ne nje film me partizane nje veteran prej verteti :)

    Po qe Expendables eshte shume zbavites nuk diskutohet...nuk e di ca ka Skifteri ketu :)

    ReplyDelete
  13. Luca Cordero di MontezemoloJanuary 15, 2013 at 12:20 PM

    Filmi eshte patetik. Une e kam pare se me zemer te ngrire se prisja nga casti ne cast t'i binte te fiket Stalones :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ca arsye mund te kete per te perdorur nje nick si ky?

      Delete