Ditën e hënë, ora 09:00 intervista ekskluzive, një sukses i gazetarisë shqiptare për tu treguar brez pas brezi.
.............................................................................................................
Të gjithë e dimë se reklama është shpirti i tregtisë po disa reklama janë thjesht idiote. Skifteri uron që të zhduken sa më shpejt, për të mirën e tyre, reklamat e mëposhtme:
1. "Detergjenti normal nuk i pastron njollat (ca njolla sikur ke qenë në Irak). Detergjenti Dixan i pastron me formulën e tij triple action: lokalizim, zbërthim dhe degjenerim njolle". Ekrani ndahet në dysh. Majtas kemi një paçavure kurse djathtas shpëtimtari i njerëzimit. Tani, kush është ky detergjenti normal, sepse të gjithë ata që janë në treg dalin në TV me të njëjtën reklamë? Pastaj ky normali, pse vazhdon të jetë në treg derisa u bënë 20 vjet që s'ka pastruar një njollë?
2. "Pastërti dhe freski ajo është Carefree". Tani, ekrani e di vetë, ndahet në dysh. Majtas e dimë, tamponi facolet, kurse djathtas tamponi kampion alias Tampioni®. Një pyetje retorike që Skifterit i vjen natyrshëm. Pse lëngu është blu? Dhe pse e hedhin me kanë? Dhe pse në fund është njëra me pantallona të bardha që ose kërcen në ajër ose bën zigzage me biçikletë?
3. Teleshopping Dormeo, dysheku më rezistent në botë. Shfaqen në TV teste nga jeta e përditshme e çdo dysheku si: i kalon fuoristrada sipër, e hedhin nga kati i dytë, dy veta zbrazin 6 karikatorë me kallashnikov, e fut në det, e hedh në një vullkan aktiv, i bëjnë magji, e hanë me sy, e shohin shtrembër, i fusin thikën, e fusin në një dhomë me muzikë të lartë për teste akustike. Rezultati: forma e paprekur, asnjë gërvishtje, madje rigjenerohet, nuk laget, nuk nxihet, nuk e kap syri i keq, etj. Dhe sa do ishte gati populli të paguante për këtë mrekulli?
Majlinda konviktore - Vallahi, 1500 euro ia vlen, si dyshek.
Haliti pensionist - 3 vjet pension dhe 20 ditë nga ditët tona.
Trifoni shoku Halitit - 30 ditë dhe një vit pensionin e plakës.
Monda agjente shitjesh në Carrefour TEG - Me Dormeon çohem që në pesë gjeth. Edhe klientët nuk më shajnë më.
Mevlan Shanaj - Të gjithë e aktorët e kinostudios dhe të Albafilmit do flenë në Dormeo.
Grupi Burn - Që kur vdiq Renisi, nuk kemi vënë gjumë në sy. Dysheku normal nuk na boni fajde lale, unë kam fjetur mbi bateri. Të shohim Dormeon, 2000 euro i ka hallal.
Lewis Carroll - Fucking awesome.
Por në fakt ky dyshek fantastik kushton vetëm 1299 euro.
![]() |
Ky ilaç është aq çudibërës saqë kanë gjetur dy persona të ndryshëm për ilustrim. |
4. "Adriatica, kompania e parë detare në Shqipëri". Në sfond kënga "My heart will go on".
5. Teleshopping tiganësh. Një grua ka 11 orë duke kruar tiganin. Një zë burri: "Nuk të kruhet tigani? Me tiganin e ri Dry Cooker ushqimi nuk ngjitet edhe sikur t'i hedhësh vinovil". Dhe i hedh vinovil dhe tre vezë. E pabesueshme. Ekrani e di vetë çfarë duhet të bëjë, por kësaj radhe figura majtas është skandaloze. Filmim bardhë e zi, gruaja e veshur keq, fytyrë e trishtuar. Djathtas, çelin lulet, plasin ngjyrat, shpërthen lumturia. Tani, çfarë hanë këta njerëz që i kanë kaq pis tiganët? Ç'kërkon ky burri te shtëpia e kësaj gruas? Nga hyri? Si hyri? Pse nuk trembet gruaja kur sheh një të panjohur në shtëpi?
Skifteri e ka një version për këtë gruan, por preferon ta mbajë për vete...
6. Një foto në sfond me një palë dhëmbë të përpunuar në Photoshop. Në sfond kënga Titanium dhe një zë i ëmbël femre që lexon çfarë shkruhet në ekran: "Klinika dentare Julpjer. Nga e hëna deri të shtunën, nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Pastërti. Higjenë. Instrumenta të sterilizuar. Karrike mobile. Pambuk njëpërdorimsh. Amalgam gjerman. Drita 24h. Luçidim protezash falas për pensionistët çdo mëngjes 07:00 - 09:00. Doktor italjan." Ky doktori italian sa pabuks duhet të jetë që të vijë të punojë në Shqipëri? Pastaj, mjafton pasaportë italiane dhe je doktor i mirë?
7. Universiteti UFO. Kristal. I New York-ut. Justiniani i parë. Marin Barleti. Vëllezërit Luarasi. Motrat Qirjazi. Motrat Luarasi. Vëllezërit Kajtazi. Vëllezërit Bylykbashi. Shkolla Wilson another brick in the wall. Shkolla Njuton. Aldent. Medikadent. Mentadent. 100 Vitrinat. Europian i Tiranës. Mesdhetar i Tiranës. I Ballkanit jugperëndimor. I Ilirisë. Amerikan i Shqipërisë së mesme. Bukuroshja e Durrësit University. Tabakëve Bridge College.
Gjeniu i vogël: Ai tipi që ka bërë reklamën e Adriatica-s.
Për atë që gjen pse mund të quhet një universitet "UFO" Skifteri ka një çmim surprizë, siç fitoi dhe Anonymous nga Lushnja para dy ditësh.
Anonymous nga Lushnja - "Shkërdhatë nacionaliste e kisha diskutuar dhe me shokët, po s'ma pristje mendja kurrë që mund të fitoja çmim me të. Zoti e bekoftë Skifterin. iPad-in do ia jap djalit, gjethen e dafinës si simbol i fitores do e mbaj kujtim, kurse çorapet me rrinë të mëdha kështu që i mori gruaja."
paska patur dyshek Dormeo dhe ne kohen e Lewis Caroll???:p qenka dyshek qe i rezistoka shekujve!!
ReplyDeleteMarylou, c'po pret? :)))
Delete...dhe ta mendosh qe s`i ke permendur te gjithe universitetet skiftero :)
ReplyDeleteMeritonin dhe shkollat e mesme/nentevjecare te permendeshin :)))) "udha e shkronjave", etc.
DeleteHahahahha kete adriatica e maj men edhe une kshu ka qene me verte hahhah thanks per buzeqeshjen
ReplyDeletePlumbi nuk komenton se spo kupton asgje hahahah
ReplyDeletekur i ka tall Pllumi kta ti luje me kuklla apo lu akoma :))))))))))))))))))))))))))))))))))
Deletehahaha, paska shume reklama idiote. Po Adriatica eshte nona.
ReplyDeletesuper shkrim ky. i modh
ReplyDeleteS'e dija qe pambuku njeperdorimsh qenka vetem per klinikat e mira :))))))
ReplyDeleteHahahhaha gruja me tiganin ca imazhiii
ReplyDeletehahaha ku i ke kapur. te gjithe i veme re kur i shohim po s'i mbajme mend. Ajo reklama Dormeo ka qen me verte nje tormentone. Ate cunin jam betuar ta rrah :))))
ReplyDeleteHahhahaha sa I bukur posti sotshem... Skifter, me shijoi shume kafja duke lexuar dule pire nga nje gllenke nga filxhani I'm I madh qe shkruan "coffee time". Se di pse duhej ti jepja te gjitha detajet, por jam ne humor te mire si dite e shtune prandaj. Kisses me dashuri, Gogla.
ReplyDeleteHahahahha skiftero po shkruj vetem per te thene qe jeni fantastike, kam qeshur edhe me presjet sot, most underrated blog
ReplyDeleteKa vdek Renisi?????
ReplyDelete:))))))))) Zakonisht te keto reklama nderroj stacionin
ReplyDeleteSkifteriii, c'ben kshu mo :)))))) lengu blu do ishte, pse ca ngjyre e do ti? :))))
ReplyDeleteDyshekun DORMEO kot e shani se jo 1299 Euro po dhe 1300 i ka hallall.
ReplyDeleteSa kam qeshur:)))) Nuk e lexoj dot deri ne fund se jam ne pune dhe per fat te keq kam kolege qe ngrejne vetullen dhe te shohin sikur je me idioti. Ata jane me faqen e facebook-ut hapur por po i shqeteson e qeshura ime
ReplyDelete