1 janari. Ose si quhet ndryshe një e diel në katror.
Skifteri kaloi gjysmën e dytë të datës 1 janar duke reflektuar. Gjysma e parë dihet, asimilimi i efekteve të drogës dhe rock&roll-it…
Kështu, duke qenë se Skifteri s`ka gjë për të fshehur, ai do ndajë me ju çfarë ka mësuar nga 2012 në përgjithësi, por edhe nga të gjitha eksperiencat e vlefshme personale në veçanti.
Kjo është lista e 10 gjërave që mësuam nga viti që sapo kaloi:
1. Felix Baumgartner u hodh nga 39 km lartësi pasi piu 3 duzina e çerek (39) Red Bull. Do e bënte edhe Alket Islami, po nuk u ngjit dot aq lart. Versioni modern i Ikarit.
2. Futbolli shqiptar shkoi tetëdhjetë e ca vjeç. Për moshën që ka ngjan shumë i ri.
3. Gjatë 2012 vetëm një arbitër shqiptar kishte motër. Kjo tregon vendosmërinë e FSHF për të eleminuar sharjet nga futbolli vendas. Një motër, një sharje efektive. Të tjerat janë detaje.
4. Justin Bieber fitoi çdo music award të mundshëm gjatë 2012, duke konfirmuar trendin gay dhe pedofil të momentit.
5. Statusin kandidat nuk na e japin se na kanë inat se jemi myslimanë. Përfundimisht. Kur s`na e dhanë as pas TEG-ut…
Rritja ekonomike ishte më e lartë se e Greqisë. U rroftë Bashkimi Europian, s`kemi nevojë për njeri.
6. Në 2012 në Shqipëri u lançuan (kështu thuhet apo jo?) 2071 këngë, nga të cilat 2069 ishin të përshtatura.
7. 2.2 milionë shqiptarë u diplomuan cum laude për ekonomi dhe jurisprudencë. Master. Ta dinë të gjithë që këtu rriten gjeni.
8. 100-vjetori i pavarësisë erdhi i përpiktë, më 28 nëntor. Histeria në masë tregoi që erdhi si surprizë.
9. The Dark Knight Rises ishte një përshtatje e rëndomtë e Gjergj Elez Alisë.
10. Twitter ofroi 180 karaktere me abonimin Platinum. Kompani më xhepçpuar s`kemi parë.
11. Klani kishte më shumë balerina se Top Channel. Skifteri zgjodhi.
12. Pjesëmarrësit e Big Brother ishin aktivë si çdo vit në jetën politike, shoqërore dhe kulturore të vendit. Krenaria e kombit.
13. U miratua paketa ligjore për emigrantët në Shqipëri. Kinezët dhe kurdët do kenë shanse të barabarta për punësim. Ndërmjet tyre.
14. U vërtetua në shumë kafene në Tiranë dhe më gjerë që Angela Merkel është me origjinë çame, prandaj e trajton Greqinë si leckë.
15. Në fakt statusin kandidat nuk na e dhanë se këtu ka ende shumë homofobi. “Çdo shqiptar duhet të marrë një gay në shtëpi për ca muaj, vetëm kështu mund të integrohet komuniteti LGBT”, u shpreh Füle.
16. Marseli nga Tirana fiton cmimin "Romi riciklues i vitit" me 1.1 ton kanaçe. Ligji antitrust në rrezik, Skifteri sugjeroi taksën 90%.
Dhe në fund dy fjalë për bilancin e Skifterit për vitin 2012. Vitit 2012 Skifteri s'do i ndryshonte as edhe një presje. U mundua shumë të gjente gabime në 2012, që t'i korrigjonte në 2013, por ja që paska qenë një vit asimptotik me perfeksionin. Pra, katarsis shtyhet përsëri.
Skifteri interesohet: po viti yt si ka qenë? Apo si do ketë qenë thuaj...Skifteri e tërheq pyetjen.
Gjeniu i vogël: Cigaren po e le një ditë, të lë një javë.
per skifterin 2012 ka qene vit asimptotik me perfeksionin??? dmth edhe gjate vittit 2013 do i perqendroni te gjitha shkrimet/postimet tuaja ne dhjetor? :)
ReplyDeleteSkiftero drugs, rock & roll.... Po sex? :)
ReplyDeletePo pra, duhet te kete edhe seks qe te jete perfekt, apo ate thote reticenca? :)
ReplyDeleteUna jam skifters hahahahh jeni te mdhenj une qe kam qene petronins ihere hahah
ReplyDeleteTi ke dashur te jesh nje petronins. Ne fakt ke qene nje Arben Broxs :)
Deletealbitrat do mohojne fisin :))))
ReplyDeleteHapi tjeter do jete te marrin arbitra jetime, kshu crrenjoset perfundimisht sharja nga futbolli :))
ReplyDeleteHahhahahkete marselin e njof une
ReplyDelete