January 16, 2013

[Survivor] Të përdorësh flamurin


Kemi thënë shumë herë që do rikthehemi te temat që kemi trajtuar, por gjithmonë ka dalë diçka e re.
Sot është rikthimi i parë. Ky është Patriotizmi Reloaded.

Tani, është kjo Aleanca Kuq e Zi…Skifteri ka një pyetje shumë të thjeshtë:

Për çfarë na shërben kjo?

Për të ndalur politikat denigruese të fqinjëve tanë, për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të luftuar për kauza nacionaliste siç është ajo e Çamërisë.

Le t`i njohim disa merita; Duhet një zë që të alarmojë opinionin publik për çështje si censusi, ose marrëveshja detare me Greqinë, ose varret skandaloze të ushtarëve grekë në jug dhe çështje të ngjashme.

Për Skifterin në këto raste mjafton edhe të mos bësh gjë konkrete, por të bërtasësh që populli të dëgjojë çfarë po ndodh dhe në këtë mënyrë të vësh nën presion pushtetarët, në mënyrë që të kenë kujdes kur është në lojë dinjiteti i popullit që e ka votuar.

Pastaj flasin për bashkimin Shqipëri-Kosovë.

Shqipëria me Kosovën do bashkohen, në qoftë se po, kur të vendosin forca të tjera të jashtme, jo kur vendos Kreshnik Spahiu. Me shumë gjasa do jenë të njëjtat forca  që vendosën pavarësinë e saj. Nuk kemi dëgjuar për kontributin e Kreshnikut në pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, e vlerësojmë faktin se ka një zë që përfaqëson aspiratat e dy popujve dhe mund të shërbejë si lobbying, çka është gjithmonë i domosdoshëm. Po s`kërkove duke qarë derisa t`i lodhësh s`të jep gjë njeri (shih formimin dhe vazhdimësinë e Izraelit për të kuptuar efektet e lobbying). Ky mund të quhet detyrim ndaj qytetarëve të të dyja vendeve.

Por pastaj vjen Çamëria dhe këtu Skifteri distancohet. Slogane, tone të ashpra, kërcënime Greqisë, premtime që do vijë dita…

Dita për çfarë? Kush na e shpjegon çfarë?

Do merren tokat? Do ndryshojnë kufijtë? Apo dëmshpërblime të gjithë çamëve?

Që i bie që Greqia të pranojë, në mos genocidin, spastrimin etnik?

E ka idenë Kreshniku i dashur sa mundësi ka të ndodhë kjo? Ka dëgjuar Kreshniku për genocidin armen nga turqit? E di që ka ndodhur që në 1915-ën dhe turqit jo vetëm që mohojnë që ka ndodhur, por janë të gatshëm të prishin marrëdhëniet me çdo shtet që thjesht e përmend dhe vendos ta diskutojë?

Pastaj Kreshniku po na thotë që Greqia, një nga vendet me shoviniste, ksenofobe në përgjithësi dhe antishqiptare në veçanti, do përkulet ndaj presionit të Aleancës Kuq e Zi dhe do thotë “Po, kam gabuar” me kokën poshtë? Po flasim për të njëjtën Greqi?

Apo do sensibilizohet komuniteti ndërkombëtar? Për Çamërinë? E keni idenë sa masakra ka vërdallë për të cilat s`kujtohet njeri?

Deri tani u treguam qëllimisht naivë. Sepse Kreshniku e di shumë mirë që bashkimi me Kosovën dhe çështja çame janë fjalë dhe kaq, tani herët vështirë të ndryshojë ndonjë gjë. Por ai di edhe që këto fjalimet patriotike-nacionaliste kanë shumë efekt në turmë, njerëzit gjejnë komfort te këto gjëra, ndihen mirë, të krijosh armiq gjithmonë ka ndihmuar në politikë. Nuk të pyet më njeri as për platformë dhe vizion kur ti me ton triumfator shpall të hapur luftën për Shqipërinë e Madhe, Shqipërinë Etnike.
Sukseset e demagogjisë njihen prej kohësh

Që është njëlloj me ëndrrën për Bullgarinë e Madhe, ose Serbinë e Madhe. Ose Greqinë dhe Epirin e Veriut.

Shkurt ballkanas. Kur do i lëmë këto “kush e ka më të madh”, s`jemi më fëmijë.

Gjeniu i vogël: Pas Kosovës radhën e ka Çamëria. Pastaj Ulqini dhe Shën Naumi. Jemi një superfuqi e vogël (cit.).
       

32 comments:

  1. Mua edhe thirrjet per Kosoven me duken fallco, ka plas nje histeri patriotizmi gjithandej. Edhe kryeministri e ka kuptu qe mund te fitoje vota duke shfrytezuar thirrjet per Shqiperine e Madhe, ka nisur nje gare kush eshte me patriot...

    ReplyDelete
  2. Bravo skiftero, shyqyr qe po flet dikush per kete hipokrizine e ketyre te aleances, ca s`ben robi per 2 vota me shume...nga doli patriot ky kreshniku ihere

    ReplyDelete
  3. Ky te foto ngjaka me Kreshnikun me verte hahahahah

    ReplyDelete
  4. shume e drejte ajo qe thua, ideja per nje Shqiperi te madhe eshte qesharake, por une mendoj se dhe vete Spahiu e di qe eshte e tille, dnmth nuk mendoj se ai vete i beson kesaj gjeje. madje madje ai eshte treguar shume i zgjuar te vije me idene e nacionalizimit duke njohur natyren e shqiptareve. krijimin e partise se tij une e kam pare si dicka shume pozitive sepse sa me shume shkopa ne rrote te kete, aq me shume intimidohet pushteti i dy partive kryesore. dhe une kam filluar ta konsideroj seriozisht votimin per aleancen Kuq e Zi. se pari, duhet nje ndryshim. se dyti, kufizimi i mandateve politik deri ne 2 (qe eshte dhe nje nder pikat kryesore ne programin e tyre) eshte ajo qe i duhet Shqiperise.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Maksimumi qe mund te marr aleanca esht 1 deputet, ja 2...nuk e sjellin 2 deputet ndryshimin

      Delete
  5. hahahahhh superfuqi e vogel hajde Sali hajdeeeee

    ReplyDelete
  6. Une per vete jam i ndare mes dy mendimeve. Doja te kishte nje force te trete ne Shqiperi, por jo te ishte e kesaj natyre. Shume mire qe i meshon patriotizmit ndonese ne menyre te instrumentalizuar. Por premtimet e tij jan hi syve. Per shembull, kufizimi i mandateve deri ne 2 mund te kete kuptim vetem po nuk pati zgjedhje te lira. Perndryshe eshte injorim i sovranitetit te popullit. Nje popull qe voton realisht nje parti 3 here do te thote se eshte i kenaqur prej saj. Kane dhe disa pika te tjera qe bejne si te ndershem, po nuk po zgjatem me :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eshte LSI-ja pra forca e trete po prape rrolin e saj nuk po e luan ne menyren me te mire. Sidomos tani qe eshte ne qeveri dhe votat i ka mar nga elektorat i majte. Kjo nuk do te thote qe elektorati eshte i kenaqur por i vjedhur.

      Delete
    2. Aida ka shume te drejte, partia e trete ne Shqiperi eshte pa kuptim...

      Delete
    3. Partia e trete eshte thjesht nje pyke per tu futur aty ku shikon boshllek. Si ne rastin Xhuveli, Meta e sa te tjere si keto...

      Delete
    4. Ju imagjinoni se partia e trete do dali brenda nates? Fillime jane keto. Puna eshte se kemi nevoje per nje parti te trete te vertete, meqe ben dhe rime :)

      Delete
    5. Edhe ne USA 2 ka, keshtu do jete gjithmone, partite si LSI jane vetem per perfitime monetare, ndonje ministri etj...

      Delete
  7. Aleanca Kuqezi ka gjetur vertet nje teme qe terheq vota, u ka shkuar mire mendja. Kreshnik Spahiu dallohet 10 km larg qe s`eshte i sinqerte, por prape populli kur shef qe pushteti poshterohet nga Greqia dhe degjon keta te aleances duke folur ndihet shume mire, me i mbrojtur...pavaresisht se keto fjalimet nuk do i ndryshojne gjendjen ekonomike, ose me mire nuk do ndryshojne asgje.

    ReplyDelete
  8. Po pse me ca duhet te beje Z.Kreshnik Spahiu qe te duket i sinqerte, te dale me pushke ne dore...ca doni me ju, ai u ngjir tu mbrojt interesat kombtare, jo si kto krimbat qe kemi ne qeveri

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po kur vajti e na doli Kreshnik Spahiu kaq patriot, u nis nga zero e as ishte degjuar me pare per vlera patriotizmi por tani nuk i dihet nga eshte mbeshtetur. E nisi me patriotizem te flakte (shqiperia e bashkuar etj, etj,..) dhe brenda dy javeve filloi do rrezojme Saliun. Si ne kohen e Fatos Nanos"ta shporrim qelbesiren".

      Delete
    2. Z. Kreshnik Spahiu pak rendesi ka nga mbeshtetet, ato qe flet jane te drejta, mjaft na neperkemben kto plera qe na qeverisin, shyqyr nje ze ndryshe qe mbron interesat e shqiptareve. Del kunder Saliut se saliu ka axhende greko-serbe.

      Delete
  9. Une s`e kuptoj pse akuzohet me shume aleanca dhge jo PDIU.....

    ReplyDelete
  10. Nqs kjo parti sherben qofte dhe vetem si whistleblower qe behen nga partite ne pushtet atehere per mua eshte ok.

    ReplyDelete
  11. PDIU eshte akoma nje parti e re dhe sapo te plotesoje personalitetin e saj padiskutim qe do te ngreje kauza te rendesishme. Sidomos tani qe Greqia eshte me e dobet se kurre dhe nuk mbeshtetet nga BE do perfitoje sa me shume te jete e mundur duke kerkuar ate per te cilen ka mare votat.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kur te plotesoje personalitetin e saj? Dmth kur te shtohet numri i cameve ne Shqiperi, se s'ka rruge tjeter.

      Shumezohuni shpejt, luni duret :))

      Delete
    2. Fakti eshte qe PDIU nuk ka marre vota vetem nga camet.
      Sa per shumezimin pa merak :))

      Delete
    3. PDIU s`ka marre vota vetem nga camet hera e pare qe e degjoj...ca arsye mund te kete nje rob tjeter me votu PDIU?

      Delete
    4. per nji tezg ke tregu camve :))))))))))

      Delete
    5. Ti Plumbo per 1 pakete Assos ca sdo beje jo me i tezge hahhahh

      Delete
    6. Po ti shko degjo njehere ca behet pastaj komento. Leqe kush i tregon gje anonimave, eshte njesoj si te flasesh me nje 1200sh te kohes xhaxhit.:) Gento je i modh.

      Delete
    7. Nese camet kane te njejtat qellime me AK-ne pse nuk bashkohen ne te njejten parti? Bashkimi ben fuqine apo jo? Apo camve u intereson vetem ceshtja came dhe jo Kosova?

      Delete
  12. Ketu duhet nje parti e katert e peste e gjashte e keshtu me rradhe, te behen te gjitha bashke dhe ta rrezojne kete sistem te korruptuar. Me falni te degraduar sepse i korruptuar quhet kur llogaritet me +- 5% ndersa ne kete rast jane te gjithe.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pa na thuj nje parti qe s`eshte e korruptuar ti...apo po ishe parti e vogel nuk je e korruptuar, eshte ekunderta biles :)

      Delete
  13. Lexova artikullin dhe ok. Po nuk i kuptoj keto komentet kaq kontradiktore dhe pesimiste. Te pakten neper blogs te themi si duhet te jene gjerat dhe cfare mund te behet.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ela, ca nuk kupton ti, disa njerez thone qe AK eshte e sinqerte, disa jo. Une per vete them qe eshte levizje e domosdoshme...ti ca thua?

      Delete
  14. Edhe mua levizja e AK-se me duket absurde si premtime qe bejne. Por qe perderisa keshtu vjelin vota, bravo u qofte. Kshu vajti kjo pune :)

    ReplyDelete
  15. Adem, AK nuk ben premtime per asgje, thjeshtindinjohet kur me ne tallen politikanet dhe shesin vendin atij qe ofron me shume...ca te keqe ka ketu?

    ReplyDelete