Drini Zeko pa asnjë hezitim.
Drini - Përshëndetje.
Nicolas - Përshëndetje.
....
(pas dy minutash)
Nicolas - Do bësh ndonjë pyetje apo...
Drini - Më falni, më falni. Po më hutuat fare. Hera e parë që rri para një divi (Drini shkundet dhe përmblidhet). Atëhere... Imzot...
Nicolas (e ndërpret, buzëqesh) - Po pse imzot?
Drini (skuqet) - Po se...ngaqë jam mësuar me Arditin...
Nicolas - Më thirr Niko.
Drini - Atëherë, Niko. Ju tanimë keni hyrë në kinematografinë shqiptare, madje madje në Kinostudion Shqipëria Re. Si nisi e gjithë kjo?
Nicolas (ngre sytë mendueshëm)- Një ditë Mevlani (Shanaj, shënim i Drinit) më mori në telefon, më tha që nuk fliste dot gjatë aty dhe më sugjeroi të kalonim në Viber. Aty më tregoi për këtë projekt gjigand.
Drini - E dinit rëndësinë historike të personazhit që keni interpretuar?
Nicolas - Të them të drejtën, jo. Por në atë periudhë nuk po punoja në asnjë projekt kështu që thashë me vete "katër ditë në Shqipëri, s'do jenë ndonjë tmerr i madh". Pastaj emri Çerçiz ishte intrigues. Kisha 14 orë fluturim, kështu që koha për ta lexuar skenarin ishte e mjaftueshme.
Drini - Te ky film nuk patët një Angelina Jolie përkrah...
Nicolas - Nuk mund të them se qëndrimi mes një grushti burrash më entuziazmoi. Në Shtetet e Bashkuara, në kësi filmash shpiket një personazh femër e cila të përkrahë heroin kryesor dhe indirekt kauzën. Me sa duket burrat shqiptarë duan t'i marrin meritat vetë.
Drini (duke përplasur duart)- Hahaha. Ju nuk pranuat që skena e rrethimit të xhirohej në Mashkullorë. Përse?
Nicolas - Mashkullor, është një fjalë që më intimidon, sidomos kur mora vesh që në atë skenë do kishte vetëm burra. 100 burra. Atëherë me regjizorin vendosëm ta xhironim diku tjetër. I vetmi fshat që i ngjante Mashkullorës për nga struktura ishte Lazarati. Madje unë do shtoja se dhe mënyra si mbrohej i ngjante shumë skenës sonë.
Drini (rrëzohet nga karrigia, klith, shkundet dhe ulet në divan ngaqë nuk i zë më besë karriges) - Hahaha. Në këtë skenë bie dëshmor, për fat të keq, Hajredini...
Nicolas - Çdo luftë ka sakrifica dhe Hajredini ra si hero. Më vjen keq si për të ashtu dhe për Tim Roth, aktorin që e interpretoi. Tim ishte një humbje e madhe për ne, por aksidentet në punë ndodhin, pavarësisht se me vendosjen e skelës ishin bërë gabime.
![]() |
Çerçizi |
Drini – Flasim për gjëra më të gëzueshme. Sa Çerçiz është Nicolas në jetën reale.
Nicolas - Jam më shumë një Mihal Grameno në fakt…vetëm se kam më shumë vesh muzike se ai.
Drini (bie edhe nga divani) - Hahaha. Një nga skenat më të rëndësishme është dhe vrasja e Bimbashit...
Nicolas - Tek ajo skenë kisha emocione me të vërtetë. I thashë dhe Timit, duhet ta vrasim shpejt. Nëse Sean Connery (aktori që luan Bimbashin) do të nxehej mund të na vriste të dyve.
Drini - Hahaha. Kush e luan më mirë Çerçizin, ju apo Timo Flloko.
Nicolas - Timo flet më bukur pasi e di dhe shqipen e flet më mirë se unë, por unë luftoj më mirë. Them se në përgjithësi kam kontribuar më shumë se ai në shpalljen e pavarësisë.
Drini - Çfarë përshtypjesh keni për Shqipërinë në përgjithësi?
Nicolas (hap smartphone-in, dhe pas dy minutash përgjigjet) - Për Shqipërinë mund të them...2.8 milionë banorë...28,748 km2...motto "Ti Shqipëri më jep nder...”... calling code 355... dhe vend shumë shumë i bukur.
Drini - Cila këngëtare shqiptare ju pëlqen më shumë?
Nicolas - Nuk njoh shumë këngëtare shqiptare dhe kjo e ngushton shumë zgjedhjen time. Do të veçoja Eli Farën, mbase ngaqë kemi dhe moshë të përafërt.
Drini – Si mësuat shqip?
Nicolas – Nuk di shqip, prandaj kemi marrë përkthyes. Skenarin e mësova përmendësh.
Drini – Kalojmë te një pyetje pak pikante…
Nicolas - Ju më njihni mirë. Unë kurrë nuk do tu bëja bisht këtyre pyetjeve. Por në rastin tuaj, me këtë shumë qesharake ju nuk mund t'ia lejoni vetes pyetjet provokuese.
Drini - Po shqiptarët si ju duken si njerëz?
Nicolas - Po mirë mirë, me ato të vetat, po... (buzëqesh).
Drini - Keni dëgjuar për diskriminimin e tmerrshëm që i bëhet komunitetit LGBT?
Nicolas - Jo, pse si është puna?
Drini - Po ja për shembull, ne... Domethënë një shoku im që është gay, është persekutuar në mënyrë të vazhdueshme. Imagjino që i duhet të maskohet si çun straight.
![]() |
Një nga kushtet që Drini i vuri Skifterit për këte intervistë ishte blerja e kësaj bluze |
Drini (gëlltitet)- Po mirë, ky shoku im si mund të marrë vizë për në Shtetet e Bashkuara, ose Green Card, sepse këtu situata është bërë e papërballueshme. Nuk po i lënë fare...
Nicolas (i hutuar)- Nuk e di.
Drini - Po jo, e di pse po them? Ky shoku im do ishte i gatshëm t'ju ofronte gjithë kursimet e tij, 8000... plus rroga e dhjetorit, plus shërbimet...domethënë shpërblimet...ja 10 000 dollarë që ju të martoheni me të sa të shkelë vizën dhe pastaj ndaheni me konsensus po të jetë e nevojshme.
Nicolas - Unë nuk merrem me këto.
Drini (duke ngrysur vetullat) - Si the? Domethënë dhe ti na përbuzke o Nicolas? U shoftë fara jote! Tani po e shoh unë, që paske një dell shqiptari! Qënke dhe ti një Murat Pasha! Jashtë nga studio ime! Jashtë!
Nicolas - Tamam tamam, është zyra ime, kështu që...
Drini - Edhe ashtu e bëjmë, mos ki merak! Do flasim ndryshe bashkë!
Drini rrëzohet nga divani. Ngrihet, shkundet, merr një stilolaps për suvenir dhe përplas derën. Pastaj kthehet se kishte harruar bllokun e shënimeve dhe ikën përgjithmonë...
Që nga ajo ditë, Drini Zeko është zhdukur bashkë me 80% të shumës që Skifteri kishte alokuar për intervistën. Është parë vetëm një herë në katin e dytë të vilës së një stilisti të njohur kalifornian.
hahahaha o sa kam qeshur, e nxori koken shqiptari hahaha
ReplyDeleteHahahhahh jeni komplet te paparashikueshem, fillim shume i bukur i dites :)
ReplyDeletehahahahah jeni te medhenj perfundimisht skam fjale te tjera
ReplyDeleteFantazi e cmendur, kjo eshte shkruar me recreative drugs, no doubt about it :)
ReplyDeleteKy blog po behet gjithmone e me interesant...
Me pelqen Eli Fara :) Ky eshte fare
ReplyDeletepo timo flloko? :)))))
DeleteJeni komplet te cmendur :)
ReplyDeletehahahahahhahahahahahhaahahah ja kam tregu 10 robve kte in intervisten sot kena qesh me lot jeni te papam
ReplyDeleteSkifteri eshte definitivisht nje perdorues i canabis sativa, ska mundesi tjeter :)
ReplyDeletejam kenaq sot
ky o drini zeqo tashi apo koncidenc?
ReplyDeleteune nuk e njifja fare kete Drinin, me duhej ti beja google, ne foto nuk duket dhe aq keq sa eshte pershkruar ketu:)))...sa here e paskeni keni filluar konsumin e canabis, kushedi cfare postimesh mund te beni ne darke ju nese vazhdoni me kete ritem!
ReplyDeleteBravo Skiftero ky Drini nje cop injoranti qe se ka shokun
ReplyDeleteSi perfundim Drini u martu me Plumbin dhe presin tu dali viza hahahahah
ReplyDeletehahahaha Drini Zeqo? Arjan Cani me dukej me i pershtatshem per intervisten
ReplyDeletevertet shkrunte Drini Zeqo po une gjithmon imagjinoja Ledionin e Topit :)))
ReplyDeleteUne do zgjidhja Arditin qe eshte si me i gezuar :)
DeleteGay means indeed happy :)
Deleteshoh qe e paskeni seriozisht si teme hahaha
DeleteSkifter, sot e ke qare, une pertoj te komentoj po sot po e nje perjashtim :)
ReplyDeletehahaha drini zeko i modh skifteri sot
ReplyDeleteCa ju ka bere Drini shkrete?
ReplyDeleteMe heqjen e vizave kujtova se i kishim hequr keto komplekset :))))))))
ReplyDeleteSkifteri shuuume homofob, po te them te drejten une qesha :)
ReplyDeleteBlog sh i bukur
Interviste fantastike, pike.
ReplyDeleteIt is a role I have totally refused. I can't understand the enthusiasm about it.
ReplyDeleteFuck Mevlan, a man who can't keep his word :(
ReplyDeletelike
DeleteI'm the best, De Niro the rest
DeleteMevlan used me :((
ReplyDeleteEveryone used you...
Deleteun i maj premtimet :))))))
DeleteThe Bullet works undercover hahaha
DeleteTutto sommato e' stato una bella intervista. Guardiamo avanti con fiducia.
ReplyDeleteshum bukur. e keni qa :))))))))))))))
ReplyDeletemendimi im alternativ eshte se rusell crow i qan kto rolet
Russell Crowe ka frike avionin, nuk e sillnim dot ne Shqiperi. Matt Demon eshte gay dhe kisha frike mos e keqtrajtonin ne Shqiperi.
DeleteNicolas Cage eshte gay.
ReplyDeleteAi qelbesira nuk e meritonte kete interviste. Po ca ti besh Arditit thuaj...
ReplyDeleteska gjo heres tjeter :))))))))))))
DeletePo shtoj edhe une dicka, Skifteri je komplet i cmendur :))))
ReplyDeleteHahahh gjith ajo pritje per Drinin ta ket per nder :)
ReplyDelete