February 13, 2013

[Biznis] Si të bëhesh milioner

"Si të bëhesh milioner?" - Nga Koço Kokëdhima.

"Atëherë, kemi një milion euro dhe duam ti investojmë. Ku do ti investojmë? E para e punës...".

Koço, prit njëherë prit, mos u nxito. Dhe mos fol përçart. Kush i ka këto një milion euro. Mirë une e ti, po lexuesi?

Të dashur lexues, mos ia vini re Koços. Jam i sigurt se po të kishit një milion euro, asnjëri prej jush s'do e bënte pyetjen e mësipërme. Dhe nuk do ia bënte Koços. Në vend të kësaj do bënte jetën e atij inxhinierit të pardjeshëm.
Një X milioner medreseje

Të kuptohemi. Para ca kohësh, ka qenë një emision në radio i cili të mësonte si të bëhesh milioner. Kur njerëzit merrnin në telefon për të pyetur si të investonin shuma të tipit 30.000 euro, dëgjoheshin të qeshura nga redaksia dhe telefoni u mbyllej me arrogancë. Këta idiotët donin të bëheshin milionerë me dava 30.000 euro. Ne thamë të bënim milionerë, por jo magji. Emisioni çuditërisht dështoi.

Tani, një njeri që i ka bërë vetë një milion euro si Skifteri et al, vështirë të ketë nevojë për këshilla si ti dyfishojë, aq sa është bërë klishe shprehja "milioni i parë është më i vështiri" (përveç rastit kur monedha është Leku). Po ta keni vënë re, disa prej të pasurve ndjejnë nevojë tu jepen merita për arritjet dhe zakonisht japin mend. Dhe zakonisht vijnë këto shprehjet që i dinë të gjithë: e para duhet të kesh një objektiv të qartë, e dyta duhet ta duash vertet diçka, pastaj duhet të jesh origjinal, të kesh vetëbesim, të mos demoralizohesh (humbe një betejë, por jo luftën), duhet të dish të bësh reklamë, duhet të dish ta shesësh veten shtrenjtë.

Skifteri njeh një prostitutë te rruga Bardhyl që i ka provuar të gjitha këto. Dakord, mblodhi rreth 8.000 mijë euro, po për tu bërë milionere çik vështirë. Për këtë arsye mori te emisioni, mirëpo përgjigja që mori e ktheu në pikënisje. Tani po punon fort të mbledhë 992.000 eurot e mbetura që të ketë fytyrë të marrë në emision.

Pastaj kemi milionerin tjetër që të jep këshilla si të hapësh lokal (sa origjinale): "Do marrësh interior designer i mikun tim italion. Duhet ta bosh tveçantë që robi të ndihet mir mrena. Do morësh i guzhinjer që tboj ca gjona tveçanta, tip stucikini a kupto. Pastaj dhe muzikën ta përshtasësh me ambientin. Dhe mos u kurse për budalliqe. O e bo tamom o se bo fare, bo diçka për qef". Vetëm se ky tipi nuk të thotë si të mos marrësh gjobë për muzikën e lartë, ose për cigaren. Nga ana tjetër, kur investon 100K euro dhe ke 1 milion nuk vdes. Kur ke 100K eurot e fundit, më shumë se një muhabet tavoline ke nevojë për një plan të mirëfilltë biznesi. Dhe në qoftë se arrin target-in një milion euro ke vërtetuar se je i suksesshëm në këtë fushë, në një mënyrë a në një tjetër.
Logo e Monda sh.p.k.

Morali? Po ke 100K euro ki shumë, po shumë kujdes. Po ke një milion folim, po ke dy bravo dhe po ke 3 mirë se erdhe.

Po ke më pak se 100K mijë euro, mos humb kohën nëpër blogje, po përvish mëngët dhe shtroju punës.

Gjeniu i vogël
: Gruaja është shëndoshur shumë? Nuk të kënaq më? Ka prerë flokët e shkurtra? S'ke grua fare? S'ke pasur kurrë? Eja te rruga Bardhyl ose telefono në 042 999 999. Do dali Turi, kërkoni Mondën.

20 comments:

  1. Hahaha filloni mbillni parcela me pesefletesh. Ato te bejne milioner
    Beso

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me te zeze ne pakete si G Bani :)))))

      Delete
  2. Ka njerez qe jane bere milionere duke shkruar libra per si te behesh milionere :)

    ReplyDelete
  3. Skiftero ja ke fut kot, ta them une si ta bosh milionin e pare merru me drog shum kollaj :))

    ReplyDelete
    Replies
    1. S'te le Noisy me Stresin, e kane monopolizuar

      Delete
    2. Shume veta e nisin me droge, po nga trafikante degjenerojne ne klient :)

      Delete
  4. hahaha...nuk e kishte keq pinoku qe i mbolli 5 monedhat e argjenda "qe shkelqenin ne driten e henes"
    dhe nje uks..fuksss...ju hudh fukarallekut

    ReplyDelete
  5. Menyre e mire per te bere leke eshte te kesh babin e pasur :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. ose mamin :)))))))))))))))))))))

      Delete
  6. hahahha E pra me verte keta te pasurit te shesin dhe mend. Po ne te shkretet qe rrime blogjeve :P

    ReplyDelete
  7. skiftero veje dysh realin sot :))))))))))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plumbo e pe veten ne foto lart? hahahaha

      Delete
  8. Si te besh nje meleona???

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk i lexove sa sugjerime origjinale dha publiku? :)

      Delete
    2. Njerzit po bejn meleardin skifteri akoma te meleoni :)

      Delete
  9. :)))) un e mbaj mend kete emisionin. Po sme ndihmoi te beja ndonje far leku :))))

    ReplyDelete
  10. 2 millionera ka bota, donald trump dhe 2K-ja :p

    ReplyDelete
  11. te besh leke? piece of cake. check out www.platiniuminvestment.com

    ReplyDelete
  12. :)) Me vjen keq qe e lexova kaq vone

    ReplyDelete