Merr një njeri peng. Torturoje, përdhunoje, fyeje. Përsërite.
Thonë që ka mundësi të zhvillojë sindromën e Stokholmit. Pengu simpatizon pengmarrësin, një veprim sado i vogel i këndshëm i torturuesit zmadhohet dhe duket si një dashuri reciproke, kur në fakt është e njëanshme. Krejtësisht e njëanshme.
Psikologjia shkon shumë herë kundër logjikës së një njeriu të ftohtë, në dukje, por edhe sjellja më irracionale ka një shpjegim. Në këtë rast, në qoftë se një njeri mësohet të trajtohet gjithmonë keq, është e kuptueshme që këto grimcat e mirësisë t`i duken dashuri prindërore.
Tani zoom out. Shikoni gjithë këtë popullin tonë.
Është komplet e njëjta gjë. Një popull që është fyer dhe përdhunuar vazhdimisht, që nuk pretendon asgjë, nuk ngre kokë kurrë. Sepse Skifteri nuk beson se rrëzimi i sistemit komunist dhe rrëmuja e vitit `97 ishin revolta popullore.
Skifteri sheh popullin shqiptar, i cili shikon një rrugë të re që shtrohet, dhe në vend të mendojë që kjo është minimalja që mund të bëjë një qeveri dhe të kërkojë më shumë, kënaqet me kaq.
Madje as ja ka idenë çfarë duhet të kërkojë më shumë. Se është mësuar të mos ketë asgjë.
Tani, një pengmarrës që ka një peng të tillë, të dashuruar pas tij dhe totalisht irracional, pse duhet të ndryshojë sjellje?
Maksimumi herë pas here në vend të bukës thatë i jep edhe pak djathë, duke fituar adhurim pa masë.
Skifteri mendon se nuk ka nevojë të shtojë më gjë.
Madje jo, edhe diçka tjetër: Nëse ke patur disa pengmarrës rresht, këshillohet të mos dashurohesh me pengmarrësin aktual thjesht sepse i mëparshmi të rrihte më shumë, ky i riu është diçka më ndryshe, e ka dorën më të lehtë.
Pretendo më shumë, shumë më shumë. Të paktën shpreh pakënaqësi konstante. Skifteri çfarë s`do jepte të shihte popullin shqiptar të votonte çdo 4 vjet për opozitën. Do ishte një sinjal i rëndësishëm, të paktën do thuhej “Ne nuk kënaqemi kollaj, nuk na merrni dot për idiotë, nuk mund të konfirmojmë pa marrë asgjë”. Në këtë mënyrë të paktën këta tipat do mendoheshin pak më shumë para disa veprimesh, se do kishte kosto politike.
Kjo kosto politike, Skifteri e thekson, këtu nuk ekziston.
Ata tipat aty lart janë të punësuarit e tu, jo anasjelltas, kur do e kuptojmë?
Gjeniu i vogël: Prandaj ja jap votën LSI, një alternativë ndryshe.
Kjo eshte nje teme shume interesante. Njerezit jane te dorezuar, keshtu me duket mua, pavaresisht se eshte nje pjese e rendesishme ajo qe nuk ndryshon parti edhe sikur lideri te dale ne TV dhe t`i shaje personalisht.
ReplyDeleteFaze tranzitore...
Per lsi votohet per nje vend pune dhe kaq, kurse njerzit jane te cmendur, nuk e konceptojn dot te ndrrojn partine se u duket si tradhti :)
ReplyDeletepopulli meriton qeverine qe ka eshte shprehja nuk thone kot
ReplyDeletenuk jam dakord, ca te beje populli i shkrete kur dy partite jane njelloj?
DeletePopulli i shkrete? pse qeka i shkrete populli se marr vesh...ky popull injorant eshte pergjegjes kryesor per gjendjen ku jemi, nga erdhen politikanet nga qielli...
DeleteTani e paska fajin populli...
DeleteLana Lana...cik veshtire te ta shpjegoj Lana...
DeleteFix, nuk ke cte shtosh me shume skifter, por kosto politike do te ishte nese populli nuk do te shkonte ne zgjedhje dhe atehere dhe ne opinionin publik kombetare dhe nderkombetar do te dilte hapur situata e rende politike.
ReplyDeleteEdhe une do e shihja si zgjidhje kete, kjo eshte nje menyre shume e mire per te thene qe populli nuk eshte prej druri.
DeletePor ama, nje popull qe do zbatonte kete zgjidhje do ishte nje popull i mprehte dhe do kishte nje tjeter qeveri, kshu qe s`do kishte nevoje per kete zgjidhje, e kshu me radhe... :)
po, por ky eshte proces, le te kete nje fillim, dhe per popujt e tjere ka patur nje fillim
DeleteQuote anonimin, kete do sugjeroja edhe une si zgjidhje. Ne kete menyre do na shikonin ndryshe edhe vendet europiane, te cilat do tregoheshin me pak tolerante me drejtuesit tane, sepse nuk mund te vepronin ndryshe. Ose nuk mund te mos vepronin.
DeleteDo ishte nje veprim shume shpresedhenes, por duke njohur militante te cmendur te te dyve partive nuk do ndodhi anytime soon...
te votosh eshte detyrim qytetar. se mor vesh kush i mendo kto zgjidhje pa lidhje kaq dun kta politikanet tan edhe mos shkoj njeri te votoj ca thoni mer
DeleteMua ma ka thene nje taksist qe arritja me e madhe e politikes shqiptare eshte qe ka bere popullin indiferent...
DeleteKy mendim eshte shume inteligjent, pra s`ta ka thene nje taksist. Nuk mund te isha me shume dakord, njerezit jane dorezuar dhe kjo eshte fiks ca duan ata qe na qeverisin.
DeleteJam shume dakord, po si mund te bindesh 3 milione vete? Ketu eshte problemi...
ReplyDeleteOfroji vende pune ose jepi 50 mi lek, vetem kshu drejtohen keta idiotet, me perfitime shume afatshkurtra...
DeletePlumbi vazhdo me llacin aty se u tha cimento cte duhet poolitika ty ahhaahah
ReplyDeleteNuk e keni idene sa pershtypje u ben ketyre po nuk u paraqit populli ne zgjedhje...
ReplyDeleteMos e bej kaq te thjeshte, se ka edhe presion nderkombetar, qofte edhe vetem per imazh te Europes se bashkuar demokratike :)
DeletePresioni nderkombetar s`ka asnje vlere. Ne Siri regjimi ka nje vit qe vret dhe "duron" presionin nderkombetar.
DeleteTa provojme njehere dhe shikojme c'do ndodhe :)
DeletePuna eshte se populli do te haje nga te dy krahet, qingji I mire pi dy nena...secili mendon si e si te rregullohet qofte edhe nepermjet partive pa patur rendesi cila eshte ajo, ja p.sh sa vete ketu ne blog jane aktivist partie...:p
ReplyDeleteme pelqen ideja e votimit te opozites cdo kater vjet, kjo i duhet shqiperise te pakten per nja kater zgjedhje rresht.Por gjths mos harro qe kjo gjithashtu vjen me kosto. Parti te ndryshme kane perqasje te ndryshme (ose supozohet te kene) lidhur me ceshtjet ekonomike, shendetesore, apo te politikes se jashtme dhe ti ndryshosh keto perqajse cdo kater vjet eshte shume e demshme, te pakten nga aspekti ekonomik. psh nqs per kater vjet ke ndjekur nje politike fiskale shtrenguese dhe pastaj vjen nje parti qe eshte pro rritjes se shpenzimeve fiskale, atehere do jete e veshtire te shohesh se cila prej ketyre politikave eshte me e mira, sepse efektet e tyre do kancelojne njera tjetren.
ReplyDeleteSkifter - e paske mbyllur artikullin me optimizem. Bazuar mbi ato qe ke shkruar me lart - populli nuk do te dali lehte nga ky rreth vicioz. Ose ndoshta nje dite do te organizohet nje revolte e vertete - jo si ajo e viteve '90. Por s'ma merr mendja. Gjithsesi, une do te kem vdekur me kohe kur kjo te ndodhi.
ReplyDeleteUne sugjeroj qe te gjithe te votojne por te gjithe ti kthejne letrat e votimit te pavlefshme. Kjo do te dergoj nje mesazh "mos na beni per budallenj".
E