Në Top Channel kanë filluar audicionet për Big Brother 5. Njerëz që s'keni asnjë plan për gjashtë muajt e ardhshëm, nxitoni! Personazhet e Big Brother meritojnë një post më vete, kurse sot Skifteri do flasë për fenomenin Big Brother, se si ai ngjan jo më pak se me... bombën atomike.

Ashtu si dhe bomba atomike, Big Brother s'mund të jetë përveç se në dorën e ndonjë superfuqie (mediatike). Nje kanal i dobët nuk "e pasuron" dot aq sa duhet Big Brother-in me uranium radioaktiv ose TV-aktiv. E imagjinoni dot për shembull nje Big Brother te Tirana TV ose te UFO TV? Në radhë të parë, në këto televizione, shtëpia e Big Brotherit do ishte një apartament një dhomë e kuzhinë, sipas buxhetit. Në radhë të dytë, këto kanale kanë më pak telekamera se sa numri i dhomave. Për të mos thënë që banorët do jetonin më lekët e tyre. Me fjalë të tjera, Big Brother-i do të quhej thjesht "Lali".
Ngjashmëria e dytë ka të bëjë me efektin e masës kritike. Në një bombë atomike një bërthamë e paqëndrueshme mund të shpërbëhet dhe të shkatërrojë tre të tjera. Secila prej tyre do shkatërrojë tre të tjera, e kështu me radhe. Megjithatë, nëse masa e bombës nuk kalon një prag, bomba do ishte më e dobët se nje kapsollë e vitit të ri për të mos thënë ndonjë gjë tjetër. Në mënyrë të ngjashme, Big Brother ka nevojë për një shikueshmëri shumë të madhe. Nëse një artist tërheq spektatorët me artin e tij, konkurentët e Big Brother janë lakuriq nga kjo anë. Ata bazohen vetëm te dallaveri. Mirëpo dallaveri i njerëzve që s'i njeh nuk të intereson. Për ketë arsye, duhet që personazheve të Big Brother tu njihet xhaja, halla, defekte, shokë fëmijërie, origjina, me pak fjalë çfarë tu zërë pragu derës. Edhe gossips nëpër gazeta ndihmojnë. Vetëm kështu, njerzit fillojnë dhe simpatizojnë personazhet. Ky qënka nga fshati im, komshien e këtij e ka pasur dashnore një shoku im, që jo se e kam shok, por njihemi kshu, kupton? Ashtu si oreksi vjen duke ngrënë, ashtu dhe dallaveri sjell dallaverin. Në këtë mënyrë arrijmë në një pikë ku të gjithë ndihen të përfshirë dhe bomba është kurdisur.
Ngjashmëria e fundit është dëmi i pa llogaritshëm që shkakton Big Brother kur arrin të shpërthejë: një humbje e tmerrshme e kohës. Apo s'ju duket ndonjëfarë dëmi?
Gjeniu i vogël: Micheal Jackson është partizani i parë në luftën kundër racizmit.
Hahahaha une e kam pare per vete
ReplyDeleteMichael Jackson po te luftonte racizmin le te rrinte i zi :)))))))))))
ReplyDeleteVetem te shtunave e shoh une :)
ReplyDeletePo e provoi nje stacion tjeter "kafazi i arte" qe disa here rrjesht i doli nga kontrolli prezantueses Zhaku.
ReplyDelete