Skifteri ju uron një javë të mbarë! Po ta keni vënë re, Skifteri ka filluar ta nisë fundjavën të enjten në mbrëmje dhe ta mbyllë të hënën në darkë. Është shumë më relaksuese kështu. Madje mund ta merrni dhe të mërkurën si pushim të vogël për rigjenerim.
Por le të fillojmë pa humbur kohë sepse posti i sotëm është shumë i shkurtër po me një hyrje shumë të gjatë. Nuk është një paradoks por thjesht duam të jemi shumë të qartë, kështu që përqëndrohuni që të mos e humbni fillin logjik.
Siç kanë thënë dhe baballarët e ekonomisë të mirat në Tokë (si planet) janë të kufizuara. Nuk ka para për të gjithë, nuk ka femra për të gjithë, nuk ka meshkuj për të gjithë. As ky i fundit nuk është paradoks. Madje është një problem shumë i prekshëm. Të ngrejë dorën kush nuk njeh të paktën nja dhjetë veta që e kanë këtë problem.
Mirë, mirë, i ulim duart tani dhe vazhdojmë. Po thonim se janë zbuluar tashmë shijet e meshkujve dhe në këtë drejtim po punohet fuqishëm. Femrat që janë single ose janë super dembele, ose presin princin e kaltër t’u hyjë nga dritarja. Kurse shijet e femrave vazhdojnë mbeten enigmë...
Megjithatë disa mendojnë se e kanë zbuluar dhe këtë sekret dhe jo vetëm kaq por po e vënë në dispozicion të popullsisë së gjerë (pa të drejtë mendon Skifteri, sepse do e mësojnë të gjithë dhe do fillojë lufta nga e para).
Si fillim, janë shkruar mijëra libra të cilët garantojnë suksesin me seksin e kundërt, këshilla nëpër revista, etj.
Po a ka maskarallëk më të madh? A mund të gënjesh të verbrin se do shikojë? A mund të gënjesh pulën se do fluturojë? A mund ta gënjesh dobiçin se i ati ka rënë hero në luftë? Në radhë të parë, kush blen këtë farë libri s’ka për të puthur më femër se vetëbesimi është përtokë. Nuk kemi parë ndonjë profesor doktor në pushtimin e zemrave me manualin në xhep, ditën duke u mësuar të dëshpëruarve sekretet e suksesit, natën duke bërë kërdinë nëpër klube.
Këshilla e parë, të jesh vetvetja. Isha pra vetëvetja, nuk më eci dhe bleva librin.
Këshilla e dytë, në takimin e parë kini parasysh... Ej, prit, prit. Si takimi parë? Ajo është gjysma e punës. Si arrihet te takimi i parë po pyes unë.
Këshilla e tretë, përpiqu të jesh spontan... S’po vazhdojmë më.
I merr subjekti i shkretë këshillat një më një dhe i perfeksionon. Pastaj del në arenën e madhe të përballet me botën. Mirëpo askush nuk i ka thënë çfarë ndodh kur objektivi nuk t'i hedh sytë fare. Kur hapet ndonjë bisedë subjekti fillon të ketë emocione dhe nuk i vijnë fjalët. Kur gjenden vetëm ka frikë dhe ndihet i pasigurtë. Hap librin për të parë ç'duhet të bëjë dhe vërtet aty është parashikuar dhe kjo situatë. Këshilla është: rri i qetë mos ki frikë. Në këtë pikë subjekti e kupton që është një tjetër lojë, që s'ka asnjë lidhje me atë që thuhet në libra.
Në fakt, si mund të japësh këshilla kur shkenca thotë se njeriu e ndan mendjen për t'i dhënë një shans tjetrit brenda 3-4 sekondave. Sikur të sugjeronin ndonjë formulë kimike do ishtë shumë më e besueshme.
“Qenka lojë tjetër...”, psherëtiu prapë subjekti.
Qëllimisht nuk përmendet një faktor me shumë rëndësi, leku. Por kjo do çonte në pyetje si të bëjmë lekë dhe për këtë bibliografia është shumë më e gjerë. Dhe meqë ra muhabeti, pse rrinë shkruajnë libra në vend që të fitojnë para kur qenka kaq e thjeshtë.
Është tjetër lojë.
Që ta mbyllim pjesën e parë se e zgjatëm, ka vetëm një zgjidhje që s'ka gabuar kurrë: ul pretendimet dhe ke për ta parë çfarë suksesi do kesh.
Po s'të pëlqeu kjo, ke Amsterdamin. Është çikë shtrenjtë, por kur s'ia del dot vetë...
Le të vijmë tani te çështja kryesore për sot. Ka nja 10-15 vjet që në botë ka lindur një fenomen i ri, që me gjasë në shqipëri do vijë pas 5-10 vjetësh, por është mirë të jemi të përgatitur. Bota jashtë ka filluar të luajë në bursë në Internet. Ka plot firma brokerash që të vënë në dispozicion një llogari (që do e mbushësh me paratë e tua) dhe një mal me informacione për të gjitha kompanitë, aksionet, trendet, raportet financiare, etj. Është dhe varianti më i thjeshtë me shkëmbim valutor tip iForex.
Tani, është normale që ti të mos marrësh vesh nga biznesi dhe të mos i hysh kësaj loje. Për këtë arsye firmat të lënë në dispozicion një llogari dummy me të cilën mund të luash në tregun e vërtetë. Kur mbarojnë paratë e kësaj llogarie mund të hapësh një tjetër derisa t’ia marrësh dorën. Si të thuash, po e pe veten të aftë për këtë lojë futu pasurohu, po nuk e pe merru me diçka tjetër, humbje nuk pate kurrsesi. Fair apo jo?
Patjetër që firma broker do ketë fitimin e vet. Do marrë 5-10% të tranzaksioneve. Ok, mjafton pra të jesh më i aftë se 60% e njerëzve dhe del me fitim në bursë. Ky s’është problem, Skifteri Progress Report konfirmon në mënyrë konsistente se çdo vit 99,9% e popullsisë mendojnë se bëjnë pjesë te gjysma e zgjuar.
E merr subjekti lojën, e ushtron dy-tre muaj me lekët e brokerit dhe pas vështirësive të fillimit në krye të muajit të tretë del me plus. Ja pra që me punë arrihet gjithçka.
Fillon të luajë me para të vertetë...Menjëherë fillon vë re dy gjëra. Paraja e vërtetë i dhimbset shumë dhe në fillim nuk luan përveç se me risk të vogël. E dyta, trendi i fitimit nuk është gjithmonë me plus. Për të parë sa ke fituar duhet të kalojë rreth një vit. Dhe e treta (këtë po e thotë Skifteri se subjekti s’do vërë re), nuk mjafton të jesh më i aftë se 60% e njerëzve. Duhet të jesh më i aftë se 60% e atyre që luajnë si dhe ai 60% duhet ponderuar me paratë që vihen në lojë. Për tu kuptuar, një ekspert i Nasdaq që luan me shuma të mëdha mund tu gllabërojë paratë një milion lojtarëve të vegjël vetëm me një lëvizje.
“Edhe kjo qënka lojë tjetër” psherëtin sërish subjekti pas dështimit me femrat, sepse ata që patën sukses s’kishin kohë t’i hynin këtij muhabeti.
![]() |
The next Wolf of Wall Street |
Por subjekti nuk dorëzohet kollaj se ka lexuar nëpër libra të mos dorëzohet kurrë. Duke dalë me humbje vitin e parë dhe të dytë, vitin e tretë arrin të dalë më plus dhe fillon të luajë më shuma më të mëdha për të rekuperuar lekët. Por prapë fillon të humbasë. Pse do thoni ju? Është lojë tjetër. Të luash me shuma të mëdha është tjetër biznes.
Sa më shumë luan fillon e kupton se loja e bursës ngjan shumë me bastet. Edhe fitimet më të mëdha vijne kur ndeshjet janë të trukuara. Për më tepër, paratë nuk i tërheq asnjë nga llogaria, kurrë. Ama për imazh nuk krahasohet fare me bixhozxhinjtë? Me se merresh? Luaj në bursë. Tip inteligjent dhe me super të ardhme përpara. Ladies, hë pra, jump on him!
![]() |
Duke pritur të hapet bursa e Tokyos |
Yes you are....
ReplyDeleteSkifterin spo e kuptojme dot. Financier, psikolog apo bixhosci i mire? :)
ReplyDeletekjo e fundit them une :)
Deleteketu flet per shoket e vet
Skifteri i ka shoket kristal. :)
DeleteYyyyyy car sulmi. Shume e thelle ishte hyrja, sma mori mendja qe do dilte ktu skifteri... nice approach :)
ReplyDeletePo komedite romantike qe japin keshilla pafund
ReplyDeleteSkiftero tashi mu me thot vetvetja te luj bixhoz, te jem vetvetja apo jo?
ReplyDeleteLuaj por me karar
DeleteKam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159