....................................................................................................................
Në kohën kur çifutët po endeshin në shkretëtirë, Moisiu shkëputet në mënyrë misterioze dhe ia futi vrapit duke u veçuar në mal, mori arin me vete sepse donte të hapte një bankë. Flokët i kishte lidhur bishtalec për aerodinamikë, opingat i kishte shtrënguar pas këmbëve dhe duart i lëvizte me të shpejtë duke lënë pas një shtëllungë tymi. E dinte që për të diçka e madhe po vinte. Gjatë kësaj kohe çifutët ishin shthurur shumë, degjenerimi ishte sheshit. Moisiu kthehet nga mali me dy pllaka guri ku në secilën prej tyre ishin gdhendur 5 urdhëresa.
Po Beni, gjithësej 10 urdhëresa.
Këto urdhëresa të diktuara nga Zoti (dhe të gdhendura nga Moisiu) do t'u tregonin njerëzve rrugën e duhur megjithëse ato thonë çfarë s'duhet të bësh dhe jo çfarë duhet të bësh. Për fat të keq ato urdhëresa nuk u zbatuan asnjëherë të plota as në nivel individi dhe as në nivel populli. Kurioziteti të shtyn të mendosh si do ishte bota sikur ato të zbatoheshin me përpikmëri. Atëherë le të imagjinojmë pa humbur kohë si do ishte Shqipëria në vitin 2014, plot një vit prej fillimit të zbatimit të urdheresave.
E diel, 2 shkurt 2014
Kristi u ngrit vonë, por me nxitim nga shtrati. Që kur kishin filluar këto punët e Zotit, pronarët nuk e jepnin më pushim ditën e shtunë. "Po të ishte e nevojshme, do ishte gdhendur në gur dhe e shtuna, por ja që është vetëm e diela", arsyetonin ata. Me ditët e pushimit ishte shtrënguar shumë. Për Bajram e Novruz as që bëhej llaf. "Nuk do kesh Zot tjetër përveç Meje!". Pikë.
Duhet të ikte të vizitonte prindërit që rrinin në Kombinat, kurse Kristi rrinte në Kinostudio. "Respekto prindërit!" dhe prindërit s'i kishin kërkuar gjë tjetër, përveç se ti shihte të dielave. Boll me kaq. Në rrugë s'kishte asnje njeri. Ishte më keq se 1 janar në mëngjes. "Mos puno të dielava siç nuk punova as Unë!". As autobuza, as dyqane, asgjë. Nejse, kishte një vit që kishte rritur formën fizike.
![]() |
Femra e tjetrit, atë që Skifteri e shikon rëndom si motër |
Te prindrit u bë derr. As televizori nuk punonte, e kishin pushim. Gjithsesi kishte rënë kohët e fundit. "Mos krijo idhujtari të rremë". "Mos vidh!". Kjo e fundit doli që kishte qënë dhe për idetë. Emisione të tëra ishin mbyllur, muzikantët ishin flakur në rrugë. Jepeshin vetëm këngë të vjetra.
Do Tupac, s'ka 2 die 4
Do Oasis, s'ka Altin Goc
Do Madonna, s'ka Madona shqiptare
Do Porta a Porta, s'ka Opinion
Politikanët ishin ndërruar të gjithë. Se ç'ishin vënë ca adoleshentë që këndonin nëpër bashkësira. Emisionet me femra me shalë jashtë kishin humbur audiencë sepse nuk lejohet të shikohej femra e tjetrit. Epo t'i... Nuk shante dot se pale çfarë do pësonte po të keqpërdorte emrin e Zotit. Për femrat nuk ndalohej të nxirrnin shalët, po burrave u ndalohej t'i shihnin. Burrat ishin të gatshëm t'i shihnin por gjithmonë si të ishin shalët e motrave të tyre. Gjithmonë. Kështu e torturonte dhe një komshije. Të shikoje burrin e tjetrit nuk ndalohej, por Kristi nuk bënte dot adultère sepse ishte i martuar.
"Hë moj nënë, na thuaj ndonjë gjë". E ëma po vdiste për çikë thasheme e dallavere, por që me "Mos shpif për komshiun!"... Edhe mund ta thoshte një fjalë, po s'e dinte me saktësi. Sa vetë e kishin ngrënë kështu...
Donte t'i bënte një pyetje Zotit: tek ajo "Mos vrit!", përjashtohet vetja? Kishte filluar të kishte dyshime mbi sinqeritetin e Moisiut sepse pllakat përmbanin ca korrigjime që ngjanin me shkrimin e tij.
Gjeniu i vogël: Feja merret nga babai normalisht.
hahaha...bravo skifter, shume fantazi e bukur!!!
ReplyDeleteHahah bravo Skifter, ato 10 commandments nuk i zbaton dot njeri, never will...leje pastaj qe kane ndryshuar dhe ka 100 versione per to...
ReplyDeleteMoisiu kokrra mashtrusit hahahahah
ReplyDeleteHahahhah i modh i modh lale keto budalliqet 2000 vjecare duhet te zhduken
ReplyDeleteKto titujt e skifterit...pse quanto il braccio?????
ReplyDeleteE vrava menien dhe une. quanto braccio dmth sa krahe ose sa krahu :)))))
Deletete futme sa krahu :)))))))))))))))
DeletePlumbi aty e ka menien Plumbi hahah
DeleteNje gje eshte te mos besosh, nje gje komplet tjeter eshte te tallesh me figura si Moisiu, Skifteri kjo ishte nje goditje posht rripit :(
ReplyDeleteUa ua ua, na paskan mashtruar te gjitheve :)))))
ReplyDeletenji gjo e paska dit mir Pllumi, erdhet te llafi im :))))))
ReplyDeleteVertet skifteri e ka shkruajtur bukur kete krahasim, po kjo nuk do te thote qe moisiu dhe gjithe profetet me pas (per te gjithe ata qe besojne) nuk kane shkruajtur drejt. Te pakten e kane minimizuar cdo te ndodhte me njeriun po te ishte si kafsha pa ndergjegje dhe pa parime.
ReplyDeleteUne e kuptoj humorin, madje vende vende dhe kam qeshur. Por gjithsesi, sikur nje urdher nga 10 te zbatonin njerzit do ishim shume me lart
ReplyDeleteNuk ka sh rendesi a ka mashtruar apo jo Moisiu, rendesi ka qe keto urdheresat bejne nje bote me te mire, normal qe njeriu s'i zbaton dot 100% por po te perpiqeshin do ishte a good start.
ReplyDeleteSe si do ishte bota pa urdheresat e pame, degjenerim dmth. Prandaj edhe dolen. Tani Skifteri thote qe me urdheresat do ishte keshtu. Pffff ka ndonje mendim tjeter?
ReplyDeleteUne qesha per vete :)))))
tani qeshe ti diti...ne kena qesh qe ne 8 te mengjesit...ja dhame uratat skifterit...por muhabeti mori pak si ndryshe gjate debatit...jo moisiu budalleqe 2000 vjecare (leqe moisiu eshte me pare se 2000 vjet po nejse)..jo koment mbi urdheresat...etj.
DeleteHaha bravo Skifteri sot, fantazi e shfrenuar. Si gjithmone Skifteri nuk shkruan thjesht dhe kesaj radhe nenkupton mbase...qe nuk ka dhe nuk ka per te patur nje besimtar te mirefillte? E kuptova mire? Dmth bibla eshte e pazbatueshme? Hmmm
DeletePo, bibla eshte not applicable, prove the opposite.
DeleteJu niseni nga premisa te gabuara. Pse jeta duhet te jete patjeter interesante. Nese tundimet na kenaqin nuk do te thote se jane dhe te drejta. Le ta jetojme kete jete ne menyre te merzitshme, qe jeta tjeter te jete me e lumtur. Apo keni frike se mos nuk ka jete tjeter? Ketu fillon zgjedhja...
DeleteSepse mbase eshte rreziku qe mund te kalosh nje jete te merzitshme dhe mos kete afterlife? S'te ka shkuar ne mendje?
DeleteE thashe dhe kete moj L. Ketu fillon zgjedhja. Secili vendos vete me jeten.
DeleteTe lexova vertikalisht, ok rreze :)
DeleteNjerezit e ceket jane ata qe mjaftohen me kenaqesi tokesore dhe tundohen nga vogelsira...keta nuk meritojne shpetim
DeleteTe shoh qe perton shume, edhe emrin s'e shkruan te plote :)
Delete@Besim
DeleteMua ajo te foto nuk me duket vogelsire :)
Rreze, a ka shume rendesi emri qe zgjedh ne nje blog? Ti je menduar shume per tendin?
Delete@Besim :))))))))) ajo te rezon nga motorri ky thote vogelsir
DeleteKa edhe nje mendim tjeter, Urdheresat jane per masat, elitat kane standarde te tjera.
ReplyDeletelike! por dhe per masat jan te pazbatushme. te dal njeri dhe te thote qe mund ti zbatoj
DeleteJane qellimisht te pazbatueshme qe masat te ndihen gjithmone mekatare ne faj ne kerkim te shpetimit, duke u lutur vazhdimisht te trembur si zogj.
DeleteHahahhh une jam besimtare e krishtere po u shkriva, bravo Skifter, jeta e besimtarit eshte shume e veshtire :))
ReplyDeleteti e ke mir se mund ta shohesh komshiun po ne tshkretet
DeletePlumbi pse ti nuk e shikon dot komshiun hahhahah
DeleteHahahah skiftero perralle per tju tregu fmijeve para gjumit
ReplyDeletePse flasin shume komentues gjys anglisht?
ReplyDeleteWhy jo? :)
DeleteFeja merret nga babai hahahahah me verte kshu thone gjithato veta hahahah
ReplyDeleteore skifteriiii, c'i ke kto kshu more... :))) qesha shume me mungesen e dallavereve. shume boring do ishte. po kjo intervista me nje star holliwoodian? si eshte puna?
ReplyDeleteMe verte, as une s'e kuptoj kete punen e intervistes...
ReplyDeleteDo kete ndonje surprize mesiguri... Kush do jete ylli hollivudian pa mire.
ReplyDeleteEshte Chuck Norris :)
ReplyDeleteSkifteri do fitoje cmimin Blogu me hermetik i blogosferes shqiptare :)
ReplyDeleteSkifteri si e ka nis do postoje vetem titullin me tre pika :)
DeleteSi e ka nis do quhet blogu kafja e mengjesit hahahah
DeleteMua do me pelqente te quhej edhe kshu, e tha nje te sakte dhe ky robi..... :))
DeleteYlli eshte Timo Flloko se ai ka qene edhe ne Hollywood hahhahh
ReplyDeleteMe quanto il braccio kam qesh me lot, Ylli eshte Cynthia Rothrock Lady Drago :))
ReplyDeleteJo po lupeni hahhah
ReplyDeleteSkifter Cafè do tingellonte bukur :)
ReplyDelete