Skifteri ka arritur të intervistojë një yll Hollywood-i, së shpejti këtu do të gjeni intervistën, rrini me ne!
....................................................................................................................
Kronika e zezë e një vendi tregon shumë për të, sidomos po të shikosh përveç numrit të krimeve, edhe arsyet që të çojnë aty.
Për shembull, në SHBA kupton që armëmbajtja është faktor kryesor në numrin tmerrësisht të lartë të vrasjeve. Ose ndarja që në fëmijëri – fitues ose dështak – që krijon trauma. Ose izolimi i njeriut, që nga natyra është qenie shumë sociale, në qyteza të humbura ku distanca ndërmjet shtëpive është Elbasan – Librazhd.
Kalojmë te ne. Numri i vrasjeve këtu është i ekzagjeruar për numrin e popullsisë, por jo pa shpjegim. Varfëria në vend të parë si shkak, pa dyshim. Pastaj të tjerat, si për shembull koncepti shqiptar për nderin dhe sedrën. Ka akoma që vrasin për një sharje nga motra.
Hanë 15 vjet burg ku poshtërohen, luajnë sapunash dhe de facto mbarojnë si njerëz, por nderi nuk u preket ama. Kur të dalin nga burgu do priten me duartrokitje.
Arsyet për kriminalitetin e lartë nuk mbarojnë këtu, por diskutimin do ta kanalizojmë.
Duke qenë se varfëria do kohë të çrrënjoset dhe duhet të kalojnë breza derisa të mos dëgjojmë më vrasje për një sharje, Skifteri sugjeron një ndryshim që duket sipërfaqësor dhe pa lidhje me këtë fenomen, por që do të ulte jo pak numrin e krimeve.
Tingëllon si një temë e parëndësishme kur populli ka halle të tjera, por pak veta kuptojnë që përfitimet do jenë të jashtëzakonshme:
Ky është legalizimi i prostitucionit. Shumë më i lehtë për tu realizuar se zhdukja e varfërisë.
Më poshtë gjeni përgjigjet që Skifteri ka dhënë në bisedat e tij me një kategori njerëzish të cilën ai urren; moralistët.
Moralisti 1: Pse do ndihmonte legalizimi?
Skifteri: Irritimi dhe agresiviteti që sjell mungesa e seksit është një fakt i pamohueshëm për këdo që ka lexuar dy rreshta psikologji. Një njeri i frustruar seksualisht do e nxjerrë inatin diku tjetër. Edhe një sekretare që ka kohë pa bërë seks me të shoqin ta nxin jetën, jo më një popullsi e tërë (sidomos) mashkullore që e vuan këtë gjë gjatë gjithë jetës. Kjo zgjidhje do relaksonte të gjithë shqiptarët. Çunat s`do dilnin më si ujq të uritur në kope duke ngacmuar çdo femër 14-48 vjeç.
Femrat, nga ana tjetër, do shikonin një ulje të kërkesës ndaj tyre sepse seksi për meshkujt s`do ishte më obsesion. Automatikisht do ishin më të hapura dhe kjo tabu do zhdukej. Shkurt, do kishim një kompleks më pak në nivel shoqërie dhe rrjedhimisht njerëz më të çtensionuar.
Moralisti 2: Po morali?
Skifteri: Shqiptarët gjithmonë janë munduar ta mbajnë të ashtuquajturin moral me dhunë se mos u ikën. Për shembull, ekziston frika se me prostitucionin e ligjshëm shumë burra do tradhtojnë gratë.
Kjo është si të thuash që po e lejove gruan të dalë lirisht do tradhtojë, prandaj duhet kyçur në shtëpi. Ose duhet mbuluar. Do të thotë që ti e di shumë mirë që nuk po jeton me një njeri besnik, thjesht po e pengon fizikisht të të tradhtojë. Por ama po iu dha mundësia e di ti…
Ja, ky është koncepti i moralit që kemi ne dhe shumë vende si ne. Mbyll dikë në kafaz dhe thuaj që është njeri shumë besnik. Madje që ke shumë besim. Anglosaksoni kësaj i thotë living in denial.
![]() |
Moralisti duke predikuar |
Për të përdorur logjikën e moralistëve: Ashtu si një femër vendos të prostituohet se nuk ka zgjedhje, ashtu edhe shqiptarët ruajnë (në dukje) moralin sepse nuk kanë zgjedhje. Jepu zgjedhje dhe t`i shohim këta njerëzit e moralshëm.
Shkurt, në qoftë se prostitucioni mbetet i jashtëligjshëm për të shpëtuar martesën si institucion, kemi gjetur një zgjidhje false, hipokrite, duke luajtur rolin e budallait që mohon realitetin.
Moralisti 3: Prostitucioni ushtrohet vetëm nga halli, jo nga qejfi. Nuk duhet të ndërhyjë shteti duke e ndaluar?
Skifteri: Kjo është e vërtetë, shumë femra nuk zgjedhin të shesin trupin e tyre, e bëjnë nga halli, nga varfëria, se s`kanë çfarë të bëjnë tjetër…
Po, edhe?! Pse një punëtor i komunales e ka patur pasion që i vogël të merret me pastrimin e rrugëve dhe ujërat e zeza? Po një hamall nuk shet në mënyrën e tij trupin? Apo ky ndoqi ëndrrën e fëmijërisë kur u bë hamall?
Pastaj, kur një vajzë prostituohet se nuk ka zgjedhje tjetër, ku ndihmon fakti që është e paligjshme?
Ku e gjen të drejtën të ndalosh dikë të vendosë çfarë të bëjë me trupin e vetë? Falas është ok të ofrosh seks, me pagesë jo? Pse?!
Moralisti 4: Skifter, po unë që s'jam bindur akoma?
Skifteri: Vazhdojmë atëherë.
Midis klientit dhe prostitutës ku është viktima? Kë po dëmton? Dakord, të kontrollohen dhe të mos lejohet shfrytëzimi nga tutorët, po a nuk është më e lehtë të bëhet kur është i ligjshëm?
Në këtë mënyrë madje, policisë nuk do i duhet të bëjë dy punë, të gjejë ku është prostitucioni dhe të marrë vesh a janë shfrytëzuar vajzat nga tutorët. Do merrej vetëm me parandalimin e shfrytëzimit.
Prostitucioni ka qenë historikisht i ligjshëm, vetëm në 2-3 shekujt e fundit u kthye në tabu, për më tepër nga frika e sëmundjeve. Nuk ka mënyrë më të mirë për përhapjen e këtyre sëmundjeve sesa të inkurajosh një prostitucion të fshehur, larg kontrolleve.
Pastaj, ky shteti që kujdeset kaq shumë për qytetarët e vet lejon alkoolin, duhanin dhe sidomos kumarin por jo prostitucionin? Kush dëmton më shumë? Shteti, kur sheh që këto gjëra do ekzistojnë gjithmonë, tregohet i zgjuar, i legalizon dhe vjel taksa, më mirë sesa të harxhojë resurse për t`i luftuar më kot.
Moralisti 4 lakonik: Atëherë?
Skifteri: Po kujt t`ja thuash, talebanëve të moralit. Ata që preferojnë njerëz të stresuar, të irrituar, nervozë, jo tolerantë, gati për të shpërthyer nga mungesa e një nevojë jetësore fiziologjike…por me nderin në vend.
Ne jemi masturbuesit e Europës që të vrasim për një fjalë goje, por krenarë për namuzin.
Dhe një gjë të fundit; e dimë shumë mirë që do legalizohet herët a vonë, siç po ndodh në shumë vende, duhet patjetër të presim çka për të thënë Turqia në lidhje me këtë që të ecim dorë për dore së bashku drejt një bote plot namuz?
Madje mund ta shikoja edhe një spot për Shqipërinë, me slogan tipik reklame shqiptare: “Shqipëria, aty ku bukuria prek namuzin”.
Selling is legal. Fucking is legal. Why isn`t selling fucking legal? (SPR 2011)
PS: Te ky shkrim përjashtohen të gjitha marrëdhëniet nën rrogoz në ambiente pune, tradhtitë masive bashkëshortore nëpër fshatra dhe konviktoret që shesin veten për një drekë. Këto janë teori konspirative të atyre që na duan të keqen, grekë, serbë, antishqiptarë në përgjithësi. S`kemi parë ndonjëherë nga këto.
Skifter Tolstoi
Gjeniu i vogël: Femrat me perçe s`duhen paragjykuar, është zgjedhja e tyre, e bëjnë me dëshirën më të madhe.
Skiftero, per legalizimin e prostitucionit po vuajne vende shume me para nesh, jo me ne, qe jemi akoma fanatike...sigh
ReplyDeleteI lutemi shtetit ta legalizoje se Plumbi ska zgjidhje tjeter hahahah
ReplyDeleteNuk eshte e thene te legalizohet, ne Itali psh nuk eshte legal por policia i mbyll te dy syte, kshu eshte edhe ne shume vende te tjera.
ReplyDeleteNqs shumica e popullsise eshte kunder si mund te aprovoshvdicka te tille?
ReplyDeleteJam dakord me legalizimin, por shqiptaret nuk jane aq te uritur per sex aq sa e paraqet skifteri (kjo pasqyre eshte e para viteve 90). Edhe sikur te ishte e legalizuar, si mendon ti skifter do paguanin shqiptaret per sex??!!...apo legalizimi te ishte vetem per shtresat qe kane lek...ata gjithsesi e kane zgjidhur punen e seksit sepse nuk kane nje femer per nje nate por nje dashnore per disa muaj...
ReplyDeletehahahha imagjino ai qe shkon perdite me abone ne pune te paguaje per seks, shqiptaret dun me i ra qylit
DeleteKonkurrenca sjell uljen e cmimit, si per kompanite celulare...nga i gjen ky tipi i abonese leket per te folur ne celular?
Deletepo pra pse me pagu kur me nje dreke ja prish mendjen kujtdo femre, ca duhet me shku me ato te punesuarat, ske mundesi zgjedhje ;), nuk eshte atraktive :p
ReplyDeleteE para, faktori kryesor ne SHBA qe kontribuon ne nr me te madh te vrasjeve nuk eshte armembajtja, por moslegalizimi i tregtise se droges. Faktori i armembajtjes ka marre shume ngjyre politike ne SHBA per shkak te demokrateve, por scientific research ka treguar qe nuk eshte i rendesishem. Duke perdorur nje prej sloganeve te republikave: “Guns don’t kill people, but people kill people”.
ReplyDeleteE dyta, hyrja nuk shkon fare me vazhdimin e postimit.
E treta, eshte nje faze shume e hershme per Shqiperine qe te diskutoje apo te konsideroje legalizimin e prostitucionit, dreqi ta haje, le te jemi realiste dhe te mos bejme kot te emancipuarin apo mendjehapurin, pasi ka shume gjera me thelbesore qe duhen ndryshuar apo zgjidhur.
E katerta, skifter, cte keqe kane maredheniet nen rrogoz ne pune, apo tradhtite masive bashkeshortore…a nuk duhet te jemi gri dhe te bejme ashtu si ndihemi?
Ka vende sa te duash ku droga eshte ilegale, por ka sh me pak vrasje se ne usa, nga doli ky si argument?
DeleteJe bere tym nga humbja e Romney?
E dyta, prostitucioni ka qene i ligjshem edhe ne kohen e Zogut dhe ka ekzistu gjithmone, ta pranojme se ska lidhje me emancipimin.
E treta, nuk thuhet ne post qe marredheniet ne pune kane gje te keqe, thjesht tregojne hipokrizine e njerezve qe reklamojne moralin sa per fasade.
Guns don`t kill people, people kill people?
DeleteKjo eshte shprehja e NRA, qe shpelan trute e amerikaneve qe te vazhdojne te blejne arme. Eshte normale te kene te gjithe arme? Nje psikopat pa arme eshte 1000 here me i parrezikshem se nje psikopat me arme, pike.
Nuk ka asnje, po asnje research qe te kundershtoje idene qe aty ku legalizohet armembajtja ka me shume vrasje.
Shiko sa vrasje ka nje vend europian ku nuk lejohet droga, zgjidhe vete dhe nxirri konkluzionet.
Brainwashed people talking empty slogans they don`t understand...
...atehere zgjidhja eshte te adresosh shkakun e vrasjeve dhe jo the means se si behen keto vrasje. pra zgjidhja do ishte qe te adresohesin keta "psikopate", ti ofrosh ndihmen apo kurimin e duhur.
DeleteNBER (National Bureau of Economic Research)ne nje studim te fundit argumenton se armembajtja mund te coje dhe ne efektin e kundert (pra te reduktoje nr e vrasjeve) sepse shume "kriminela" hezitojne te kryejne vrasje me friken se viktimat e tyre mund te posedojne
gjithashtu arme.ky studim konkludon ate qe thua ti: pra qe more guns, more crime...por ben nje dallim ndermjet gunownership dhe legjislacionit qe lejon armembajtjen. Ajo e para mund te perfitohet dhe ne second-market apo black market. Kjo do te thote nje person qe do te vrase e gjen armen dhe ne mungese te legjislacionit.
Dhe po une mendoj se cdo njeri ka te drejte te kete arme, ka te drejte te ndihet i mbrojtur.
Nqs thua qe shqiptaret nuk jane aq te uritur per sex atehere nuk ke udhetuar jashte Tiranes.
ReplyDeleteNeper rrethe, provinca dhe fshatra shumica derrmuese e cunave kur fikin qirinjte per 20-vjetor kane si deshire kryesore "te humb virgjerine :)
Po pra, fiks, edhe ne kohen e zogut kishte prostituta sa te duash, ishim te emancipuar atehere Marilu? Ankohej njeri?
ReplyDeleteMarilu, kur thua scientific research eshte argument fallco...cili research? Kush e ka bere? Ku eshte? Kshu mund te themi te gjithe...
Eshte shume e thjeshte, amerika mijera vrasje cdo vit, vendet e tjera te zhvilluara 50 here me pak...ca ndryshon? Pse ne Gjermani tregtia e droges lejohet?
Dionis, do jetoke me shume se une :)
ReplyDeleteFarell ne nje kantier me Plumbin punon ti apo ti e ke lene mistrine punon me pirun ne noj magazine hahahah
DeleteProstitucion ka patur gjithmone dhe kudo, ne varferi dhe pasuri, emancipim dhe fanatizem.
ReplyDeletePerderisa ka patur dhe do kete gjithmone, atehere i bie qe asnjehere popullsia te mos jete e ngopur seksualisht, apo jo?
Sepse perndryshe nuk do kishte...
Di qe prostituta ka patur edhe gjate komunizmit.
ReplyDeleteCfare nuk kuptoj eshte "ka gjera me thelbesore se kjo per te zgjidhur"...thuhet vazhdimisht per thuajse cdo teme ne Shqiperi...
Nuk i bejme dot paralelisht?
Le qe s`jemi ne parlament, eshte nje blog, duhet te diskutojme patjeter vetem gjene thelbesore? Cila eshte kjo njehere?
jo jo, mund te diskutojme per legalizimin e prostitucionit, dhe une jam nje big fan i kesaj gjese, por te dsikutohet per legalizimin e prostitucionit ne pergjithesi, sepse kur thuhet ne rastin e shqiperise merr icik ngjyra utopiane (te pakten per momentin)
DeleteShqiptaret bejne si te moralshem ne pamje, por nuk jane. Kete besoj ka dashur te thote autori me tradhtite e burrave/grave ne ambiente pune.
ReplyDeleteJam dakord qe "seks per te tere" do relaksonte njerezit duke ulur kriminalitetin, frustracioni seksual njifet dhe eshte i provuar, shikoji njerezit qe vijne nga vende fanatike sa te ngurte dhe nevrike jane
por nuk jam dakord qe armembajtja te jete faktor kryesor per vrasjet ne usa.
Pabarazia sociale, nderthurja e dhjetera kulturave, etj...faktoret jane shume komplekse.
Jo po legalizo dhe orgjin tashi ca thu me skiftero ca do i thush kalamonit tat kur ti shofi nrrug apo po punojn tjeqen babi si gjth tjeret
ReplyDeletePlumbi kane fut internetin ne kantier apo ka ble noj usta smartphone aty hahahah ik futi i buk e qepe cdo me keto tema ti
ReplyDeleteUne jetoj ne Baltimora dhe njoh plot njerez qe kan arme, po jane paqesor, e duan per vetmbrojtje, ska asgje te keqe
ReplyDeleteSkiftero e mbylle shpejt sot qepenin apo je per fundjave jashte shtetit hahahah
ReplyDelete