January 9, 2013

[Flora dhe Fauna] Vemja

Asnjë sportist nuk refuzon avantazhin nga elasticiteti i trampolinës.

Skifteri dëgjon vazhdimisht njerëz që ankohen për një fenomen të njohur në Shqipëri; miku.

Miku në kuptimin e dytë të fjalës, ai që të ndihmon për një pozicion pune dhe jo vetëm.

Në fillim ndiente keqardhje për mungesën e meritokracisë, por me kalimin e kohës vuri re diçka:
Asnjë nga ata që ankoheshin s'kishte mik.

Këtu Skifterit i lindi dyshimi...mos vallë këta që ankohen e bëjnë thjesht se nuk kanë mik vetë dhe jo se i vret në shpirt fenomeni?

Shumë e çuditshme është që nuk ankohen këta të tjerët që kanë mik; këta kanë rastisur egoistë dhe pa sens komuniteti? 

Keni dëgjuar njeri që të refuzojë ndihmën e mikut për një gjë që dëshiron?
Pikërisht.

Moralistin me hipokritin milimetra i ndajnë.

I have no further questions, your honor.


Gjeniu i vogël: Një që është i aftë s`ka nevojë kurrë për mik.

55 comments:

  1. Mengjesiii... Mezi po e prisja postimin e sotem. Qenka fjalepake por i goditur.
    Miku ka patur e do kete per kohe te gjate leverdite e veta. "Networking" i thote perendimi.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me thjesht networking nuk behesh dot drejtor i rendesishem ne ministri me shkolle te mesme + diplome kristali, mos ti ngaterrojme

      Delete
  2. Shkrimi eshte i mire, por networking me si kuptohet miku ne Shqiperi jane 2 gjera shume te ndryshme Gogla :)

    Sepse Networking = rekomandim, apo jo?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne Itali atij qe futet diku me mik i thone "raccomandato" kshu qe dhe aq larg nuk jane.

      Delete
  3. Skiftero miku ne kuptimin e trete se ne kuptimin e dyte i thone i gjoje tjeter hahahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahhahah..
      nuk doja qe qeshja ne fakt, sepse Genti nuk me pelqen me komentet qe ben ne pergjithesi, megjithate nje leshim po e bej :)

      Delete
  4. Jam ok me gjithe shkrimin, por ama skiftero, nuk mund te mos t t acaroje kur shef ca ultrainjorante ne pozicione kyce...sikur edhe mos t t lidhi gje me ta, prape te grric kur i shef se jane edhe arrogante zakonisht

    ReplyDelete
  5. BB, nuk thote njeri qe eshte mire kshu, puna eshte qe ti do e refuzoje nje vend pune shume te mire po mos ta meritoje? Nqs pergjigja eshte po, skifteri te drejtohet ty te fjalite e fundit :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Njeriu nuk refuzon dicka per vete se eshte me mik, por ama te gjithe do ishim dakord (kemi skemi miq) qe do deshironim nje sistem me meritokraci

      Delete
    2. Hehehe po devijon me duket...megjithate as ketu s'jam dakord, te gjithe ata qe kane mik do refuzonin nje sistem ku te funksiononte meritokracia.

      Delete
    3. Kjo teme me duket pak si ajo urrejtja per ata qe kane babin e pasur. Nje mix zilie dhe pamundesie per te qene si ata :)

      Njeriu eshte qenia me egoiste qe njofim :)

      Delete
    4. S'eshte pune zilie fare ne kete rast...ti mund te jesh shume mire vete po nervozohesh kur te bejne si te zgjuar ca injorante qe meritojne te punojne ne miniere

      Delete
    5. Po flasim per 2 gjera te ndryshme, une heq dore :))

      Delete
    6. Ose spo kupton ti qe po flasim per te njejten gje

      Delete
    7. Farelli arrogant, dmth ka mik :)

      Delete
  6. Ja shife Plumbin e pa veten ne pasqyre tha une jam per tullaxhi dhe tullaxhi u be hahhahah

    ReplyDelete
  7. Nje qe eshte vertet i afte ska nevoj me verte per mik, ca ka ketu?

    ReplyDelete
  8. Ashtu si e shoh une, problemi shtrohet a kerkojme meritokraci sepse nuk kemi miq apo sepse ashtu na duket e drejte. Pergjigjet ketu mund te jene te sinqerta ose jo sepse njerzit kane manine te duken te drejte ne sy te te tjereve. Duke qene se eshte blog dhe te gjithe hyme me nicknames eshte rasti ideal t'i pergjigjemi me sinqeritet kesaj pyetje. Une per vete kam ca miq te vegjel, por do preferoja te ishte me meritokraci sepse do isha shume me lart, jo sepse ashtu eshte e drejte. Mos u zgjata shume? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ti u zgjate shume, por ishe e sakte. C'e do qe njerezit as vetes nuk ja pranojne te gjitha, jo me nje blogu :)

      Personalisht jam fiks aty ku duhet te jem, me ndonje mik me shume mund te isha akoma me lart, po prape mesataren e shof nga lart poshte :)


      Nuk do i thoja JO mikut per asnje arsye ne bote dhe mendoj qe miku ecen ne gjithe boten, jo vetem ne Shqiperi.

      Delete
    2. Jam e mendimit se pavaresisht se e refuzon ose jo mikun, mund te kerkosh nje bote me meritokraci pa qene hipokrite. Une per vete e deshiroj. Ju perjashtoni mundesine qe mund te kete dhe njerez te ndershem. Kete cinizem e vura re dhe te posti i djeshem me Moisiun :)

      Delete
  9. Meritokracine shife ne USA, vendi qe "eksporton" meritokraci...Bushi baba prasedient, Bushi bir president...

    ReplyDelete
  10. Nje shembull per te ilustruar nje rast ku ka me shume kuptim ta refuzosh se sa ta pranosh "mikun" e famshem:

    Prindi refuzon "mikun" gjate viteve te shkollimit te femijes sepse ne te vertete nuk eshte nota e rendesishme, eshte njohuria. Kur femija te dali ne jete, i rrofte nota kur nuk di as te numeroj deri ne 10!

    ...

    Arsyeja pse njerezit nuk e refuzojn mikun, as ne raste te tilla, eshte sepse njerezit jane budallenj dhe duan nje zgjidhje te perkoheshme jo te perhershme.

    Gjithashtu - ka njerez (pak, por ekzistojne dhe keta) qe jane te mendimit, when something sounds too good to be true, it probably is. Keta njerez, nuk e shohin zgjidhjen te miku, dhe shpesh here e refuzojne. Nuk eshte ceshtje principesh, it is more a common sense thing.

    Na falni per anglishten!
    E

    E

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne rastin e prindit ka vertet kuptim ta refuzosh, por nuk me duket shembull i drejte.

      Ne Shqiperi ka vende pune me mik qe zgjasin pergjithmone ose gjithsesi shume gjate, dakord qe personi vete e kipton qe eshte i paafte, por po ta gelltisi turpin (sic edhe ndodh), jeton sh me mire se pa mik.
      Apo te behet kamarier se do ndihet me mire me veten?

      Delete
  11. E keni menduar qe dhe miku eshte pasuri si edhe leku? Ose nje arritje? Nqs vlerat e shoqerise sone jane te cash me mik, gjetja e mikut eshte merite. Pra jetojme ne nje vend meritokratik :)

    ReplyDelete
  12. Po kur miku eshte i babit, ti ca merite ke?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te njejten merite qe ke kur trashegon leket e babit :)
      Pse nuk u bejme dhe atyre proces atehere?

      Delete
    2. U bejme edhe atyre, ca merite kane ata, mos jane me mire

      Delete
  13. Ademi ka shum te drejt. Pse kur shef nje cun me pun te mir, te vesh bukur, makine e lezecme ca tkeqe ka qe ja ka dhen babi

    ReplyDelete
    Replies
    1. @sara

      Une se marr vesh pse lodhesh te lexosh ti :)

      Delete
    2. Hahhah si e kisha humb kete koment, Sara vishesh gje me leopardato? :)

      Delete
  14. Apo te behet kamarier se do ndihet me mire me veten?


    Sigurisht - nese prioritet eshte qe te fleji mire naten, atehere le te behet kamarier. Nese prioriteti eshte statusi, syzet D&G etj ... sigurisht ti boj fresk mikut gjith jetes :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kush eshte ai qe refuzon statusin edhe pa merite?

      Edhe prindi qe nuk fut mik per noten e femijes shife kur gjerat behen serioze, te puna :)

      Delete
  15. Sa me i paafte te jesh, aq me veshtire eshte ta pranosh...zakonisht keta qe jane ta paafte kane edhe vetbesim te cmendur :)

    Maksimumi mendojne "po se mos jane te tjeret me te mire"

    ReplyDelete
  16. Atehere konkluzionet me duket se jane keto:

    1. Nuk eshte se ato qe s'fusin mik e refuzojne - thjeshte skan miq?

    2. Nuk ka njerez qe i ofrohet statusi ME mik dhe e refuzojne.

    3. Te tjeret jane te afte dhe e arrijne statusin qe kerkojne vete dmth s'kane nevoj per mik.

    4. Nese je i paafte dhe refuzon mikun atehere s'je mire nga trut!

    Lash ndonje konkluzion pa permendur :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. S'jam dakord, ka njerez plot qe refuzojne pozicione me mik se kane shume frike se do flliqen, e dine qe s'e bejne dot.

      Delete
    2. Evis, u nxitove te nxjerresh perfundime se blogu s'eshte mbyllur akoma. Po kishe pune dhe doje te ikje me heret? Apo ke mik ne blog? :)

      Delete
  17. Konkluzioni eshte qe po spate mik ik mbytu :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nga buron gjithe ky intelekt hahahah u mendove shume per kete e

      Delete
    2. Genti i lezetshem sot ti... hahhaha

      Delete
  18. Miku le te beje punen e vet. Ishte e paevitueshme gjate 90'-91' te beje diferencime... Njerezit ishin thuajse te gjithe te te njejtit nivel, te pa specializuar ne dicka konkrete (nje problem ky qe dhe sot eshte shume i madh), prandaj ne cdo pozicion qe ofrohej, nder tre veta me thuajse te njejtin nivel, normal qe do marr ne pune ate qe kam me shume mik, qe e njof dhe qe do ma dije gjithe jeten nderin, e pse jo te ma ktheje mbrapsht nje dite.

    Fast forward 20 vite me vone - do jete shume me e theksuar nevoja per njerez te specializuar, prandaj dhe miku sdo ver dot te paaftin me diplome kristali, sdo mundet ta justifikoje... Nuk do vihet dot drejtor auditi i brendshem nje jurist me nje vit eksperience. Besoj jemi dakort, qe ne nivele te ketilla absurditeti kane qene nderet ne 95, nderkohe qe sot paksa me e veshtire, duhet nje forme justifikimi. Jemi ndoshta ne rruge te mbare drejt meritokracise? Une them se po, dhe pse me hapa te avashta.

    Booo sa e zgjata, sorry who managed to read it all :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Qe po bejm hapa para nuk diskutohet, se hapa mbrapa nuk do benim, por prap ne administrate nderet jan ne nivelet qe thu ti, psh drejtor te min e ekonomise nje qe ka maru me pesa gjeografi histori

      Per mu kan te drejt ata qe qahen se do e ken vujt ne kurriz kete gje

      Delete
    2. Gogla, nuk jam dakord fare.
      Nuk eshte e vertete qe pas 90-es njerzit ishin aty aty. Mbase aty aty kishin rrogen por jo dhe vlerat.
      Nuk eshte e vertete qe merrnin njerez sepse nuk kishin ku gjenin, por thjesht per te bere nder ose per te vene njerzit e tyre per te forcuar pozitat.
      Nuk eshte e vertete qe duhet justifikim te punesosh dike qe ka mbaruar Kristalin. Mund te behesh dhe minister arsimi me Kristal, i cili, guarda caso, eshte akredituar nga ministria e nderuar e arsimit.
      Eshte e vertete qe jane bere hapa para, ne biznesin e vogel. Ne biznesin e madh ende rekrutohen me mik.

      Delete
    3. Mund te bejme dhe hapa mbrapa, ja te shikojme zgjedhjet e 2013, qe une mendoj do jene nje disaster dhe hap mbrapa.

      Megjithate, ne koment doja te theksoja mungesen e specializimit.Kjo i hap rruge miqesirave dhe ndereve absurde.

      Delete
    4. Per mu ne shtet kshu skandal ka per tqen, po ne privat avash avash do vdesi miku se ai qe lu me lekt e veta sdo te paafte ke biznesi vet

      Delete
    5. Kyci,mua do me interesonte me shume te dija si e kishte noten ne ekonomi ky drejtori i min se ekonomise, se histori gjeografia nuk me tregon shume. madje madje me tregon qe ky drejtori ka qene shume i fokusuar ne lenden e ekonomise sa i kane lene pas dore lendet e tjera :)

      per mua nuk ka asgje te keqe te perdoresh mikun per favore te tilla. Une njof shume njerez qe jane futur me mik ne nje vend pune, por qe aman kane nje lloj presioni per te perfomuar akoma me mire (madje dhe me mire se ata qe jane futur me merite) vetem per te luftuar paragjykimet e kolegeve ose per te justifikuar favorin qe iu eshte bere. "miku" te mban ne pune 1-2 vjet (max) dhe pastaj te heq . Sa prej jush do fusnit ne pune ose do rekomandonit nje person te paafte? asnje sepse e dini qe kjo ne njefare menyre do prishte edhe reputacionin tuaj.

      Delete
    6. Noten ne ekonomi???? Do te thuash noten ne hyrje ne ekonomi qe eshte gje tjeter fare
      Me kto qe thu ti i bi qe ne shtet jan tgjith te aft sepse mikut i vje zor te fusi nji te paaft???

      Athere i bi qe miku nuk ekzisto ose qe edhe ai qe futet me mik e merito nuk futet kot

      Delete
    7. Dhe njof personalisht kushedi sa veta te paaft qe kan pozicione te papame pa e vra terezin fare, sepse nshtet se vret menien njeri

      Delete
  19. Skiftero ca bejne keta me thuj qe eshte mbyll se u bo nate hahhahh

    ReplyDelete
  20. Shyqyr u ul qepeni se po behesha merak hahahah

    ReplyDelete
  21. vetem 9-5 punon skifteri...

    Ua me rrofshin konkluzionet mua :)

    Tani kot qe te vazhdojme ketu sepse te gjithe po flasim teorikisht. Na duhet nje njeri qe ka refuzuar mikun dhe ka humbur ne oportunitet qe e kishte qejf por qe nuk e meritonte.

    Teorikisht mua do me pelqente me shume ti njihja forcat e mia reale - se miku te verbon pak dhe nuk e kupton cfare ke arritur vete e cfare ke arritur duke qen goca filanit/apo sepse je e zonja per this and that :)

    Nganjehere e verteta eshte me rendesishme se statusi! Edhe per ata qe jane ma pak idealista se une.

    Por praktikisht nese do jetoja ne shqiperi dhe do me qanin kalamojt per buken e goes - dhe do te isha e paafte - sigurisht qe mikun do e mireprisja.

    Por kam pershtypjen qe ne shqiperi loja ka rregulla te tjera qe une nuk i njoh fare!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Evis, heshtja ketu pas komentit tend thote shume :)

      Kam pershtypjen se ne Shqiperi eshte cik veshtire te besh idealistin, sepse je vetem dhe do te te duket vetja idiot. Pastaj mund te mendosh qe vetem do i besh dem vetes dhe nuk do rregullosh gje, sepse gjithsesi favorin qe do refuzosh ti do e marre dikush tjeter po me mik.


      Pastaj per te marre vesh potencialin tend te vertete...veshtire ta mendoje njeri kete me thene te drejten :)

      Delete
  22. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  23. OK Dionis - nese e verteta s'ka rendesi per shumicen, atehere s'ka rendesi fare! Po bie dhe une dakord - hajde lexojm ate artikullin e ri tani :)

    ReplyDelete