![]() |
Një lexuese na ka dërguar një foto të vetën |
Skifteri ndihet shumë i frymëzuar nga numrat në rritje të leximeve të këtij blogu, rreth 224 milionë lexime vetëm dje. Në darkë.
Ka ardhur një pikë ku ne nuk mund të ndalemi dot edhe sikur të duam, detyrimi moral ndaj 1.24 miliardë shqiptarëve që lexojnë blogun ka peshën e një thesi çimentoje mbi supet e Skifterit. Presioni i performancës është i lartë, por Skifteri ka lindur gati për sfida të mëdha dhe presioni i lartë është habitati i tij natyral.
Pra, lajmi i mirë është që nuk jemi lodhur, përkundrazi, të fitosh 6.000 euro në muaj nga një blog qeka gjë shumë e bukur. Ju falenderojmë për çdo click, pa ju nuk do ia kishim dalë dot. Nuk do kishim blerë dot nga një VW Scirocco benzine tek derë për kokë, s'do kishim xhiruar dot gomat nëpër Bllok dhe Qytet Studenti, s'do kishim qerasur dot tavolina gocash me shampanjë me fishekzjarre, s'do kishim blerë dot bluza Emporio Armani të bardha të ngjitura pas trupit dhe më e rëndësishmja; s'do kishim bërë dot tatuazh një skifter që të zinte gjithë shpatullat dhe t'i dilte koka te qafa sipër bluzës që thamë.
Ju jeni muza jonë, fjalët nuk shprehin dot as 1/1000 të mirënjohjes tonë.
Nejse, fshijmë lotët dhe vazhdojmë. Jo, vazhdojmë po pa i fshirë lotët.
Skifteri, si shumë shpesh kohët e fundit, ndihet i brishtë si një filiz kanabisi. Trajton tema gjithnjë e më të buta, kjo empatia që sjell pranvera ja censuron cinizmin.
Dhe sot Skifteri arrin kulmin e ëmbëlsisë, do flasim për ndienjën më fisnike m'botë, da da da dashurinë.
Asnjeri nuk jeton dot pa të, dashuria është si një lule, jo si një varkë me vela, jo si një qiell me re, jo si një luftë, jo si një kalë, jo më mirë të kesh dashur e të kesh humbur sesa mos kesh dashur kurrë, o-po-dale-o-po-hajde etj etj tkxh tdf.
Shuuumë shumë bukur deri tani.
Po është e verbër apo jo?
Aaa...këtu e kemi kapur çik ngushtë dashurinë. Sepse s'është edhe aq e verbër sa thuhet nëpër clichè...
Tani, një gocë dashurohet me një çun. Çun i thjeshtë, i lezetshëm, sens humori, e bën të ndihet mirë. Është per tu vlerësuar goca se zgjodhi njeriun?
Jo. Goca ndihet shumë mirë me çunin, këto donte nga një çun dhe ai ia plotëson. Këto kërkesa kishte ajo, këto mori. Bukuri, i urojmë fat çiftit.
Ngjitemi një shkallë. Një gocë tjetër e do çunin të jetë si ky këtu sipër, por ambicioz dhe të suksesshëm, është në rregull edhe kjo?
Pooo, edhe kjo në rregull është sepse shoqëria thotë që të kërkosh një njeri të suksesshëm është komplet e natyrshme, s'ka gjë të keqe këtu.
Por tani ngjitemi në një shkallë ku shoqëria fillon dhe përbuz. Ato gocat që zgjedhin të rrinë me një çun vetëm se ai ka para. Këtu fillon të përdoret fjala kurvë...
Tani, ajo goca e parë që zgjodhi thjesht një djalë të këndshëm pse paska avantazh nga kjo e treta? Të parën e bën të ndihet mirë ai tipi që i kushton vëmendje dhe e bën të qeshë, të tretën e bën të lumtur të qënit e sigurt financiarisht, pse qenka superiore moralisht e para?
A nuk është pa kuptim kjo "e dua për atë që është"? Kush të do po s'ofrove asgjë, thjesht se ekziston?! Dikush të do sepse merr diçka nga ty, materiale apo shpirtërore pak rëndësi ka, varet për çfarë ka nevojë secili.
Shkurt, ti lexues/e dashuron dikë sepse të leverdis ajo çka merr në këmbim. Është komplet punë përfitimi, egoizëm i pastër, e keni dëgjuar "e dua se më mbush"? Hmmm...
Skifterit këto perceptimet e tipit...
1. E dua më shumë se veten time
2. Do ta dua gjithmonë, sido që të vijnë punët
3. Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë
I duken më idiote se...
1. Çmimi Nobel për Paqen
2. Fakti që Argo fiton Oskar si filmi më i mirë po regjizorin (i urojmë pensionin) as e nominojnë
3. Goca që uron mamin për ditëlindje në Fejsbuk duke e patur në shtëpi
![]() |
Ja dhe kjo injorantja që nuk sheh shpirtin fisnik të një kamarieri ose hidrauliku |
PS: Prapë ato që shkojnë me njërin për lekë kurva ngelen, kjo as diskutohet. Kot edhe e diskutuam në fakt.
PPS: Në këtë shkrim nuk përfshihen ato që shkojnë me njërin për famë, kështu që haremi i Skifterit do vazhdojë, asnjëra mos dekurajohet.
PPPS: Mund të thoni çfarë të doni për Hugo Chavez, por një lider që merret peng në kuadrin e një grushti shteti dhe rikthehet për pak ditë sepse shumica dërrmuese e popullit del në protestë…ky njeri ka respektin e Skifterit, të paktën si brainwasher.
Gjeniu i vocërr: Unë nuk do e shisja veten për asnjë shumë në botë.
Hahahah Skifteri ma ke zbukuruar mengjesin me kete artikull :)))
ReplyDeleteSkiftero, e para, ka probleme me komentet, mezi u stabilizu faqja.
ReplyDeleteE dyta, ky postim ishte dielli per sot, ne mungese te diellit te vertete ketu ku jam une :)
Ca spo ben ky i shkreti qe ti thone `pse nga shkruan ti Dionisi?` po se pyet qe se pyet njeri ahahhahahah
DeleteHahahahaha mos ta pysi njeri
DeleteGento na e prishe planin, duhet te ndryshoj strategji, do flas per Ferrarin qe i duhen nderruar gomat keto dite :)
DeleteNga ishe ti dionisi tamam tamam? Se me sa duket s'qenka me turp te deshirosh lekun.
DeleteDeri te shakaja e Gentit ok, po s`eshte tu gjujt njeri ne nje blog, se po na del nami kot :)
DeleteHahahahhahaha Skifteri je i madh
ReplyDeleteSkifter te kane bekuar ca kurva qe po lexonin postin me mua :)))))
ReplyDeleteHahaha Skiftero sa i cmen je per zotin, je bipolar e vdekme :)
ReplyDeleteEshte krijuar nje ekuivok i vogel. Pak goca kane vajtur per leke dhe kane fituar dhe dashurine. Shumica e skenareve jane ose milioneri i trajton si accesore (per te mos thene lecke), ose milioneri ka rene ne dashuri dhe keto genjejne se e duan. Te dyja rastet jane te denueshme.
ReplyDeleteEla
Une e di qe asnje s`genjen me, kur nje goce 30 vjec rri me nje plak 70 vjec se ky ka leke, goca mbyll gojen, plaku mbyll gojen, te tjeret mbyllin gojen. Te gjithe e dine ca po ndodh, s`ka nevoje te diskutohet..
Deletehahaha,o Ela po pse komenton si anonymous ti? :)
DeleteNga i-padi s've dot emer. Me bllokohet :( any solution?
DeleteEla
Une di te sigurt qe Berlusconin e dashurojne gjithe femrat, dashuria s`njef moshe :)
DeleteEla te dergova Plumbin te shpia eshte rruges po blen i celes englez hahahahahh
DeleteSkifteri eshte treguar i zgjuar, me fotot ka terhequr meshkujt, me titullin femrat :)
ReplyDeleteMe thuaj qe kam te drejte Skiftero
Kurse me Chavezin ka terhequr venezuelasit hahahaha
DeleteGenti
Paske qene me verte i frymezuar plako, kam qesh nga shkronja e pare te e fundit :)
ReplyDeletePavaresisht se as me shaka s`do e justifikoja nje goce materialiste...
Skiftero ky artikull duket i shkruar nga xhami i nje Lambo :))))
ReplyDelete(je i papam)
Nga te iku shefi, pr. Dr.? :))))))
DeleteUne kam qene, po me kane ulur ne grada per arsye politike :)
Delete:)))) je i modh
DeleteKjo duhet te jete nje kembane per meshkujt qe lene statuset e "mencura" ne facebook dhe te fillojne te vene leke menjane :))))))))
ReplyDeletePo t`i kene te dyja apo s`ka si keta?
DeleteI ke pare kush i ve statuset apo flet me hamendje? :)
DeleteI kam pare se keta qe vene status per cdo gje kane edhe 200 foto zakonisht, po s`para vene leke menjane, o kane o s`kane :))
Deleteo skiftero mke knoq per zotin vetem se na cedukkove femijet me kto :)))))))
ReplyDeleteNje puthje per njeriun me te lezecem dhe te vecante..
ReplyDelete;)
U hap dhe haremi i Skifterit nqs s'e ke lexuar me vemendje :p
DeleteBeso
Po te jete cun ky anonimi? Kam degju qe ua presin kur i fusin ne harem meshkujt :)
DeleteTaksirate :))))))
Deletetani une keto goca qe shkojne me cuna me lek nuk i quaj kurva, thjeht goca me bote te vogel, mendja e te cilave nuk shkon me larg se rrobat e shtrenjta, darkat, pushimet, etj... ose goca qe jane e te njejtit nivel me djalin e pasur me te cilen jane lidhur. thjesht kane gjetur njeri tjetrin. te dy kane qejf parane.
ReplyDeletepo kush quhet kurve pastaj se na cuditet
DeleteBravo tongpo, se po na dalin gjithe keto si gjera normale tashi....ofendohet edhe prostituta po i the kurve sot
Deletepo goca nuk shkon dhe i thote hapur qe mqs ti ke lek dhe do me blesh mua gjera une do bej seks me ty. ajo lidhet normalisht me djalin, thjesht tipari kryesor qe e ka nxitur ose e ka terhequr gocen ka qene leku
DeleteSikletin me te madh e ka vete ai qe ka leke...kjo po rri me mua per leke apo se me ka qejf?
DeleteKjo ne fakt vlen per heren e pare, se pastaj ai qe ka leke kupton qe ajo pyetje s`ka rendesi as long as he gets what he wants :))
Marylou ka te drejte, biles do shtoja qe edhe ato qe i shofin cunin familjen kane bote te vogel, nuk e duan me verte :))
DeleteNuk jane te gjithe femrat njelloj, psh Adriana Lima ka qene e lidhur per ca kohe me Plumbin pastaj u ndane se Plumbi s`beri dot leket e biletes per ta taku buaahahahahah
Delete@milankundera
Deletejo jo une mendoj se ai (ose ajo) qe ka lek e stimulon kete gje, qe fillon dhe paguan per gjithcka, ok edhe mund ta kuptoj qe ne takimin e pare mund te paguaje pijet (ndonese une edhe kete e kam bezdi) por jo te vazhdoje gjithmone. Megjithate dhe bota e ketij personi me lek eshte e vogel se kufizohet vetem tek shpalosja e fuqise se tij blerese (ne rastin me te mire kombinuar me ate seksuale) para goces.
@milankundera
Deleteune faktikisht mendoj se eshte ai me lek qe e stimulon kete gje, ok mund ta kuptoj qe ne takimin e pare mund te paguaj (ndonese une dhe kete e kam bezdi), por nuk mund te vazhdoje gjithmone duke paguar. megjithate dhe bota e ketij cuni me lek eshte e vogel, e kufizuar ne shpalosjen e fuqise se tij blerese (ne rastin me te mire kombinuar me ate seksuale) para goces.
Marylou, keta zakonisht e fillojne bute, por nuk dine limitet :). Plotesojne shortcomings qe kane me ane te lekut.
DeletePo, qe te jemi fair dhe mendjehapur, eshte cik veshtire te kesh shume leke dhe te mos show off, ose mos ta perdoresh lekun si nje asset me femrat...njof njerez qe s`kane bote te vogel, por tundimi per tu sjelle kshu eshte shume i madh, me beso.
Perndryshe ca kuptimi do kishte leku..? do ishin thjeshte numra nese nuk i perdor per qellime nga me te ndryshmet. Eshte kthyer si mode tani, qe dikush ka shume leke por as nuk e mban veten, as nuk shpenzon, por thjesht dihet qe i ka dhe kaq :P
DeleteJam shume dakord me anonimin, leku s`duhet vetem per ushqime bio dhe makina, nje jete ke vallaj, shfrytezo ca te mundesh, ke te mundesh...
DeleteEshte dhe kjo shprehja per dike "ka shume leke por nuk bie ne sy". Mbaji poshte jastekut pra :)
DeletePo ai qe ka shume leke po punon gjithe jeten 15 ore ne dite?
DeleteI vjen dita pensionit, blen nje roulotte dhe bredh boten VETEM...
DeleteKoment fantastik Arti, sa do shkruaja te njejten gje, ky pensioni stil amerikan...jeta me bosh qe mund te imagjinohet.
Deleteuaaa nga keto temat qe kam qejf une. U kenaqa duke lexuar :)
ReplyDeleteO Skiftero je i modh me ke shtu jeten :))
ReplyDeleteGood old brilliant Skifter.
ReplyDeleteMe sa kuptoj une te gjitha gocat qenkan kurva, dhe jo vetem ato qe shkojne per leke:)
ReplyDeleteTe shkretat ato qe shikojne dike per leke, se mendojne sikur Bossi do ndaje pasurine me keto, por ne fund vetem dreka-darka(ushqim) dhe ndonje rrobe(veshmbathje) marrin. Per kaq paskan qene keq te uruarat...???
Delete`veshmbathje" hahahahah duket sikur po flasim per filma me partizane jo per femra hahahah
DeleteOse qe nuk ka kurva, njera nga keto te dyja
DeleteTu thaft goja anonimo ca bote do ishte pa kurva...e ke iden ti ca flet :))
DeleteKategoria me shpirtin me te mire, gocat me bujare, i duhen komunitetit, jane antistresi nr 1 :)
DeleteSa pa bote qe jeni more cuna pupupu
DeleteJo, une jam lesbian :)))
DeleteS`eshte puna fare aty Arto, puna eshte ta shofin shoqet qe ajo ka kap njonin me leke dhe me makine te bukur...eshte shenje suksesi ne rrethin e ketyre...
ReplyDeletePo po, dhe pastaj pranojne te trajtohn si lecka. Me c'vura re une pjesa me e madhe e komentuesve e paskan shume problem kete punen e materializmit.
ReplyDeleteKonkluzion: komentuesit e blogut shtresa e mesme e poshte.:p
E meghithate ajo kurveron, ka thene galileo galilei
ReplyDeleteBeso
ueeee jane bere shqiptaret te hapur. Vetem ne blog bejne kshu po hajt mo gjysma te keqes. Ne jeten e vertete pastaj sdi une ndonjerin te kete falur ndonje kurve, le mo te lidhet pasi ia ka falur gabimin :)))))
ReplyDeleteJo plako e ke gabim, 1 shoku im per ditelindje me ka falur 2 cope, jo 1 :)
Delete