Qeveria ka
marrë masa prej kohësh për zhdukjen e injorancës dhe ngritjen e nivelit arsimor
të popullsisë në përgjithësi. Si fillim vendosi që të gjithë të diplomuarit të
fakulteteve 4 vjeçare të konsiderohen me master. Si rrjedhojë, që të nesërmen
numri i atyre me master u 20-fishua. Po reforma nuk u ndal këtu: arsimi i ulët
dhe i mesëm kaloi nga 8+4 në 9+3 dhe pritet të shndërrohet në 4-4-2. Rezultatet duken sheshit. Për të
mos përmendur pastaj Internetin falas te Posta Shqiptare.
Në Shqipëri
ekziston një histeri e prindërve për tu siguruar fëmijëve një shkollim të lartë.
Skifteri gjithmonë ka menduar se ca njerëz thjesht nuk janë për shkollë dhe këtu
s'ka asgjë të keqe. Mirëpo duke parë që "niveli i arsimimit po
rritet" dhe që Tirana është qyteti me më shumë universitete në botë (plot
36), është turpi më i madh, pas vjedhjes, të mos kesh të paktën 2-3 diploma në
fushat kryesore.
![]() |
Të rinj shqiptarë të etur për dije |
Skifterit i
ka ardhur në majë të hundës me denigrimin e këtyre universiteteve. Sipas këtyre
sharlatanëve cilësia na qënkërka e dobët. Po ç'ke o njeri që shpif dhe flet pa
fakte? Sot Skifteri do ju vërtetojë të kundërtën vetëm me një PC. Fillojmë pa
humbur kohë.
Hyjmë te websiti
i APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë). Gjëja e parë që të
bije në sy është adresa www.aaal.edu.al, pa "p". Para se cinikët të
hidhen përpjetë, P-ja ka sjellë gjithmonë telashe, kështu që... Në versionin
shqip kemi 44 universitete të listuara, në versionin anglisht kemi 47 sepse 3
nuk përktheheshin dot. Gjithsesi 36 i përkasin Tiranës. Nga të rretheve do
veçonim shkollën e lartë Nehemia (Buçimas, Poradec). Për çdo universitet ke të
dhëna rreth organigramës, rankimit dhe analizës, programit studimor, stafit
akademik, etj. Ndonëse për momentin do të gjeni vetëm dokumentin e akreditimit,
të dhënat e tjera do të hidhen së shpejti.
Po kush janë
ajka e arsimit të lartë shqiptar? Skifteri do t'ju bëjë një tour virtual të 4
universiteteve më në zë. Mbahuni fort.
1. Akademia
e Ndërtimit e Tiranës (Linzë, Dajt). Në mungesë të websitit zyrtar, faqja në
facebook numëron jo më pak se 379 likes. Slogani: "Ne nuk ndryshojme boten
por ndryshojme njerezit qe te ndryshojne boten....." (hyni dhe shiheni vetë
po s'besuat). Hyjmë te fotot. E njëjta klasë me 80 nxënës ngjitur që mezi
marrin frymë. Te të gjitha fotot kemi një slide me titull "Betoni",
sepse nëse do të bëhesh ekspert betoni, nuk ka emër tjetër. Klasa ka një pamje
spektakolare me një shkëmb 1/2m larg dritares.
![]() |
Panorama e klasës së Akademisë së Ndërtimit të Tiranës |
2. Universiteti
Aldent (Rruga e Dibrës, te Selvia, universitetialdent.edu.al). Te homepage-i
lexojmë "university facts, why you should choose us", të marra me
copy/paste:
- 70% of the students have reachede studentëve kanë arritur rezultate maksimale (Imagjino si merren notat këtu, të ***** kurbën e Gauss-it).
- #1 Ranked as one of the best university in the field of medicine (tani, i pari apo ndër të parët?)
- 150+ Number of students who have their own clinic (ku hyn fakulteti këtu?)
- 4 Years experience in the field of medical sciences (since 2009 dmth?)
- 85% Percent of our university staff holds degrees (no comment...)
3. Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës (Rruga e Elbasanit, universitetinderkombetar.com/).
Në homepage kemi përshkrimin: "Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës (UNT),
është i vendosur në një nga zonat më të bukura, të qeta, dhe të gjelbëruara të
Tiranës". Pastaj hyjmë në faqen e tij në facebook. Statusi i fundit:
"Te shtiresh i gezuar kur je i merzitur,eshte njesoj sikur te dalesh ne
shi dhe te thuash nuk jam lagur…". Patjetër është marrë nga E.M. Remark.
Si dhe një shprehje nga J. Morrison: "Mos qesh
kur dikush tjetër qan … sepse ftohtësia e lotit të tij, mund të ngrijë
buzëqeshjen tënde". E sa e sa të tjera: http://www.facebook.com/UNT.faqja.zyrtare.
4. 100 Vitrinat (Bulevardi Dëshmorët
e Kombit, vitrina.edu.al). Ky universitet ka vetëm oferta të parefuzueshme:
KRIJOJE VETE FATIN TEND SH.L.U.P VITRINA – .
Universiteti “Vitrina” ofron tarifa
të përballueshme nga të gjithë.
Cdo regjistrim ne SH.L.U.P “VITRINA”
ne secilin prej fakulteteve vetem 540 euro / 1 vit
1000 euro / 3 vite
PA ASNJE DETYRIM TJETER!
Plus Autoshkolle falas
Plus Word-Excel
Plus Spoken English
Plus Power-Point
Klikoni: Tarifat e Regjistrimit në
SH.L.U.P VITRINA
Adresa 1: Tiranë, Bulevardi
Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit.
Tel: +355 42 42 09 90 Cel:+355 68 20
61 561, Sms: +355 68 20 67 991
![]() |
Pamje nga klasa e universitetit 100 Vitrinat |
Së fundi, Skifteri e ka flamurin në 1/2 shtizë. E dini çfarë ka ndodhur apo jo?
Fshati digjet zuzka krihet... Shprehim ngushëllime të thella universitetit "Dentarium
- Al" i cili është mbyllur nga APAAL për motive të dobëta. Do ishte
padyshim një nga 10 universitet e para të Tiranës në fushën e Mjekësisë.
To be continued...
Gjeniu i vogël: Është mëkat t'i zësh vendin atij tipit që
shkruan statuset në facebook për Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës.
hahhahhah ua sa kam qeshur... kete doja te shprehja per momentin. Kur te mundem do bej dhe komente te mirefillta.
ReplyDeleteJam nji usta nga Golloborda dhe du nji dipllome nga Akademia Ndertimit Tirane. Vetem une jam pa dipllome nga brigada. Me vjen turp nga shokt. Si me ja ba o skifter???
ReplyDeleteMe keto hapa do hapet dhe ne golloborde nje fakultet. Duhet te mblidhni nja 3-4 firma nga studentet e mundshem :)
Deleteper ty bo tamom shkolla linxes :))))))))))))))))))))))))))
DeletePlumbi ka bere nga ato fakultet qe jane vetem me cuna, gjeologji, tullologji, llacologji hahahaha
Deletehahahahha po i fus dhe nje fakultet tjeter sa s'eshte vone :P
ReplyDeleteNuk eshte kaq e lehte. Ke universitet do zgjedhesh? :)
Deletehahahaha hyra te keto websitet dhe qenka vertet keshtu
ReplyDeleteBravoo Skifter, disa shkolla jane vertet patetike. Po une them se ne cdo ekonomi do krijohen monopole shkollash. Do mbeten 4-5 nga keto
ReplyDeleteS'e besoj, nuk eshte se te ne ka ekonomi te mirefillte. Biles mendoj se do hapen dhe me shume dhe me te specifikuara. "Fakulteti i Biznesit per Shqiperine jugore", "Fakulteti i Perpunimit te drurit te ahut"
DeletePer aq kohe sa ka studente qe frekuentojne keto shkolla, pse te mos hapen me teper. Problemi qendron tek ne.
ReplyDeleteArti, te kush universitet privat je ti? Mbaro ti njehere se pastaj i mbyllim :)
DeleteNuk e kuptove komentin. Ne kete rast po gjykoja njerezit qe frekuentojne keto universitete. Dmth, nuk e kane fajin keto qe i shesin (business) por ato qe i blejne...
DeleteArti, bera shaka. Megjithate fajin e ka kjo agjencia qe i licencon. Une per vete nuk do kisha licencuar asnje universitet ne te cilin 85% e njerezve jane te diplomuar. dmth 15% jane pa diplome ????? !!!!!!
DeleteDhe ai 15%shi ndodhet jashte shtetit. Problemi eshte edhe me i gjere ku dhe institucionet shteterore i pranojne keto diploma dhe pa qene te akredituara.
Delete15% jane te padiplomuar sepse behet fjale per pastruese, mbase ndonje sekretare, etj. Puna eshte pse ta trumpetojne faktin qe kane 85% te stafit me diplome...cudira shqiptare.
DeletePo le ta thone pastaj. Kemi pastruset me te mira ne tirane. Nqs paguani dy semestre njeheresh perfitoni dhe nje lustrim kepucesh falas.
DeleteOre ti eshte babezi diplomash, kupton ti? Normal qe kane lulezuar si puna e lokaleve. Eshte e njejta politike. Pastaj e do robi nje..dy..pese diploma ne xhep. Te te vije Xhevria ne zyre e te te thote sa fakultete ke mbaruar ti se une per vete kam 3 diploma..Te te ngreje dhe vetullen kur ta thote.Kjo eshte ambicie:))
ReplyDeleteAmbicia shoqerohet dhe me gjeste zakonisht :))))))
Deletezonjeza, si e bere kete logon ti? dua dhe une :)
DeletePo pse mi Ela do te kopjosh?:) Duket qe e ke marre dhe ti diplomen te nje nga universitetet e larpermendura:)
DeletePo po deshe mi. mua me lusin
DeleteHahahhahah o skiftero je i madh, do doja shum me e pi i kafe me ty :)
ReplyDeleteKeto universitete jane pasqyra e pronareve te tyre. Injorante qe kane gjetur nje biznes te ri pas lokaleve.
ReplyDeleteSi akreditohen te gjitha keto kaq kollaj?
ReplyDeleteMoney talks
DeletePo pate gjelberim qetesi dhe mbi 80% te stafit me diplome akreditohesh direkt hahhahh
Deletehahahahaha ca durimi paskeni pas me i hy ktyre birucave mer
ReplyDeleteskifteri skifteri... une te vitrinat do shkoj se paskan dhe powerpoint falas. ti e di qe une ne powerpoint jam tap :))))))))))))
ReplyDeletehahaha Skifteri une kam nje shok te ANT, do tja tregoj artikullin se me thote qe eshte shkolla me e mire ne shqipri :)
ReplyDeletehahahhaahhah car tipash jan kta pronaret e univ private
ReplyDeleteNehemis i ke ra ne qaf kot se esht komplet muhabet gjermanesh fetar me shum lek dhe network.
ReplyDeleteDuhet ta kishe shtrydh icik me shum vitrinen: Si u bene te pasur cifutet? Sepse nje zanat ta ben jeten te begate. Universiteti Vitrina