January 24, 2013

[Flora dhe Fauna] Pemët reloaded

Injoranca e ka të shkruar në ballë. Po si mund ta lexosh atë që ke të shkruar në ballë?

Që dikush është injorant mund ta kuptosh pasi ke shkëmbyer me të 2-3 opinione dhe një intelektual i mirëfilltë nuk mund të numërojë sa raste të tilla ka identifikuar vetëm javën e fundit. E megjithatë, sikur të bëhet një sondazh me pyetjen “A jeni injorant?”, pothuajse 100% të kampionëve do të përgjigjen “Jo!” edhe pse u garantohet anonimati (mbi 50% do shtonin dhe një “përkundrazi…”). Kurse, pyetjes “A mendoni se mbi 50% e popullsisë janë injorantë?” pothuajse 100% do përgjigjeshin me “Po!”.

Ju siguroj se këto rezultate kontradiktore nuk janë pasojë e mungesës së sinqeritetit. Në thelb, injoranti nuk e kupton se vetë është injornant, njëlloj si njeriu me difekt në sy, i cili që në lindje e ka parë botën bardhë e zi dhe as që e shtron problemin e ngjyrave. Me fjalë të tjera, mund të numërosh ato që di por jo ato që nuk di. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra të tërthorta me anë të të cilave injoranti mund të kuptojë që është injorant pa qenë nevoja t’ia thotë dikush tjetër:

- Nëse nuk ke kuptuar kontradiktën e sondazheve të paragrafit të parë ose paralelizmin me njeriun me difekt në sy, je injorant dhe s’ke nevojë të lexosh më poshtë.

- Në qoftë se ke alergji nga librat, ke qejf të lexosh dhe përton shumë, të dhemb koka para se të fillosh të lexosh, je injorant.

- Në qoftë se nuk përdor fjali nënrenditëse me lidhësat „...duke qenë se...” ose „...kështu që...” nuk i ke mirë punët pasi këto fjali nënkuptojnë që ke bërë një deduksion, domethënë që e ke vrarë mendjen.

- Dhe testi më i saktë për të dalluar injorancën vetjake është nëse di ti përgjigjesh pyetjes: „Po e zëmë se je injorant, cila do ishte rruga për të dalë nga injoranca?”.

Gjeniu i vogël: Sa i madh Kadareja. Si shkruante kundër regjimit dhe ata s'e kuptonin fare?
Skifteri sqaron: E kanë kuptuar, e kanë censuruar dhe e kanë detyruar të kërkojë falje.

35 comments:

  1. A te lumte mendja...injoranca eshte padije, une p.sh. ne shume drejtime jam injorant/e, dmth qe nuk kam lexuar ose nuk kam informacion ne lidhje me nje ceshtje. Nuk eshte e prere me thike kufiri midis injorances dhe dijes. E rendesishme eshte ta pranosh qe nuk i di te gjitha dhe merr mundimin te lexosh apo degjosh per tu bere me dije.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kam pershtypjen se shumica e ketyre e besojne me verte se jane te zgjuar dhe te ditur dhe s'bejne asgje, sic e tregon dhe sondazhi :)

      Delete
  2. E ke kapur gabim konceptin e injorances...

    ReplyDelete
  3. prandaj jane komentet, urdhero e shkruaj si e ke kuptuar ti konceptin

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk behet fjale per mungese informacioni te nje fushe te caktuar, por injorant je kur padituaria mbizoteron mbi dijen.

      Delete
    2. Insistoj, pavaresisht se ca thote Genti, qe injorance do te thote te mos dish, dhe ska te patjeter me zgjuarsine. Ka njerez injorante po shume te mprehte nga natyra.

      Delete
  4. hahaha Bravo Skifter.

    “A jeni injorant?”, pothuajse 100% të kampionëve do të përgjigjen “Jo!”

    Ketu fjala kampion ka dy deri ne tre kuptime :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahaha edhe ketu kampionet ndahen me kategori. E e lehte, e mesme, e rende

      Delete
  5. :)))))))) Skifter sa e paske vrare mendjen per keta. Nuk besoj se e meritojne :P

    ReplyDelete
  6. Injorant do te thote sje i ditur dhe jo qe s'je i zgjuar :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nese te ben te ndihesh me mire ashtu e leme hahahaha

      Delete
    2. Gent mbete more Genti :)

      Delete
  7. Ky koncepti i injorantit ka nevoje per tu studiuar me thelle. Praktika ka treguar qe dhe dikush qe e ka te shkruar ne balle qe eshte injorant mund te jete i rendesishem. Marrim shembullin e biznesmeneve te diteve te sotshme qe jane shtuar shume, ne dukje te japin pershtypjen si njerez injorante nderkohe qe bizneset i shkojne vaj. Kush eshte injoranti ketu ai qe mban gjithe ato te zgjuar ne pune apo ai qe i gjykon intelektin?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ja dhe nje cinik tjeter ne blogun e skifterit :)
      Pse e ngaterroni suksesin (lekun) me injorancen?
      Ne kete rast ai eshte nje injorant i suksesshem :)

      Delete
    2. hahahhaha, @ Ela, you got it :)

      Delete
    3. Me ne fund njeri dakord :)

      Delete
  8. Sa pak komente, te gjithe po mendojne pergjigjen e pyetjes hahahaha

    ReplyDelete
  9. E njejta gje ndodh dhe me ata qe jane te shemtuar po u duket vetja e bukur :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ketu doja me dale, edhe Plumbi ka rene ne dashuri me fytyren e vet ne pasqyre hahahaha

      Delete
  10. o skifteri ca thua mo. i ke vene perpara, leri te shkretet rehat :)))

    ReplyDelete
  11. Shume e goditur skifter, me habit gjithmone e me shume si futesh ne brendesine e personazheve.
    Edhe kete klishene me Kaderene e kam degjuar me mijera here :)

    ReplyDelete
  12. o shum e thjesht injoranca shkru GENTI ne ball :))))))))))))))))))))))))))))))

    ReplyDelete
  13. kush esht injorant nuk pyt pse esht injorant

    ReplyDelete
  14. Injoranca eshte semundje e pasherueshme, sepse ecen dore per dore me pertacine :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ka shume pertace qe nuk jane injorante.

      Delete
    2. Mbase s`u shpjegova mire...zakonisht ata qe jan injorante pertojne te luftojne injorancen e vet

      Delete
  15. Po kush quhet injorant? Cfare eshte injoranca? kush eshte e kunderta e injorances? Dija?

    Se p.sh i bukur/i shemtuar, i zgjuar/budalla, i mencur/....
    Sepse nga komentet duket sikur injoranti eshte katunar, provincial, ai qe nuk di...etj.

    ReplyDelete
  16. Injorant eshte dikush qe nuk di, ky eshte perkufizimi.

    Si perdoret ne jeten e perditshme = nje njeri qe nuk ka ca njohuri baze qe cdokush duhet t`i kete, dmth nuk kalon nje prag kulture te pergjitshme.

    Kam pershtypjen se me kete biem te gjithe dakord :)

    ReplyDelete
  17. ok , dmth qe nuk ka lidhje me zgjuarsine por me nivelin e kultures.

    atehere niveli i kultures si popull apo per cdo individ. Sepse dihet qe niveli i kultures ka te beje dhe me kushte e jeteses. Dhe kushtet e jeteses se nje vendi varen nga politikat e atij vendi.
    dmth, qe niveli i shqiptareve ne pergjithesi eshte i ulet.
    Kurse individe te vecante reflektojne ku me shume e ku me pak nivelin e kultures apo injorances ne varesi te cilesise se jetes qe ka bere, pra derivat i kujt eshte.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pra, je gjithmone relativisht injorant, ne nje fshat injorant eshte ai qe s`di te lidhe gomarin, ne nje ambient tjeter injorant eshte ai qe s`di kryeqytetin e Norvegjise, ne nje tjeter injorant eshte ai qe nuk zgjidh dot nje ekuacion, gjithmone varet nga ambienti.

      Puna eshte...

      Edhe? Ku do te dalesh ti? Ca po thua tamam tamam? Sepse as po kundershton gje, as po thua gje te re...

      Delete
    2. Plotesova panoramen per perkufzimin e injorances qe pershkruajte ti pak me pare. A the ti ndonje te re me ate perkufizim?!!!!!

      Delete
  18. Une ne fillim t'u pergjigja meqe e hodhe si pyetje, ok shume mire edhe ti qe e plotesove, po gjithe kete perkufizimin qe hartuam te dy per ca qellimi e beme? Kete po pyes, meqe "u implikova" edhe une :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. :))) po ke te drejte. perfundimi ishte qe nuk duhen gjykuar shume injorantet te cilet jane derivat i kesaj shoqerie, por ata te cilet nuk e pranojne kete realitet, por duan te duken aristokrate dhe te ditur duke u kthyer ne kompleksive

      Delete
  19. Injorante ka ne cdo shoqeri, shiko injorantet ne USA dhe kudo tjeter...dhe me beso, kur them injorante, flas per injorante te certifikuar :)

    Ca nuk kuptoj une eshte pse nuk duhet t`i gjykojme. Une maksimumi nuk gjykoj nje njeri te shemtuar sepse s`e ka ne dore kete gje, po injorancen pse mos ta gjykoj?

    ReplyDelete
  20. Ahh more skifter sa e zene kam qene keto dite me pune dhe nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur blogut... Nuk po lexoj dot as komentet e bera, por po them menjehere mendimin tim. INJORANCA eshte mungese informacioni, dhe e vertete qe ne shekullin e teknologjise nuk justifikohet, por ne Shqiperi eheeemm ehheemm, nuk i kane te gjithe kushtet per akses konstant teknologjik me informacionin. Sa per menyrat e tjera si libri etc. naaah you're such a classic. Ndermjet punes, femijeve, prinderve, stervitjes, aktiviteteve, fundjavave, te lexosh nje liber eshte lluks.

    Plus qe shpeshhere IGNORANCE IS A BLISS. :)

    ReplyDelete