January 11, 2013

[IQ] Gjeniu i vogël


Mirëmëngjes, fillojmë direkt, hapni fletoret.

Me pak vëmendje mund të gjesh bukuri edhe te gjërat më banale. Kjo motto ka qenë dhe është çelësi i suksesit për shumë artistë; piktorë, fotografë, regjizorë. 

Ku hyn Skifteri këtu?

Ndan të njëjtën motto me ta, brenda të zakonshmes mund të gjesh të jashtëzakonshmen.

Të mos lodhemi më me lojra fjalësh, shumë nga shprehjet e sotme janë art. Perlat e folklorit shqiptar. UNESCO këto të mbrojë, jo shkon merret me Beratin dhe gjëra të tjera pa rëndësi.  

Jo Beni, nuk do flasim për dialektet. Dhe mos ha fara. Dhe je që je, thuaji prindit të të heqë nga shkolla dhe të të fusë çirak në ndonjë ofiçinë. 

(2 veta nga fundi qeshin dhe nxirren jashtë për zhelesh, Beni kërkon “çirak” në Google me telefon poshtë bange)

Vazhdojmë…këto shprehje i dëgjojmë ditë për ditë, por nuk i vëmë re kurrë sa boshe janë, i marrim të mirëqëna.

Boshe, por të nevojshme. Ec e merre vesh.

Në fillim janë këto shprehjet ku paraprin, se ka efekt zbutës:

“Jo se dua të të bëj moral, por…” 

“Unë nuk para i kam qejf…por ama…” 

“Se nuk dua të behem i bezdisshëm, po të të pyes edhe njëherë...”

“Me gjithë qejf, por…” 

“Qofsha i gabuar, por…”

“Mua s'më pëlqen të merrem me thashetheme, po dhe kjo…”

Te kjo duhet goxha zbutje, edhe para, edhe mbrapa thelbit: “Më fal ë, s`doja me ta thënë, po qeke me verte idiot, jo, unë t`i them në sy ça kam, aaa…”


Dhe vijmë te perlat e vërteta që një Zot i merr vesh:

Në tel: “Mirë mirë hajt se po ashu…”

Njerëzit me shikim depërtues: “Të të bëj një pyetje?” Nuk e bëje dot direkt?

Ata që të ngushëllojnë: “Mos u mërzit.” Kujt do ja priste mendja… 

Ata që kanë nevojë për aprovim për çdo gjë: “…apo e kam gabim”

Fillime fjalish haluçinante: “Me thënë të drejtën…” 

Prindi fëmijës: “Kur të vish në moshën time do e kuptosh…” Po pra, flasim atëherë.

Ata që kërkojnë falje pa ulur veten, çka për shqiptarin ka shumë rëndësi: “Ma boj hallall…”

Ata që ta kuptojnë hallin po gjithsesi përtojnë ta bëjnë vetë ose të të ndihmojnë: “Taksirat e ke…”

Ata që zgjedhin vetëm gënjeshtra të sigurta që s`kanë për t`u marrë vesh kurrë: “Thashë t`i thoja iherë…se ashtu e meritonte…po leje thashë se s`ja vlen të bësh llafe kot…”

Ata që kanë të vërtetën në xhep: “Ta jap unë me 1000 firma.”

Dishepujt e Nostradamusit: “Ueee sikur ta dija!”

Çdo shqiptar: “Po pse u harxhove…” (shoqërohet me zgjatje dore drejt dhuratës)

Normat e etikës shqiptare: “Jo jo, falemnderit, nuk dua.” (kur të ofrojnë për të ngrënë/pirë, mund të jesh edhe duke vdekur urie, JO dhe JO)

Burrat që përgjigjen në telefon me “Po, i dashur” një burri tjetër.

Ata me logjikë të pastër: “U vonova se u zgjova cik vone”. Njëlloj si te thuash "jam i gjate se s'jam i shkurter".

Diplomatët: "S'po ta them se je e shendoshe, por njeriu e mban veten, jo, për vete, kupton? Pa të jetë për mua ha sa të duash."

Ata që flasin për veten në vetën e tretë: "Dëgjo Aidën, shiko si do e bësh..."

Ata që kur ndahen: "Me siguri do gjesh dikë që të të meritojë më shumë se unë..." 

Ata që s`të lënë shans për replikë: "Nuk jam dakord sepse kjo është kshu, kjo tjetra kshu, kjo kshu...po nejse"

Dhe për ta mbyllur, shprehja më e pasinqertë e historisë së njerëzimit:

MË VJEN KEQ.

61 comments:

  1. Hahahha ku i ke mbledh gjith kto sa kam qesh

    ReplyDelete
  2. ne tel: e mire, ik tani, hajde

    ReplyDelete
  3. Ata qe kur ti i kundershton te thone "po pra" sikur po thonit te njejten gje :)

    ReplyDelete
  4. Ata qe kundershtojne veten 3 here brenda se njejtes fjali dhe s`vendosin dot per versionin final...

    Kjo eshte kshu, megjithese po ta shofesh...po qe prape...

    ReplyDelete
  5. kjo "per ty, pa per mua si te dush" me shkatarron fare hahahah

    ReplyDelete
  6. Ata qe fillojne fjalite me ATEHERE hahahahah

    ReplyDelete
  7. me mire te dish sesa te kesh...

    ReplyDelete
  8. po "nje jete ke"? Ca dmth?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dmth qe ke vene nje nga ato 150.000 quotes ne fb qe lidhen me "jeto cdo dite sikur te ishte e fundit" e klishe te tilla.

      Delete
    2. Dmth, qe nuk e dime si do jete pas vdekjes keshtu qe shijoje.

      Delete
    3. Anonim, je Einstein reincarnated :)

      Delete
  9. "ka dhe me keq po he..."

    ReplyDelete
  10. hahahaha

    po kur te ka ndodh noj gje e keqe qe vijne te thone "kjo s`eshte gje faaare, po ca me ka ndodh mua para dy vjetesh..." :))))

    ReplyDelete
  11. Tani qe te bejme nje koment te mirefillte. Disa prej fjaleve te lartpermendura, une i vleresoj dhe i konsideroj te rendesishme ne komunikimin e perditshem. Ato qe tentojne te zbusin situaten, ose qe percjellin me edukate nje kundershtim ne nje bisede, sidomos ne maredhenie formale dhe biznesi, te ndihmojne te kalosh butesisht situata te tensionuara.

    Per sa i perket "me vjen keq"... hejjjjjjj ka disa njerez ne kete bote qe u vjen vertet keq, nuk e thone per hipokrizi :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam 100% dakord me Goglen, por po ta vesh re thuhet te artikulli qe jane boshe po te nevojshme, pastaj me duket post shume light hearted ky i sotshmi.

      Meqe ra fjala, po ata qe thone "me 1000%"? :)

      Delete
    2. Ka edhe disa njerez qe e thone me sinqeritet "thashe ti thoja njehere, po pastaj thashe leje se s`ja vlen"

      kane qene me verte gati per ta thene

      por shumica ama...kshu eshte edhe "me vjen keq :)

      Delete
  12. Disa nga ato lart jane shprehje kortezie, e dine te gjithe qe s`kane kuptim, po jane miresjellje.

    Po nuk mund te mos qeshja pa mase me "Degjo Aiden...", kam nje shoqe qe flet fiks kshu :))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mos e ka dhe emrin Aida shoqa? gogla humoriste :p

      Delete
    2. Shoqja e ka emrin Ada. Gogla per nje "i" do ishte fallxhore :)

      Delete
  13. :)))

    Po "do ta dua gjithmone" per nje rob qe je ndare?

    ReplyDelete
  14. Po kur nis nje debat dhe vëren qe nuk e perfundon dot dhe do ti vesh kapak "hajt Zot shnet"

    ReplyDelete
  15. Mos fillojme me dashurine, se aty jane pa fund

    "Do te te pres gjithe jeten" :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dhe ne krye te dy javeve gjen "dashurine e jetes" te rradhes. :)

      Delete
    2. Dhe mendon "ca idioti paskam qene, shif c'u beka" :)

      Delete
    3. "E dashur ne do ndahemi, se s'ishte e shkruar, po po te jete e shkruar do lidhemi prape

      Delete
  16. Kjo *"Me siguri do gjesh dikë që të të meritojë më shumë se unë..." * eshte shprehja me deshperuese.

    ReplyDelete
    Replies
    1. ose, "it's not you, it's me"

      Delete
    2. Tedi, paskemi qene ne te njejten mendje...

      Delete
  17. it's not you honey, it's me

    ReplyDelete
  18. Ose Dionisi qe thote "mos fillojme me dashurine" dhe pastaj fillon hahahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me duhet ta them, Genti, point taken :)

      Delete
  19. po kur thon te tregu sa bo speci? me 200 ta maresh :)))))))))))))

    ReplyDelete
  20. Kur te thot i goc mbetemi shok pasi e ke pas te dashur mo gjo pa lidhje

    ReplyDelete
    Replies
    1. mbetena shok dmth i gjo tjeter po se kupto ti :)))))))))))

      Delete
  21. Kur te takojne dite per dite dhe te urojne per ditelindje ne fb

    ReplyDelete
  22. Po kur bejne sikur nuk te shikojne ne rruge, dhe kur i sheh te thone: he mi ti spe s'flet?

    ReplyDelete
  23. Po kur thu "mender" dhe i fut ca t shajtme te dush se je i lame :)))

    ReplyDelete
  24. Te tradhtova se me acarove :) (pasi e kap)

    ReplyDelete
  25. Hahahahha Adem kjo eshte e papame me verte "hajt mo te bohet ca eshte shkrujt.."

    Qe i bi me nejt pa bo gjo fare, se se ke ndore

    ReplyDelete
  26. Rendesi ka te jesh vetvetja hahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. skifteriiii ku i gjet gjith kto? :)))) qesha shume me ate degjo aiden.
      Edhe me komentet qesha :)))

      Delete
  27. uaaa, me falni per me lart. Paskam shkruar si antikapate edhe komentin e kam vendosur gabim :)))

    ReplyDelete
  28. jo se jam rracist, po vallahi...

    ReplyDelete
  29. te tradhtova se isha tape :)

    ReplyDelete
  30. "Une nje gje kam..." dhe tregon nje virtyt

    sa here e keni degju kte?

    ReplyDelete
  31. Sa kommente qe paska :D..

    "Me thene te drejten", burr qe i pergjigjet nji burri tjeter ne telefon "Po i dashur", nuk kisha nigju noihere..!

    ReplyDelete
  32. Ua sa rende une, me emer mbiemer :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nejse je thjesht vetvetja. :) Gati per BB tani.

      Delete
  33. Une ne vend te atij s'do e kisha bere kurre, po pune per ate :)

    Sa te tilla paskemi pasur

    ReplyDelete
  34. Po Ske degju "me thene te drejten" ke jetu ne Mozambik :)

    ReplyDelete
  35. Sa ben 30? Une 25 kam :)

    ReplyDelete
  36. Po "...po sqe kshu ptu te ma besh" :))

    ReplyDelete
  37. Mos me thencin Fatma, po ju genjeva :P

    ReplyDelete
  38. mua me shkaterrrojne kur te thone njerez/kolege qe mezi i thua nje miremengjes apo mirupafshim: "Sa bukur je veshur sot (dhe kur rroba qe ke veshur i ka dale ngjyra nga te laret)!! :)

    ka dhe njerez qe per cdo gje qe i propozon apo i kerkon fillon me : "por kam hall se..."

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jane edhe ata qe thone "...po ti pse s`the...te kishe thene me perpara, ta rregulloja une..."

      Kur rastesisht kerkesa eshte akoma valide "aaa mooos...s`eshte me ai, eshte ne USA"

      Delete
  39. Nuk eshte problemi fare ke leket po pse... :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahah s'eshte puna te 1000 lekshi po me vjen inat :)

      Delete