Etj.
Thonë se për shumë pyetje përgjigjja ekziston brenda njeriut. Kurse disa pyetje, madje, e kanë përgjigjen brenda. Pra janë çështje psiqike dhe normalisht zgjidhen te psikologu.
Tani, i keni parasysh ato lojrat e "magjisë" të tipit: Mendo, një numër. Shtoji pesë. Shumëzoje me gjashtë, ngrije në fuqi të dytë, pjestoje me katër. Sa doli përfundimi? Hmm. Atëherë i bie që ke menduar numrin X? Uaaa, e pabesueshme. Mbajeni mend si mënyrë arsyetimi se do na duhet në fund.
Kështu pra, le të marrim Bertin 26 vjeç, nga Tirana. Ai është mendjehapur dhe e di që të shkosh te psikologu nuk do të thotë që je budalla. Përkundrazi, për çdo hall koke shkon te psikologu personal. "Më mirë ftillohesh direkt se sa ta mbartësh hallin me ditë kot", siç thotë dhe Berti te blogu i tij, bertiniros.blogspot.com.
Një ditë Berti vajti te Kozeta, psikologu dhe patën këtë dialog:
![]() |
Më do? S'më do? Më do? S'më do? |
B - Shumë i rehatshëm ky kolltuku.
K - Të pëlqen?
B - Shumë rehat. Sikur të kishe dhe televizor...
K - Le të kthehemi te problemi yt.
B - Nuk e di. Se ç'kam një si siklet. S'di ta përshkruaj.
K - Është i natyrës fizike?
B - Pfff jo. Është si tip ankthi.
K - Me të dashurën si po shkon?
B - U ndamë...
K - E pra...
B - Jo jo, s'e kam nga ajo. Shyqyr që u ndava biles. U trasha me atë.
K - Hmm. Familja?
B - Mirë faleminderit. Të fala të bëjnë.
K - Puna?
B - Mirë mirë. S'e kam as nga puna.
K - Të ka mërzitur ndonjë nga shokët?
B - Jo.
K - Interi në çfarë vendi është?
B - S'e di. S'më intereson më. Ky vit iku. Të shohim vitin tjetër tani.
K - Hmm. As nga kjo s'e paske domethënë.
B - Doktoreshë, nga e kam?
K - Me këtë doktoreshë...ironi e lirë. Nejse, shumë e vështirë për ta thënë kaq herët. Megjithatë e rëndësishme është që nuk të ka shqetësuar asnjë nga fushat kryesore të jetës. Pra nuk është e rëndësishme.
B - Kshu thashë dhe unë. Po prapë më vazhdoi sikleti. Më ka ndodhur dhe herë tjetër, por më ka kaluar.
K - Aha... Epo... Me mua do të të iki më shpejt sikleti. Kështu pra të pres pas dy ditësh. Sikleti duhet mbikëqyrur, përndryshe një djall e di ç'përmasa mund të marrë...
Tani, pa dashur t'u hyjmë në hak psikologëve dhe pa dashur të bëhemi arrogantë në një shkencë të mirëfilltë siç është psikologjia, besojmë gjithsesi se njerëzit e meritojnë një përgjigje nga vetë psikologët për një pyetje. Në ç'masë ndihmojnë mendjen në rend rritës: pranimi i së vërtetës me zë të lartë, hapja e zemrës ndaj një shoku, rrëfimi te prifti, konsulta te psikologu?
Jo, Skifteri pyet sepse është i etur për dije. Dhe sepse zemrën e hap me lexuesit e vet. Pikërisht, pyesim psikologun, kur ke lexues&komentues, ke nevojë për psikolog? Po psikologu e ndihmon dot veten?
Pas këtyre pyetjeve që mbartin një pafajësi fëminore, Skifteri, si mishërimi i dashurisë&empatisë u uron tifozëve të tij...ehm, lexuesve, një jetë plot dashuri dhe shëndet, gjëra këto që s`para arrihen pa mirëqënie, kështu që urimi ekonomik ishte i përfshirë.
Le petit génie: Shkon te psikologu => Ka ik nga trutë.
Nje miku im ne Shqiperi me ka treguar ne konfidence qe shkon rregullisht te psikologu dhe po, te hapesh zemren me nje te panjohur te ndihmon jashtezakonisht shume, te pakten sipas tij.
ReplyDeleteNuk e di a e vute re "ne konfidence"...nuk ka turp me te madh ne Shqiperi se te shkosh te psikologu.
Quote Dionisi
DeleteEdhe une them se te ndihmon shume "rrefimi" me nje te panjohur.
Ca zgjidh duke bere monolog?
Delete@Shell
DeleteProvoje dhe do ta shofesh, eshte e vertetuar qe clirohesh kur flet...dhe nuk vlen vetem per femrat :)
Te ne psikologu=psiqiatrin
ReplyDeleteAmon me kta psikologet shqiptare se i kemi pa
ReplyDeletePo si perfundim prift=psikolog...?
ReplyDeleteKam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Thanks and I have a super offer you: How To Reno A House split level home exterior remodel
ReplyDelete