![]() |
Çelësi i suksesit; një libër që të tregon si të jesh vetvetja |
Penellopi lindi në vitin e paharrueshëm 1950, ose siç quhet ndryshe për Shqipërinë La Belle Époque. Gjatë gjithë rinisë së saj ajo vuri re që nuk kishte as edhe një cilësi. Po as edhe një kokërr të vogël cilësie. Nuk ishte budallaqe, por nuk shquhej mbi të tjerët për asgjë. Këtë ajo e kishte kuptuar dhe ia pranonte vetes me sinqeritetin më të madh. Megjithatë, e ndjente se ajo një ditë do udhëhiqte njerëz, do kishte pushtet. Për këtë ajo nisej kryesisht nga datëlindja. Kishte lindur në mesin e shekullit, sa njerëz e kishin patur këtë fat? Data e lindjes, 5 maj, e shtonte dhe më shumë misticizmin. 05.05.50 kishte shkruar ajo sa e sa herë nëpër dokumente. E ëma madje një ditë i kishte thënë duke qeshur që kishte lindur në orën 17:05.
Megjithatë vitet kalonin dhe jeta e Penellopit ishte më e rrafshtë sa dhe vetë përkufizimi i planit në matematikë. Mezi kishte mbaruar një degë në fakultetin filologjik dhe menjëherë kishte filluar punë në një fabrikë atlasesh. Pak vite më vonë u rikthye në fakultetin filologjik për të zëvendësuar një sekretare që kishte mbetur shtatzënë. Edhe Penellopi donte të krijonte familje por meshkujt, mendonte ajo, janë të gjithë njëlloj, edhe të papjekur, edhe budallenj, edhe të duan vetëm për një gjë dhe pastaj të lënë.
Puna si sekretare ishte e lodhshme dhe e mërzitshme, punë letrash. Me pak fjalë, nuk i shtyhej fare...
***

I.
S - Mirëdita!
P - Dil përjashtë.
S - Erdha për një vërtetim notash. Tani është orari me publikun...
P - Dil përjashtë, thashë.
II.
S - Mirëdita!
P - Dil përjashtë.
S - Jam Filani (mbiemër i dikujt me pozitë).
P - Si e keni hallin?
III.
S - Mirëdita!
P - Dil përjashtë.
S - Kam një hall që duhet ta zgjidh me patjetër.
P - Eja pas orës 3 (ishte ora kur Penellopi mbetej vetëm në zyrë).
Karvanë të tërë me trasta e dhurata hynin e dilnin nga zyra e Penellopit. Kërkesat për martesë ishin shtuar, por ajo kishte inat të akumuluar me meshkujt, për më tepër tani i dukeshin edhe interesaxhinj. Ardhja e demokracisë e ndihmoi dhe më shumë. Ajo vuri re që diplomat i realizonin sekretaret bazuar mbi notat që profesorët shkruanin në regjistër. Ajo gjithashtu vuri re se diplomat mund të merreshin nëse notat në regjistër ishin kaluese, pavarësisht nëse ato i shkruante profesori apo dikush tjetër...
![]() |
Radha te zyra e Penellopit vazhdonte në oborrin e fakultetit |
***
Sot Penellopi ka dalë në pension. Ndonjëherë, para se të flejë mendon nëse ato që ka bërë janë të moralshme dhe a duhet ta vrasë ndërgjegja. Ndërgjegja nuk e kishte vrarë asnjëherë. Kur kishte kaluar pa meritë një student, për shembull, kishte bërë të lumtur një njeri dhe familjen e tij dhe do mërziste shumë, po shumë pak 3 milionë të tjerë, nëse do merrej vesh. Kishte ndihmuar qindra njerëz, i dukej vetja shumë humane. Ajo ishte një lubrifikant i domosdoshëm, si korrupsioni, siç thuhej në një film. Nëse shoqërinë do ta shqetësonte kaq shumë kjo sjellje e saj, atëherë me siguri do të kishte marrë masa duke e kontrolluar më shpesh. Pastaj njerëzit po vrasin po presin dhe udhëheqin shtete, te mua qoftë problemi. Leqë një tjetër në vendin tim do bënte më keq, imagjino të vinin Kristanthinë...
Këto mendon Penellopi ndonjëherë dhe kthehet nga ana tjetër ku zakonisht e zë gjumi duke gërhitur.
PS: 2P nuk është Propaganda Due.
Gjeniu i vogël: Në jetë të mirat dhe të këqijat kompensohen.
Keto lloj sekretaresh na kane ndjekur gjate gjithe jetes...te certifikatat, ne fakultet, cik pushtet te kete njeriu transformohet.
ReplyDeleteKjo i vuri kapakun, Skifteri perdor recreative drugs :)
ReplyDeleteDhe qe ne mengjes per me teper qe ne 8 :))))
DeleteSekretarja e pare ne fakultet ka qene nje kopje e yjeve te telenovelave vitet '80-'90...I pelqenin parfumet, buzekuqet si dhe xhaketat lejla me vata te supet:)))Ca kohesh..Te merr dhe malli t'i kujtosh:)
ReplyDeleteMe duket se e kam parasysh kete qe thua ti. mos eshte e rrudhur si nje gjeldeti?
DeleteDo jete rrudhur nderkohe:)
DeleteSi me bo Plumbin zbatues imagjino ca do u beje punetoreve te shkrete hahahaha
ReplyDeleteSekretarja ime e pare ka qene nje grua qe hante 12 milion byreke ne vit, nuk kam pa njeri qe ta gjesh vetem duke ngrene byrek ne cdo stine :)
ReplyDelete:)
DeleteSekretaren time te pare s`e mbaj mend, po njeren te certifikatat kam qene tu e vra :)
ReplyDeletehahahha ato librat si te jesh vetvetja jan gjeja me idiote
ReplyDeleteSkifter, si thua ta bejme film me Sharon Stone?
ReplyDeleteQe te dashurohet me nje student te luajtur nga Ushton kutcher :)
DeleteSkiftero trego cik si e kam marre mshpulla kte Penellopin une :))))))))))))
ReplyDeleteSkifteri ka moshen e personazheve biblike, 900 vjec? :)
ReplyDeletehahahah Skifteri nuk kam pa blogger me te cmendur
ReplyDeleteEla keto pozat me shkrijne fare :)))))))))))))
ReplyDeletehahahaha nje pyetje, kam une. Kur shkruan per keta njerzit, ke parasysh nje njeri te caktuar, apo e merr me mend?
ReplyDeletePor Skifteri nuk na shkruan te komentet :( it would be nice
Heret a vone te gjithe kane te bejne me nje sekretare, ose me ndonje qe punon ne sportel :)
Delete:))) Beso kjo tingelloi si slogani i nje firme funerale: Do s'do, te ne do perfundosh!
DeleteBeso tingellon si film shqiptar kete thuj hahahhh
Delete:))) Mund edhe te mos kesh te besh me sekretare, por nuk keshillohet
DeleteVetem Plumbi ska pas kurre te beje me nje sekretare hahahahh vetem tu bo cimento qe 4 vjec e trashegoi nga i ati hahahahah
DeletePllumi o me sekretare personale :)))))))))))))
Deleteo skifteri mo, nuk jane te gjitha sekretaret ashtu. kam une nje komshie qe eshte sekretare dhe rob zoti :)))))
ReplyDeleteTe gjitha genjeshtrat fillojne me "kam nje komshie qe" :)
Deletehahaha, epo ja qe ne kete rast eshte e vertete :)
Deleteeshte rob zoti me ty se e ke komshie pa me pyt mu :)
DeleteTongu s'te imagjinoj dot fare te filologjia :))))))
Deleterendesi ka qe me imagjinon :)
Delete:)))) "Sekretarja ime e pare..." sikur e kan pasur dashnore :)))
ReplyDeleteboni muabet ju penellopi e boni vilen :))))))))))))
ReplyDeleteMe mir secretare se sa decan :)))))
ReplyDeleteAlternativi qenka nga jashteti:)
Delete