January 23, 2013

[Survivor] Koritja


Duke ecur në rrugë u shkëmbeva më një familje shumë simpatike. Babi me mjekër dhe shikim të ashpër, pantallona që i nxirrnin kaviljen në pah, çuni i vogël sa gjysma e babit po me të njëjtin shikim dhe pantallona. Mami…gjithçka që mund të thoje ishte që mbante syve, përveç kësaj ishte një korb gjigand, një leckë e zezë që ecte.

Deri këtu gjithçka në rregull, para se të keqkuptohemi.

Por kishin edhe nje gocë. Jo më shumë se 12-13 vjeç, e mbuluar njëlloj si mami.
Një fëmijë që nuk nxjerr kyçet e duarve, kaviljen, fytyrën, qafën…sepse ndjell epsh te meshkujt. E mësojnë që të vogël të jetë e nënshtruar, të jetë thjesht një gjë që lëviz me dy sy, pa individualitet, thuajse pa të drejta, pa i lënë pikë mundësie të zgjedhë vetë.

Babai - ruan vlerat që nga pushtimi turk
Jeta është e shenjuar që në lindje, do jetë një myslimane e devotshme kokëulur, që të nderojë familjen. Kështu edhe për një familje katolike, tamam tamam kështu edhe për një familje thjesht fanatike, që të mos ndalemi vetëm te feja.

Dhe ja ku vijmë te ideja kryesore:

Gjithë ky koncepti idiot i nderit vjen nga një egoizëm i shfrenuar i prindit, pa patur parasysh për asnjë moment lumturinë e fëmijës. Këta, si edhe kafshët e tjera që dëgjojmë vazhdimisht tek vrasin fëmijën e tyre sepse ka humbur virgjërinë jashtë martese ose është kthyer në shtëpi pas një nate jashtë, janë qeniet më të ulëta që mund të ekzistojnë.

Rëndësi për ta ka të jenë vetë mirë, të ndihen të pranuar nga komuniteti, të dalin kryelartë jashtë, kush është fëmija që t`ua prishë këtë atmosferë idile?

Asgjë për fëmijën, vetëm dhe thjesht egoizëm. Çik të të cënohet rehatia dhe koncepti yt – idiot, e përsërisim – i nderit, fëmija le të zhduket.

Tani zhvendosemi pak.

Si mund ta indoktrinosh fëmijën që kur fillon të kuptojë me fenë tënde? Në qoftë se që 3 vjeç e çon në kishë dhe e tmerron me hakmarrjen e Zotit po s`u soll mirë, ku është zgjedhja e lirë këtu? Ka gjë më të padrejtë se t`i shpëlash trurin fëmijës tënd pa i lënë mundësi të rritet dhe të vendosë vetë?
Trasmetimi i vlerave brez pas brezi

E keni vënë re si trashëgohet feja? Pse kjo qenka ideja e Zotit, të ta rrënjosin që fëmijë, ndryshe s`bëhet?

Si thuajse çdo gjë tjetër, ka një shpjegim edhe për këtë. Këta prindër e dinë shumë mirë që po t`ja lënë zgjedhjes së lirë, fenë e merr lumi. Një 18-vjeçar rrallë vendos të bëhet besimtar, çka do ishte vërtet një zgjedhje e lirë. Njëlloj si prindërit që duan ta bëjnë fëmijën futbollist, aktor, doktor sepse kanë dashur vetë po s`ja kanë arritur. Madje jemi që jemi, të shtojmë edhe trasmetimin e partisë brez pas brezi, që 4 vjeç je o socialist o demokrat, s`ke si ta ndryshosh më. Ky fat të ka rënë.

Të gjitha këto sepse prindi e trajton fëmijën si veshje; do të mburret me të, jo ta ketë pis ose të grisur. Po ajo dashuria e famshme prindërore?

Egoizmi. Karakteristika që e çon njerëzimin përpara.

Gjeniu i vogël: S`kam gjo me ju homot, por po tdilte gay fmija im do i fusja plumbin mlule tballit.

46 comments:

  1. Me verte e ka thene dikush kete te gjeniut?

    ReplyDelete
    Replies
    1. E ke thene e ka thene e kam pare une, kur diskutohej per gay parade ne 17 maj :)

      Delete
    2. E ka thene dikush publikisht???

      Delete
    3. L ku jeton ti qe habitesh kaq shume?

      Delete
    4. @Raggio

      Ke shume te drejte, po mua prape s`me besohet, e ka thene vertet dikush publikisht kete?

      Delete
    5. E ka thene nje qeros i legalitetitg ne emisionin Opinion.

      Delete
    6. E ka thene njeri te Klani (sja mbaj mend emrin) te nje emision pro/kunder lgbt

      Delete
    7. L na hoqe trurin po e ka thene babagjyshi hahaha nje komb nje qendrim, nje user nje shkronje hahahah

      Delete
    8. Genti, me ty s`di nga t`ia fillosh...

      Delete
    9. filloje nga nderi :))))))))))))))))

      Delete
  2. Per fat te keq, e perseris per fat te keq, ky post eshte i vertete. Prinderit induktojne kushedi sa gjera te femijet e tyre vetem dhe vetem qe te ndihen mire, qe femija "mos ti turperoje"...

    ReplyDelete
  3. Edhe feja eshte pjese e kultures dhe tradites, si te thote prindi, s`po te mesoj gje per kete se do e gjesh vete rrugen kur te rritesh?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nqs mbetesh deri te tradita dhe kultura, sic eshte shumica e shqiptareve, per mua mbetet ok...por kur formon nje besimtar te plote, aty jam dakord me Skifterin, s`ke te drejte ta indoktrinosh femijen ne kete menyre.

      Delete
    2. Gjithe familja eshte besimtare, normal qe edhe femija do rritet me te njejtat vlera, ndryshe do humbasi cdo moral, ca po humbasin qe tani...

      Delete
  4. Per postin ka pak per te diskutuar, ky eshte realiteti...ne lidhje me gjeniun, pjesa e fjalise qe vjen para "por" eshte gjithmone pjesa e lajkave, e pasinqerte.

    Ajo qe vjen pas "por" ka rendesi dhe eshte ajo qe njeriu mendon vertet :)

    ReplyDelete
  5. E flliqet fare Plumbin qe rref cunin nga mengjesi der ne darke me rrip se nuk do te behet tullaxhi hahahhhh

    ReplyDelete
  6. Pllumi ska cun fare mor ti zotni, robi e bo i pun nuk rri si ty gjith diten shkru budalliqe

    skiftero ca te keqe ka ti japesh fmijes fen tate pse si do i rrisim kalamojt ti lejm te bojn ca te dun dhe ti futen droges thu ti

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plumbi duhet te kishte lind ne 1550 s`eshte gati per kete shekull hahahah

      Delete
  7. Skifter na ngjethe, mu kujtua Gjoleka djali Abazit

    ReplyDelete
  8. "Madje jemi që jemi, të shtojmë edhe trasmetimin e partisë brez pas brezi, që 4 vjeç je o socialist o demokrat, s`ke si ta ndryshosh më. Ky fat të ka rënë."

    hahahahh fiks e keni gjet, prandaj ka edhe vote familjare ne Shqiperi :)

    ReplyDelete
  9. Per profesionet ose drejtimet e ndryshme qe prindrit i japin femijes ke shume te drejte. Mund te te diktojne jeten qe te vogel. Arrijne deri aty sa te thone dhe me ke do martohesh, po prej egoizmit.
    Po persa i perket fese, jo se u jap te drejte, por i kuptoj. Nqs beson feja eshte absolute dhe te duket sikur po vepron si thote Zoti (qe eshte me lart se te tjeret) kur ia transmenton femijes.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ky eshte me verte diskutim i veshtire, sepse qellimet e tyre ne trasmetimin e fese jane te mira, por nga ana tjeter nuk lene femijen te zgjedhe vete rrugen qe do te ndjeke. Sepse edhe vete Zoti ne fete kryesore thote qe ke zgjedhje te lire...

      Bottom line eshte qe prindi nuk mund te mos i trasmetoje femijes ato vlera qe ai beson si te drejta, pavaresisht se nga jashte mund te jene te gabuara.

      Delete
    2. Ne fe nuk para ke shume liri. "Mos ver ne dyshim asnje shkronje...". Qe ketu....

      Delete
    3. Ok, po ke "te drejten" te mos besosh, paravesisht se te pret lake of fire :)

      Une po mundohem te kuptoj ne njefare menyre edhe keta prinder, sepse asnje s`i do te keqen femijes se vet, jo se jam dakord me ta, jane dy gjera te ndryshme.

      Delete
  10. Une nuk jam fanatik i ndonje besimi por arrij ti kupoj keto njerez. Duke marre parasysh qe prinderit kane bere zgjedhjen tyre per nje fe dmth q ndjehen ne paqe dhe te plotesuar. Si mund te lene femijen e tyre te zgjedhe vete? Po ne rast se femija gjen veten tek feja kundershtare dhe behet frekuentues i rregullt???? Atehere do te prishj dhe harmonia ne familje duke marre parasysh qe dhe lufterat me te medha jane bere per pune feje dh vazhdojne akoma.

    ReplyDelete
    Replies
    1. pse feja e mban harmonine ne nje familje???

      Delete
    2. Nqs e gjen veten te feja kundershtare do prishet harmonia? Po pse ca do e kesh fmijen ushtar?

      Delete
    3. BB dhe dhedhe ju duket qe jeni ateista. C'pune ju prish sikur se femija nuk zgjedh nje fe tjeter? Se zgjodhi kete apo tjetren per ju duhet te jete njelloj. Apo shpresoni te behet ateist?

      Delete
    4. Une shpresoj qe fmija im te zgjedhe ca te doje, une do e drejtoj nga ana e logjikes, nqs do zgjedhe besimin prape do jete ok...nuk do prishim harmonine familjare ama

      Delete
    5. Mos te behemi cinike tani. Imagjinoni nje besimtar (vella, moter, shok, koleg, ...) sa here keni diskutuar pune feje ka gjithmone debate qe jane aspak produktive por vetem tema konfliktuale.
      @Dhedhe, Feja nuk e mban harmonine por mund ta prishe ate.

      Delete
    6. Ca thote Arti ka kuptim, nuk mund te imagjinohet nje familje besimtare e rregullt me nje femije ateist, s`do shkonin mire...

      Delete
    7. Do prishej harmonia short term dhe ne raste te shperndara, por ne long term do krijonte tolerance te larte fetare ne popullsi dhe do ulte rendesine e fese, duke e ndare nga vlerat, qe nuk kane nevoje per fene per te ekzistuar.

      Delete
  11. Jeni cik radikale, po jeni shume te lezecem :)

    count me in

    ReplyDelete
  12. Te gjithe duke shkruar me pikesim duke folur per tolerance po kur vje puna te guxoje femija mos votoje per partine e tyre hahahahh

    ReplyDelete
  13. Si e shof une, ne koncept Skifteri e ka mire, dmth prindi nuk ka asnje te drejte t`i nguli ne koke femijes Zotin qe ka zgjedhur ai, sepse femija do besoje cdo gje qe do ti thuash. Por nga ana tjeter, praktikisht eshte e paimagjinueshme qe nje cift besimtaresh te jene aq mendjehapur sa ta mbajne femijen larg besimit te tyre, qe ai te zgjedhe vete kur te rritet.

    Jo me kot jane besimtare, po te ishin mendjehapur nuk do ishin besimtare :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. nuk jam plotesisht dakord, femija do besoje cdo gje qe do i thote prindi deri ne nje fare moshe (le te themi deri ne 15 apo 18) pastaj eshte mjaftueshem i rritur per te bere zgjedhjet e veta, per te besuar ne ate qe deshiron, sidomos ne nje kohe kur aksesi ne internet, rrjetet sociale, etj eshte pa limit. dhe une nuk besoj fare ne ate qe cfare rrenjoset ne femijeri le gjurme dhe nuk mund te cbehet...te gjithe bejme gjera ndryshe nga ato qe na jane ngulitur nga prinderit dhe jo sepse prinderit tane jane aq mendjehapur apo jobesimtar, por sepse jemi aq kokeforte dhe te vendosur per te bere ate qe duam.

      Delete
    2. Po kundershton nje gje qe une nuk e kam thene.

      Puna eshte a duhet t`ja trasmetoje nje prind femijes se tij fene, me ca suksesi ja del mbane pastaj pune tjeter :)

      Delete
  14. Skiftero pa fene thuj ciao ciao vlerave dhe moralit, dakord e?

    ReplyDelete
  15. Fmiu po nuk hongri dru 3 here ne dite me mire flake :)

    ReplyDelete
  16. Ore nje gje nuk kuptoj une nga ju. Si mund te veproje ndryshe nje prind kur ai i meson femijes te edukohet, te drejten dhe te gabuaren, te formoje personalitetitn e tij, etj, etj... ne baze te njohurive dhe te eksperiencave qe jeta i ka dhene, ndersa ke feja ju thoni te veproje ndryshe. Atehere me mire cojini femijet ne nje qender sociale dhe te kujdesen sociologe e psikologe per femijet tuaj.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk mundet, jemi dakord. Por s`do te thote qe eshte e drejte t`i fusesh fene tende ne koke femijes qe 2 vjec. Mund t`i mesosh vlerat te ndara nga feja, sic bejne shume familje. Po vijme prape aty, eshte e parealizueshme ne praktike.

      Delete
    2. E drejte Arti, nje prind beson vertet qe ajo eshte rruga e duhur per tu ndjekur, nuk diskutohet qe do ja trasmetoje femijes. Edhe njehere, teorikisht e gabuar, s`duhet te jete keshtu, por nuk ka per te ndryshuar kurre.

      Delete
    3. Arti, e kuptoj kendveshtrimin tend, por ne rastin e 1 fmije te vogel me burqa? A s`eshte per te ardh keq?

      Delete
    4. I vetmi problem ketu eshte qe nuk duhet tja imponosh femijes duke i dhene shembuj "djegje ne ferr ose fusha me lule". Une nuk e mendoj t arsyeshme te besosh neper fe (jane thjeshte parti) por ne zot secili ka nevoje te besoje nga pak. Egziston apo jo eshte pune tjeter.

      Delete
  17. Skiftero mungon vetem te mbrosh anarkine dhe mbyllet rrethi

    ReplyDelete