Të dashur lëçitës,
Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e kanë marrë vesh, ata që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dëgjuar gjë të mos vazhdojnë më poshtë dhe të shikojnë jetët e tyre. Skifteri ju garanton që keni bërë zgjedhjen e duhur, cilido qoftë vendi ku keni vendosur të jetoni. Përveç Greqisë, of kors. Dhe Maqedonisë. Dhe gjithë Ballkanit tamam tamam. I cili duhet shfarosur, njerëz më të shëmtuar dhe me komplekse nuk mund të gjesh në botë.
Tani që e sqaruam këtë mund të vazhdojmë të qetë.
Edhe një gjë, premisë: Skifteri nuk është një socialist i zhgënjyer, as një demokrat që gjen rastin për të sharë anën tjetër. Skifteri mund të jetë tifoz futbolli, librash, filmash, muzike të bukur, femrash, jete nate, por kurrë tifoz partish politike. Në këto nivele Skifteri s`ka për tu ulur kurrë.
Ok, tani, dje morëm vesh qy...
Prostituta e luksit, Ndërmarrja e Punësimit LSI me 99.999(periodik)% do shkojë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me PS. Sepse për të mundur demonin Berisha duhet bashkim, siç ka thënë edhe Skënderbeu, i mbani mend thuprat? Hë pra. Më në fund e majta e bashkuar me një qëndrim për një qëllim. Ëndërr e bërë realitet. E sugjeroi edhe internacionalja socialiste, imagjino.
Nga ana tjetër sheh Saliun që del shumë i qetë në konferencë për shtyp dhe thotë që secila parti mund të zgjedhë të bëjë koalicion me kë të dojë.
Eu!
Saliu është ky? Tolerant, i kuptueshëm, babaxhan? Rrezikon të humbasë zgjedhjet, qeveria mbahet me një fije peri dhe ky tipi e merr me sportivitet?! Hmmm…
Pastaj sheh Ramën që del dhe fton LSI në koalicion dhe kupton që ky njeri është përfundimisht mishërimi i paturpësisë. Ky nekrofili nxori në protestë 4 njerëz kundër korrupsionit të derrit me bllok në dorë dhe tani, pasi vrau 4 veta fton në koalicion derrin? Politika është kurvë, ok, po kjo të fyen inteligjencën, sepse e merr të mirëqenë faktin që ti do votosh PS gjithsesi, me apo pa LSI. E dinë shumë mirë që populli është idiot, jo, superidiot, dhe do vazhdojë të votojë njëlloj, votat dihen pak a shumë, mjafton të bësh mbledhjen. As bëhet fjalë të ketë kosto politike për këtë lëvizje të pështirë. Piktori pa shokë që shkatërroi Tiranën do ishte i gatshëm të përdhunohej në grup nga fiset Tuareg dhe Santal bashkë për të qenë kryeministër, ç`të keqe mund të ketë një koalicion i thjeshtë...Si do i justifikosh 4 të vrarët, idiot?
Nga ana tjetër derri me bllok, si çdo derr, ka nuhatje të jashtëzakonshme, di ku duhet drejtuar për të gjetur ushqim. Votat nuk i lëvizin, duke qenë se slogani i kësaj pseudopartie është “1 votë = 1 vend pune”. Derri vë edhe kushte, imagjinoni që mund të krenohet si katalizatori i statusit kandidat të Shqipërisë, duke qenë se paska vënë si kusht për koalicionin votimin e 3 ligjeve për integrimin.
Rikthehemi te mbreti i gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Dhe vërtet kudo që ndodhen, duke parë sa ka dalë në modë patriotizmi/shovinizmi kohët e fundit. Tani, ky Makiaveli me siguri i ka bërë mirë llogaritë, Skifteri këtë minidorëzimin pa kushte e sheh me shumë dyshim. Me shumë mundësi Makiaveli synon të bëhet president, tashmë i intereson vetëm siguria e dy fëmijëve të tij, që kanë 27.000 kilometra katrorë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Për prokurorinë, gjykatat dhe SHISH është kujdesur personalisht që të mos i ketë kundër, me shumë mundësi ka marrë siguri nga derri me bllok dhe plehra 2 metra që s`do ia ngacmojnë fëmijët. Kështu që ai mund të dalë në pension i qetë te Pallati i Brigadave, duke zëvendësuar Roosevelt-in shqiptar, presidentin që mbahet në këmbë i ngjitur me pështymë. Pushteti është shumë i vështirë për tu lënë, por shteti është në gjendje të mjeruar, biznesi ka ngecur, bankat nuk kreditojnë ekonominë, në qoftë se ka një moment të mirë për ta lënë pushtetin është ky. Life is now.
Këto janë thjesht hipoteza të Skifterit, por ama një konkluzion qëndron. Këta tipat për të cilët folëm janë pjellë e popullit tonë trim&liridashës dhe në pushtet i mbajmë ne, elektorati shqiptar. Me lëvizjen e djeshme, respekti i Skifterit për inteligjencën e elektoratit tonë zbriti më në fund në zero, ishte në nivele minimale gjithsesi. Dje u dha edhe goditja përfundimtare; tipat e politikës më në fund dolën dhe thanë publikisht “Ne jemi një, kokë të ndryshme të së njëjtës kuçedër, kot votoni”. Vërtet, pse duhet votuar këto zgjedhje? Na e shpjegon dot njeri?
Të paktën kujdeseshin të mbanin distancat sa për sy e faqe. Nuk paska nevojë me sa duket. Me këtë popull delesh mund të bësh çfarë të duash, mund të dalësh live në TV dhe të thuash “ju lutemi nesër të sillni motrat se do organizojë një orgji kryetari i partisë për të festuar koalicionin”, dhe prapë do votojnë njëlloj, shqiptarët janë si besimtarët, fanatikë pa logjikë, tifozë të errësuar, nuk duan të dëgjojnë, të mbyllur në idiotësinë e tyre, comfortably numb, si titulli i asaj këngës.
Mezi presim të shohim ndeshjen e ardhshme të kombëtares në Qemal Stafa. Jo vetëm se kemi shanse kualifikimi, edhe për të parë atë “O sa mirë me kenë shqiptar”.
Rreth e rreth përqark
Globi rrotullohet...
PS: Për të gjithë ata që do mendojnë duke lexuar Skifterin naiv, ça prisje ti etj etj, po ju themi që primitiviteti i këtij populli na habit pafundësisht, pambarimisht, sa mendon që i ke parë të gjitha populli yt vendos të të tregojë që di të çudisë akoma. Dhe për tu treguar të sinqertë deri në fund, Skifteri është shumë i acaruar sot nga tipat që i bien bories një nanosekondë pasi hapet semafori. Sikur ti e ke pasion të rrish në semafor. Skifteri këtyre tipave u uron një sodomizim 1-vjeçar në Guinenë Ekuatoriale
Gjeniu i vogël është vërtet një gjeni. Marrë nga Ferma e Kafshëve (Orwell): "No question now, what had happened to the faces of the pigs. The creatures outside looked from pig to man, and from man to pig, and from pig to man again; but already it was impossible to say which was which."
Po rilind nje monster i ri me tre koke
ReplyDeleteStanding ovation!
ReplyDeleteFantastik!
Shume bukur, e miratoj cdo fjale, pike, presje etj
ReplyDelete"Probabiliteti që Ilir Meta të ketë qëndrueshmëri në alenacat politike që bën, është i barabartë me probabilitetin që Luan Zhegu një ditë të kërcejë si Ledina Çelo"
ReplyDeletehahaha
Deleteose e thene ndryshe, me probabilitetin qe Juvja te fitoje Championsin :p
Le te futet dhe sala ne koalicion dhe tutti felici e contenti
ReplyDeleteSuper, super, super artikull :)
ReplyDeletePaturpesia ka arritur kulmin po mjere ne thuaj q patem fatin lindem ne kete vend se nuk kemi fuqi te bejme asgje. Jemi kthyer si n kohe te perandorise romake ku perandori ishte i gjithfuqishem dh ne momentin kur kishte pakenaqesi nga populli organizonte festa dhe i hidhte ndonje kothere buke per ti mbyllur gojen.
ReplyDeleteFatkeqesisht Skiftero, jane a s`jane 50 mij veta qe e mendojne kshu si ty
ReplyDeleteBesoj se me ne fund Rama e ka kuptuar qe nuk mund ta ndryshoje/rilinde kete popull, dhe ka zgjedhur qe te ndryshoje vete dhe te pershtatet. Dhe ne fund te fundit te gjithe kete bejme apo jo. Keto moralizma te tepruar duke folur nga jashte mund ti beje kushdo, nuk besoj se ndonje nga ju besonte vertet qe ky popull do te rilinde. Te gjithe bejne ceshte e mundur per te arritur ate qe duan dhe ketu nuk bejne perjashtim as ju as edi rama (qe nuk eshte as simboli i njeriut me te moralshem). Fatkeqsisht, ne Shqiperi e vetmja mundesi qe ke eshte te zgjedhesh midis te keqes me te vogel.
ReplyDeleteca po thu me, kush eshte e keqja me e vogel ketu? Po zgjedhja ku eshte? E di ti ca dmth zgjedhje apo flet se s`ke ca ben
Deletekush po thote qe populli do rilinde, thjesht mund te mos vrisje 4 veta, sta kishte njeri borxh gjithe ate teater
Normal, tani do fillojne edhe fjalite standart jo po ketu nuk ka zgjedhje jo kush eshte e keqja me vogel, po gjaku i te vrareve te 21 janarit, po morali etj. Kjo eshte politika kur populli eshte indiferent, keshtu ndodh kudo cfare po ben ti Iriq personalisht per ta ndryshuar, me siguri asgje
DeleteKurse ca po thua ti eshte normal qe eshte kshu, mos beni moralistet kot, s`ke ca ti besh...dhe flet per indiference :)
DeletePer te gjithe te zhgenjyerit nga Edi Rama lexoni kete artikull:
Deletehttp://www.gazetatema.net/web/2013/04/02/zhgenjim-per-dicka-qe-nuk-ka-ekzistuar/
Po me nervozon shume ky arsyetimi yt, si me thene psh keta normal qe vjedhin per ca habitesh, normal qe kshu pse habitesh, cdo gje normal pse habitesh...logjike injorantesh...per ca shkruan ti ihere?
Delete@anonim
DeleteZhgenjimi nuk vjen se priste njeri rilindje e budalliqe te tilla, vjen se perfundimisht kuptojme qe ne Shqiperi nuk ka kosto politike per asgje fare. Kete ide besoj se ka patur edhe Skifteri kur flet per sillni motrat per orgji etj etj, pra edhe nje fije shprese qe mund te kishe te populli yt zhduket.
Ky artikulli i nipit te Hysni Kapos ca na sugjeron? Ka mundesi te na e thuash ti anonimo?
DeleteNje pjese sado e vogel e shqiptareve jane revoltuar, pavaresisht se kishin bindje socialiste, dmth me ne fund nuk do votojne PS no matter what por ne baze te veprimeve te saj, dhe ti anonim thua qe kot jane indinjuar se duhet ta dinin me pare?
DeleteNe vend te thuash shyqyr?!
Pjesa e indinjuar eshte pjesa me e shendetshme e shoqerise, ata qe nuk votojne qorrazi, qe diskutojne ide dhe kane tru ne koke. E mbylla.
DeleteEshte nje vendim politik per te ardhur ne pushtet, do e bente kushdo edhe ju. Besoj se me kete levizje mund te kuptojme nese ka apo jo kosto politike per asgje. Edhe nuk po them mos habiteni, por edhe mos na beni te gjithe "captain obvious" uaaa eshte e pamoralshme.Nuk eshte e moraleshme shume mire ndeshkoheni,nqs janve 50.000 veta a me shume qe e mendojne si ju le te gjejn menyren si ta godasin edhe kane shansin me te mire per te treguar se nuk esht e vertete qe nuk ka kosto politike per asgje.
DeleteOre ti, ti vete ca mendon, leji fjalite e bukura, rreziko cik, thuaje mendimin tend, se per tu strukur strukemi te gjithe...je dhe anonim
DeleteOk, mos beni uaaa, eshte vendim i thjeshte politik...po eshte sh pasive kshu, kete mund ta thote kushdo, TI VETE ca propozon ose sugjeron?
Asgje, thjesht mos habitemi se ndodh rendom ne politike...
Anonimo ca po flet me, ata qe thone qe eshte e pamoralshme nuk do votojne me PS, ca mund te bejne me...ketu thjesht po diskutohet, apo mos diskutojme se eshte normale kto ka politika
DeleteUne e thashe njehere mendimin tim une do votoj per PS, sepse mendoj perseri jane nje e keqe me e vogel se vete PD, vetem duke llogjikuar kaq ngushte. Edhe mua me duket e pamoralshme edhe e padrejte, po nqs ju me gjeni nje ndeshkim ose menyre tjeter luftimi te ketij fenomeni pa votuar per PD ose duke mos votuar dakord jam me ju ta diskutojme. Po ketu nuk po behet ky diskutim po thjesht po limitohen te gjithe kjo eshte pamoralshme, jo po gjaku etj
DeleteOk, shume drejte, tani u sqarova. Po kam edhe nje pyetje te fundit: si e ben dallimin ne kete pike qe PS eshte me mire se PD? Ku ndryshojne?
Deleteka ardh momenti qe shqiperia te kthehet ne monarki. Ku eshte mbreti eshte i vetmi i padiskutueshem, ama e di qe ta fut vetem njeri dhe jo te gjithe qe ikin e vijne.:p
ReplyDelete:))))) mentalitet tipik i femres shqiptare. Le ta keqtrajtoje burri, po dihet qe vete vetem me ate jo me te tjere :)))))
DeleteNgjarje shume e shemtuar. Nuk i evitonin dot te vraret e 21 janarit te pakten?
ReplyDeleteMua me kane thene qe ate dite dihej qe do kishte te vrare.
Dmth ti skiftero thuj me mire rrezikonim te kishim edhe 4 vjet sali sesa kualicion e?
ReplyDeleteNuk mund te isha me shume dakord me ty Skifter. Dhe e di qe ti nuk je ketu per te propozuar zgjidhje, por kjo eshte dhe pjesa me e veshtire pas identifikimit te problemit: Cfare duhet te bejme ne si pjese e elektoratit te vetedijshem?! Te mos votojme?! Nuk jam dakord!!! Te djegim voten per parti te vogla?! Te votojme "te keqen me te vogel"?! Ne kete pike edhe un jam konfuze dhe e paqendrueshme, dhe aspak e sigurte nese kjo qe po ndodh eshte apo jo "politically correct", edhe pse plotesisht "morally correct".
ReplyDeleteNe kete pike ne pushtet eshte vetem nje parti, sido qe te votosh ti, e djeg apo nuk e djeg voten ti. Zgjidhje thjesht nuk ka.
DeleteZgjidhjen e ka dhene Skifteri i shkrete, te ponderohet vota me IQ, te mos vleje cdo vote njelloj :)
Deletecorrection*: "morally incorrect" doja te thoja.
DeleteZgjidhja e skifterit te votes se pabarabarte me pelqen Dionis :)h. Do shkunde parimet shekullore ligjore te te drejtave te barabarta, por besoj jemi te gjite dakord qe ne jemi nje rast i vecante si popull :)
Tedo, s`jemi vetem ne, ky eshte lajmi "i mire"
DeleteShif italianet si votojne :)
Morally correct??? Ktu perfshihet dhe 21 Janari? Apo ska me memorje politike?
Delete@Dionisi
DeleteKrahasohen situatat ne Itali me ato ne Shqiperi????
Nqs perjashton 21 janarin them se po.
Delete@Tedi & co.
DeleteCa te keqe ka te mos votosh Edi Ramen ne keto zgjedhje? Nqs e voton do kesh ne pushtet nje politikan te njejte me ate qe kemi (Salen). Nqs nuk e voton do kesh ne pushtet nje politikan (Salen) te njejte me kundershtaret (Edi & Meta). Te pakten ne rastin e fundit, te gjithe (politikane & popull) do mesojne se ko-alicione te tilla nuk eshte mire te behen.
E keqja eshte se duke votuar nje parti jashte dy koalicioneve kryesore rrezikon ta flakesh voten kot, sepse keto s`mund te marrin asnje deputet nga ato. Pastaj per me teper le te flase Tedi vete :)
Delete@Anonymous 12:12PM, as ne rastin e fundit sigurisht nuk do te mesoje gje populli mbi koalicionet qe nuk behen, sepse kur u harruan dhe nuk u nxor asnje mesim nga gerdeci, 21 janari, koalicioni PD/LSI etj. etj., nuk do mesoje nga kjo ndodhia e fundit populli yne i dashur.
DeleteGerdeci votoi pd, shkodra e permbytur cdo vit voton pd...ehhhhhh
DeleteTedi, ndonese po flasim per hipoteza, nqs nje numer i konsiderueshem nuk voton ps per arsye se eshte ne koalicion me lsi dhe ps humbet zgjedhjet, do te thote qe nje pjese e mire e elektoratit ka mesuar dicka dhe ps do mesoje dicka.
Deleteky pra eshte edvin kristaq rama, mbajeni fort palloshin e gjate po kujdes mos hani noj plumb :))))
ReplyDeleteCa ndodhi dje tregoi qe jane te gjithe shoke me njeri-tjetrin dhe qe vota jote ska asnje vlere.
ReplyDeletePor ama, nga ana tjeter, ca mund te bente Rama? Te humbiste prape dhe te linte 12 vjet Berishen? Nuk kishte rruge tjeter...
Besoj se kane vendosur te na testojne deri sa te na soset durim dhe me ne fund ti marrim gjerat ne dore. It always gets darker before the dawn, keshtu qe duroni edhe pak (ose edhe nja 50 vjete te tjera ku i dihet).
ReplyDeleteOre ju ciniket qe thoni "normal, e dinim me pare, popull budalla, etj etj" pse shkruani kot? Nese e dinit me pare, pse e harxhoni kohen kot me ne "idealistet, moralistet, idiotet e dobishem"?
ReplyDeleteShkoni luani tavell kur nuk keni gje tjeter per te thene.
Edi Rama na e futi thike pas shpine duke ndjekur rrugen tuaj cinike. Dhe ne do ta leme tia fuse Saliu sepse Saliu eshte edhe me cinik, kur ka marre "gjeneral" Imamin ne qeveri ai nuk e ka fare problem te bleje te gjithe vendet e punes se LSI-se, sidomos te atyre qe e kane nje vend pune.
Keto e kane kthyer voten si bursa, te gjithe duan tani te votojne (investojne) tek vlerat qe do te investojne te tjeret. Dhe ketu Saliu ka nje avantazh te madh sepse aksionet e tij jane me te sigurta meqe eshte edhe lojtar edhe arbiter dhe mund biles edhe te bleje arbitrat e tjere.
E vetmja shprese ishte dhe eshte morali. Po nuk e besuat, shkoni investoni kohen me mire duke luajtur tavell.
Ky eshte komenti me i bukur i dites, eshte fiks mendimi im.
DeleteFiku, keto jane fjale boshe.
DeleteShkova ne kutine e votimit. Ke te votoj?
Kete me thuaj.
Mos voto fare, zhgarravite ose voto parti te vogla fare Milan!
DeleteTe pakten nuk marrim pjese ne maskarade.
Po, dhe do permendesh 1 here ne lajme...
Delete"...si dhe X vota te pavlefshme"
Wow!
@MilanKundera
DeleteMe mire te votat e pavlefshme sesa te votat per matrapazet. Mos thoni pastaj, beme pazar per tu pastruar nga pazaret se nuk e han njeri. Eshte ceshtje vlerash, ca besojne te tregu ca te morali dhe drejtesia.
me sa shume mllef qenka zgjuar sot Skifteri...duke u perpjekur ta shohe icik me pozitivitet kete qe ndodhi, une mendoj se duke u zhytur me thelle ne llume me kte koalicion kuptojme qe problemet ne Shqiperi jane icik me thella se sa Berisha. dhe pavaresisht ketij koalicioni vazhdoj te jem icik skeptike per rezultatet e qershorit, se votat qe Meta mund ti sjelle opozites mund te jene shume te vogla krahasuar me ato qe mund te ikin per shkak te ketij koalicioni te qelbur.
ReplyDeleteMarylou votat e lsi nuk ndryshojn gjalle mbote madje do shtohen, ata qe votojne lsi votojne per vend pune
Deletee dyta shumica robve kane me shume fjale se kur te shkojne te kutia votimit prape ps do ja japin voten e vdekme, se pd nuk do ja japin kurre, partive tvogla jo e jo
Marylou eshte perfundimisht me idealistja e blogut :)
DeleteVertet kujton se PS do i ikin me shume se 1.000 vota gjithsej nga koalicioni?
Kane kohe deri ne qershor te ta zbusin inatin :)
Nqs e vini re, edhe Andi Bushati ne editorialin e tij eshte shume i zhgenjyer per vete nga levizja e Rames, pavaresisht se perdor ironine dhe arkivin per te thene qe duhet ta prisnim...vini re sa inat dhe njekohesisht dorezim ka kur shkruan "idiotet e dobishem"...
ReplyDeleteqe rama osht kokrra legenit s’do men se e dim t’gjith. po qe sala i kishte blindù zgjedhjet ene ate e dim. si tja boj rama? me vot s’vje dot se sala t’vjedh! me luft s’vje dot se poplli osht dhjaks! po e provo me hile iher! per menimin tim ket timin ka per t’mor ene ksaj radhe!
ReplyDeleteKoalicioni antifashist ne luften e dyte boterore bashkepunoi edhe me komunistet per te luftuar nazizmin.
ReplyDeleteBesoj isha shume i qarte.
Pak a shume komentet me duken te arsyeshme. Do vecoja dicka:
ReplyDeleteMe behet shume qejfi kur shoh revolte nga vete njerezit me bindje te majta. Kjo tregon integritet dhe vlera morale.
S`mbaj mend njeri nga PD para 4 vjetesh te indinjohej nga koalicioni me LSI.
Bravo ketyre qytetareve, votues racionale me syte hapur.
Une dua te them vetem dicka te vogel qe te reflektoni:
ReplyDeleteNe asnje vend te Europes Lindore, asnje, nuk ka mbetur ndonje politikan qe ka "sjelle" demokracine. Vetem ketu ka 20 vjet dhe nuk ikin...
•. Edvin Rama, kryetari i ri i partisë, babai i të cilit, Kristaq Rama, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nipi i Spiro Kolekes
ReplyDelete• Dashamir Peza, prezantues dhe antar i ri i PS i biri i Myslym Pezës, mbante disa poste të larta në shtetin komunist
• Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë
• Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së
• Ledi Shamku si kerkon qe ti therasin se emri i vertet esht (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror
• Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqës anëtar i Komitetit Qendror
• Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie, ministër Arsimi
• Alfred Dalipi, dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike
• Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit të parë të partisë në rrethin Mat
• Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit ose dikur theritej
MISS GJALLICA ( firmat Piramidale qe ben HAJNI tek cdo individ shqiptar )
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159