Stafi i Skifterit ka arritur të intervistojë një yll Hollywood-i, së shpejti këtu do të gjeni intervistën ekskluzive, rrini me ne!
....................................................................................................................
Prej ditësh në qytetin e veçantë të Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave.
Në qoftë se kjo fushatë nuk është hipokrite, atëherë është idiote. Po e heqim menjëherë dyshimin. Po, edhe Skifteri është kundër dhunës ndaj grave, vetëm se ka bindjen se dhuna ndaj grave luftohet ndryshe. Është një temë që e ka prekur dhe Vagabondi te kënga "Nënat shqiptare", por që nuk është thelluar.
Le të themi dy fjalë për këtë fushatë. VIP-a të njohur nga fusha të ndryshme u bëjnë thirrje nëpërmjet videoklipeve dhe broshurave burrave shqiptarë të mos rrahin gratë.
"Mendoj për atë tipin inferior në shoqërinë tonë, që në shtëpi rreh gruan e tij me zemërim të papërmbajtshëm. Familja duhet mbrojtur, mos e shkatërro vetë ti duke dhunuar gruan, bijën, motrën", thotë Redi Jupi, ish kapiten i ekipit Dinamo (http://www.youtube.com/watch?v=iyaFPFT6weM).
Të vihemi pak në vendin e burrit të dhunshëm që shikon videoklipin: "Unë inferior? U më **** kockën. Grua, mos je ankuar gjë në televizor? S'ke faj ti...".
Padashje, Redi Jupi u drejtohet burrave që nuk i rrahin gratë duke u bërë thirrje të mos bëhen të dhunshëm. Njëlloj, si mësuesi që u bërtet nxënësve që janë në klasë për të tjerët që kanë lënë orën e mësimit.
![]() |
Kot që më ndjek, se nuk është se kam ndonjë ide! |
"Lale, trego dhe ti që je kundër dhunës ndaj grave!", thotë një rapper i njohur në një broshurë. Patjetër, po patë një djalë të pashëm, që reflekton zgjuarsi dhe që mban një bluzë me shkrimin "unë jam kundër dhunës ndaj grave" ai është Skifteri.
E megjithatë, këto janë thjesht një realizim i dobët. Problemet më të mëdha fushata i ka në thelb.
VIP-at e tjerë vënë në dukje se sa e rëndësishme është gruaja dhe sa e dëmshme është dhuna. Atëherë duhet parë se çfarë efekti kanë këto mesazhe te burrat e dhunshëm. Duke njohur shqiptarët, burrat e dhunshëm janë dy llojësh. I pari është lloji i burrave patriarkë të cilët janë edukuar me një konsideratë të ulët për gratë. Ata kur rrahin gruan kanë të njëjtën ndjesi kur rrahin bijtë se kanë bërë faj. Në qoftë se për këta bëhet fushata, goditja ka dalë huq sepse këta vështirë se e kanë parë spotin ose fletushkat që shpërndahen në Bllok.
I dyti është lloji i burrave që janë të prirur të bëhen të dhunshëm prej ngacmimeve të ndryshme që mund të marrin gjatë ditës. Arsyet mund të jenë pafund: pasiguria dhe dëshira për tu ndjerë burrë, alkooli, stresi nga mungesa e lekut, xhelozia, etj. Këta burra, po ti shikosh në kafe, nuk janë të ngrysur, mund të jenë të veshur me kollare dhe nuk e kanë të shkruar në ballë që janë të dhunshëm. Ata e dinë të gjithë e dinë se gruaja është e bekuar nga Perëndia dhe se dhuna është e gabuar. Madje, kur bëhet fjalë për të tjerë, ata dënojnë dhunën ndaj gruas. Vetëm se kur vjen momenti i krizës, aty ku nuk mbajnë më nervat...
"Ç'do ta rraf se ma bëri për borxh! Pa dale! Si do t'i dal përpara Redi Jupit? Po Alket Islamit?". Ky është efekti i shpresuar?
Nëse duam vërtetë ta parandalojmë si fenomen le të gjejmë cilat janë shkaqet që çojnë në këtë dhunë dhe ti bllokojmë. Të punojmë të pakësojmë konsumin e alkoolit, të ndihmojmë familjet e varfra, të inkurajojmë njerëzit të këshillohen te psikologu. Fondi i fushatës le t'u jepet grave të dhunuara nga burrat. Shumë gra nuk divorcojnë sepse varen ekonomikisht nga burrat. E shumë e shumë veprime të tjera që do pakësonin këtë plagë.
Tu bëjmë thirrje njerëzve për të larë gojën dhe ndërgjegjen ta kemi të pastër, është më e lehta që mund të bëjmë. Por edhe në Bibël thuhet mos e shiko gruan e tjetrit, po ne pse vazhdojmë ta shikojmë? Dhe mos thoni që Bibla nuk është promovuar.
Gjeniu i vogël: Nëse votojnë gratë, pse të mos votojnë dhe fëmijët?
Skifter, kete fushate nuk e kam par, po ka pasur fushata te tjera hipokrite se keto. Une di qe jane ca leke per tu marre, i fusin nja dy videoklipe dhe dalin me fitim.
ReplyDeleteS'e kisha pare me ate sy. Mua me eshte dukur se e zbusin pak atmosferen gjithsesi :)
ReplyDeleteDhuna ndaj grave eshte problem serioz te ne dhe nuk eshte trajtuar si duhet. Jam dakord qe keto videoklipe nuk ndikojne direkt, megjithate mund te terheqin vemendjen dhe mund te shtyjne organizma te tjere te vihen ne levizje.
ReplyDeleteSi psh? :)
DeleteSi psh policia qe degjon fushaten i merr me seriozisht ceshtjet e dhunes ndaj grave :)
DeleteHahahahhah ti vertet ishe nje raggio di sole per diten time sot me kete komentin, policat qe do sensibilizohen :))
Deletedruni e kalit njeriun po he :)))))
ReplyDeleteo eshte kalitur Plumbi, o s'ka njeri me te kalitur hahahaha
DeleteUnë inferior? U më **** kockën.
ReplyDeletehahahaha
Keto fushatat jane vertet pa vlere, kam pershtypjen se jane thjesht fonde qe vijne nga nuk e di se ku qe shfrytezohen nga nuk e di se kush :)
ReplyDeleteJam shume kurioz cfare do beje ti me ato fondet? :) Se per te kritikuar jemi te gjithe te afte
DeleteDo blija nje Porche dhe ty nje Smart, po ti? :)
DeleteJa pra qe nuk te intereson tema me te vertete po vetem shet mend
DeleteTema me prek shume pak dhe sinqerisht nuk me indinjon aq shume sa te mendoj alokimin e fondeve :)
DeleteTa them une nga shfrytezohet, nga Kristi Pinderi, ky plehra mbron lloj lloj te drejtash gjasme, eshte ne 700 shoqata dhe ka bere leke pa fund duke vjedh fondet.
ReplyDeleteNje menyre eficente do ishte te dilte ne klip Zajmina dhe te thoshte: "Kur te rrihni gruna te me imagjinoni mua! Une jam per tu rrahur apo.. ;) "
ReplyDelete:P :P
Dheburri pastaj sa te kthehet te shofe gruan "te pakten te ishe si Zajmina moj..." dhe shkelma grushta :)
Delete:)))))
DeleteKristi Pinderi, kryetari i shoqates se homoseksualeve qe per vete eshte straight?
ReplyDeletePo po, ai miu hipokrit qe genjen duke e ditur qe po genjen.
DeletePse si genjehet ndryshe?
DeleteMund te genjesh dhe pa e ditur se po genjen, po keta zakonisht quhen ndryshe :)
DeleteKeta mos jane gje ata qe nuk jane shume shume te holle? :)
Delete..shume gra nuk divorcojne edhe pse rrihen si kafshe sepse kane sindromen e Stockholmit :)
ReplyDeleteQuote Marylou, super e sakte kesaj radhe, 10 pike :)
DeleteAtehere i bie qe sindroma e Stockholmit qenka kthyer ne epidemi nese paska kaq shume...nga e gjete kete fjale te madhe marylou??Ku te shkojne te shkretat pas divorcit me femije,pa pune,qe kan bere shtepieken tere kohes,po bota cdo thoshte bota etj,etj...
ReplyDeleteSkifter,...nje koment pa shume lidhje me artikullin
ReplyDeleteposhte deles, duhet te shkruhet:
Mos me ndiq sepse une s'e kam idene (se ku po shkoj).
Se ide te tjera mund te kete plot delja shkrete.
:)