Të dashur miliarda lexues,
Sot Skifteri do ju prezantojë – ose do ju rikujtojë më mirë, sepse do të ndajë acarimin me ju, çdo veprim ka qëllime egoiste – njerëzit që mendojnë dhe flasin njëlloj. Këta janë ata që nuk dalin kurrë nga mendimi i përgjithshëm, preferojnë sigurinë që sjell një cliché (sepse e ka menduar tjetërkush më parë, kot s`është bërë cliché) dhe duan të ndihen gjithmonë pjesë e një grupi, mundësisht nga ana e shumicës.
Këta, në qoftë se s`është kuptuar akoma, janë njerëzit banalë dhe për fat të keq (apo logjikisht?) janë shumica.
1. Njeriu banal adhuron dialogun “të dua – edhe unë”, ndonjëherë kur ndihet kreativ mund të shkojë edhe te “unë të dua më shumë seç më do ti mua”, mundësisht në sms sepse ka patur kohë ta mendojë, me një shkelje syri si emoticon që rrezaton krenari. Kur hapen diskutime rreth kësaj teme, nuk mungon dashuria që është e verbër, që s`njeh moshë, apo njeriu që po s`dashuroi s`ka jetuar.
![]() |
Skifteri u jep njerëzve banalë këshilla për jetën |
Ah po, “të gjithë hajdutë janë këta tanët po hë”. Shoqërohet zakonisht me shikim largpamës dhe ton keqardhjeje për situatën. Kur ka një cigare që të ndajë fjalinë në mes dhe të picërrojë sytë sikur po mendohet akoma më mirë, ndonjërit madje mund t`i duket edhe i thellë. Ose sikur kjo fjalia ishte maja e ajsbergut, sepse ai thjesht përton të shpjegojë.
3. Njeriu banal vdes të përdorë sa më shumë fjalë më origjinë latine të cilave nuk ua di ekuivalentin në shqip dhe fjalë që mbarojnë me -isht; kualitet, atraktiv, adaptohem, faktikisht, absolutisht, kryesisht, etj. I thekson aq shumë në fjali sa duket sikur ka zgjidhur ndonjë problem dhe po shpëton jetë njerëzish. Po ta lësh mund të eksitohet nga monologu dhe rrezikon të degjosh fjalë si ekstremisht, kompleksitete e shpikje të tilla.
Fundi i pjesës së parë.
“Njeriu Banal” do jetë serial dhe si çdo telenovelë e bërë mirë do ndërpritet gjithmonë në crescendo. Skifteri në marketing ka marrë dhjetë, di ç`bën.
Tani…surprizat e Skifterit s`kanë të sosur. Sot deklarojmë të hapur rubrikën tonë më të fundit (meqë ra fjala, nuk mjafton të thuash “e fundit”? Duhet “më e fundit”?):
Këndi `Gjeniu i Vogël`, ku çdo ditë do ketë një perlë që na ka kapur veshi nga bashkëqytetarët tanë. Betohemi mbi kushtetutë që nuk do gënjejmë, çfarë do shkruajmë do e kemi dëgjuar vërtet.
E inaugurojmë pa humbur kohë!
Këndi `Gjeniu i Vogël`: Kush është Hipokrati? Hipokrati është një njeri shumë hipokrit.
Shkrim i drejte, mediokriteti na rrethon. Vetem se ti skifter thua qe ke marre dhjete ne marketing, por mua sma mbush mendjen sepse...
ReplyDeleteme kete do kompleksosh 99% te komentuesve dhe do humbesh shikueshmeri :)
:))))) ka burre none ta pranoje kompleksimin? Ketu do i kesh te gjithe sot. Te pakten sot, pastaj do zhduken ngadale, pa u vene re
DeleteAhhh nuk behet Shqiperia me shqipetaret thuaj:(((
Deleteblog shum cinik
ReplyDeleteUne propozoj skifteri te hape nje twitter account dhe te jete aktiv dhe aty...
ReplyDeleteKush sdi as hipokratin te shkoj te mytet :))))))
ReplyDeleteMe thene te drejten te ky shkrim me pelqejne 2 ekstremet
ReplyDeletetitulli dhe gjeniu vogel
pjesen tjeter e shofim perdit
Hahaha bravo skiftero keta njerezit medioker si Plumbi nuk na lene te marim fryme. Imagjino qe ka dite qe une nuk dal nga shpia sepse ndonjehere ndihem i frustruar nga gjithe kjo injorance. Plumbi ben sikur di hipokratin plumbi ahahaha
ReplyDeletesi shume po e lakon kte plumbin ti?
Deletete te cpoj njehere plumbi te ti rektifikoj idet?
ja e tregoi veten alabaku me car fjalori flet, ki kujdes ti Plumbi se mos ben rikoshet hahaha
Deleteo njeriu banal per ty esht kjo
Deleteun te pakten kam fjalor, ti tre fjal di dhe mbllacit kot
Plumbi me duket se me ke qejf ti, prit kur te me ftosh per darke po une pelqej gocat hahahah
DeleteNe fakt, kjo ishte nje nga pyetjet qe kisha une, pse titulli eshte pemet?
ReplyDeleteJo pema po druni tja kishte ven :))))))
DeleteShef ti qe me komentin e pllumit nje rreze drite m'u shfaq.. mos ka te beje me shprehjen "rri si peme?"
DeleteRri si hu i themi ne po ska gje :))))))
Deleteuuu tamam, si hu gardhi hahah
DeletePo pytjet e tjera kush ishin se sna the hahahah
DeleteShkrim i lezetshem, blog ne pergjithesi i kendshem. Po gjithe kete revolte nuk e kuptoj, ju kane rene ne qafe? :)
ReplyDeleteSkifterin sikur e ka ngacmuar ndonje prift grek hahahahaha
DeleteNje fare te drejte e ka Gënti. Mos beni te gjithe sikur e dinit kush ishte Hipokrati (ndjese paste). Ka Google per te gjithe.
ReplyDeleteAtehere, me pelqen si iniciative sepse keto pemet jo vetem qe na kane mbytur por dhe na udheheqin. Por si ka thene dhe nje njeri me nje barre mend: mos u merr me injorantet se te ulin ne nivelin e tyre dhe pastaj te mundin me eksperience...
ReplyDeleteSkiftero paske shkrujt bukur
ReplyDeleteBukurshkrim dmth :))))
Pse s'e keni bere qe t'i beni like blogut?
ReplyDeletee moret vesh me? kishin rraf gentin te zogu zi :)))
ReplyDeleteune skam gisht se kam qen tu pi kafe :))))
Pse se keni bo qe tipat si genti mos komentojne thuj
ReplyDeleteTi ske gisht se gishtin e ke pas ne vend tjeter mbase hahahha
ReplyDeleteti ske gjo tjeter po spo ta them se do na bejne ban :))))
ReplyDeleteNuk kuptoj pse duet me u zi, robi shkru per qef pos i pelqeu shko ne ven tjeter ky interneti u ka bo dem cave
ReplyDeleteKot fare
ReplyDeleteKot fare je vete, mos me vidh nickun.
Deletekur them un, sbehet shqiperia me shqiptare
Deleteej mos u zini se late nam, jeni dhe shoke :)))
DeleteIk ore pederast xheloz
ReplyDeletePo ti nga anglia je me qe ste pelqeka shqiptari?
ReplyDeleteE keni vene re qe ata qe s'jane shume te sigurt per ate qe shkruajne komentojne me Anonymous?
ReplyDeleteHehehe, hiqini maskat! Dilni nga strofkulla!
Ej shume lezecem, po pak si agresiv per gustot e mia :)
ReplyDeleteKush eshte agresiv Ela Plumbi? Ashu duket po eshte thjesht nje zog i trembur qe do vemendje hahahah
ReplyDeleteCuna ju dominoi Genti fare!
ReplyDeleteGenti pse nuk shkruan dhe ti? Jam shume kurioze te lexoj ca mendimesh ke :)
Mduket se Plumbi ka hyr me emer goce dhe ka qef te dominohet hahaha
ReplyDeleteGenti, te ty duken qarte efektet e papunesise :)
ReplyDeleteLike
DeleteNema krsta bez tri persta
ReplyDelete