Nuk mund të mos vihet re që diçka ka ndryshuar në jetën e shqiptarëve. E para, disa hapa të ndrojtur po bëhen drejt Bashkimit Europian dhe e dyta, telenovelat turke kanë hyrë fuqishëm. Koinçidencë ose jo, këto dy procese e kanë marrë Shqipërinë per dorë dhe po e çojnë.... Ku po e çojnë?
BE - Kusht themelor për integrimin e Shqipërisë janë të drejtat e njeriut.
TV Klan - Gymysh, Menekshe dhe Halili, si dhe EZEL.
AS - Sulejmani i Madhërishëm për 100 vjetorin e pavarësisë.
Me këtë rast po ju zbuloj një surprizë: së shpejti do fillojë "Fatmagül'ün suçu ne" (Çfarë faji ka Fatma e bukur) i cili po bën namin në Ballkan.
Për asnjë moment nuk kam menduar se kanë faj TV Klan dhe AS. Edhe une do i kisha shfaqur me këtë audiencë të çmendur. Po ç'i ben njerzit t'i ndjekin kaq shumë?
Beautiful (SHBA), Celeste (Argjentinë), Paloma (Meksikë) dhe Zhadja (Brazil) kjo është trajektorja e telenovelave në vendin tonë, por në fund të fundit xhani na do Turqinë. Përpjekjet e njeriut që lufton perditë për dashurinë nuk mjaftojnë për shikuesin shqiptar. Duhet që halla dhe daja të jetojnë nën të njëjtën çati, tre kurora në një shtëpi. Burri duhet të rrahë gruan se doli te oborri i shtëpisë, babai të rrahë të bijën sepse nuk martohet me atë që i dikton ai, femra e përdhunuar duhet të ndërrojë fshatin sepse shikohet si e përdalë.
Vetëm në ketë mjedis shqiptari fillon të ketë deja vu, fillon të hyjë në empati me personazhet dhe ndihet i aftë të japë një gjykim të drejtë: "Vajza ka të drejtë se e do djalin, por ja dhe babai i shkretë ç'ti bëjë opinionit". Çfarë jepet në telenovela është vetëm “Hyrje në Turqi”. Kapitujt e tjerë i shohim në lajme. Përdhunime në familje, prerje kokash, vrasje në gjumë. Shkaku madhor është xhelozia.
Burra të nderit shqiptarë, që e doni të dashurën e virgjër dhe gruan mundësisht papunë! Shiheni veten në pasqyrë! Jeni njëri prej Ezelit, Reshatit, Mustafasë ose Qerimit! Zgjidhni e merrni!
Nga balta ku jemi zhytur prej 500 vjetësh s'mund të shkulemi përveçse po na tërhoqën prej flokësh.
Nje pytje kam per skifterin
ReplyDeletesi ka mundesi qe keto shifen ne gjithe Ballkanin?
i gjithe Ballkani ka mentalitet te prapambetur?
e modhe skiftero, po vallahi ti mos prit me 20 vjet demokraci te ndryshojne gjonat, edhe 20 te tjera
ReplyDeletenje Zhade ka qen, s'e bo mo nona
ReplyDeletehahha po e le me shkrim "like" per Pllumin
DeleteSokol, me vallahi dhe bilai, per ty duhen dhe 40 vjet :)
ReplyDeleteNga dialekti tironc e kuptove ti Dito?
Deletenjishtaz, ku ta gjente shqiperia t ishin t gjithe si tironcit me dialekt, me karakter, butesi dhe burreri ne nje te vetem.
dyshtaz, sokoli duket te jete nje hap mbi ty nga fakti qe ka komentuar mbi shkrimin sic eshte normale neper blogje, dhe jo mbi komentuesin.
Anonimo,
DeleteRishtaz, po ta them qe hume nje shanc per te ndejtur urte.
rishtaz???? pse kur ma the nje here te pare?
Deleteps. jam anonimja
Gezohem, Diti.
DeleteJe fiks si vellai yt anonimi. Rrezik jeni fratelastri :p
Anonim, e para punes nuk ka mundsi te jesh edhe i bute edhe burre edhe me karakter. E dyta edhe ti po merresh me usera jo me postin. E treta Tirana 50 vjet ka qe eshte qytet...
DeleteNuk kuptoj, ketu ka edhe djem qe ndjekin telenovela? Vertet Pllumi?
ReplyDeleteMos te pelqejne edhe fustanet ty
Meqe ra fjala, emri yt dmth Plumbi? hahahaha
Na ngjethet me keto shkrimet. I ardhshmi ishalla eshte me i gezuar :)
ReplyDeleteKeto turket tpakten e kane noj shpulle noj grusht, ato latinet vetem lot :)
ReplyDeleteGenti e kane pushim tetvjecaret sot?
ReplyDeletePlumbi shume shpejt te ngelkerka qejfi zotrote, duket qe ke marre nga telenovelat qe cdo gje e bejne tragjike hahaha
DeleteDiti, shof qe jeta ste ka buzeqesh fare, pranej je kshu gjithe vrer, ha inot me komentuesit ktu. Robi vje, lexon, diskuton rreth shkrimit, hallet qe ka nuk i shkarkon ne nje blog.
ReplyDeleteSe duket cik patetike, jo per gjo
Turqi Greqi une gruan time e du ne shpi :)))))
ReplyDelete