Kemi tre ngjyra; e bardhë, e zezë dhe gri. Cilën do zgjidhnit?
Jo, sot nuk do ngjyrosim.
Jo, s`është test psikologjie.
As për pallatet në Tiranë nuk do flasim.
Tjetër mendim ka?
Pooo, bravo Beni, ç`ngjyra janë këto derisa s`i ka as ylberi, bravo...po s`është puna këtu, tjetër mendim? S`ka?
Dakord, vazhdojmë atëherë, hapni fletoret dhe mbani shënim, mësimi për sot titullohet:
DASHURIA E SKIFTERIT PËR GRINË.
Dita kur Skifteri u ndriçua ka qenë dita kur u largua përfundimisht nga e bardha dhe e zeza. Në këtë ditë, ai arriti në përfundimin se gjërat e ndara me thikë nuk bëjnë për të, do i urrente gjithë jetën në vazhdimësi, do i shihte si shenja naiviteti dhe mendjengushtësie.
Kështu, Skifteri mësoi pas shumë vëzhgimesh – pse jo edhe te vetja – që njerëzit nuk janë kurrë të mirë ose të ligj, duke përjashtuar telenovelat. Njerëzit veprojnë në mijëra rrethana të ndryshme dhe ti di gjithmonë një pjesë të vogël të tyre.
Ka veprime – në dukje të pashpjegueshme – nga dëshpërimi, frika, kompleksi i inferioritetit, zilia, dëshira për të arritur diçka më vonë…janë pa fund faktorët që ndikojnë një sjellje, të nxjerrësh konkluzione për një njeri thjesht duke dëgjuar një ose disa sjellje të tij është shembull i një njeriu të vogël.

E dyta, Skifteri vuri re që çdo histori zakonisht ka qindra minihistori brenda dhe nga jashtë është thuajse e pamundur të japësh verdikte.
Në këtë rrjedhë, Skifteri filloi të irritohej nga fjali absolute si këto:
- Një njeri kur dashuron nuk tradhton kurrë
- Familja është baza e çdo gjëje
- Njeriu nuk ndryshon asnjëherë
E shumë e shumë si këto. Fjali që i vënë vulën një diskutimi, s`lënë hapësira për dyshim.
Dhe iu kujtuan besimtarët. Ata për të cilët çdo gjë është e ndarë me thikë, kjo është mirë, kjo është keq. Tokën dhe njerëzit i krijoi Zoti dhe s`ka më pikë dyshimi. Lexo Librin e Shenjtë (cilindo) dhe ke çdo përgjigje aty, mos pyet më. Lutu dhe sillu mirë, kaq. Bardhezi.
Njëlloj si komunizmi. Partia i di të gjitha, ty të ka thënë çfarë është mirë dhe keq. Nuk duhet ta vrasësh mendjen për asgjë. Puno, ul kokën dhe sillu mirë. Bardhezi.
Të gjithë këta, sidomos këto 2 kategoritë e fundit, Skifteri i shikon si njerëz që e kanë shumë të lehtë jetën. S`kanë asnjë dyshim, çdo dilemë është e zgjidhur nga dikush/diçka sipër teje, s`ke pse lodhesh për asgjë.
Shkarkimi i përgjegjësive ka bërë shumë njerëz të lumtur, qoftë në komunizëm, qoftë si besimtarë. Ignorance is bliss.
Shkarkimi i përgjegjësive ka bërë shumë njerëz të lumtur, qoftë në komunizëm, qoftë si besimtarë. Ignorance is bliss.
Skifteri refuzoi kategorikisht – dhe me neveri – këtë jetesë të thjeshtë prej njeriu të vogël me mendje të ngushtë. Skifteri përqafoi grinë, si simbol të kompleksitetit të jetës dhe misterit. Sepse ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar, është gjithmonë kjo grija me nuanca pa fund që e bën çdo ditë ndryshe nga tjetra. Skifteri as do t`u japë përgjigje të gjithave tamam tamam.
Dhe shyqyr që është kështu, Skifteri nuk do e dëshironte në asnjë mënyrë tjetër.
Vdekje absolutes dhe mos harroni detyrat e shtëpisë.
PS: Ky blog nuk është antijuventin. Le të themi…
Gjeniu i vogël: Marketing inovativ...
Skifteri me nerva?
ReplyDeletePjeserisht ide te mira...por skifteri duket se nuk ka nje bosht (koncept) te qarte per jeten
ReplyDeleteduket sikur skifteri nuk eshte pjese e kesaj shoqerie dhe i shikon gjerat si zoti nga lart...perfshi edhe veten here tjeter,
DeleteDuket sikur Skifteri po thote te verteten :) me gjithe hatermbetjet qe mund te shkaktoje ky shkrim.
DeleteAnonim i dyte, pse thua heren tjeter? The future is now :)
Po ca hatermbetje...bota keshtu ka qene dhe keshtu do te jete, nuk e zbuloi skifteri...vetem sa i percaktoi ngjyren...por ka edhe principe, nese e ardhmja eshte tani, na bej nje shkrim mbi disa principe te mira
DeletePatjeter, principet e Arabise Saudite, te keshilloj ti zbatosh, mbahen me emer :)
DeleteAuuu...na i dh....skifteri, si tja bejme tani...ja presim te na i zberthesh arabine shkrimin tjeter
DeleteQe i bie te jem une? :)
DeletePo une i kam bo like gjithmone skifterit...nji here qe bera veretje...nuk e pranon...me tolerant, me elastik skiftero...:P...pra duhet te jemi gri apo bardh e zi
DeleteI dashur anonim, me gjithe qejf po nuk jam Skifteri.
DeletePo jap edhe une my two cents. Shkrimi me duket i mire, por duhet thene qe besimi u jep comfort njerezve, sidomos ne situata te veshtira. Ka miliona njerez qe nuk drejtohen nga besimi, thjesht "e perdorin" besimin kur duan pergjigje, sidomos ne raste fatkeqesish...
Cte keqe ka ketu i dashur Skifter? A nuk ndihmon goxha besimi ne kete rast per nje jete me te mire?
L chatiste e mbaruar :)
DeleteNuk jam dakord me asnje nga ju. Une besoj se eshte e rendesishme te kesh mendje te hapur dhe te zgjedhesh vete. Nqs mendoni se jeta duhet ndertuar mbi parime ndertoje po mos u thoni qe keshtu eshte mire. Keshtu keni zgjedhur dhe kaq. Nqs keni mendoni se jeta juaj sduhet te kete parime, jetoni ku rafsha mos u vrafsha. Por ky debati qe po beni ju eshte ne vetvete bardhe e zi. Me respekte
Deleteme nder qofsh diti...ke te drejte kur thua qe te mos predikojme se cfare duhet te behet. por nese do ti ndertojme vete parimet..p.sh ti thua une dua te vjedh se e kam parim...ca behet?! Prandaj shkruajme ne blog per debat dhe nese ka debat ka ngjyra, po na e mbylle gojen na e bere sterre muhabetin pastaj...hajt shendet po he se cdo gje rregullohet :p
DeleteNqs parimet e mia jane vjedhja, etc do merret me mua policia :) per kete pune kemi ligjet. Pastaj nuk jam kunder debatit, ishte thjeshte mendimi qe mund te kontestohet. Ne rastin konkret e kam te veshtire te bej debat sepse nuk e dallova mire cili nga dy anonimet je :)
DeleteKe te drejte diti. Mendoj qe te gjithe ne qe flasim ne blog si anonim ose pseudonim nga jashte duam te dukemi bardh e zi perderisa nuk flasim hapur. Te gjithe shprehen lirshem sepse nuk identifikohen edhe vete skifteri madje. Prandaj sugjeroj qe skifteri te flase si aktor I kesaj shoqerie dhe jo si vezhgues nga lart.
DeleteKy eshte nje shkrim fantastik, njeriu e gjen vete sensin ne jete, ska nevoje per nje liber ti tregoje rrugen, as per ca koncepte qe vendosen nga mentaliteti dhe qe gjithsesi ndryshojne. Njeriu duhet te jetoje si do vete, jo si i thone te tjeret.
ReplyDeleteJam dakord me cdo presje, por familje eshte dicka me vete. Se u pelqen ose jo te tjereve eshte baza e shoqerise. Kur familjet jane te shthurura mos prit shoqeri te pa shthurur
DeletePikerisht, per kete pjesen e familjes nuk pajtohem me mendimin e skifterit...te pakten te na thote skifteri ku te mbeshtetemi...se familja jo, besimi jo....
DeleteMe sa kuptoj, skifteri nuk thote te mos mbeshtetesh te familja, por thote te mbeshtetesh ku te duash, por mos ta kthesh si rregull absolut, i tipit "Njeriu duhet te mbeshtetet te familja gjithmone".
DeleteNjeri e gjen kuptimin te familja, nje tjeter te arti (psh pikturon), nje tjeter te karriera...dmth beje jeten tenden!
Lejini llafet po i bet like gjeniut sot? der ne drek keni koh :)))))
ReplyDeletelike :)))))))))
DeletePlumbi eshte djegur njehere prandaj na ben thirrje hahaha
DeleteUne per vete jam besimtare, po nuk besoj se me ka thene dikush, por sepse ashtu e ndjej vete. Edhe ne kete rast zgjedhje e lire eshte :)
ReplyDeleteTe besosh ose jo eshte zgjedhje e lire. Por mbasi fillon beson nuk ke me zgjedhje te lira. Psh nqs martohesh ne kishe dhe pas 3 vitesh burri te del nga qejfi. Jo se te ka bere gje po thjesht s'e do me. Do ndahesh?
DeleteEla, besimi zgjedhje e lire?! Ve bast qe je o e krishterre o myslymane, po te kishe lind ne Indi do ishe hindu ose budiste, se keto opsione do te ofroheshin, ose induktoheshin nga familja...ku eshte zgjedhja e lire ketu?
DeleteKam vene re se ju qe beni si me liberale e shtroni problemin gabim qe ne fillim dhe pastaj nxirrni dhe konkluzione te gabuara. Martesa eshte shume e rendesishme dhe burrin do e mendosh mire para se ta zgjedhesh, keshtu qe as qe nuk do shtrohet si ceshtje qe sdo e duash pas tre vjetesh.
ReplyDeleteKu e di ti qe nuk eshte shtirur ai me ty? Dhe e zbulon pas martese. Nuk jane te gjithe njerzit e mire
DeleteSkifteri, me sa kuptoj une, predikon kunder njerezve me ide fikse, kokeforte dhe fanatike, nuk shoh asgje te keqe ketu...
ReplyDeleteRopt ai qe si jep like hahhahha o skifter na thuj ku eshte kjo foto ti bejm like se po shaemi kot ;)))$
ReplyDeleteMe duhet ti heq kapelen skifterit sot, me ne fund nje shkrim qe sulmon njerezit qe snjofin elasticitetin
ReplyDeleteSi mund me u krahasu besimtart me kominizmin nuk di me shpjegu, nkomunizm ska pas fe fare
ReplyDeleteKjo teme eshte ceshtje pikepamjesh, ka njerez qe kane nevoje te udhehiqen, ka qe duan te udheheqin, ka dhe shpitrtra tlire, cdokush e gjen veten ku ndihet me mire
ReplyDeleteDmth gri :)
DeleteBeliefs are the bullets of the wicked
ReplyDeleteOre anonima vendosni ndonje nick se u be si monolog i dikujt me personalitet te dyfishte. ;)
ReplyDeleteMua kjo teme me duket shume e zymte per festa, kshu qe kam nje pyetje jashte teme:
ReplyDeleteA ka kenge me te shemtuar se ajo qe ka nxjerre Klani per festa? :)
Ore ky Plumbi cne qe spo jep mendim per kete teme se ai i ka qejf shkrimet e sofistikuara hahahahh
ReplyDeleteNuk jam dakord me gjithe postin (psh me tradhtine dhe familjen), por vleresoj guximin e ketij bloggeri per nje shkrim te tille, duke e ditur ne start qe do i kete te gjithe kunder :)))
ReplyDeletePo jo me ja shife Plumbin se vret menien fare rendesi ka ti japesh 2 byrek i llalle hahhah
DeletePllumi e tha menimin e vete qe me mjes smerret me muhabete si grate
DeleteSkifteri fiume in piena, nuk duhet te jem te gjithe me te mire per festa? :p
ReplyDeleteI lutemi skifterit te na e bej sfondin e bardhe dhe shkrimin e zi, Sepse mezi lexojme nga syte.
ReplyDeleteKam ca dite qe po ju ndjek, po pertoj te komentoj. Me dukeni pak cinik, por komplimente per stili e qarte dhe konciz, Ka shume opinioniste gazetash qe jane te lodhshem dhe formojne fjali te gjata pa qene e nevojshme, kudos to you for cutting a long story short.
ReplyDeleteVizion realist, por pak i erret per jeten Skiftero. Njeriu duhet te genjeje pak veten qe te ndihet me mire, nuk mund te jete kaq i ftohte gjate gjithe ekzistences. Megjithate, duke pare qe ti nuk po jep mend dhe po sugjeron qe secili te gjeje vete drejtimin ne jete, une them WHATEVER FLOATS YOUR BOAT... :))
ReplyDeleteBashkohem me Leon ketu siper, ke talentin e te qenit konciz.