December 19, 2012

[Survivor] Fausti

Sot Skifteri do shkruajë për pozitën delikate të gazetarit në shoqëri. Kështu që pa u rrotulluar majtas-djathtas le të hyjmë direkt në temë:
A janë gazetarët prostituta intelektuale? Po, janë prostituta intelektuale sepse ofrojnë penën, mendjen, mënyrën e të shprehurit në këmbim të parasë, interesit, shpërblimit në përgjithësi. Duhet sqaruar që në fillim që s'bëhet fjalë për gazetarët që mbajnë mikrofonin në terren. As ushtarët nazistë nuk u gjykuan për krime lufte. Bëhet fjalë për opinionistë, analistë, redaktorë. Dikush do skandalizohet, dikush tjetër do shtrembërojë buzët, por është kështu. Disa hipokritë do thonë: "të gjithë gazetarët janë njëlloj, por babai im...". Është nga seria: "Të gjithë doktorët marrin lekë, por më naiv se babai im, s'kam parë. Edhe i kam thënë bëj dhe ti si bota...". Me këta as që ia vlen të merremi.

Atëherë dikush do thotë me naivitet: Ka gazetarë që shkruajnë ç'u thotë mendja dhe zemra. Madje, disa prej tyre shajnë të dyja partitë, atëherë kur duhen sharë.

E para, të flasësh keq për partinë favorite të bën të besueshëm në sy të publikut. Kur të hedhësh baltë mbi kundërshtarin fjala jote do peshojë dhjetë herë më shumë. E dyta, në paradigmën e prostitucionit nuk përjashtohet që prostituta të vejë me dy klientë të ndryshëm njëri pas tjetrit. Ka raste kur një klienti i vjen ndot nga prostituta që ka vajtur me kundërshtarin dhe nuk e frekuenton, dakord për këtë. Ka raste kur klienti paguan aq mirë saqë e detyron prostitutën të mos shkojë me të tjerë. Ka prostituta që jashtë orarit të punës, në kohën e lirë venë me kë të duan, duke marrë parasysh pasojat përkatëse. Pra në çdo rast, e rëndësishme është që çdo gazetar "në treg" e ka një çmim dhe kjo duhet parë me kthjelltësinë më të madhe, ndonëse prostitucioni si fjalë ka (me të drejtë?) konotacion negativ.

Pse kanë kaq shumë sukses? Pjesa dërrmuese e publikut ka nevojë për dikë që t'u thotë ç'është mirë dhe ç'është keq. Këta përbëjnë brumin të cilit gazetari duhet t'i japë formë. Pjesa tjetër ka përbrenda mendime, brenga, mllefe dhe dëshiron që dikush t'u japë të drejtë, që dikush ta ngrejë zërin për ta. Këta të fundit nuk lidhen me gazetarin, por përqafojnë idenë që ai ngre, ide të cilën gazetari e ka kërkuar me qiri për të bërë lexuesin për vete. Kësaj kategorie po i bej një pyetje: kur je i bindur që ke të drejtë, e ke patjetër të nevojshme të gjesh dikë që mbron të njëjtën ide? S'mund të kesh të drejtë dhe pikë?

A është gazetaria e moralshme? Më e lehtë është t'i përgjigjemi si fillim pyetjes a është gazetaria e ligjshme. Po, këtë e siguron ligji bazuar mbi konventën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e cila mundëson lirinë e fjalës dhe të mendimit. Megjithatë, edhe në këtë rast gazetarët kanë abuzuar me lojëra fjalësh. Fryma e ligjit është që njeriu të thotë atë që mendon pa pësuar gjë, por nuk trajton rastin kur njeriu thotë atë që nuk mendon si në rastin e gazetarit.

A është e moralshme? E habitshme është se prostitucioni trupor dënohet shumë më shumë se sa prostitucioni intelektual. Sa dëm u shkakton të tjerëve një prostitutë klasike? Prostitucioni intelektual ka në dorë manipulimin e masave dhe e ushtron në mënyrë sistematike, e instrumentalizon, e ka qëllim në vetvete. Nëse politikanët i ndotin duart, gazetarët janë veglat që hyjnë thellë në baltë. Si përfundim, gazetaria është e pamoralshme, por është brenda rregullave të lojës, domethënë e pranueshme në një shoqëri si kjo, me vlera të ndërtuara  nga njerëzit dhe jo nga Zoti. Kështu që kujdes! Herën e ardhshme kur të shikosh një gazetar të skandalizohet nga mashtrimet e një politikani, pyeteni njëherë veten: Cili nga të dy ka gënjyer më shumë?

Kështu pra, iku Skifteri tani se do lexojë gazetën.

Gjeniu i vogël: Djali im nuk shtrohet, por po të dojë ai edhe kirurg bëhet.

30 comments:

  1. Qenka me nerva sot Skiftua :) ta kane bere per borxh? Gjithsesi shume e vertete. Pervec ketyre bejne dhe si te zgjuar.

    ReplyDelete
  2. Skifter, kjo eshte fatkeqesisht e vertete, por ka nje shpjegim.. Gazetat dhe televizionet jane prone e biznesmeneve te ndryshem qe ndjekin nje axhende te caktuar ne linje me interesat e tyre. Keshtu, qe ti si gazetar te punosh do "ulesh koken" qofte ne nje ane, qofte ne tjetren. Pra, po ishe neutral dhe idealist ne kete fushe vdes per buke ne Shqiperi.

    ReplyDelete
  3. :))))))) skiftero qeke kurioz te lexosh ca thone prostitutat ka iher :)))))

    ReplyDelete
  4. Skifter, si gjithmone je lokal kur shume mire mund te jesh global. Ky eshte fenomen qe haset ne gjithe boten, ndryshon thjesht niveli i sofistikimit. Ne shqiperi ja bejne mu qe jane te shitur dhe te njeanshem, ne perendim nuk ja bejne mu sepse kane dekada te tera qe e bejne kete gje, por nje mendje pak me e holle i kupton direkt dhe dallon ku ka disinformim dhe manipulim te lexuesit.

    Une s`kam kohe, pa do kisha hap nje blog 100 here me te bukur se skifteri :p

    ReplyDelete
  5. skifteri qeka deshmitar jehovai hahahahah e nxori koken

    ReplyDelete
  6. Me falni po ku e pate qe Skifteri po flet per Shqiperine?

    ReplyDelete
  7. Shume bukur. Me pelqen se si e ke trajtuar korruptimin e shpirtit. Megjithate krahasimi me prostitucionin real mban deri ne nje fare pike. Mua prostitcioni real me duket me i rende, mbase ngaqe jam dhe femer. Nuk besoj se ka femer qe deshiron ta ushtroje prostitucionin, e bejne nga halli. Kurse di gazetare qe e bejne me shume qejf gazetarine.

    ReplyDelete
  8. Kurse une, pervec rastit kur femrat detyrohen ta bejne, jam 100% dakord me prostitucionin ne kuptimin e pare te fjales. S`ka absolutisht asgje te keqe, asnje s`demtohet, te gjithe perfitojne, nje bote me e qete.

    ReplyDelete
  9. skiftero ke shum te drejt a ke pa gazetare si ai merua si kalojn fiks si prostituta nga pd ne ps pa ju dridh qerpiku jane te shitur te gjith

    ReplyDelete
  10. Lejojne duhanin, alkolin, armet (ne usa), gjera qe demtojne njerez dhe ndalojne prostitucionin...idiotesira fanatike...ne gjithe boten, jo vetem ne shqiperi

    ReplyDelete
  11. Pllumi shkruan direkt nga Brindisi i ka dhene tutori 3 ore te lira ne internet hahahahah

    ReplyDelete
  12. Gent paraziti si perfundim sgjeti qe sgjeti pune :)

    ReplyDelete
  13. Une jam gazetar dhe kete qe thua ti une nuk e shof aty ku punoj. Mund te shkruaj cfare te dua, asnje s`me ndalon. Nuk kam pare kurre censure dhe kam plot kolege qe kane ide te pastra dhe te pakorruptueshme. Ti si blogger flet me nje siguri qe te habit, nderkohe qe jam i sigurt qe s`mund te jesh ne brendesi te gjithe ketyre gjerave qe diskuton, sepse normalisht s`je omniprezent. Ne qofte se nuk isha mjaftueshem i qarte pres pyetje...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mos punon si gazetar ne facebook me emer anonim, prandaj s'ke presione? Ti jo vetem qe mbron veten por thua se paske dhe nje mjedis te tere te pakorruptueshem. Mos jetojme neper bote paralele? Duke qene se Shqiperia eshte e vogel njohim biografite e te gjitheve dhe kete ambjentin tend do e kishim degjuar se sben. Por mund te na e thuash ti :)

      Delete
    2. Anonim ti mos e merr personale sepse dihet qe ka dhe idealiste, por jane specie ne zhdukje(shpresoj qe te jesh nje nga ata), dhe sado te komentosh nuk mund te fshehesh balten e te tjereve.

      Delete
    3. Skifteri nje gje e ka thene shume bukur "te gjithe doktoret marrin leke, pervec babait tim, ai jo..."

      kete po ben edhe gazetari, nqs eshte vertet i tille, me ca shkruan

      Delete
  14. Te flasesh si anonim eshte shume kollaj...pse nuk e thua emrin ti dhe gazeten ose televizionin ku punon? Ku eshte kjo demokraci qe ne nuk e shofim?

    ReplyDelete
  15. Qe une flas anonim e perforcon mendimin se po them te verteten, sepse nuk me duhet te mbroj njeri duke qene se nuk kam zbuluar identitetin...

    ReplyDelete
  16. Nuk e perforcon fare. Megjithate ne qofte se do te besh si misterioz s'ka problem.

    ReplyDelete
  17. Shuuume e vertete kane filluar te genjejne edhe per showbizin. Showbiz i thencin po hajt mo :)

    ReplyDelete
  18. Cmerresh me gazetart e shkret per i cap buke luftojn dhe ata :p

    ReplyDelete
  19. Shiko shiko, skifteri paska dhe fan page ne facebook, dhe shkruan JOURNALIST. Mbase eshte ndonje nga keto te zhgenjyerit dhe e njeh mire realitetin gazetaresk ne Shqiperi. Nese eshte e vertete atehere vazhdo keshtu ti demaskojme te gjithe keto sahanlepires qe po na bejne te mos e ndezim TV.

    ReplyDelete
  20. Gazetaro po se di ti qe skifteri i di te gjitha se i ka thene jehovai hahagah :))

    ReplyDelete
  21. Gazetaria duhet te jete gjithmone opozite, duhet te jete zeri i popullit te pakenaqur i cili nuk perfaqesohet sic duhet nga qeveria.

    ReplyDelete
  22. Kuotoj Mikun, me nje fjali ka permbledhur gjithe esencen e gazetarise, ate politike te pakten...

    ReplyDelete
  23. Nuk shoh njeri ketu qe te permendi dicka shume te rendesishme...anen ekonomike...nqs nje gazetar do ishte i pasur para se ti futej profesionit, do ndihmonte goxha

    ReplyDelete
  24. Gazetaret jane kurva nga i pari te i fundit, bad news is good news anyone? Fuck 'em

    ReplyDelete
  25. Gazetari eshte pushteti i katert nuk ka pune me te rendesishme...tu bo tgjithe si te zgjut ketu

    ReplyDelete
  26. Skiftero ke fillu me e majt hap vetem 2-3 ore ne dite hahahah

    ReplyDelete