December 3, 2012

Festimet, të para nga brenda

Dëgjova që në raport me vendet e zhvilluara europiane jemi po aq të varfër sa në 1912. Tani, këtu dallohet optimisti nga pesimisti; i dyti kalon në depresion, i pari mendon që kemi mbajtur të njëjtin ritëm zhvillimi me vendet europiane këto njëqind vjet. Kush t`a fal.
Duhet përcaktuar diçka në fakt. Po flisnim për zhvillim në kuptim të ngushtë EKONOMIK.
Sepse ajo që ndodhi me tortën nuk ka justifikim, të lë pa fjalë, të sjell me këmbë në tokë, të rikthen te ca diskutime të vjetra, vërtet klishe, por të paevitueshme.
Ne – si komb – kur do evolojmë? (jo si metaforë, evolojmë evolojmë, ashtu siç e dëgjon)
Çfarë arsyë ka të shkosh me legen për të marrë tortë? Po të hidhesh mbi tortë? Po t`a shqyesh dhe të godasësh të tjerët me të?
Unë jam një nga ata që kanë justifikuar një mijë e një veprime të njerëzve në Shqipëri me varfërinë, por kjo nuk shpjegohet me varfërinë, asnjë nuk vodhi për të fituar, as nuk mashtroi se s`kishte rrugë tjetër, as lidhi tela ilegalë me shtyllën se s`kishte të paguante.
Do e kuptoja deri diku në qoftë se do ndodhte me ushqim, sepse njerëzit do merrnin më shumë seç u takonte nga halli. Po tortë?!
Këtu kishte thjesht babëzi, kafshëri, fshatarësi, injorancë. Dhe për këtë zakonisht ka dy zgjidhje
a)    Dorë e hekurt + shumë kohë
b)    Thjesht shumë kohë (disa breza)
Dorë të hekurt s`ka për të patur, kështu që presim.

6 comments:

  1. katunare jena tgjithe po he, edhe ti skiftero

    ReplyDelete
  2. Anonymous fol per vete. Po ta them kte si anonimi anonimit

    ReplyDelete
  3. Ate qe e merrte torten me qese e kam komshie. Sanie e quajne

    ReplyDelete
  4. Katnaret ne shesh, tironcit ne lokal :)))))

    ReplyDelete
  5. For me it was a miracle of freedom

    ReplyDelete
  6. Kshu esht kur kto katunar shiten per 5leke e pasi paguhen nga PS dalin tna turperojne aty..se asnje nuk e beri per te ngrene ate veprim t ulet

    ReplyDelete