December 26, 2012

[Biznis] Nigjo jer

Laci është një fenomen shumë kompleks, kështu që, si me shumë tema të tjera, ky do jetë një kantier i hapur me punimet që do vazhdojnë me muaj, ndoshta vite.
 
Mirë se erdhe mes nesh lac, ky është episodi i parë që të është kushtuar ty. Pas “Nusja dhe Shtetrrethimi” sot vjen “Laci dhe Menaxhimi”.

 
Laci nuk e duron dot mendimin e të paguarit për shërbime, nuk e koncepton dot që njëri t`i marrë paratë e tij pa i ofruar asnjë mall. Kështu, laci kur hap lokal refuzon kategorikisht të paguajë një interior designer, e arredon vetë gjithë lokalin, vendos për ngjyrat, e di ai dhe vetëm ai çfarë shkon me çfarë, e ka në kokë gjithë skemën, i duket vetja Leonardo.

 
Lokali hapet. Laci i jep direktivat e para kamarierit. 

 
Sa të duket që klienti është drejt fundit të konsumimit, duhet t`i hiqet pija, që klienti të stresohet dhe të detyrohet ose të porosise diçka tjetër, ose të çohet dhe të iki.

 
Pas orës 20:00 laci vendos të mos shërbehet më kafe, se duket keq dhe njerëzit rrinë 2-3 orë me një filxhan para, duke acaruar edhe ata që vërtet duan kafe dhe nuk e zgjedhin se është më lirë. Lacit as i shkon në mendje të trefishojë çmimin e kafes pas asaj ore për të gjetur një kompromis.

Dhe një strategji tjetër gjeniale e lacit, e adoptuar kohët e fundit; kamarieri të thotë “edhe një ujë pa gaz, apo jo” me një ton midis sugjerimit dhe faktit të kryer. Ose ta sjell vetë, pa e porositur ti, në tavolinë.

Laci hap dyqan rrobash. Porosia e parë që i jep shitëses është të acarojë klientin duke i qëndruar 30 centimetra afër në çdo lëvizje që bën klienti. Pastaj të komentojë çdo lëvizje të tij, çdo bluzë që prek me dorë ose që thjesht shikon. 

 
Zakonisht fiks atë bluzën që ka prekur klienti e veshin gjithë çunat e rinj, klientit fiks ajo do i shkonte shumë dhe është koleksion i ri.
Ky koleksioni i ri përbën zakonisht 98.8% të mallit të dyqanit dhe përjashtohet nga uljet. Të cilat laci i ka afishuar jashtë me shkrimin “ÇDO GJË -50%”.
Malli vjen gjithmonë nga Italia. Kjo nuk diskutohet, është postulat.

Laci tjetër është ai që ka biznes të madh. Këtu laci arrin kulmin, bëhët arrogant si në asnjë rast tjetër, nuk pranon absolutisht asnjë sugjerim.

 
Biznesi ka menaxher, por strategjitë i vendos laci. Përderisa ai ka qenë aq i zgjuar sa të bëjë lekët për të hapur këtë biznes, një menaxher do e dijë më mirë se ai?


Pastaj bën vetë edhe marketing-un, gjë e cila përkthehet në reklama skandaloze në tv, pamje filmike të fabrikës dhe procesit të prodhimit për të treguar teknologjinë e fundit, e shoqëruar me një këngë të momentit (mundësisht summer hit) në sfond, slogane të tipit "Pse tjetër?"...dhe fjala "kualitet" e futur gjithandej, se lacit i pëlqen shumë, i tingëllon shumë moderne. 
 

Pastaj bëhet më i zoti se një arkitekt, më i aftë se një pedagog (në rastin e shkollave private), duhet parë madje te spitalet private si sillet me doktorët, s`është habi t`i japë këshilla të vlefshme doktorit për operacionin e radhës.

Të gjitha këto sepse laci në luftën fitim afatshkurtër vs fitim afatgjatë zgjedh gjithmonë të parën. 

 
Gjeniu i vogël: Këtë e pikasëm dje në fejsbuk…   


34 comments:

  1. Ka 5 min qe perpiqem te kuptoj ca dmth nje koment anonim qe shkruan "HAHAHA"

    Posti me duket i drejte dhe inovativ, teme e rrahur pak here neper shkrime ne Shqiperi. Keta tipas vdesin te hapin lokale, ketu mund te ishte folur me gjate, per shembull per kendin e barit ku zgjedhin te rrine gjithe diten vete dhe te presin njerez nga nje ane, te mbikqyrin kamarierin nga ana tjeter :)

    Kjo faqja ne fb eshte e tmerrshme, keta injorante qe perfitojne nga nje fatkeqesi per ca likes...po dhe ti Skiftero qe dashje pa dashje u ben reklame, qofte dhe negative...

    ReplyDelete
    Replies
    1. ti kaq sa shkru ne nji koment munt te hapesh blogun tend

      Delete
    2. Nje qe shkruan `munt` me mire mos shkruaje fare.

      Delete
    3. aty kapu ti dhe mahu a fort. pse nji gabim nga shpejcia ta prishi umorin ty?

      Delete
    4. Pllumo, vazhdo me ato tulla me ate llac, c`te duhet blogu ty...

      Delete
    5. paske fjet shtremet ti shoku, shif iher mos fle prap

      Delete
  2. Skiftero sa mire i njifke ti keta mos je edhe ti njeri prej tyre ose i ke zili hahahah

    ReplyDelete
  3. hahah ky eshte artikulli me i lezecem qe kam lexu ketu, une kam pas vete lokal dhe me thene te drejten ca nga keto gjera i kam bo vete, po s`jam lac, si i behet? :)))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Fakti qe lexon kete blog te perjashton nga lacat BB. Skifteri, kete foton duhet te na e nxirrje qe ne mengjes per te na tmerruar?
      Ca bejne njerezit per 1 like dhe cik sukses ne fb, sa negative.

      Delete
  4. bb ske ca bo lale, pi nji got dhe jeta vazhdon :))))0

    ReplyDelete
  5. Me kujtohen ato reklamat te teuta TV per lokalet ne breg te detit. Me filmime te lokalit bosh dhe dy kamarriera qe vinin verdalle. Ne sfond kenga barbie girl :)))))))) sa gjynah

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahaha Ela Bar Restorant X qe thuhej 100 here, ambient fantastik, relaks, ushqim tradicional dhe italian, sherbim cilesor, organizojme ditelindje, dasma dhe gezime te tjera familjare...i kisha harruar fare thanks qe mi kujtove :)

      Delete
    2. :)))) po kur thonin dhe orarin. Nga ora 08:00 deri ne oren 22:00

      Delete
    3. Sa lexova teuta tv dhe breg deti direkt mu kujtun vidjoklipet me ato katunaret hiphopista 13 vjec me bluza tregu adidas :))))

      Delete
  6. Plumbi per i gote raki do bente gjera shume me te ulta se ajo foto aty hahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. pllumi do tkishte rraf falas :)))))

      Delete
  7. Doja te komentoja per lacat, pastaj pashe ate foton poshte, ca kafshesh, do hyj tu shkruaj dicka aty ketyre zoterinjve qe kane postuar dicka te tille per cik publicitet vetes..

    ReplyDelete
  8. Gjithe pronaret laca i paskemi tani qe po kujtohem :)))))) Puna eshte se keta pervec fitimit, kenaqesia e dyte eshte mburrja. Po s'e pane te tjeret, kot :)))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ky eshte komenti me i bukur qe kam lexuar sot. Per lacat ka 90% rendesi te duken, sidomos kur hapin lokale. Ecen secen lokali laci ka tjera qellime.

      Delete
  9. Plaumbi eshte pijanec qe vjen tape ne shpi dhe rref kalamajt hahahah e nxori veten sot

    ReplyDelete
  10. Po laci qe e perdor lokalin per te kapur dashnore? :)

    ReplyDelete
  11. Shkrim i mir shum, po lacat ama i japin drejtim gjonave thuj ca dush

    ReplyDelete
  12. Hahaa i modh kshu jan fiks e ke gjet

    ReplyDelete
  13. Goxha blog i vecante, lexova disa nga postimet tuaja. Eshte i lodhshem regjistrimi?

    ReplyDelete
  14. po qe keto biznese me shumicen e rasteve ecin se thote njeri? :)

    ReplyDelete
  15. @Une

    Regjistrimi eshte i lodhshem per nje lac, se permban shkrim dhe kendim :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ti duhet te jesh humoristi blogut. Gezohem, une.

      Delete
  16. Ti duhet te jesh i fiksuar pas filmave derisa huazon batuta...

    ReplyDelete
  17. Skifteri shkruka mire, por komentuesit qekan cik moshe e vogel :)

    ReplyDelete
  18. Si mund ti besh like nje fmije te semure? I kane trute ne vend keta?

    ReplyDelete
  19. Farell te lutem boll shkruajte nuk e shef qe eshte mbyllur hahahah

    ReplyDelete
  20. Skiftero edhe rreklama negative mbetet rreklame, kta qelbesirat as duhet ti kishe permen

    ReplyDelete