December 11, 2012

[Meteo] Skifteri në shtrat e sipër

Sot nuk paska ditë-natë në Tiranë, vetëm natë-natë. Aq natë-natë sa zgjimi ishte haluçinant, brenda 3 minutash gjithë këto versione u propozuan, shqyrtuan dhe u hodhën poshtë:

1. Majat paskan patur të drejtë, kemi bërë skeptikun kot. Po prapë…sikur dukej për fëmijë…pale, jemi të kufizuar, majat e dine.
2. Kam ngatërruar orën e alarmit.
3. Jo, qenka gabim ora e telefonit.
4. Jo, do jetë ora 7 pasdite dhe është fundjavë, me kë e kam lënë për kafe unë tani? Ta anulloj? Si e kam regjistrin e anullimeve për arsye idiote me këtë?
5. Nuk e di, po duhet të çohem.
6. Prit dhe 5 minuta sa të kuptoj çfarë po ndodh, pastaj do çohem.
7. Edhe 5.

Siç shohim, të dashur miliona lexues, gjykimi bëhet më i kthjellët me çdo sekondë që kalon. Aq i kthjellët sa mendova – saktë – që ky zgjim do përsëritet kushedi sa herë në muajt në vazhdim. Po në fakt kjo
ishte thjesht hyrje që vështirë t`i interesojë njeriu.

Çfarë më bën vërtet përshtypje është kjo:

Si ka mundësi që Tirana në shi duket si qytet në evakuim e sipër?

Pellgje, ndërtesa të ngjeshura gri ose të dala boje, supertrafik, bori makinash stil dasme, ambulantët që kanë hedhur qese mbi paketat, xhepistat e Kinostudio-Kombinat me buzëqeshje të stampuar në fytyrë,
njerëz të stresuar në kulm.

Të gjitha këto sepse thjesht po bie shi. Do jetë ngaqë ne jemi ballkanas, jemi solarë dhe s`e durojmë dot një mot që i shkon ndesh natyrës sonë.

Po prapë sikur mbaj mend vende të tjera me shi ku kam qenë, ku, përveç rasteve të rrebeshit, mjaftonte një çadër dhe mund të dilje pa mallkuar veten njëqind herë. Atëherë do jetë sindroma kur gjëja e tjetrit
të pëlqen më shumë a priori.

Po ankohem kot, se ka lokale shumë të bukura në shi. Lokali – zgjidhja për çdo problem në Shqipëri. Ca vdes shqiptari i shkretë për të parazituar në lokal, shkon bie edhe shi që “ta detyrojë” të ulet aty.

Duke shkruar e gjeta më në fund çfarë kisha në mendje të përmbledhur, pa lodhur njeri.

Ajo që mendoj është kjo:

E keqja e këtyre ditëve është se gjatë kësaj periudhe njerëzit këtu nuk jetojnë, mbijetojnë. Presin të kalojnë këto ditë derisa të dalë dielli.

E keni parasysh që zakonisht kjo më lart përdoret si metaforë? Imagine.

14 comments:

  1. avash mer ti ku paske jetu ti qe ngele tu shajt

    ReplyDelete
  2. Edhe ca detaje te tjera, edhe dy-tre poste dhe e morem ku e ke lagjen

    ReplyDelete
  3. Skiftero lexon titujt e faqeve te para te gazetave ti qe zgjohesh kshu?

    ReplyDelete
  4. E kom thon, tirona esht si venecia.
    durrsi si bari
    elbasani industrial si torino
    korca si milano :))))

    ReplyDelete
  5. Nuk thu shyqyr se shiu e zbut klimen

    ReplyDelete
  6. Me mire shi se ske ci do gjithe katunaret rrugeve, le trrine nshpi

    ReplyDelete
  7. Urime per blogun, shkrime shume interesante. Ne lidhje me shiun mendoj qe Tirana eshte shume kaotike, keto efektet kolaterale qe pershkruan ti jane te paevitueshme.
    Pershendetje, Genti

    ReplyDelete
  8. Aldo morning show eshte ketu? Ka nxjerre aldo gazete e?

    ReplyDelete
  9. Skifter qe mezi zgjohet hera e pare qe shof :)

    ReplyDelete
  10. Avash se duket sikur po flet per Kandaharin, se ca ka hyp ky qef te gjitheve me shajt shqiprine se marr vesh me thene drejten

    ReplyDelete
  11. pse kaq pesimizem ketu? si eshte ajo shprehja bukur 'life is about learning how to dance in the rain'
    per nje imazh me te qarte: http://www.youtube.com/watch?v=p47fEXGabaY sekonda 2.32

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po po, fiks ashtu eshte dhe Tirana :)))))

      Delete