Skifteri jo më kot ka fituar qindra çmime për përkujdesjen ndaj lexuesve të tij. Sot do bisedojmë tête-à-tête me lexuesin për t'i dhënë ca këshilla që ti ketë në xhep gjithë jetën.
Në këtë mënyrë Skifteri do ketë lexues jetëgjatë. Siç e shihni, për marketing Skifteri ka shok veten.
3, 2, 1, start!
- Mos e lër cigaren pa u zbatuar ligji antiduhan.
- Mos shiko emisione televizive që fillojnë në agim dhe mbarojnë në muzg. Për më tepër të dielën.
- Mund t'i shohësh në qoftë se do të lësh cigaren. Edhe pse Skifteri mendon që cigarja dëmton më pak se këto.
- Mos bli kurrë çadër, shko në pub dhe zgjidhe vetë. Tani për festa me shumë mundësi kanë sjellë edhe nga jashtë mall të mirë.
- Të dielën zgjohu sa më vonë dhe fli sa më herët. E diela nuk meriton ta respektosh. Jo më kot ato emisionet 8-orëshe janë të dielën.
- Mjaft me këto librat. Po të ishin aq të rëndësishëm do i kishin nxjerrë në fejsbuk.
- Lexo Skifterin.
- Lexo Skifterin dhe thuaje me fjalët e tua.
- Lexo Skifterin, thuaje me fjalët e tua dhe shpërndaje lajmin e mirë.
- Fli prapë gjumë tani, se pjesa më e bukur e së dielës sapo kaloi.
Na cmenen me kto tr djelat shqiptare
ReplyDeleteKu e ke kap kete punen e ktyne emisioneve e diell ose e diela shqiptare
ReplyDeleteNuk ka trashje me te madhe se kto :)))
Sot kam hyre vone, se tani mbaruan ato emisionet :p
ReplyDeleteNuk eshte dite pune se namin do kishim bere me komente :p
ReplyDeletePo po, ky eshte blog shteteror :)))
ReplyDeleteNe buxhetoreve nje cader cilesore qyl na bo pune :p
ReplyDelete