December 14, 2012
[Survivor] O sot o kurrë
Pesë minuta! Sikur pesë minuta mos ta ketë mendjen armiku, kjo punë merr fund...
***
Mbrëmë nuk arrita të fle. Pa gdhirë mirë mblodha armët dhe erdha të zija pozicion. Pasi vëzhgova me vëmendje përreth, zgjodha më të mirin të mundshëm. Filluan të vinin dhe shokët një nga një. U takuam dhe inkurajuam njëri-tjetrin. E kishim të qartë që s'do ia dilnim dot të gjithë, disa do mbeteshin rrugës. E përsëritëm dhe njëherë planin dhe secili zuri pozicionin e tij...
***
Pesë minutat e bekuara nuk po vijnë. "Vetëm pesë minuta dhe jo më shumë...". S'është momenti për këngë...
***
Kur pashë armikun zemra m'u drodh. Nuk ishte hera e parë për mua dhe s'do ishte as hera e fundit. Por kësaj radhe ishte deçizive. Ai se me kë filloi të fliste dhe të bënte shenja pa kuptim. Pashë që as shokët s'po ia ndanin sytë. Ata prisnin si unë...
***
Tani situata është vërtetë kritike. Koha po kalon dhe armiku ka qenë gjatë gjithë kohës vigjilent. Të filloj të lëviz? Jo, jo, jo! Është tepër e rrezikshme. E ke pësuar njëherë kështu. Të ishte Petriti do kishte hequr dorë me kohë. Po unë s'jam Petriti...
***
Armiku patrullonte papushim. U pamë disa herë në sy me shokët. Edhe ata ishin në vështirësi. Nuk kisha vetëm hallin tim. E gjithë familja i kishtë sytë te unë. Dje nëna më tha me lot në sy: "mos na zhgënje". Mos na zhgënje, sikur unë dua t'ju zhgënjej. Në fund të fundit prej jush i hyra dhe kësaj pune. Zoti më ndihmoftë! Vetëm pesë minuta të mos ta ketë mendjen...
***
Nuk ka më kohë duhet të bëj diçka. Ky ditëzi sot qenka në formë, nuk i ktheu njëherë shpatullat! Po sikur mos t'ia dal? Mund edhe t'i dorëzohem armikut por s'do të më falë. Përkundrazi do më shohë gjithë përçmim dhe do më bëjë moral. E pamë ç'i ndodhi Gencit. Të lutem o Zot, hiqja mendjen për pesë minuta! Njeri jam dhe unë, më ndihmo. As që nuk duhet ta kryej të plotë. Mjafton edhe gjysma, mjafton dhe pak më pak se gjysma. Disa nga ju më kuptojnë drejt se ma dinë hallin, e kanë provuar dhe vetë. Po, po, më njihni shumë mirë!
Si?
Si përfundim e dorëzova bosh fletën. S'lëvizi fare plehra!
Gjeniu i vogël: Studenti po s'i mori të gjitha notat s'është student.
Labels:
Survivor
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Ky eshte shkrim fantastik, bravo skifteri kesaj radhe.
ReplyDeleteArmiku=Maqo i ekonomikut :))))))
ReplyDelete:)))))
DeleteOre ca kuptimi ka e qeshura anonime. Qe dikush ne bote pelqen komentin tim? Zbuloje identitetin!
DeleteTe ngroh me shume po te te them qe jam Toni?
DeleteToni gezohem, une jam Mira :)
DeleteLike
Deletenga Toni :)
Skifteri qeka secchione hahahh
ReplyDeleteKy artikull eshte i shkruar mire ne vetvete, por nuk me pelqen toni talles ndaj nxenesve dhe studenteve te dobet. Nuk duhet te jene te gjithe studente te mire, disa do behen doktore, por disa edhe mekanike pastruse etj.
ReplyDelete:)))) i shkreti ky prit gomar te mbi bar :)))
ReplyDeleteNxensat e mire ecin ne jet shum me pak se nxensat e kqij, esht e provume, nxensat e mire marrin rroge, ngelsat hapin biznes, ka studime per kte pune
ReplyDeleteTi Sokol, flet nga eksperienca kshu? Apo kot ne pergjithesi? :P
ReplyDeleteSokolit mos ja qaj hallin ti vllai, se shkelqyshem ska maru, po dhe ca lek per gjona tbukra i ka
ReplyDelete:))))))) na ngriu gjakun. une thashe a do mbeste gjalle apo jo
ReplyDeletehahhaha, deri tek paragrafi 5 keshtu m'u duk dhe mua
DeleteShume bukur skifteri kesaj here :)
ReplyDeleteNuk eshte e thene te jete per nxenesit e keqinj, edhe te miret kane bere kopje dhe emocioni ka qene i njejte. Shpjegimi emocionit eshte thelbi artikullit them une. Dhe ajo ore e provimit dukej si nje jete e tere, kur sbeje gje, se kur kishe c'te shkruaje nuk te mjaftonin minutat...
neve po na thu ti? ekspertve? :))))
DeletePllumi ka fitu cmimin ngelsi vitut hahahah
ReplyDeletePllumi i ka rreshtu diplomat rrjesht. sa diploma ka Pllumi, aq te mira qofshin
DeleteDiploma mekaniku hidrauliku puntor llaci hahah
Deletekurse te tuat xhigolo per te mos vajt me larg
DeleteHAHAHAHAHA HA
ReplyDeleteKaloi ky si perfundim a jo?
ReplyDeleteU kualifikua per ne vjeshte
DeleteAjo pesa te figura eshte per noten apo per minutat :)))))
ReplyDeleteApo qe po shtrin doren per i cope pese? :)
ReplyDeleteAh te kishim nje iphone atehere thuaj. E beje kopimin me fol me vete :)
ReplyDeleteNga foto e artikullit, une them ka kaluar, madje madje, them se ka marre as me shume e as me pak se 5.
ReplyDeleteDo Zoti eshte si thua ti!
DeletePer mua ka kaluar dhe tani punon ne ndonje ministri drejtor :(
ReplyDeleteLike
DeleteNgelcat duhet te jene te bashkuar :)))))
ReplyDeleteAtehere, duke kaluar mbi "urime per emisionin...", per fat te keq realitetin e pershkruan me mire komenti i Dionisit. Njerez te tille arrijne drejtore dhe ministra dhe jemi ne ata qe duhet te jetojme kete komedi tragjike.
ReplyDeleteS'e kuptoj pse flet me "atehere" ne fillim te fjalise. Sikur ke gjysem ore qe flet dhe tani po na ben permbledhjen :)
ReplyDelete"Të ishte Petriti do kishte hequr dorë me kohë. Po unë s'jam Petriti..."
ReplyDelete:))))))))
Une shpresoj deri ne fund se s'i dihet :))))
Ja kuptuam edhe moshen skifterit, shife kur te shkruaje neser per 20 vjetorin e vet :)
ReplyDeleteAnonimi Kakavi
Studenti seahte student po sprovoi ihere tkuqen, seshte student po smori pjese ne 1 orgji, po se cuan ihere kaliqafe nshpi ne koma alkolike, po smori 20-30 here nvit lek borxh, po su anku tpakten 1 here qe presori dha ne provim gjona jashte librit :)
ReplyDeleteanonime kakavi mo ej. sponsori i te gjitha emisioneve :)))))
ReplyDeleteeh kto pozicionet. Po kur te ve ne rrjesht te pare? :P
ReplyDeleteS'ndihesh i sigurte kur e ke klasen mbrapa? hahaha Do ta kesh para?
DeleteAjo dora te foto e paska te gjate rrugen e lekut, po dhe ate te dashurise :P
ReplyDeletehahahaha fiks. po kur te rri presori mbrapa qe s'guxon ta kthesh koken :)))
ReplyDeleteAnonimi i ores 7:26 eshte komenti i dites.
ReplyDelete