Skifteri është i angazhuar vazhdimisht në një kryqëzatë kundër injorancës, banalitetit, vetëkënaqësisë dhe mediokritetit.
Si rezultat i kësaj, vlerësimi që Skifteri ka për njerëzit inteligjentë e bën që të tregohet tolerant edhe ndaj atyre që kanë pak Makiavel brenda tyre, për sa kohë janë origjinalë në intriga dhe përfitojnë me të drejtë nga tipat që mezi kapin numër dyshifror në IQ. Skifteri mundohet të ketë keqardhje për këtë pjesën e mashtruar (që zakonisht është shumica) por e ka shumë të vështirë. I vetmi mendim që i vjen në mend është që e meritojnë.
Madje të jetë për Skifterin vota duhet ponderuar me IQ-në. Nuk mund të vlejë njëlloj vota e një peme me atë të një homo sapiens. Thjesht nuk është e mundur.
Tani, është edhe një kategori tjetër njerëzish inteligjentë, të cilët Skifteri i vendos në piedestal, sepse inteligjencën e përdorin më shumë për vetëmbrojtje se për sulm, kanë mjete për të çarë përpara pa patur nevojë të përdorin vazhdimisht bërrylin, sepse dinë të rendisin prioritetet, janë të programuar, dinë ç`bëjnë, janë njëkohësisht edhe elastikë. Dhe kanë diçka tjetër të cilën Skifteri nuk mund të mos e përmendë:
Këta njerëz ndihen shumë mirë me veten, si rrjedhojë nuk ndiejnë nevojën për të përdorur arrogancën dhe ironinë pa pushim për të fshehur pasiguritë e tyre.
Ky lloj individi është i rrallë dhe në zhdukje, por ju mund ta gjeni nga këto shenja dalluese:
- Është femër
-
Të sqaron çdo gjë deri në detaj, mjafton të pyesësh, nuk bezdiset
-
Është dëgjuese e mirë
- Flet me shumë mirësjellje
-
Shikon në sy kur flet
-
Ka sy të gjallë
- Ka sens humori
- Ka shpirt organizativ
- Trasmeton energji pozitive përreth
- Ka sex appeal
- Ka shumë sex appeal
- Në ndonjë rast tregon shenja të lehta naiviteti, duke marrë seriozisht – monologu plot pathos i përfshirë – çështje që të gjithë i injorojnë.
- Ndihmon jetimët duke bërë punë vullnetare
- Bën jetë të shëndetshme
- Është tip sportiv, për të mos thënë që merr pjesë edhe në maratona
Për ta pëmbledhur, një njeri që ke qejf ta kesh afër…
Me këtë frymë pra, Skifteri këtë lloj personi jo vetëm që e uron për Krishtlindje, por e përqafon.
S.B. (ALIAS Skifteri Blogu, para se të krijohet ideja sikur këtë e ka postuar kryeministri ynë, ose Berlusconi).
PS: Jemi të ndërgjegjshëm që lexuesi mund të mendojë “nuk ka kshu lloj robsh”. Edhe ka edhe ka.
Gjeniu i vogël: Me një njeri të zgjuar ke qejf të bisedosh (Marrë nga: Dostojekvsi dhe Skifteri, Kujtime, 1879)
awwwwwww
ReplyDeleteSkifter po me ben te dyshoj - mendoja se te njihja...
ReplyDeleteTi miraton punen vullnetare per te ndihmuar jetimet?!
Gjithsesi, faleminderit per urimin - Une jam fiks ky personi qe pershkruat me lart....
ASPAK ne fakt :)