December 25, 2012

[Skifteri edukon] Kështu foli Skifteri...

Gëzuar Krishtlindjet! Viti 2013 do jetë deçiziv për shqiptarët, kështu që le të marrim një shëmbëlltyrë nga Bibla meqë e sugjeron dhe dita.

Një pronar u dha shërbëtorëve para dhe u nis për rrugë. Dy prej tyre e investuan paranë dhe e shtuan. I treti e groposi, pasi kishte frikë se mos pronari e qortonte. Kur pronari u kthye, dy shërbëtorët e parë i lavdëroi pasi u treguan punëtorë, kurse të tretin e qortoi për përtaci. Jezusi e shpjegon shëmbëlltyrën nëpërmjet zbërthimit të simboleve. Pronari simbolizon Perëndinë, shërbëtorët simbolizojnë njërzit kurse paraja besimi i Perëndisë te njerëzit. Perëndia gjykon se si njerëzit e përdorin besimin e Tij.

Rikthehemi te njerzit dhe shtojmë në shëmbëlltyrë një shërbëtor të katërt i cili e harxhon paranë. Kur pronari do kthehet nga udhëtimi mesiguri do ta dënojë shërbëtorin ose do ta zëvendësojë me një shërbëtor tjetër, por gjithsesi nuk mund të skandalizohet dhe të bëjë të habiturin dhe moralizuesin. Në fund të fundit u besoi paratë disa të huajve dhe në botë ka njerëz nga më të ndryshmit, ndër të tjerë dhe hajdutë (ky përfundim është shumë i rëndësishëm!).

Lexues, e lëmë shëmbëlltyrën dhe katapultohemi në realitet. Pronari është populli sovran, shërbëtorët janë partitë politike në shërbimin tonë, kurse paratë janë votat. Pyetja e Skifterit për ju është: si i bëhet në qoftë se nuk ke besim te asnjë nga të katër shërbëtorët? Nëse nuk keni kohë të mendoheni sepse mund të ftohet gjeli i detit, atëherë përgjigjen e gjeni mes rreshtave të këtij shkrimi.

P.S. Për Shqipërinë, shëmbëlltyra duhet të ishte: "Na ishte një shërbëtor me katër pronarë...". Ndonëse demokracia jonë ka mbushur 20 vjeç është akoma në fazën e pubertetit. Megjithatë votën e ka populli dhe partitë s'kanë fuqi pa votën. Alternativën kristiane "t'i kthejmë dhe faqen tjetër" e kemi në xhep, madje të perfeksionuar.

Gjeniu i vogël: "Nga studimet më të fundit rezulton se Jezusi ka lindur në vitin 3 para erës sonë, ose e thënë ndryshe në vitin 3 para lindjes së Krishtit".

7 comments:

  1. E modhe kjo! Po kujt i thua...
    Gezuar Krishtlindjet!

    ReplyDelete
  2. Gezuar Skifterooo, te pakten sot zbutu cik mor burre :)

    ReplyDelete
  3. Mos e ngacmoni Skifterin se eshte ne kishe po kendon hahahah

    ReplyDelete
  4. Gezuar Skifter! Pa popullit ske cti besh, ehhh

    ReplyDelete
  5. Popullit kem ca ti bejme po tani skemi gje ne dore :)))
    Gezuar per shume vjet!

    ReplyDelete
  6. Skiftero rrofsh per urimin. Ajo qe thu ti mund tbohet per 50 vjet. Gezuar Krishlindjet!

    ReplyDelete
  7. Skifteriiii, s'i le keto as per Krishtlindje :)
    Urime, ne 2013 te dhente sa me pak material atdheu :) te kapesh me italionin :p

    ReplyDelete