Sot Skifteri do ju flasë për jetën tragjikomike të Iksit. Iksi qesh gjithmonë i fundit, jo sepse del gjithmonë fitimtar, por ngaqë... e kap me vonesë. Ndonëse ndër shokë i kap i fundit situatat, Iksi e kuptoi i pari se në gjuhën shqipe shprehja "qesh mirë kush qesh i fundit" ka hyrë gabim. Qesh mirë kush qesh në fund dhe jo i fundit.
Iksi mban mend se kur ishte i vogël qeshte e gajasej në një kohë me shokët. Po kjo zgjati deri kur mbaruan barcaletat me Nastradinin. E mban mend si sot herën e parë kur qeshi me vonesë. Askush s'ia vuri re, madje qeshën dhe njëherë me të. Mirëpo situata filloi të përkeqësohej. Shokët qeshnin sa qeshnin pastaj kthenin sytë dhe veshët nga Iksi për të pritur jehonën. Njëherë, pas një barcalete u ngrit nga tavolina dhe bëri sikur iku në banjo ku ia shkrepi gazit. Qeshi sa qeshi vetëm dhe pastaj u kthye përsëri te shokët.
Do të dëshironte shumë të mos i vinte për të qeshur, por pasi i kuptonte, disa barcaleta ishin vertetë gazmore dhe ai s'e mbante dot të qeshurën. Aq shumë u kompleksua sa filloi të shtirej sikur i kuptonte me të parën. Po as kjo nuk qe një punë e lehtë. Sa herë që fillonte një barcaletë ai ndihej si vrapuesi në nisje duke pritur shkrepjen e startit. Pasi dëgjonte dy-tre të qeshura atëhere bënte dhe Iksi sikur qeshte. Më pas, kur e kuptonte vërtetë shakanë qeshte prapë duke u thënë se iu kujtua ai "muhabeti".
Problemin më të madh e kishte kur gjendej vetëm për vetëm me shokun që tregonte barcaletën, sidomos para Ypsilonit, ai i kishte shumë të forta. Lakuriq si para pasqyrës, një ditë ia rrëfeu hallin shokut dhe iu lut: "A ka mundësi t'i tregosh barcaletat më ngadalë?". "S'është puna fare aty", ia kishte prerë shkurt Ypsiloni. "S'është puna fare aty", përsëriti me vete Iksi. "Po ku është pra puna? Ky s'e kupton që unë i kap me vonesë? Atëhere pse më flet si misterioz?". Iksi ishte në hall të madh. Nuk është se anët e tjera të jetës po i shkëlqenin. Vonesa ku nuk e kishte nxjerrë kokën...
***
Një ditë Zeti i tha diçka që do i ndryshonte jetën përfundimisht. "Ti ke nevojë të yshtesh!". Yshtja tingëlloi pak çuditshëm në veshët e Iksit... nuk ishte mësuar ta yshtnin. "Të yshtem. Më yshtën. Të yshtën. E yshtën. Tani më duket si fjalë pa kuptim. Në djall të vejë! Po shkoj të yshtem!".
Te dera e fallxhores kishte vetëm gra. Të gjitha kishin hall fati. "Me fatin s'kam qenë keq", mendoi Iksi aty për aty. Sekserja e fallxhores ishte një mesogrua pak shurdhe.
- Si e ke hallin?
- Qesh me vonesë.
Sekserja u mek duke qeshur:
-Pse mor çun? Ku ta gjesh te vish me vonesë...
Kur e thirrën brenda Iksi u habit që fallxhorja ishte burrë, domethënë fallxhor. Në mendjen e tij (dhe jo pa të drejtë) kjo ishte punë për gra. Pastaj u kujtua se emri Rixha që kishte parë te reklama e fallxhorit mund të lexohej dhe Rixhá i cili ishte emër burri. Si s'i kish vajtur mendja më parë?
- Më tha Drita që s'mbaron kollaj - i tha fallxhori me qesëndi. Me fat si ke qenë?
- Mirë, dhe ndonjë lloto e kam kapur...
Fallxhori qeshi. Në atë moment Iksi kuptoi se sekserja Drita s'e kishte dëgjuar mirë (shurdhja e mallkuar!) dhe se gratë që prisnin në radhë donin burrë. E mblodhi veten dhe vazhdoi:
- Problemi im është se qesh vonë, i kap gjërat me vonesë.
- Ama këtë hall paske ti more djalë? E di sa ka si puna jote? Të gjithë bëjnë sikur kuptojnë dhe qeshin kot, vetëm se e maskojnë më mirë.
Fallxhori ia shpjegoi me detaje gjerësinë dhe thellësinë që kishte marrë fenomeni. Disa fakte e lanë Iksin me gojë të shqyer nga habia. Në fund fallxhori i tha:
- Ky është një trend i ri. Po ta kesh vënë re nëpër televizione kanë filluar të dalin gjithmonë e më shumë njerëz si ti. Nëpër vende drejtuese po vënë njerëz si ti. Në qeveri kanë filuar të vënë njerëz si ti...
Iksi doli nga shtëpia e fallxhorit me zemrën mal. Jeta i dukej e gjatë dhe e gjerë. "Në fund të fundit e paska pasur mirë shqiptari: qesh mirë kush qesh i fundit. Qënkam në rrugën e drejtë!".
Bazuar mbi një histori të vërtetë.
Ypsiloni, sot është kasap te pazari i ri.
Zeti, vdiq nga overdoza.
Fallxhorit i bënë voodoo.
Dritës i erdhi mrekullisht dëgjimi dhe u bë një kompozitore e suksesshme.
Iksi punon drejtor i marrëdhenieve me jashtë në ministrinë X.
Skifteri u bë bloggeri më i suksesshëm në botë.
Gjeniu i vogël: Në çfarë gjinie është fjala "çanta"? Çanta është në gjininë asnjëanëse, sepse ka çanta për femra dhe çanta për meshkuj.
hahahha mirmengjesi... I papare ky artikulli... Good job skifter. Kjo pres te jete nje nga te paktat gjera te lezetshme si dite e hene qe eshte.
ReplyDeleteShume e bukur ... pak a shume ngjason me barcaletat e Nasreddin (hoxha), por nga ato te mirat te fillimit, jo ato qe dolen me pas. Se ato te parat te jepnin edhe mesim te mire ne fund.
ReplyDeleteSkifteri zemra jon!!!
Se ke me kujtojne keta njerez si X-i :)))
ReplyDeleteSkiftero je brilant. Ta them me gjithe shpirt. You outdid yourself.
ReplyDeletepse sthu nji rob i trash :)))))) me shum edukat je skiftero
ReplyDeleteS'ka dashur te te ofendonte kaq hapur hahahaha
DeleteUeeee eshte mrekullisht, fatkeqesisht, perteqeshurisht, perteqarisht e vertete :)
ReplyDeleteKetij artikulli nuk di ca ti shtoj. Me fundin kam qesh me lot, te shpresojme mos jete i kopjuar mo, si cdo gje ne Shqiperi :)
ReplyDeleteSkiftero edhe nje pyetje kisha une? Po kete blogun e mban hapur vetem paradite ti? hahahah
ReplyDeleteGento vetem ti je dhe pasdite i lire. Ne hyme paradite se s'na punohet :))
ReplyDeleteSkiftero je brilant. Ta them me gjithe shpirt. You outdid yourself.
ReplyDelete:))))))) edhe gjeniu i sotem bazuar mbi nje histori te vertete?
ReplyDeletebravo skifter! keta njerez po i hasim kudo dhe ngado. po na e marrin frymen.
ReplyDeletembaroj me vonese hahahahahahahah
ReplyDelete:)))))))) si paskan perfunduar personazhet. trego barcaleta tani more ypsilon :))))
ReplyDeleteZetin e kam njohur, ka qene e tmerrshme kur ndodhi. Me ne fund dikush shkruan per te, e meritonte :)
ReplyDeleteSkiftero ke harru edhe Plumbi u martua me nje burre ne Hollande hahahah
ReplyDeleteedhe genti mezi ecen nga i muabet :))))))
DeleteNe fakt kisha dicka per te thene, te shpresojme te pergjigjet edhe skifteri. Kur thuhet qe keta njerez kane arritur edhe ne qeveri, jane drejtues te larte, nuk kemi faj te gjithe si popull ne? Edhe ti skifter?
ReplyDeletehahahaha si film, biles propozoj ta beni film :)
ReplyDeleteShume mire e ke shkruar, pasi e jep shume qarte idene se kjo kategori njerezish nga Demos po behen Zeus dhe cdo dite e me shume po e perligjin. Arsyeja me e rendomte qe japin: "Keshtu jane te gjithe". Nuk jane keshtu te gjithe. Edhe me optimist mund ta beje postin nqs ne fund Iksi mbytet te Lana.
ReplyDeleteAh Zeti Zeti, cfare cuni ke qene! :))))
ReplyDeletePlumbi ngeli duke bere rruge Korce jave per jave se ka nje lidhje serioze me nje prift grek hahahah
ReplyDeleteGenti, seriozisht, nuk diskuton dot qofte edhe njehere rreth temes?
ReplyDeletePastaj pse qesh pas cdo fjalie?
Dhio nis sa shpejt prekesh thuj edhe Plumbit te beheni bashke kunder meje hahahah
ReplyDeleteKjo drita mos esht gjo i gjoksderre se mduket se e kam nlagje :))
ReplyDelete:)))) ajo esht, ajo. Ne fakt Genti e ka emrin ne te vertete :)))
ReplyDeleteEshte vetem pershtypja ime, apo skifteri sec ka dicka budallenjte. Spara i honeps :p
ReplyDeleteAs ne nuk para i honepsim :)
Deletevetem ti anonimo i honeps kushedi pse hahahah
DeleteEj, imagjinoni te jete Genti ndonje personazh publik dhe ketu ta nxjerre koken me verte. Ndonje Drini Zeqo psh :)
ReplyDeleteThuj zogu tirones me mire :))))))
ReplyDeletePlumbi ka shprese te jem ai se do te me ftoje per darke e di une hahahah
ReplyDeleteKy blog mbyllet ne 3 si insitucion shteteror :)
ReplyDeleteTak tak ka njeri ahahah
ReplyDeleteGentiiiii mos dil naten muaahahahahaha
ReplyDeleteDuam postin e ri :)
ReplyDelete