December 13, 2012

[Flora dhe Fauna] Pemët


Të dashur miliarda lexues,

Sot Skifteri do ju prezantojë – ose do ju rikujtojë më mirë, sepse do të ndajë acarimin me ju, çdo veprim ka qëllime egoiste  – njerëzit që mendojnë dhe flasin njëlloj. Këta janë ata që nuk dalin kurrë nga mendimi i përgjithshëm, preferojnë sigurinë që sjell një cliché (sepse e ka menduar tjetërkush më parë, kot s`është bërë cliché) dhe duan të ndihen gjithmonë pjesë e një grupi, mundësisht nga ana e shumicës.

Këta, në qoftë se s`është kuptuar akoma, janë njerëzit banalë dhe për fat të keq (apo logjikisht?) janë shumica.
 
  1. Njeriu banal adhuron dialogun “të dua – edhe unë”, ndonjëherë kur ndihet kreativ mund të shkojë edhe te “unë të dua më shumë seç më do ti mua”, mundësisht në sms sepse ka patur kohë ta mendojë, me një shkelje syri si emoticon që rrezaton krenari. Kur hapen diskutime rreth kësaj teme, nuk mungon dashuria që është e verbër, që s`njeh moshë, apo njeriu që po s`dashuroi s`ka jetuar.

Skifteri u jep njerëzve banalë këshilla për jetën
  2. Njeriu banal dëgjon dy veta që diskutojnë për politikë, shikon nivelin e argumentimit, pastaj shikon veten…e pamundur të kontribojë. Çfarë duhet të bëjë? Shumë e thjeshtë, kush është shprehja më e rrahur dhe njëkohësisht thuajse e pakontestueshme?

Ah po, “të gjithë hajdutë janë këta tanët po hë”. Shoqërohet zakonisht me shikim largpamës dhe ton keqardhjeje për situatën. Kur ka një cigare që të ndajë fjalinë në mes dhe të picërrojë sytë sikur po mendohet akoma më mirë, ndonjërit madje mund t`i duket edhe i thellë. Ose sikur kjo fjalia ishte maja e ajsbergut, sepse ai thjesht përton të shpjegojë.

   3. Njeriu banal vdes të përdorë sa më shumë fjalë më origjinë latine të cilave nuk ua di ekuivalentin në shqip dhe fjalë që mbarojnë me -isht; kualitet, atraktiv, adaptohem, faktikisht, absolutisht, kryesisht, etj. I thekson aq shumë në fjali sa duket sikur ka zgjidhur ndonjë problem dhe po shpëton jetë njerëzish. Po ta lësh mund të eksitohet nga monologu dhe rrezikon të degjosh fjalë si ekstremisht, kompleksitete e shpikje të tilla.

 Fundi i pjesës së parë.

“Njeriu Banal” do jetë serial dhe si çdo telenovelë e bërë mirë do ndërpritet gjithmonë në crescendo. Skifteri në marketing ka marrë dhjetë, di ç`bën.

 Tani…surprizat e Skifterit s`kanë të sosur. Sot deklarojmë të hapur rubrikën tonë më të fundit (meqë ra fjala, nuk mjafton të thuash “e fundit”? Duhet “më e fundit”?):

Këndi `Gjeniu i Vogël`, ku çdo ditë do ketë një perlë që na ka kapur veshi nga bashkëqytetarët tanë. Betohemi mbi kushtetutë që nuk do gënjejmë, çfarë do shkruajmë do e kemi dëgjuar vërtet.

E inaugurojmë pa humbur kohë!

Këndi `Gjeniu i Vogël`: Kush është Hipokrati? Hipokrati është një njeri shumë hipokrit.

43 comments:

  1. Shkrim i drejte, mediokriteti na rrethon. Vetem se ti skifter thua qe ke marre dhjete ne marketing, por mua sma mbush mendjen sepse...

    me kete do kompleksosh 99% te komentuesve dhe do humbesh shikueshmeri :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. :))))) ka burre none ta pranoje kompleksimin? Ketu do i kesh te gjithe sot. Te pakten sot, pastaj do zhduken ngadale, pa u vene re

      Delete
    2. Ahhh nuk behet Shqiperia me shqipetaret thuaj:(((

      Delete
  2. Une propozoj skifteri te hape nje twitter account dhe te jete aktiv dhe aty...

    ReplyDelete
  3. Kush sdi as hipokratin te shkoj te mytet :))))))

    ReplyDelete
  4. Me thene te drejten te ky shkrim me pelqejne 2 ekstremet

    titulli dhe gjeniu vogel

    pjesen tjeter e shofim perdit

    ReplyDelete
  5. Hahaha bravo skiftero keta njerezit medioker si Plumbi nuk na lene te marim fryme. Imagjino qe ka dite qe une nuk dal nga shpia sepse ndonjehere ndihem i frustruar nga gjithe kjo injorance. Plumbi ben sikur di hipokratin plumbi ahahaha

    ReplyDelete
    Replies
    1. si shume po e lakon kte plumbin ti?
      te te cpoj njehere plumbi te ti rektifikoj idet?

      Delete
    2. ja e tregoi veten alabaku me car fjalori flet, ki kujdes ti Plumbi se mos ben rikoshet hahaha

      Delete
    3. o njeriu banal per ty esht kjo
      un te pakten kam fjalor, ti tre fjal di dhe mbllacit kot

      Delete
    4. Plumbi me duket se me ke qejf ti, prit kur te me ftosh per darke po une pelqej gocat hahahah

      Delete
  6. Ne fakt, kjo ishte nje nga pyetjet qe kisha une, pse titulli eshte pemet?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo pema po druni tja kishte ven :))))))

      Delete
    2. Shef ti qe me komentin e pllumit nje rreze drite m'u shfaq.. mos ka te beje me shprehjen "rri si peme?"

      Delete
    3. Rri si hu i themi ne po ska gje :))))))

      Delete
    4. uuu tamam, si hu gardhi hahah

      Delete
    5. Po pytjet e tjera kush ishin se sna the hahahah

      Delete
  7. Shkrim i lezetshem, blog ne pergjithesi i kendshem. Po gjithe kete revolte nuk e kuptoj, ju kane rene ne qafe? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Skifterin sikur e ka ngacmuar ndonje prift grek hahahahaha

      Delete
  8. Nje fare te drejte e ka Gënti. Mos beni te gjithe sikur e dinit kush ishte Hipokrati (ndjese paste). Ka Google per te gjithe.

    ReplyDelete
  9. Atehere, me pelqen si iniciative sepse keto pemet jo vetem qe na kane mbytur por dhe na udheheqin. Por si ka thene dhe nje njeri me nje barre mend: mos u merr me injorantet se te ulin ne nivelin e tyre dhe pastaj te mundin me eksperience...

    ReplyDelete
  10. Skiftero paske shkrujt bukur
    Bukurshkrim dmth :))))

    ReplyDelete
  11. Pse s'e keni bere qe t'i beni like blogut?

    ReplyDelete
  12. e moret vesh me? kishin rraf gentin te zogu zi :)))
    une skam gisht se kam qen tu pi kafe :))))

    ReplyDelete
  13. Pse se keni bo qe tipat si genti mos komentojne thuj

    ReplyDelete
  14. Ti ske gisht se gishtin e ke pas ne vend tjeter mbase hahahha

    ReplyDelete
  15. ti ske gjo tjeter po spo ta them se do na bejne ban :))))

    ReplyDelete
  16. Nuk kuptoj pse duet me u zi, robi shkru per qef pos i pelqeu shko ne ven tjeter ky interneti u ka bo dem cave

    ReplyDelete
  17. Replies
    1. Kot fare je vete, mos me vidh nickun.

      Delete
    2. kur them un, sbehet shqiperia me shqiptare

      Delete
    3. ej mos u zini se late nam, jeni dhe shoke :)))

      Delete
  18. Ik ore pederast xheloz

    ReplyDelete
  19. Po ti nga anglia je me qe ste pelqeka shqiptari?

    ReplyDelete
  20. E keni vene re qe ata qe s'jane shume te sigurt per ate qe shkruajne komentojne me Anonymous?
    Hehehe, hiqini maskat! Dilni nga strofkulla!

    ReplyDelete
  21. Ej shume lezecem, po pak si agresiv per gustot e mia :)

    ReplyDelete
  22. Kush eshte agresiv Ela Plumbi? Ashu duket po eshte thjesht nje zog i trembur qe do vemendje hahahah

    ReplyDelete
  23. Cuna ju dominoi Genti fare!
    Genti pse nuk shkruan dhe ti? Jam shume kurioze te lexoj ca mendimesh ke :)

    ReplyDelete
  24. Mduket se Plumbi ka hyr me emer goce dhe ka qef te dominohet hahaha

    ReplyDelete
  25. Genti, te ty duken qarte efektet e papunesise :)

    ReplyDelete
  26. Nema krsta bez tri persta

    ReplyDelete