Aktivitete pafund, foto me ngjyra dhe shume likes & comments. Ndonjë naiv mund të kujtojë se ajo është vetëm maja e icebergut dhe në fakt argëtimi ka qenë dhe më i madh, por në të vërtetë s'është veçse një bluff i trashë. Edhe aty ndihet mungesa e imagjinatës. Më të dëshpëruarve, Skifteri u sugjeron të krijojnë dhe 30 profile fake të cilat të adhurojnë profilin tuaj. Kështu mbase keni shanse që i dëshpëruari i 31-të t'i bashkohet orgjisë virtuale.
Në këtë kontekst, nëse pak shkrime më parë e lavdëruam Zuckerbergun për mundësitë e rritura të ofruara shqiptarëve për të gjetur të dashur, në të njëjtën masë duhet mallkuar për abuzimet që ka sjellë ose mund të sjellë. Grupmoshat më të predispozuara për të qenë viktima janë fëmijët dhe pleqtë. Ky problem ka filluar të shqetësojë shoqëritë e zhvilluara në të gjitha nivelet dhe për rrjedhojë ka filluar të trajtohet seriozisht. Është krijuar Internet Police, e cila ndër të tjera ka për detyrë të identifikojë abuzuesit dhe ti izolojë ata.
Si funksionon? Disa policë krijojnë profile fake, zakonisht femrash të bukura nën moshën 16 vjeç. Abuzuesit pasi shohin profilin e tyre, u flasin. Vajzat (policët) vazhdojnë të flirtojnë me abuzuesit derisa ata i ftojnë në shtëpinë e tyre. Aty paraqitet një vajzë police e maskuar si adoleshente. Në momentin që abuzuesi e prek femrën, ndërhyjnë forcat e policisë për ta arrestuar.

Të gjitha këto të dhëna që në pamje të parë duken të ekzagjeruara janë të konfirmuara nga Skifteri Progress Report (SPR). Për më tepër:
- Një vajzë me paraqitje mesatare, por aktive në facebook merr mesatarisht 2 friend requests në ditë. Nje vajzë me paraqitje mbi mesatare dhe aktive ne facebook merr mesatarisht 12 friend requests në ditë.
- 75% e përdoruesve shqiptarë kanë të paktën dy profile në facebook. Njëri është "zyrtari" tjetri përdoret për: verifikim të vërtete, tradhëti bashkshortore, testim privacy settings, etc.
- 30% e profileve fake janë djem nënash me profile vajzash. Puna shkon deri aty sa një djalë, megjithëse dyshon se po flet me një djalë tjetër që ka hapur profil vajze, vazhdon bisedën sepse ku i dihet, ja është vajzë?
- 2% e popullsisë nuk e lexojnë SPR. Numra alarmues.
- 1 në 13 persona e ka ndërgjegjen e pastër me facebook-un.
Etja seksuale e shqiptarëve mund të krahasohet fare mirë me etjen e udhëtarit në shkretëtirë, si nga ana e intensitetit të ndjesisë ashtu dhe nga shkaku (mungesa e ujit/seksit). Kjo është qesharake duke parë situatën jo më larg se fqinjët tanë. Nëse në SHBA, abuzuesit e Internetit janë zakonisht njerëz me probleme psiqike, tek ne janë thjesht njerëz që s'kanë plotësuar nevojat biologjike. Nga kjo rrjedh dhe përdorimi i mbrapshtë i rrjeteve sociale.
Si përfundim, Skifteri jua dha këshillat dhe nuk merret më me ju. Bëni çfarë të doni, por përdorni prezervativin!
P. S. Është i ndaluar leximi i këtij posti nga persona nën moshën 18 vjeç. Nëse e keni lexuar gjithsesi, bëni sikur s'e keni lexuar dhe silluni normalisht.
Gjeniu i vogël: Ishte një cjap që vajti te kasapi. Kur arriti te dera dhe pa hanxharin mendoi "Ej, po unë erdha si cjapi te kasapi". Që këtu edhe shprehja.
Hahahhah cjapi kryecjap
ReplyDeletepolicet do abuzonin njeri-tjetrin :))))))
ReplyDeletePer fat te keq, ketu abuzimet jane dhe me te medha, por polici pervec bilbilit s'di me perdor gje tjeter :)
Avash cik me policet sa gjerat kan ndryshuar
Deletesi per shembull?
DeletePer shembull, tani dalin dyshe-treshe hahahaha
Deletehahaha. Keshtu me ka ndodhur dhe mua kur hapa facebook-un ne fillim. Me benin friends qe s'i njihja pasta me ngacmonin. Ah kur s'isha police :)
ReplyDeleteS'eshte gjeja me e veshtire ne bote te behesh police, je ne kohe :)
ReplyDeletesic e thashe dhe me lart avash cik me policet se gjerat kan ndryshuar
DeleteTe isha ne nje vend tjeter edhe mund te behesha :)
DeleteLerini keto po pranojeni. Kush ka bere nga ato me lart? :)
ReplyDelete" ku i dihet, ja është vajzë?" sa gjynof mo ej :))))))
ReplyDeletePlumbit i pelqejne cunat dhe ju peshtiros fare hahahh
ReplyDeleteSkifteri sa me detaje i ditka, na shtive friken :)
ReplyDeletePo pra nga I di skifteri keto, ka lexuar shume mbi kete teme apo ndonje experience personale
ReplyDeleteSa per etjen seksuale mjafton te dalesh ne bllok, pse ne fb virtualisht :p
ReplyDelete