December 8, 2012

[Skifteri edukon] Skifteri sot – plak i urtë, i zgjuar & i moçëm

Sa herë të ka ndodhur të shkosh ne bankë, në një fastfood, ose në përgjithësi në një vend ku mbahen dy radha paralele? Je vendosur në njërën nga radhët me syrin nga radha tjetër se mos ajo ecën më shpejt dhe ke bërë zgjedhjen e gabuar? Për një sukses të garantuar në këto situata të sikletshme skifteri këshillon të mëposhtmet:

1.    Mirë është që në kësi radhësh të shkosh me një shok/shoqe në mënyrë që të vendoseni në të dyja radhat.

2.    Në qoftë se je vetëm, atëherë mirë është të bësh një studim të shkurtër të radhëve para se të zgjedhësh njërën prej tyre:

    a)    Duhen evituar radhët ku ka pleq, ata nuk dëgjojnë mirë se çfarë thuhet në sportel dhe bëjnë dhe si të zgjuar, gjë që zgjat kohën ne radhë.

    b)    Evito personat që lëvizin kembën nga padurimi; ata e dinë që do kenë probleme te sporteli dhe po bluajnë përgjigjet në kokë.

3.    Mirë është që gjatë kohës që rri të radha jote të hysh në muhabet me dikë nga radha tjetër. Pyete për mbiemrin, mundohu t`i gjesh origjinën, lëri të kuptojë që ti ke kaluar nga ato zona, kudo qofshin. Kështu, në qoftë se të jepet rasti mund ta kesh më kollaj të ndryshosh radhën. Shqiptarët formojnë simpati për arsye nga më të çuditshmet.

4.    Futu me pafytyrësi pa radhë me shpejtësinë e rrufesë, mbyll veshët derisa të arrish te sporteli – po të lanë – dhe ulëriti kujtdoqoftë aty të të mbarojë punë shpejt, pa i dhënë arsye. Ky veprim funksionon më mirë me kostum & kravatë; shqiptarët autosugjestionohen (që do të thotë shkurt “kushedi ça do jetë ky që hyn kshu, ndryshe do mbante radhë”)

Si përmbledhje, kur shikon që përreth ke dele, bëhu ujk. Vetëm kështu mund të fitosh.

Suksese!

Tani…

Në qoftë se mendon se këshillat e mësipërme janë të arsyeshme dhe mund të zbatohen skifteri të sugjeron:

Të këshillohesh urgjentisht me një doktor ose psikolog pasi ti vuan nga hiperkompetitiviteti (Hypercompetitiveness) që është sëmundje e njohur psikologjike dhe mund të kurohet. Për më shumë informacion lexo: http://www.smsu.edu/FacultyStaff/JamesButler/Hypercompetitive.pdf

4 comments: