Premisë: Ky shkrues i Skifterit këtë temë e ka shumë për zemër, do ketë njëqind episode kjo temë, kjo është thjesht parathënia.
Hapni pak Super Sonic ose BBF. Dëgjoni. Kjo është muzika që na përfaqëson. Qindra pseudomuzikantë që promovojnë veten me këngë ku të gjithë instrumentat mbulohen nga një sintetizator.
Dakord, këngët janë skandaloze, po të paktën kanë zë? Jo.
Ok, zë s`kanë, po të paktën kanë vesh muzikor? Jo jo, në ndonjë rast të rrallë kur mund t`i dëgjosh live i kupton menjëherë…
Dakord, po nuk mund të mos vlerësosh faktin që punojnë, lodhen për këtë gjë, shfaqin grimca pasioni për muzikën, tjetër punë që s`kanë talent, apo jo? Jo, as kjo s`qëndron.
Këtu në Shqipëri gjendja e muzikës është e mjerë, nuk ka fjalë tjetër më afër realitetit.
Refugjatë Greqie ose Italie që vijnë dhe komisionojnë një këngë me një mijë e pak euro, femra që ua bën dhuratë të njëjtën gjë i dashuri dhe ndërkohë “rrisin çmimin” e tyre…dhe turbofolk, shumë turbofolk. Pastaj hip-hop dhe R&B.
Të gjitha këto të krijuara me një sintetizator, mos harrojmë.
Kjo përsa i përket muzikës – le ta quajmë kështu – komerciale. Unë nuk dua të ndalem këtu, sepse një tregtar i mirë ofron atë që duan klientët, s`ka asgjë të keqe këtu. Madje i përgëzoj, pavarësisht se promovojnë injorancë, s`është detyra ime të edukoj popullin, maksimumi të vë në dukje. Këta dinë të shesin, prodhojnë muzikë në sasi industriale, as pretendojnë të jenë supermuzikantë, thjesht tregtarë. Chapeau!
Pastaj edhe diçka tjetër, kjo muzika komerciale ekziston gjithandej, është në rritje, mos shkulim flokët për rastin shqiptar se është fenomen global.
Një tjetër kategori është shqetësuese. Janë këta të tjerët që “urrejnë” muzikën komerciale. E para, unë këtë koncept s`e kam kuptuar asnjëherë; kur quhet komerciale një këngë/grup? E keni vënë re që sa bëhet i njohur një grup etiketohet si komercial? Ku është pragu?
Pale, vazhdojmë…
Është kjo minoranca e këtyre, po thonim, këta që marrin vesh nga muzika, merren më shumë se normalja me muzikë, urrejnë komercialen dhe formojnë grupe.
Këtu do ndalemi pak, te këta grupet shqiptarë. Unë i kam parë nga brenda dhe i njoh shumë mirë këta tipat. Kam qenë në studio qindra herë duke i dëgjuar, i kam dëgjuar kur diskutojnë, ua di etikën e punës.
Janë krejtësisht përtacë dhe në shumicën e rasteve të paaftë. Ose e thënë më mirë, janë të paaftë sepse janë shumë përtacë. Si rezultat i kësaj, duke parë edhe çfarë ka vërdallë, kënaqen me pak, punojnë – si grup dhe individualisht – shumë pak orë në javë nëpër studio. Fryti i gjithë kësaj duket nëpër lokalet ku këndojnë. Mediokër në instrumenta, skandalozë në zë. Nuk është fare punë talenti, edhe grupet më të talentuara në botë punojnë edhe 15 orë në ditë në studio për një vit për të nxjerrë një album. U kuptuam? Në qoftë se ndonjëri prej jush po lexon, nuk je Moxarti që të shkruash muzikë me një frymë! Punë, shumë punë!
Nuk kam parë një grup shqiptar që të punojë intensivisht, të krijojë dhe të këndojë këngët e tij në një lokal, jo covers të përzgjedhura që të jenë edhe të lehta për t`u kënduar, edhe në instrumenta.
Ose – larg qoftë – të nxjerrin një album. Ose të japin një koncert dy orësh, me publikun që këndon këngët e tyre.
Thjesht nuk ka.
Por pastaj shikon Këngën Magjike, vë re që këndohet playback, që për mua është tallja më e madhe që mund të bësh me publikun. Pastaj shikon që kjo justifikohet me “ndonjëherë shkon në një festival për të dëgjuar zërin, ndonjëherë për të parë veshjet dhe trupat e mrekullueshëm të këngëtareve tona”.
Dhe mendon që s`ka shpresë për muzikën këtu. Hedhim sytë nga drejtime të tjera për dritë në fund të tunelit. Ku di unë, ekonomia, kultura…
Gjeniu i vogël: Kitara ka gjashtë tela, një më shumë se gishtat e dorës. Prandaj, nuk i bie dot me një dorë.
Qe muzika te ne eshte cope cope kjo nuk diskutohet. Vetem se per shkaqet s'jam i sigurte nese e kane fajin vetem muzikantet. E para muzika e vertete nuk nxjerr shume leke. Kjo do te thote se po nuk paten koncert, ata duhet te punojne. Po punuan s'kane kohe per stervitje. Po nuk u sterviren ska koncert.
ReplyDeleteKurse une mendoj se duke qene se konkurenca eshte e ulet grupet e kane me kollaj te behen te famshem. Shiko me sa pak jane ngritur grupi Burn.
ReplyDeleteE pra, une thoja pse s'ka kengetare ne shqiperi :)
ReplyDelete@Beso, dakord, konkurence e ulet. Po dhe ne keto kushte, njeriu ne fillim do te haje pastaj te kendoje. Instiktet e njeriu kane prioritete. Tani qe po mendohem edhe titulli mbase eshte sfidues. Me mire gjinkalle nga fillimi ne fund, me rrezikimin qe mund te vdesesh urie por edhe mund te behesh star, apo kenga ne nivel amatori dhe barku plot?
ReplyDeleteKjo puna e lekeve seshte dhe aq e rendesishme. Ja keto grupet qe kane bere leke skane nxjerre kenge me te mira. Pse spunojne keta 16 ore ne dite?
ReplyDeleteAta dhe 8 ore dhe spo durojne dot njeri tjetrin hahahaha
Deleteedhe???? muzike te keqe ka kudo, muzikante pertace ka kudo, stacione alla bbf apo supersonic ka kudo, ashtu sic ka biznesmen, politikane apo arkitekt medioker. dhe eshte normale te kete sepse targetojne audienca te ndryshme. Pastaj ti skifter, qe mesa duket qenke i aposionuar me muziken dhe paske bredhur neper keto studio muzikore, cfare ke bere me ndryshe se keto grupe per te cilat flet ne shkrimin tend?apo ti nuk e ke marre fare mundimin ti futesh kesaj rruge?
ReplyDeleteBurns ka qene grup shume i mire psh (ose tani vetem Renis Gjoka)
Muzike te keqe ka kudo, por ka EDHE muzike te mire. Muzikante pertace ka kudo, por ka EDHE te mire. Te jesh i apasionuar nuk do te thote te kompozosh muzike, skifteri me sa shof targeton ata qe e kane profesion dhe le te kuptoje qe vete merret me dicka tjeter.
ReplyDeleteMund te kritikosh politikanet pa qene politikan, nje ekip futbolli pa qene futbollist profesionist.
Pastaj kur thua per Burns qe jane grup i mire, Renisi qe ska arrit akoma te kape nje oktave...
Nje muzikedashes..
Ke kapur shume tema njekohesisht mor skifter. Kadal mor plak se duhet ti jap dum njekohesisht te gjithave.
ReplyDeleteSa per ate komerciale duhet thene qe nuk jane emigrantet kontribuesit kryesor te gjendjes, por tregu, dhe ne rradhe te pare vete mentaliteti thithes(i shoqerise shqiptare) i cdo tentative muzikore te deshtuar ose dhe antivlere muzikore.
Sa per grupet. Kultura muzikore, produktive apo dhe ajo thjesht performuese, nuk merret neper kafe ku thuren planet e medha per karrierren enderrimtare te nje grupi. Merret ne shkolla, atje ku edukimi duhet te nderthuret me disiplinen. E per fat te keq, ne jemi deficitare tek te dyja..
Ne lidhje me festivalet ku kendohet playback. Kane ndryshuar kohet. Show-i eshte ai qe ka rendesi te vecante e ne kete kontekst kenga live eshte ndoshta nje elemnet jo paresor. Eshte pasoje e zhvillimit shoqeror, i nderuar skifter, ku i jipet rendesi elementit siperfaqesor.