December 15, 2012

[Mitologji] Vrima në gjoks


Këtë ide e ka hedhur dikush tjetër, por unë po ja vjedh për të nisur çfarë dua të them. Jam aq dakord me të sa mund ta kisha shkruar edhe vetë pa e dëgjuar nga origjinali:

Jam krenar që jam shqiptar. Më vjen keq, por unë këtë shprehje e urrej nga fillimi në fund.

Tani, i dashur lexues i vëmendshëm, krenar je zakonisht për diçka që ke arritur vetë, ku është merita jote që ke lindur në Shqipëri? Që rastise të ishe një spermatozoid korçar apo shkodran dhe jo italian? Maksimumi duhet të jetë krenar babi që doli çun pjellor. Ose as ky i fundit, në qoftë se shikon që fëmija i tij përdor slogane boshe vetëm se tingëllojnë të fuqishme dhe kënaqin turmën.

Vazhdojmë. E zëmë se me shprehjen më sipër ke dashur të thuash që ti e thua me krenari që je shqiptar. Dakord, po me çfarë mburret zakonisht një shqiptar?

Për mendimin tim për të gjitha arsyet e gabuara. 

E para shpesh është bukuria natyrore. Sinqerisht, ta themi mes nesh, Shqipëria s`ka asgjë të veçantë në këtë drejtim. Male ka gjithë Ballkani, për të mos u larguar nga rajoni. Bregdeti ynë është i bukur dhe jemi me fat që e kemi (shih Serbinë), po kjo bukuria unike e jugut (riviera) më ka ardhur në majë të hundës. Po Portugalia çfarë duhet të thotë? Po Greqia me ishujt pa fund?

E dyta është kultura. Këtu nivelet e mia të tolerancës ulen në mënyrë drastike...kultura jonë me shkollën e parë shqipe në shekullin XIX (ka edhe një lojë fjalësh si humor për këtë shekull)? E keni parë kur është hapur Universiteti i Bolonjës? I Pragës? E dini si ka votuar populli shqiptar në 1945-ën? Po që në këtë vit analfabetizmi ka qenë 85%? Shumica dërrmuese bujq? Nuk po e rrotulloj më thikën në plagë...


E treta mikpritja. Nga si e shoh unë kjo mikpritja jonë është një shkrirje e prapambetjes, varfërisë dhe turpit (kompleksit) që ka shqiptari nga mendimi i tjetrit. Me zhdukjen graduale të këtyre do ta shikoni që do vanitet edhe mikpritja, që nuk rrjedh në venat tona se jemi shqiptarë, por është një fazë kalimtare. Vini re Italinë, jugorët janë shumë më mikpritës dhe babaxhanë se veriorët, ju thotë gjë? Pikërisht.

Nuk po vazhdoj më, sepse kjo temë do trajtohet përsëri dhe nuk dua të zgjatem. Para se "patriotët" të hidhen përpjetë, po ju them se blogu është në shqip, s`ka të huaj që lexojnë, le t`i themi mes nesh gjërat me sinqeritet, pa jetuar mbi re.

Nuk mund të mos shtoj edhe diçka tjetër. Njëri është krenar se është shqiptar, një tjetër se është vlonjat, një tjetër se është nga qyteti i Vlorës dhe jo nga fshatrat rreth saj...heu! Domethënë e zgjedhim vetë për çfarë hapësire gjeografike të mburremi?
Kështu qenka?

Në rregull, atëherë unë jam shumë krenar që jam europian. Jo, tani që po e mendoj jam shumë krenar që jam nga hemisfera e veriut, jo si ata plehrat nga hemisfera jugore, katunarë mbetën.

Ec e merre vesh...

Pavarësisht të gjithave, në qoftë se do mburrja Shqipërinë me një të huaj, do i përmendja dy gjëra për të cilat shumë vende duhet të na kenë vërtet zili:

Gjuhën - që e kemi ruajtur pavarësisht se s`ka ngelur komshi pa na pushtuar, ndryshe nga kushedi sa vende të tjera - dhe tolerancën fetare, rreth së cilës personalisht mendoj se mund të organizojmë seminare edukuese-emancipuese edhe në vendet më të zhvilluara. Te kjo e fundit jemi milje larg prapambetjes që vjen nga fanatikët që lidhin fenë me nacionalizmin (qartë Greqi-Serbi?).

Gjeniu i vogël: Se ça ka ky televizori mo lla, merr çik Benin në telefon se ai ka maru për kompjuter.   


47 comments:

  1. Skiftero ngele tu shajt

    ReplyDelete
  2. Koli po ti sikur je ambasador mo cun hahahah

    ReplyDelete
  3. o sa mire me qen shqiptar o e o e

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dhe shyqyr qe s'lindem zviceriane do shtoja une :)))

      Delete
    2. Nje austriak ca sdo jepte te kishte lindur ketu. Ters, shume ters

      Delete
  4. Ky artikull eshte plotesisht i drejte, madje do shtoja dicka. A ka kuptim patriotizmi kur po shkojme drejt heqjes se kufijve?
    Imagjinoni qe psh pas 300 vjetesh sdo kete me pike kufiri, gjithe keto luftra ne emer te patriotizmit do duken feminore, naive, mendjengushta.

    Historia patriotizmin do e kujtoje duke qeshur me lot.

    ReplyDelete
  5. nacionalizmi eshte nje mjet mbrojtes, mbijetese, ndonjehere...

    ReplyDelete
    Replies
    1. po ndonjehere ama,se, sic thote dhe i madhi O.W. : "Patriotism is the virtue of the vicious".

      Delete
    2. O.W ka edhe nje shprehje tjeter: Oh my red bus.

      Delete
    3. si dhe me mire nje fund me dhimbje se sa nje dhimbje pafund

      Delete
    4. si dhe : "oh my red bus, I just lost you"

      Delete
    5. si dhe ska gje se vjen tjetri

      Delete
    6. si dhe tjetri sdo jete kurre si ai qe humbe :)

      Delete
    7. Si dhe furgoni ja fut autobuzit, ca eshte ky forum shoferash e hahahah

      Delete
    8. si dhe don't cry over spilled milk :)

      Delete
    9. si dhe ajo puna me dhelpren me rrushte, se OW ja kane kopjuar :)
      Gento, autobusi eshte metafore per dicka. se kshu jane ndjekesit e skifterit, te thelle

      Delete
    10. Skifterit do i bi serveri nga fluksi ndjeksave hahahah

      Delete
    11. skifteri nuk eshte per turmat

      Delete
  6. Patriotizmi eshte thjesht brainwashing i perdorur nga elitat per te drejtuar masat.

    ReplyDelete
  7. Pikerisht, duke qene se kane dale mjete te tjera mbrojtese dhe metoda te tjera per shpelarjen e trurit, udheheqesi e botes nuk do bejne me apel te patriotizmi.

    ReplyDelete
  8. Njerezit gjejne komfort te keto gjera, behet pjese e nje grupi ose komuniteti ne kete menyre, ndihen me mire. Eshte tip besimi, disa ndihen mire se besojne ne zot, disa jane patriotizmin. Tjeter puna a ekzistojne :))

    ReplyDelete
  9. Une skuptoj, pse mo lla ka hyp ky qefi me shajt shqiprine, kush ka male me skiftero, maqedonia e? Si alpet tona? Po detin ku e ka apo vari..
    Po besen pse se ke permen ti skiftero, apo sleverdiste, po shpirtin luftarak

    ReplyDelete
  10. Ky mduket esht kol olldashi hahahh

    ReplyDelete
  11. Mduket se Plumbi na ka lene se spo e shof hahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pllumi ka jet ska koh gentra

      Delete
    2. Jeta e Plumbit...merr motren e vogel per dore dhe del da da da hahahah

      Delete
  12. un jam ne itali dhe italjanet kan nje shprehje non ce due senza tre

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une jam ne Gjermani po sdi asi shprehje gjermane, sa kam fillu kursin

      Eshte ora e budalleqeve tani vlla? :)

      Delete
  13. Perton te shpjegohesh vlla?

    ReplyDelete
  14. I dashur skifter, po te mos ishte ky patriotizmi irracional qe thua ti, ne do u kishim thene mirupafshim ketyre gjuhes dhe toleraces fetare qe ti mburr, se do ishim copetuar.

    Me filozofira s'arrin gje sot

    ReplyDelete
  15. Bleckberri ti si me qene nje nga firmetaret e pavarsise hahahah

    ReplyDelete
  16. "Beni ka maru per kompjuter" :))) hajde tna rregulloj dhe lavatricen

    ReplyDelete
  17. Gento fillo noj pune mo shoku, shperndaj fletushka bli i matrapik boj i gjo se je tu na harxhu ajrin kot vallai :)

    ReplyDelete
  18. Luca Cordero di MontezemoloDecember 15, 2012 at 12:40 PM

    eshte e vertete qe skemi shume me se te mburremi, po si thoni ju? tu themi femijeve ne kopesht ca tersi qe keni lindur ketu? Patriotizmi duhet ushqyer dhe ne menyre sistematike. Eshte per te miren e ete gjitheve

    ReplyDelete
  19. Shoh qe niveli i komentimeve reflekton shume mire mentalitetin qe kemi. Pak veta kane vene re se ne fakt vetem budallenjte thone "o sa mire me qene shqiptar"! Te tjeret e instrumentalizojne. Po e leme politiken menjane. Njerzit e thjeshte zgjedhin per cfare te jene krenare. Jam krenar se jam shqiptar! Sepse jam patriot (epitet pozitiv ne sy ten njerezve). Gjithashtu jam krenar se jam tironc dhe urrej cecenet qe na mbyten. Edhe ata shqiptare jane, motivi i krenarise tende? Je krenar se je si ata?

    ReplyDelete
  20. e di qe do suleni te gjithe si te zgjuar. Po pse mitologji? dhe pse vrima ne gjoks? :)

    ReplyDelete
  21. Vrimen ne gjoks e kane vlonjatet ngaqe mburren dhe rrahin gjoksin, per mitologjine te pyesim skifterin.

    Te pakten keshtu e kuptoj une, mund edhe te kete pire shume bloggeri :)

    ReplyDelete
  22. Dionisi qe nuk shpjegon dot mitologjine...ironike :)

    ReplyDelete
  23. He Dionis cdo na thuash? :)

    ReplyDelete
  24. Vrimat i kuptojm po pse ngjoks :))))

    ReplyDelete
  25. vrima ne gjoks duhet te jete dhimbja e autorit

    ReplyDelete
  26. S'me duket fare e drejte "analiza" jote(n.q.s mund te quhet e tille) Ti vete i permend disa gjera per te cilat me te vertete ne jemi krenare por jo ti.Duhet te duash vehten qe te duash token ku ke lindur e ti mesa duket ke probleme identiteti......te tjerat,meqe ben si i zgjuar,kuptoji vete......

    ReplyDelete
  27. Skiftero ta paska mbyll gojen Anonimi nga Babrruja

    ReplyDelete