Episodi I. Intro
Kur kanë dalë fejsbuku dhe rrjetet e tjera sociale Skifteri - me pozitivitetin që e karakterizon - mendoi që kjo ishte shkëndija që mund të zgjidhë shumë probleme në Shqipëri. Sa të presim të mposhtim komplekset tona, më mirë i anashkalojmë.
Kur kanë dalë fejsbuku dhe rrjetet e tjera sociale Skifteri - me pozitivitetin që e karakterizon - mendoi që kjo ishte shkëndija që mund të zgjidhë shumë probleme në Shqipëri. Sa të presim të mposhtim komplekset tona, më mirë i anashkalojmë.
Konkretisht, të gjithë çunat dhe
gocat tani gjetën mënyrën për t`u njohur, duke qenë se në lokale është vështirë
(kemi folur pak për jetën e natës). Në fakt i duhet shtrënguar dora Mark
Zuckerbergut, sepse duhet thënë që fejsbuku vertet ka ndihmuar në këtë drejtim,
kam dëgjuar shumë raste njohjesh, lidhjesh, fejesash, martesash me anë të këtij
rrjeti. Bravo Mark, chapeau!
Kur fshihesh pas një ekrani, je shumë
më i lirshëm, kështu që të vëzhgosh dhe studiosh këtë fenomen jo vetëm që ja
vlen, por krijon varësi.
Ok, boll e mburrëm tani (megjithëse fejsbuku vetë s`ka asnjë faj, është thjesht mjet):
I keni parë këta tipat që vënë
absolutisht çdo aktivitet të tyrin në fejsbuk? Të shoqëruar mundësisht me një
foto me buzëqeshje stil 32 dhëmbë?
Po ata që janë onlajn gjithë ditën?
Kur flenë këta?
Po ata që përdorin shprehje
"Lucerna qenka fantastike" vetëm për të treguar që po udhëtojnë?
Historitë e burgaxhinjve me dashuri
platonike me ndihmën e fejsbukut?
Për të arritur te kategoria që
acaron më shumë nga të gjithë Skifterin; nënat më fëmijë të vegjël...
Ju lutem shumë, ju bëj thirrje: Asnjërit
nuk i intereson të shohë fëmijën tënd në mijëra pozicione, duke ngrënë, duke
qeshur, duke qarë, duke derdhur diçka ndërkohë që ti qesh me duart te faqet,
duke u bërë pis me Nutella dhe 3 veta duke e parë me adhurim sikur është gjeni,
duke fjetur, duke ndërruar kapelet...e 1001 kotësira si këto.
Vetëm ty të interesojnë, të lutem na
i kurse, falemnderit.
PS: Për fejesa dhe martesa me anë të fejsbukut nuk kam dëgjuar, po shkonte me kontekstin.
PPS (të mos ngatërrohet me PPSH): Kjo temë është shumë e gjerë. Të jetë e qartë, ky post ishte vetëm trailer-i.
PPS (të mos ngatërrohet me PPSH): Kjo temë është shumë e gjerë. Të jetë e qartë, ky post ishte vetëm trailer-i.
Gjeniu i vogël: Doktorët qenkan sh të
mirë! - at Hygeia Hospital, Tirana.
po gocat pse mbeshtetur pas shkembit si e kan hallin :)))))
ReplyDeletemos mi gjuj djellit me gur :)))
ReplyDeleteSkiftero na e le kafen thate :) keto gjera jane thene dhe sterthene qind here, te ky post nuk shoh asgje te re, asgje per tu diskutuar, biem te gjithe dakord qe facebook ka nxjerre ne pah ca ane te erreta te njeriut, sic eshte parazitlleku :pp
ReplyDeleteSkifteri 1here tregon qe eshte deshmitar jehovai, sot na thote qe ka nostalgji per komunizmin hahahahah
ReplyDeleteti lexo nven tjeter dhe vje komento ktu :))))))) ku i ke pa ti kto qe thu?
DeletePlumbi katunar ngeli shif PPSH dhe Zotin dje ti do kesh ngel ne abetare hahahahah
DeletePost idiot, pa lidhje
ReplyDeleteNqs mendon qe eshte post idiot, atehere argumento pse...dhe kjo shprehja pastaj...ca dmth pa lidhje? Pa lidhje me ca?
DeleteMua me duket post i drejte, por i manget...secili nga elementet e permendur me siper meriton nje analize me vete.
Ose e thene ndryshe, posti eshte aq i vertete sa 2+2 bejne 4, por pikerisht, qe 2+2 bejne 4 e dime te gjithe.
Ndersa mua skifter, me acaroi gjithe ky mllef i yti ketu per nenat qe postojne fotot e femijeve ne facebook. Ti me shume mundesi nuk ke femije, nuk e kupton dot gezimin qe ka nje nene...ke humbur shume pike me postimin e sotshem.
ReplyDeletepo gezimin nuk e ndan dot me persona direkt, ti takosh, tu flasesh per femijet e tu, por virtualisht?
DeletePo kur njerezit i ke larg?
DeleteMua sme duket idiot. Po ne qofte se do flasim per facebookun hajde te marrim nja dy jave pushim dhe t'ia shtrojme mire :)
ReplyDeleteAto mamasitat dhe mua ma kane sjelle ne maje te hundes. Ne fillim i hiqja nga friends, po tani na jane bere dhe shoqet mamasita :P :P
ReplyDeleteskiftero a jeto ktu ti a sjeto e di ti ca papunsie ka ca do bejn robt gjith diten normal qe ne fb do rrin
ReplyDeleteNqs nuk te pelqejne fotot e femijeve te mouse ke nje gje rrotullohet dhe mun ti injorosh, s'ka nevoje per revolte
ReplyDeleteEdhe une jam dakord me Lanen :)
ReplyDeleteUne vete skam femije po me gezojne shume kur shoh femijet e kushurinjve ose te shoqeve. A te vdes Ela per ata :P
Lale ti shkru shum bukur. edhe ai posti i djeshem me pelqeu. vetem se un mendoj se problemi eshte ne nivel sistemi. kto si sillen njerzit jan si pun pasojash. mbase shkruan nje post kunder sistemit ne vetvete
ReplyDeletepo i merrni shum seriozisht gjerat. Ca sistemi thu ti gyso. ne fund te fundit njerzit e zgjedhin vete si te sillet
ReplyDeleteSi spaska lidhje? nqs ti psh punon 10 ore ne dite se kshu te detyron sistemi, te mbetet vetem darka pushim qe je i lodhur. ste del koha te besh shok. I bie qe te rrish ne facebook dhe te flasesh. ja pra qe paska lidhje
ReplyDeleteShoh qe i paske idete shume te qarta. Spo insistoj :)
DeleteKu e gjen te drejten ti te gjykosh ca fotosh do te vere secili, kete skuptoj une. Nuk ke pse ofendon.
ReplyDeleteGysi ne boten e cudirave hahahahah
ReplyDeletelale, dhe une pash qe ti po shkruje ca gjona po lidhje, po nuk te pyta si e ke hallin. biles tani qe po e menoj ishin shume pa lidhje :)))
Deletedicka tjeter, po mos kishin sukses keto qe thua ti ne kete artikull, atehere sdo i bente njeri, as postimet e fotove, as check in
ReplyDeleteshume gjera mund te kene sukses po kjo s'do thote qe sdo bejme komente. Ne sehirxhinj jemi :P
Delete@lanadelrey
Deletenqs je nga ana e shumices nuk do te thote qe ke te drejte, madje madje shpesh te jesh nga nna e shumices s`eshte fare gje e mire, se shumica spara njifet per inteligjence :)
Gysi do vdese nga hashashi hahahah me mire Plumbi katunar katunar po tpakten e ha kastravecin e fresket hahahah
ReplyDeletePost qe fyen pa arsye
ReplyDeleteNjerezit qe rrine ne fb jane njerez pa jete sociale, kete kam vene re
ReplyDeleteKy blogu ca eshte i lodhur vete, ka edhe probleme teknike
ReplyDeleteKy gjeniu sot ca eshte, check in? Se s`e kuptoj, nqs po eshte skandaloze...
ReplyDeletexhan xhin ketu skiftero hahahahhah
ReplyDelete