Kjo është e vetmja pyetje së cilës Skifteri nuk ia di përgjigjen. Dhe as ka për ta ditur ndonjëherë. Atëherë le të flasim për fundin e botës të datës 21.12.2012. Nuk është fundi i parë i botës që kalojmë dhe s'do jetë as i fundit. Kjo temë është stërdiskutuar dhe Skifteri i qëndron larg banalitetit, por një gjykim duhet shprehur: sa pa fantazi paskan qenë njerëzit!
Emisione të tëra me astronomë dhe astrologë (që nuk para e honepsin dot njëri-tjetrin) dhe me sytë e drejtuar nga NASA. Pse vallë e imagjinojnë fundin e botës me meteorë që përplasen në tokë? Pa u menduar fare, dy skenarë shumë realë dhe non-fiction mund të ishin: (1) Një shtet shpërthen të gjitha bombat atomike që zotëron dhe për Tokën do flitet në kohën e shkuar. (2) Një virus shpëton nga laboratorët dhe natyra rifiton prapë ekuilibrin ekologjik.
Duke hedhur një sy nga historia, numri vdekjeve të shkaktuara nga meteorët është i papërfillshëm. Duke hequr vdekjet që shkakton plakja, shumica e njerëzve kanë vdekur në luftë (kundër njerëzve të tjerë). Më shumë se meteorët kanë shkaktuar vdekje aksidentet me makinë, diareja dhe gripi. Kështu që ngisni kujdesshëm, hani mirë dhe vishuni trashë.
Gjeniu i vogël: Dielli është 30 mijë vjet larg Tokës.
:)))))))))) po nuk bi rrufeja ne hale.
ReplyDelete:))) po po ajo femra ne foto po e pret fundin e botes ashtu si duhet
ReplyDeleteAvash avash fundi i botes do behet si Shen Valentini, feste komerciale e shfrytezuar nga kompani te ndryshme per fitim :))
ReplyDeletePo po, gjithcka eshte nje komplot, tashi fillo thuaj edhe per piramiden me sy te dollari te dizenjuar nga masonet dhe u kompletuam...luoghi comuni thote taljoni :)
Delete:))))))) Edhe stema e komunes qerret esht bo nga masonet
DeleteFarell, i njef emoticons ti?
DeletePlumbit jepi i lope i gomar dhe i ke dhene celsin e lumturise hahahah
DeleteLiljana Del Rey, smileyn e perdorin njerezit kur s'jane te sigurt per ate qe thone, per te qene brenda.
DeleteFarell hosteni......
DeleteLiliana e paske njefare moshe...
Delete:)))) ne e priteem fundin e botes te whiskey bar
ReplyDeletePse thote skifteri qe virusi do rivendose ekulibrin ekologjik? Mos disa njerez i rendojne tokes kot? :p :))))
ReplyDeleteVallai nuk e di a ka ndonje virus kaq inteligjent :)))))
DeleteCuna u shkrite duke qeshur. Get a room :))))))
DeleteGenti, u ktheve nga ai "turneu" ne Hollande?
ReplyDelete""Një shtet shpërthen të gjitha bombat atomike që zotëron dhe për Tokën do flitet në kohën e shkuar"" - ....per sa kohe qe supozojme dhe besojme qe njerezit udhehiqen nga "rational choice theory" kjo ka po aq shansa te ndodhe sa perplasja e meteroeve.
ReplyDeleteNjeriu nuk udhehiqet gjithmone nga rational choice theory...ka shume miniprobleme mendore ku njeriu vepron ne menyre irracionale, ku po ta mendonte gjakftohtesisht do bente veprimin e kundert, sepse cfare po ben nuk do sjelle asnje benefit.
ReplyDeleteok e drejte, por je duke bere nje analize shume mikro. nuk po flasim ne nivel individual porne nivel me makro (shteti). asnje shtet nuk do vendoste te perdorte bombat atomike sepse do perballej me te njejten reagim nga shtete te tjere qe gjithashtu posedojne arme nukleare. pra te zhvillosh dhe te krijosh arme nukleare nuk behet me qellimin per ti perdorur ato ndonjehere por vetem per te ndaluar perdorimin e tyre nga shtete te tjera. .. eshte pure game theory (qe gjithashtu bazohet ne rational choice theory) :)
DeleteQe te jem me e qarte, ka kushedi sa situata ku njeriu ben nje analiza kosto-benefite te gabuar, ose thjesht nuk ben asnje analize.
ReplyDelete