Miliona lexues (që do ishin miliarda sikur e gjithë bota të fliste shqip), siç mund ta kenë vënë re më sypetritët është dita e fundit e vitit 2012, në darkë vjen nata e ndërrimit të viteve, kurse nesër në mëngjes është dita e parë e vitit 2013. Me këtë rast Skifteri dëshiron t'ju urojë, por përpara se t'ju urojë po ju lexon disa nga urimet që ai ka marrë për vitin e ri. Duke mos dashur të bëjë dallime mes lexuesve, letrat fituese janë zgjedhur në mënyrë krejt rastësore. Pa humbur kohë:
"Skifter, mbrëmë të kam menduar gjithë...".
Një sekondë se këto s'qenkan urimet... Ja ku janë:
"I dashur Skifter, i lexoj artikujt e tu me interes të gjallë. Ku paskam qenë më parë, ose e thënë ndryshe, ku paske qenë ti më parë. Ti gjithmonë vë në dukje defektet dhe anën pozitive të njërëzve duke ndërthurur pozitiven me negativen ose anasjelltas. Kështu kam arritur të njoh më mirë shoqet dhe burrin. Të uroj një vit të ri 2013 të begatë!"
A. nga Korça
![]() |
Fragment nga turma që priti urimin e Skifterit |
"I nderuar Skifter, të uroj nga zemra Vitin e Ri 2013 si dhe Krishtlindjet në qoftë se je i krishterë, megjithëse kaluan. Jemi argëtuar shumë këtë muaj dhe kemi qeshur goxha me shkrimet e tua. Më pëlqen që nuk i shikon gjërat bardhë e zi, por gri. Do Zoti, njerëzit ndryshojnë mentalitetin dhe zgjedhjet e 2013-ës t'i fitojë P*-ja!"
I. nga Tirana
"I dashur Skifter, na ke nxjerrë mallin e Shqipërisë. Të lutem shkruaj dhe në anglisht që t'ua tregoj dhe shoqeve. Të uroj gëzuar 2013-ën!"
L. nga Amerika
"Skifter, që kur kam filluar të të lexoj kam rralluar skedinat dhe konjakun, më ke ndryshuar jetën".
L.B. Romanat
"Skifter, falemnderit që ekziston, këto 4 vjet me ty kanë qenë të mrekulleshme".
A. Selanik
"Skifter, pse je ti Skifter".
H.M Rio Ave
Për të arritur te qershia mbi tortë, letra e urimit dhe e falenderimit për Skifterin nga një ndër miqtë tanë më të mirë, MENDJEMPREHTËSIA E TIJ kryetari i bashkisë Mzuzu (Malawi). Ju sugjerojmë ta lexoni me zë sepse ndryshe vështirë se kuptohet:
![]() |
Emblema e Mzuzu-t |
"I dazhur Zgivder! Galoi dhe nje vid dhe ja gu gjydedi i Mzuzu-d dë gujdon bër vezdad e vund dhe villim vidid (E di e di gjë ne vezdojmë dhe ringjalljen e Musafës). Bara dre didësh vezduam dhe 50-vjedorin e bavarëzizë e xila u zhball në gjydedin donë dhe bër dë xilën ju dhadë një gondribud dë bamohuezhëm.
Në emër dë banorëve dë valenderoj dhe bër vebrat e dua bujare. Mjavdon dë bërmend zbidalin gjë ndërdove i xili zod zdrehon më zhumë ze dy mijë baxiendë dhe 1000 dë bazdrehë e gjë zod mban emrin "Zgivderi Mzuzu Hospital".
Ju valenderojmë gjidhazhdu bër hidroxendralin mbi lumin Chakhala i zi dhe bër rrugën e gombid gjë lidh Mzuzun me Mzimbën. Aznjëherë valenderimed dona nug do jenë dë mjavduezhme azhdu zi nuk mjavdon vigura e Zgivderid në emblemën e gjydedid donë. Gemi zhduar në zdemë vjalëd dazhuri dhe beznigëri azhdu zi zugjeruad ju në vjalimin e bavarëzizë dë vidid 1962.
Ju urojmë nga zëmbra gëzuar vidin e ri me mish e me ragi!
B.Z. Kapusa gjë e le dë vogël dani ga blerë një vargë dhe ëshdë bërë bezhgadar, zixh e barazhigove di.
B.B.Z. Gërgoj ndjezë bër zhgjiben dime dë xhalë, megjidhëze gam marrë vezh gjë ga zhgjibdarë gjë e vlazin më gegj ze unë. Hahaha. Izhde një zhaga.
I ydi,
Cristopher Ngwira
Mzuzu, më 31.12.2012"
Ja pra, që ajo që dukej e pamundur po bëhet realitet. Skifteri po depërton thellë e më thellë në jetën e njerëzve, ndonëse nuk është ky qëllimi i blogut. Megjithëse njerëz shumë të urtë mendojnë se çdo fjalë që mbaron me "-izm" bie ndesh me natyrën e njeriut, le të jetë skifterizmi sjellja natyrale e njerëzve që thonë atë që mendojnë dhe që mendojnë vetë. Skifteri ju fton në vitin 2013, në të cilin numri i komentuesve në ditë do arrijë në një mijë, të thoni mendimin ashtu si ju vjen në mendje pa pasur frikë se mund të paragjykoheni. Vetëm kështu mund të bëheni një shembull për tu ndjekur ose për të mos u ndjekur nga të tjerët.
Skifteri u uron të gjithë lexuesve një 2013 spektakolar. Një korrigjim: Skifteri URDHËRON një 2013 spektakolar për ndjekësit!
Gjeniu i vogël: Një urim i veçantë vjen nga Landi me e-mail:
Skiftero t lutem publikoje urimin tim se vje nga zemra. I vit i mare per tgjith shqiptaret kudo qe ndodhen, jo, jo kudo, vetem kta qe jan ktu se ata jasht e kan mterezi, nejse nfakt urime vetem tironcave, dhe jo tgjithve, por cunave te rruges Kavajes, tamom tamom nga Samsungu e poshte, pervec atyre shokeve te Gimit qe kam bo llafe. Urime!
Skiftero, ky eshte posti me i bukur ketu, kam qeshur nga fjalia e pare te e fundit.
ReplyDeleteIroni dhe autoironi, jeni vertet shume kreative!
Urime titullareve te ketij blogu ku kemi filluar te mblidhemi cdo mengjes, ju uroj qe vit fantastik, perfshij ketu edhe lexuesit!
hahahhahh ahahhaha
ReplyDeleteJeni gjeniale, kete do ta bej copy-paste dhe do ja dergoj tgjitheve ca njof, kam akoma lot ne sy.
ReplyDeleteURIMET ME TE MIRA JUVE, KISHA KOHE PA QESHUR KAQ SHUME, HAPPY 2013 SKIFTER!
Skifter, qe me ke bere kaq shume per te qeshur sot qe ne mengjes, te uroj gjithe te mirat e kesaj bote, ky post eshte per tu gdhendur ne gur :)))))
ReplyDeleteGezuar Skifterit dhe nje vit i mbare lexuesve ketu, shkruhemi ne 2013! :))
Hahhahahhhahah jeni te medhenj perfundimisht, letra me lodhi cik po ja vlejti ahahhah bravooo skifteri
ReplyDeleteSkiftero this is fucking brilliant :)
ReplyDeleteGezuar, vazhdo keshtu, fat, lumturi, dashuri, me pak cinizem :p
Hahhahahh e meriton emrin special edition, kjo eshte qin her me e bukur se temat sociale bravo skiftero je i modh flm per te qeshuren qe ne mjes
ReplyDeletehahahaha, skiftero te kisha shkruar dhe une nje leter pse s'e publikove :)
ReplyDeleteSkiftero je i papare, mund ta kopjoj kete letren ta ve ne fb?
ReplyDeleteKy Landi eshte Plumbi hahaha
ReplyDeleteMezi i prita letrat e urimeve...mgjth nuk ma publikove urimin tim per skifterin, rrofsh e qofsh skiftero! Si me intelektual ndihem kohet e fundit!
ReplyDeleteca them une cne Plumbi shpine te rruga e Kavajes Plumbi jeton me qera ne bathore hahahahah
ReplyDeleteBravo skifteri, mbyllja me e bukur per fundvitin!
ReplyDeletePo cmimi komenti me I bukur i vitit :p
ReplyDeleteMbyllje origjinale per vitin, po me ate urimin per lexuesit jeni keputur :)
ReplyDelete:)))))) Ky eshte shkrimi me i bukur deri me sot. Une e dija qe Skifteri kishte goxha influence, po nuk e dija mire me ke kisha te beja :P
ReplyDeleteta dish ti ku e kom shpin un me shoku un jetoj nbash tvenit mir gento?
ReplyDeleteskiftero je i modh gzuar dhe ty per shum vjet dhe tgjithve ca shkrujn ktu se esht bo ven i lezecem ky vallaj
Skifteri, mbetet vetem te marrim vesh qe ke zbarku ne Normandi...
ReplyDeletegezuar dhe gjithe te mirat per ty, sot e ke qare :)
Uaaaa ca beni kshu. kam qesh me lot. jeni fare per Zotin!
ReplyDeleteGezuar nga mot Gezuar! :)
Skifteri, ate letren e pare fare ta dergova une, pse ma zbulove? :(
ReplyDeleteE shoh qe s'ke kohe deri Afrike je implikuar :))))
Une e kam emrin Urim, falamnderit per dedikimin Skiftero :ppp
ReplyDeleteGEZUAR TE GJITHEVE NE KETE BLOG JENI TE MEDHENJ
Zgivdero zod jam mig zhbie de dy, zhdoni nje bjade ber mua
ReplyDeleteZoti Ngwira, kam nderin t'ju ftoj dhe une per darke sot. Afrikaneve u ka dale nami se nuk hane shume :P
Deleteafrikenat her pas here i fusin i kanibalizem per qef ti thu nuk han shum
DeleteHahahahhh
ReplyDeleteJu kam lexu gjithmone, po sot smund te rri pa komentuar, jeni te papm gezuar te gjitheve ketu vazhdoni kshu
Me ket afrikanin kam qesh lashe nam
Me pak llafe ke ndejtur si skuth hahaha
Delete"Skifter, mbrëmë të kam menduar gjithë...".
ReplyDeleteNjë sekondë se këto s'qenkan urimet
hahahahahahahahahahahaha i boke edhe keto ti dmth skiftero ku e gje kohen mer vlla
Skiftero ky post duhet perkthy ne 20 gjuh,i pavdkeshem :))))))))))))))))))))))))))))))
ReplyDeletegzuar te gjitheve
Posti me i bukur qe keni shkrujt, hands down, GEZUAR, sot me keni kenaq!
ReplyDeleteSkifteri e kam lexuar tre here dhe prape jam duke qeshur, urim i jashzakonshem
ReplyDeleteHahaha une zakonisht vij dhe i jap drejtim debatit, po vetem do qesh :))))))))
ReplyDeleteI ftoj tgjith ata qe lexojn skifterin te vijne te lolipopi sot se u jep Pllumi ka i pije falas mjafton te thone nikun :))
ReplyDeleteHahahah skiftero sa larg paska shku fama po paske harxhu gjithato leke per te ndertu spitale mo :)))
ReplyDeleteSkiftero, gezuar lale! Kam qesh shume, edhe shoket e mi te urojne! Ne 2013 do jemi me aktiv
ReplyDelete:)))))) ca paskam humb sot gjithe kete shkrim
ReplyDeleteHahahhah kjo letra e afrikanit qeka kryeveper bravo skifteri ksaj radhe skam ku kapem gezuar tgjitheve :)
ReplyDeletePo ta mendosh thelle e gjen ku te kapesh hahaha
DeleteSkifteri kam qeshur veten ne shtepi me kete, komplimentissimi dhe gezuar!
ReplyDeleteMe Cristopher piva kafe dje, me tha qe per rrugem Mzuzu - mzimba Skifteri kishte korryptuar qeveritare te larte :)
ReplyDelete"Skifter, që kur kam filluar të të lexoj kam rralluar skedinat dhe konjakun, më ke ndryshuar jetën".
ReplyDelete:))))))))))))))))))))))))))))))
Me kete urim nuk do e shoh me portokalline sot hahahaha
ReplyDeleteUrime dhe Zoti jua shtohte pasionin!
Po ne qe bejme komente si quhemi skifterista :p
ReplyDeleteSkiftero gezuar plako, je i modh, je bo rracion ditor :)
ReplyDeleteLIKE!!!
Delete*Mufasa. Nice
ReplyDelete