Sot, the girl with the falcon tattoo ka folur siç flet çdo vajzë, duke kaluar degë më degë. Jo se duhet të përgjithësojmë, por s'kemi ç'bëjmë, do përgjithësojmë.
Fundjava erdhi sa hap e mbyll sytë dhe ja ku ritakohemi te blogu që gjallëron trupin dhe mendjen.
Sot, si fillim, duam të solidarizohemi me nismën që kanë ndërmarrë një sërë artistësh në bashkëpunim me Digitalb, Aida Shtino(public figure), Global Travel dhe Flavamed (dhe kolla largohet), për të rritur në masën 78% numrin e talent show në televizionet tona, pasi ato që kemi momentalisht, nuk përmbushin as 30% të nevojave të popullit tonë artdashës. Thënë kjo, (që mos të na ngelej fiksim), do të ndalemi te një lajm po aq i rendesishem, që ka mahnitur çdo individ pa dallim moshe, feje, sexi dhe krahine dhe sidomos vetë personat në fjalë. E kemi llafin për propozimin e z. Halimi për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, të cilët nga ana e tyre hasën veshtirësi në kalkulimin e shumës përfundimtare, duke qenë se kishin disa vite që nuk e tërhiqnin rrogën. Ky propozim, të cilin e duartrokasim me mish dhe me shpirt, pritet të uli korrupsionin dhe varfërinë në shkallë kombëtare, po aq (në mos më shumë) sa do ta uli dhe hapja e 260.000 vendeve të reja të punës nga qeveria Berisha and friends mandatin e ardhshëm, vende të cilat për disa motive mëse të qenësishme, nuk mundi ti hapë dot këto tetë vitet e fundit.
Por, siç e thotë qartësisht dhe një shprehje e vjetër frazeologjike konfuciane, qeveria dhe Zoti i dinë më mirë punët e tyre të mistershme, të cilat ne të vdekshmit e zakonshëm nuk mund ti kuptojmë plotësisht. Shyqyr Zotit që në vendin tonë të dashur kemi me çfarë të çuditemi dhe ngelemi pa fjalë çdo ditë, dhe për ta ilustruar këtë do t`ju njohim me publikimin e një studimi të financuar nga Banka Botnore, në bashkëpunim me "Qendrën për kërkime bashkëkohore" pranë Universitetit të Kamzës, sipas së cilit depresioni godet më së shumti individët e paarsimuar, të dështuar totalisht, që nuk kanë pikë perspektive, janë të dobët dhe nuk shohin asnjë dritë në fund të tunelit (për më tepër që personat në fjalë nuk ia kanë idenë se çfarë kuptimi ka kjo shprehje). Personi që ka hedhur këtë hipotezë të guximshme, mendohet të ketë IQ të përafërt me Einstein-in, dhe ka studiuar për vite me radhe Nietzsche-n, Heidegger-in dhe së fundmi Nard Ndokën, dhe i është akredituar një bursë e plotë doktorale pranë Universitetit Europian të Tiranes (nga Henri Çili dora vetë).
Dhe me këtë lajm sensacional, i erdhi fundi edhe takimit tonë për ditën e sotme, duke pritur me padurim të premten e ardhshme.
Deri atëherë: Pini sa më shumë ujë se ju bën mirë.
Ruaj veten dhe shokun.
Mos shfleto, lexo etj etj.
Kjo goca e meriton nje kafe :)
ReplyDeletenuk jam dakord qe rritja e rrogave te gjyqtareve nuk ndikon ne uljen e korrupsionit. Njerezit nga natyra jane te korruptueshem, eshte vetem sistemi, frika e denimit, qe mund t'i mbaje ata prej te qenit te korruptuar
ReplyDeleteTedi, tani ndaje menien, rritja e rrogave e ul apo jo korrupsionin? :)
DeleteShume e drejte. Propozoj qe t'i kene rrogat 10. 000 euro qe zor ti korruptoje njeri (i thjeshte)
Deleterritja e rrogave te gjyqtareve ndihmon ne uljen e korrupsionit pra, sado pak
ReplyDeleteahuu dhe ju me cinizmin tuaj. Po s'ka pra sistem perfekt, por te pakten te minimizohen disa aspekte negative
ReplyDeleteEshte cik patetike me thene te drejten. Shiko, na i rritni rrogat se ndryshe jemi sh te korruptueshem, mos kemi llafe.
DeleteS'eshte patetike, eshte natyra njerezore. Boll me idealizma e moralizma utopike
ReplyDeleteO Tedo, ne natyren njerezore eshte edhe te vjedhesh, po nuk e thote njeri. Me te kercenu gjykatesi me korruptim. Njeriu me i drejte i shtetit.
DeleteKete pra po them : qe eshte ne natyren njerezore te vjedhesh, prandaj vetem sistemi mund te ndikoje ne minimizim korrupsioni, dhe jo shpresa te ndergjegjia e "njeriut me te drejte te shtetit".
DeleteO Tedo e ka mundsi mer vlla te flasesh qarte se spo te merr vesh njeri
Deletepo normal ste merr vesh njeri, jane fjalite shume te elaboruara dhe me logjike te paster ndoshta
DeleteCa beni sikur skuptoni? Kjo eshte shume evidente, kur s'ua ngre njeri rrogat normal qe do kerkojne.
DeleteEla