Skifteri hap krahun sot, siç e dini të gjithë, për t`ia lënë mikrofonin një festuese të 8 marsit që kemi blerë kohët e fundit. Sa informacion paska mo lla, ne rrojmë kot.
E ndjekim...po, mund të vazhdosh, thuaje me fjalët e tua:
Lexonjës të dashur, ja ku
takohemi sërish, për të kaluar plot 5(në mos me pak) minuta të vyera së bashku,
por duhet me keqardhje të pranoj që jam pak e pikelluar këto ditë, sigurisht, e kam fjalën për ndarjen e Shpatit nga Afërdita dhe efektin negativ që
ushtroi kjo ngjarje në bursat e rajonit, ngjarje kjo që për nga rëndësia e ndikimit të
saj, mund ta krahasojmë (pa frikë) me zgjedhjen e Papës më të ri të Vatikanit
dhe gjithë njerëzimit all around the world.
Por le të ndalemi pak te Shpati(se
e kemi me merak): Idro Seferi, friends with Valdete Osmani and Aleksander Marku
Selanik, na raporton se Shpati është duke përjetuar një post traumatic stress
akut dhe ndodhet akoma në fazën e mohimit. Ja disa nga fjalitë që munda të shkëpus
prej tij: Ishte si një rrufe në qiell të hapur(soft music playing), ça ka
Leonardo më shumë se unë, at first I was afraid I was petrified, never mind i'll
find someone like you, Adelinë moj Adelina...dhe disa shprehje të tjera që vështirë
ti kodoje mes lotesh dhe ngashërimash.
Po nejse, e lëmë Shpatin për pak (me
premtimin që do raportojmë për të në ditët në vijim), dhe kalojmë në lajme nga
vendi: Nard Ndoka është kandiduar për çmimin Nobel në astrofizikë bërthamore për
zgjidhjen e aksiomës së tij pitagoriane "Gjërat pozitive janë më të mira
se gjërat negative" dhe pritet që nga dita në ditë kjo formule të futet në
tekstet shkolllore në Shqipëri dhe më gjerë. Gjithashtu z.Ndoka do të
kandidohet për çmimet Grammy, Emmy, Golden Globe dhe Palmen e Artë(me kismet t`Zotit).
Dhe vijojmë me një informacion që na vjen nga Vatikani dhe që
zbardh bisedën e zhvilluar mes Hirësisë së ti Z. Berisha dhe Papa Franciskos:
Berisha(476.075 likes, 35.586 talking abot this): Më fal o Atë
se kam mëkatuar, kam ngrene mish të kuq të premten, nuk e kam dashur komshiun
si vetveten(këto kohët e fundit), kam patur disa mendime jo fort të denja për
Rita Orën, më paskërka kaplue dhe nji mani e pashpjegueshme për pasuri të
patundshme dhe nuk e kam më shumë qejf të largohem nga froni i kryeministrit;
por me pervuejtshmërinë e një besimtari të devotshëm, kërkoj bekimin tuj për
nji mandat t`tretë.
Ati i shenjtë: Biri im, Zoti vepron në mënyra të mistershme, është
mëshirëplotë dhe mbi të gjitha falja është hyjnore(nuk kanë dalë kot llafet).
Do thuash 3 Ave Maria, 4-5 Ati ynë që je në qiell, do ndezësh 12 qirinj te
kisha e Laçit dhe do therësh 30 qingja ditën e pashkës në drekë. Thënë kjo, të
dy homologet u fotografuan duke pirë një Caffe per passione, ku u diskutua për
after party-n që do organizohej pas kremtimeve zyrtare.
Dhe me këtë informacion e mbyllim për sot. Një falenderim i
veçantë shkon për parukieren/estetisten/ manikyristen/stilisten/doktoreshën/shoqen
time, që më bëri kaq të bukur sot, Lulin. Luli të puth zemër.
Ditën e mirë dhe mirupafshim në edicionet e ardhshme.
Gjeniu i vogël sot ishte shumë i fortë po s`jua themi dot se kshu është i muhabet.
E puthim te gjithe Lulin.:-)
ReplyDeleteKy i lexuari ne 5 minuta varet nga kondicioni fizik ose dicka tjeter e secilit :)
ReplyDeleteCa na ngushellon eshte se dhe femra te huaja kane tradhetuar burrat me cuna shqiptare :))))))
ReplyDeleteArrow
Qingjat kur s'u therren per pavaresi, skane per tu therrur me :)))
ReplyDelete